E enjte, 28.03.2024, 10:55 AM (GMT)

Kulturë

Eshref Ymeri: Moikomi, i huaji i politikës

E marte, 16.06.2020, 06:37 AM


Moikomi, i huaji i politikës

Nga Eshref Ymeri

Në portalin “Fjala e Lirë” të ditës së sotme lexova njoftimin In memoriam, Moikom  Zeqos”, të penës së njohur të letrave shqipe - të poetit dhe të tregimtarit Përparim Hysi.

M’u pikëllua zemra që u largua nga jeta një figurë e shquar e letrave shqipe, një poet dhe një studiues i talentuar i formatit të intelektualëve të rrallë.

Në një intervistë të paradokohshme, gazetari Adi Krasta kishte ftuar zonjën Arta Dade, që foli për mjerimin ku është katandisur partia socialiste, e cila, sipas këndvështrimit të saj të drejtë, nuk ekziston më, prandaj duhet themeluar nga fillimi. Ajo deklaroi:

“... ajo parti nuk funksionon, vendimet i merr vetëm numri një, si vendimet në parti, si vendimet në qeveri,.. e gjithë është nën komandë,.. nuk ka shpresë që ajo parti të bëhet... Unë mendoj që e majta, po flas për të majtën, por edhe e djathta, duhen ribërë nga e para...” (Citohet sipas: Arta Dade: “PS duhet ribërë”. Youtube. 26 maj 2020).

Sigurisht, në një parti, të shndërruar në rrogoz të Ramës, nuk mund të kishin hapësirë intelektualë të formatit të Moikomit.

Ajo parti, dikur, në vitet ’90, kur i vlerësonte figurat e botës akademike, Moikomin e pati zgjedhur deputet, krahas edhe disa figurave të tjera të botës në fjalë. Por shpejt i braktisi dhe, me kalimin e kohës, vendin e tyre e zunë “kaçi e kovaçi”, që e katandisën atë parti në një “deleparti”, së cilës Rama i hakërrohet si evgjiti së shoqes: “kujdes, dëgjo ç’po të them unë, se përndryshe të preva kullotën”.

Me Moikomin e dashur kam pasur letërkëmbim përmes internetit. Lexuesve të nderuar, të cilët Moikomin e kujtojnë me shumë respekt, po ju përcjell në vijim letërkëmbimin e fundit të muajit shkurt.

---------- Forwarded message ---------
From: Eshref Ymeri <ymerieshref@gmail.com>
Date: Sun, Feb 9 , 2020 at  
04:05:42 PM
Subject: Re: Përshëndetje miqësore
To: Moikom Zeqo moikom.zeqo@yahoo.com

I dashur Profesor Moikomi,

Në Portalin “Voal” të datës 05 shkurt lexova analizën tuaj me titull Vilat e drogaxhinjve që vrasin njëri-tjetrin dhe vilat e politikanëve që kanë vrarë një popull”.

Ju përshëndes miqësisht dhe ju shtrëngoj dorën për këtë analizë prej intelektuali me vlera të çmuara atdhetarie. Gjendja e Shqipërisë është me të vërtetë katastrofike. Por, fatkeqësisht, inteligjencia, që duhej të ishte në krye të shqetësimeve që ka vendi, nuk ndihet për e gjallë. Klasa politike me bindje antikombëtare që po sundon vendin kaq sa vjet, udhëhiqet nga parulla: “varfëroje sa më shumë këtë popull që pushtetin ta kesh të përjetshëm”.

Pikërisht për shkak të kësaj parulle të përbindshme që ka vënë në jetë kjo klasë politike, në Kuvendin e Shqipërisë, të cilin dikur, në faqet e internetit, e kam etiketuar  si “universitet i servilizmit”, nuk kanë vend intelektualët e formatit tuaj.

Ju uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në krijimtari.

Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni

09 shkurt 2020

---------- Forwarded message ---------
From: Moikom Zeqo moikom.zeqo@yahoo.com

Date: On Tue, Feb 11, 2020 at 11:52 AM
Subject: Re: Përshëndetje miqësore
To: Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com

I dashur dhe i nderuar Profesor Eshref Ymeri,

Klasa politike e Shqipërisë është fatkeqësi kombëtare.

Përqafime.

Moikomi

Tiranë, 11 shkurt 2020

Familjes së nderuar të Moikomit, njerëzve të dashur të gjakut të tij dhe gjithë miqve dhe dashamirësve, ju shpreh ngushëllimet e mia të thella. Moikomi ka lënë emër të madh në kulturën shqiptare dhe në jetë të jetëve do të kujtohet me nderim dhe respekt.

Indianapolis, Indiana

15 qershor 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora