E enjte, 28.03.2024, 10:19 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: In memoriam, Moikom Zeqos

E hene, 15.06.2020, 01:28 PM


Lamtumirë, "HAJDUT" i dashur!

In memoriam, MOIKOM  ZEQOS

Nga Përparim Hysi

Kam qarë me lot si grua , kur u njoha me lajmin e zi, të ikjes nga kjo botë, fare papritur të MENDJENDRITURIT dhe të papërsëritur të MOIKOM ZEQOS. Jo vetëm e kam njohur dhe e kam  takuar, por dhe kam shkëmbyer mesazhe disa herë me të. Njohja e parë ka qenë krejt unike dhe askund e përsëritur. Kam shkruar dikur për këtë njohje dhe besoj që ia vlen që t'i rikthehem edhe njëherë, duke e plotësuar edhe me momente të  tjera.

*    *   *

Njohja me MOIKOMIN qe fare rastësisht dhe fare pa ndërmjetës. Sado që kjo njohje ka ndodhur më 30 nëntor të vitit 1979,  unë jo vetëm e kam fiksuar dhe nuk e harroj kurrë. Ishte festa jubilae e 70-vjetorit të NORMALES së ELBASANIT dhe, ngaqë qeshë  një nga maturantët e 50-vjetorit të kësaj shkolle,   pas 20-vjetësh në FIer ku punoja dhe jetoja,  më erdhi një ftesë nominale. Këtë ftesë e prita me gëzim,  se,  sado që kisha 20-vjet që e kisha mbaruar shkollën,  për ELBASANIN kisha mall. Mall për profesorët tanë të mrekullueshëm dhe, pa dyshim,  kisha mendimin se do takoja dhe bashkëshokë të mi nga rrethe të ndryshme.

Sosa në Elbasan më 30 nëntor, se të nesërmen (Normalja është hapur më 1 dhjetor 1909), do fillonte festa që do vazhdonte dy ditë, sipas programit. Sa mbrrita, frymën tek Hotel TURIZMI që  të zija dhomë për të fjetur. Kërkova dhomë teke dhe, ngaqë nuk arrita një të tillë,  u akomodova në një dhomë dyshe. Halli qe se kush do ishte i dyti. Se gjithmonë një i panjohur me të cilin të zë ta kalosh natën,  gjithmonë është i "rrezikshëm" dhe, sgurisht,  për të qenë brenda paragjykimit: një hajdut i mundshëm. Ky paragjykimi imi nuk qe dhe aq larg të vërtetës, se jo vetëm që do ishte i tillë, por ai, enkas, sado që kaloi ora 22 e mbrëmjes,  nuk po paraqitej për gjumë. Mua po më gjeti si puna e asaj këngës:"Bëj të fle/gjumi s'më zë... Si mund të flija vërtet dhe, për të qenë i sigurtë nga ky"hajdut pontencial",  zbrita nga krevati im,  futa dorën në xhepin e pantollonave dhe nxora njëmijë lekshin që kisha për shpezime. E nxora nga xhepi dhe e futa në njërën prej çorapeve të futura tek këpucët. Sa bëra këtë veprim, ndjeva derën që u hap dhe, sakaq "hajduti" hapi dritën. Mua nuk më kish zënë gjumi dhe, i porsaardhuri,  kur më pa zgjuar,  foli:- Jam MOIKOM ZEQO! Më fal, që të prisha gjumin! Sa më tha emrin,  zura po shaja veten për veprimin e poshtër që kisha bërë. Unë e njihja MOIKOMIN përmjet poezive që shkruante tek"Zëri i rinisë",  tek "Drita" dhe tek revista"Nëntori". E lashë të shtrihej dhe përsëri zbrita nga krevati, "vodha nga çorapet"mijëshen dhe e rifuta në xhep të pantollonave. Pastaj miku (tani "hajduti" qeshë unë!!!),  më rrëfeu se kish ardhur enkas nga Durrësi ku punonte e jetonte,  për t'u konsultuar me PROFESOR DHMITËR SHUTERIQIN për një libër që po nxirrte për ONUFRIN. "Hajduti" qe aq miqësor sa më tregoi se punonte si sekretar në Komitetin e rinisë në Durrës dhe unë, po të kisha ndonjë nevojë, mund të vija e ta kërkoja pa asnjë ngurim.

  nesërmen unë u nisa për nga shkolla dhe ai në punë të tij. Për shumë kohë, nuk u pamë më. Veç sa herë lexoja shkrime apo vargje prej tij, pretendoja se isha një nga ata,  qëkur të ma donte nevoja, e kisha derën të hapur.

*      *     *

Sa e njoha dhe "hajduti" nuk mund të shpëtonte nga radarët e mi. E hasa virtualisht dhe shkrova poezinë"Përse qan, MOIKOMI?". Për ta bërë më të prekshme, po e sjell poezinë shtu siç e kam botuar në librin tim"Luftë" me dashurinë".

Përse qan, MOIKOMI?

- A e njihni, MOIKOMIN? - Jo!!!

-Çudi, po si nuk e njihni?

E kam fjalën për MOIKOM ZEQON që qanë për hallet e botës.

Jo vetëm kaq,  por i marros fjalët (me lajle e lule)

Ja një sentencë:"Menduza e dashuruar mban syze dielli!

Hë,  e patë? Po nuk e kisha aty fjalën,

Por e pashë që qante, se në Valsh(kishë në SHPAT),

KIshin vjedhur një afreskë të lashtë të ONUFRIT!!!

Ja,  për këtë qante. Tani besoj e njihni.Ju lutem, mbajeni mend!

FIer,  24 prill 2000.

*     *    *

Takimi tjetër u bë aty nga viti 2010 në BIBLIOTEKËN e FIERIT,  ku  miku kish ardhur me të ndjerin KOÇI PETRITI, një nga lirikët më të bukur dhe me POETIN e prozatorin PETRAQ RISTO. Bëhej promovimi i  një romani të mikut tim, TASI PROKO. Më vonë, pas vitit 2012 jem takuar në Tiranë tek klubbi"DRINI" (tani i prishur) dhe tek"TAIVANI". Në një nga takimet i dhashë librin e PROFESOR VANGJUSH ZIKOS enkas për të dhe,  më vonë,  po shkëmbeja mesazhe.E di që vuante nga leuçemia dhe gjithmonë lexoja tek "DITA" esetë e tij aq të mrekullueshme. Kur më kthente mesazhet,  vija re që më shkruante me gërma kapitale. Për politesë,  pothuajse,  gjithmonë ma"krihte bishtin" dhe ndihesha mirë. Kur mora vesh nga një miku i tij intim (edhe ky njeri i letrave), se MOIKOMI aq i meçëm dhe aq i ditur qe si"fillestar" në shkrimin me kompjuter (edhe KADAREJA, nuk e përdor kumpjutrin),  hoqa dorë nga dërgesat e mia dhe e qortova veten që e kisha stërmunduar. Kur e shihja që në "DITA" vinte eseja e tij, gjithmonë e mendoja që sa vinte e bëhej më mirë. Mjerisht, nuk pask qenë mirë dhe ja tek u shua, papritur e pa kujtuar. Kam ndjerë dhimbje, sikur humba një njeri të afërt e të dashur. PREHU NË PARAJSË,  O NJERI QELIBAR! Amen...

Tiranë, 15 qershor 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora