Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agron Tufa: Ideologjia komuniste është e gjallë!

| E hene, 15.06.2020, 08:48 AM |


Agron Tufa:

Pas falimentit rrënimtar të ideologjisë komuniste me një bilanc me mbi 100 milionë viktima, vitet post 1990 janë përkufizuar rëndom si "Epoka e rënies së ideologjive totalitare (fashizëm-nazizëm-komunizëm).

Ndaj komunizmit është mbajtur qëndrim mëshirues, justifikues, shpesh amnistues, troç - hipokrit.

Shenjat janë se komunizmi po rikthehet me po atë egërsi të konservuar në eshtra, me po atë babëzi të panginjur për gjak, për zjarr, për shkatërrim e shfytyrim qytetërimi e privatësie.

Jo, ideologjia komuniste është e gjallë, kanosese si askurrë nën maskën e mesianizmit. I pandëshkuar asnjëherë, ai po mbledh legjionet e shpartalluara të proletariatit (që është zhdukur nga skena e historisë, duke lënë simulantët ideologë) për mësymjen dinake, tashmë me përvojën e mbledhur shtesë!

Epoka e rënies së ideologjive totalitare nuk ka ardhur. Shëndeti intelektual ka të bëjë me kundërvënien ndaj ringjalljes së tyre!