E enjte, 06.08.2020, 05:59 PM (GMT+1)

Komente

Florim Zeqa: Të bashkuar në mbrojtje të shtetit!

E marte, 16.06.2020, 08:47 AM


Të bashkuar në mbrojtje të shtetit!

Shkruan: Florim Zeqa

Qytetarët e hipnotizuar më lehtë u besojnë gënjeshtrave të liderëve mashtrues sesa të vërtetave dhe këshillave të intelektualëve, analistëve dhe gazetarëve të pavarur nga konjukturat partiake.

Shteti i Kosovës nuk është pronë e partive politike

Shtetin e fituar me mund e sakrifica të panumërta duhet ta ruaj dhe mbrojë secili qytetar i këtij vendi me sjellje civilizuese dhe demokratike.

Republika e Kosovës nuk është pronë e asnjë partie politike dhe politikani, as e pushtetit dhe as e opozitës, por është pronë e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Andaj, secili prej nesh duhet të vihemi në mbrojtje të shtetit pa pasur nevojë t'i shesim patriotizëm njëri-tjetrin, se kush e don më pak e kush tjetër më shumë Republikën e Kosovës.

Të gjitha subjektet politike dhe liderët partiak, të gjithë deputetët shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallime partiake, pozitë dhe opozitë,  duhet të unifikojnë veprimet për mbrojtjen e interesave të shtetit dhe të ardhmës së qytetarëve të vendit.

Në veqanti opozita kësaj radhe duhet të tregohet më e kujdesshme se asnjëherë më parë, shkaku i rrezikut nga prapaskenat e Beogradit, i cili kohëve të fundit ka aktivizuar të gjithë mekanizmat e saj kundër shtetit të Kosovës. Kur e themë të gjithë mekanizmat i kam parasysh edhe disa prej shqipëfolësve të "fjetur", të cilët Serbia me aq lehtësi i aktivizon në situatat më shpërthyese për vendin tonë!

Si në të kaluarën, edhe tani mjeranët dhe të dështuarit politik, fatzinjët dhe shpirtëzinjët e kombit shqiptar ngjallen si fantazma duke sulmuar vlerat më sublime të kombit, që për synim kanë shkaktimin e urrejtjes dhe përçarjes etnike dhe fetare brenda popullatës shqiptare.

Bashkërendimi i veprimeve në përmbyllje të dialogut

Shtrohet pyetja çfarë munden dhe çfarë duhet të bëjnë subjektet tona politike në parandalimin e këtyre planeve antikombëtrae dhe antishtetërore!?

E para, është koordinimi dhe unifikimi i veprimeve të partive politike shqiptare në prag të përmbylljes së dialogut me Serbinë.

Bashkimi i të gjittha subjekteve politike, liderëve partiakë, ASHAK-ut dhe shoqërisë civile në procesin përmbyllës të dialogut do të evitonte nënshkrimin e marrëveshjeve të dëmshme për vendin nga cilido lider shetërorë.

Në të kundërtën, nëse partitë politike vazhdojnë me rrokullisjen e tyre të pakontrolluar rreth pushtetit do t'i humbin të gjitha; shtetin dhe pushtetin,  mbështetjen e miqve ndërkombëtar dhe ajo çka është më e dhimbshmja, e rrezikojmë ekzistencën e shtetit.

Shteti i Kosovës në fund të dialogut duhet të mbetët kështu si është njohur ndërkombëtarisht, si Republikë e Kosovës në kufijt ekzistues pa fusnota dhe pa asociacione etnike, ngase ndryshe nuk mund të ekzistoj si e tillë, sikurse pavarësia që duhet të jetë e plotë ose ndryshe nuk mund të quhet pavarësi, edhe shteti duhet të jetë unik dhe në kuptimin e fjalës ose nuk mund të jetë shtet.

Në përballje me Serbinë nuk ka ndarje pozitë-opozitë

Për të qenë të barabartë në dialog me Serbinë, duhet të bashkohemi dhe  barazohemi paraprakisht me njëri-tjetrin, që i bie, t'i eliminojmë të gjitha ndasitë dhe të rreshtohemi si ushtar të atdheut në mbrojtje të shtetit e jo si bajraktar të fiseve  që luftojnë për marrjen e bajrakut të shpëtimtarit, dhe anasjelltas, duke akuzuar njëri-tjetrin për tradhti kombëtare.

Zgjidhja e problemeve të hapura me Serbinë nuk bëhet me politika naive, as me ikje nga ballafaqimi në dialog, por me përballje të drejtëpërdrejt me fakte dhe argumente historike që janë armë e fuqishme në dorën tonë.

Opozita duhet të jetë aktive dhe pjesëmarrëse në të gjitha zhvillimet në vend, e në veçanti në dialogun përmbyllës me Serbinë, për shkak se frytet e epilogut final të këtij dialogu do t'i i shijojmë të gjithë së bashku.

E meqë është pikërisht kështu, pjesëmarrja në dialog na takon të gjithëve, në mënyrë që mos ta lëmë asnjë zbrazëtirë për manipulim dhe keqintepretim të marrëveshjeve me Serbinë.

Republikës e Kosovës nuk guxon të mbetet peng i dialogut

Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, gjegjësisht i Gjermanisë, Francës, Anglisë, Italisë dhe vendeve tjera në dialogun përmbyllës me Serbinë, duhet të jetë edhe një motiv shtesë për të gjitha forcat politike në Kosovë, për bashkërendim të veprimeve në përballje me Serbinë nën monitorimin e shteteve më të fuqishme apo këtyre qendrave të vendosjes që ndodhen aktualisht në dekadën e dytë të milenimuit të tretë.

Nëse bashkohemi si një trup i vetëm nuk duhet ta kemi asnjë arsye t'i frikohemi perballjes në dialog me Serbinë, siq nuk ju kemi frikësuar perballjes në luftë, edhe përkundër disproporcionit të madh në armatim dhe teknik luftarake.

Për këtë arsye duhet të bëhemi bashkë, t'i lëmë inatet personale për interesin e shtetit, në mënyrë që ta nxjerrim më të mirën e mundshme nga ky dialog, i cili nuk ka mundësi të prolongohet dhe as të përsëritet më, siq nuk do të përseritet më asnjëherë intervenimi i aleancës më të madhe ushtarake në botë për çlirimin e Kosovës që zgjati plot 78 ditë e netë pandërprerë.

Meqë është kështu, nuk ekziston asnjë arsye që Republika e Kosovës të mbetet edhe më tutje peng i dialogut me Serbinë. Përmbyllja e këtij dialogu, shtetit tonë do t'i hapë përspektiva të shumta zhvillimore dhe anëtarësim të shpejtë në BE, OKB, NATO,  INTERPOL dhe UNESCO.

Nëse në dialog me Serbinë shkojmë të bashkuar do të dalim fitimtar dhe faqebardh, ashtu siq dolem në Rambuje, në të kundërtën rrezikojmë të humbim më shumë seqë e mendojmë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Edison Ypi: Caro Sgarbi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora