E enjte, 28.03.2024, 09:24 AM (GMT)

Mendime

Xhafer Leci: Emin Fazlija të shpallet Veteran i Luftës

E hene, 15.06.2020, 09:34 AM


Në shenjë kujtimi dhe nderi në përvjetorin e pestë të Kryetarit të Besëlidhjes

EMIN FAZLIJA, KRYETAR I BESËLIDHJES, TË SHPALLET VETERAN I LUFTËS

Nga Xhafer LECI

Emin Fazlija u lind (më 24.09.1937-16.06.2015), në fshatin Vidishiq të Shalës së Bajgorës, komuna e Mitrovicës.

Aktiviteti politik i Emin Fazlisë, alias Emil Kastrioti, daton nga 6 gusht 1952.  Bashkë me disa moshatarë të tij, janë betuar në Flamurin Kombëtar dhe në Zot, se do të punojnë për çlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre shtetit Amë-Shqipërisë. Është fjala për ditën kur u themelua Organizata e Parë e Rinisë Nacionaliste Shqiptare në Kosovë, kundra komunizmit pushtues serbo-sllavë. Pra, është data e themelimit të „VOTRËS KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE", si vazhdimësi e LNDSH të „Besës Kombëtare“ të prof. Ymer Berishës.

Nga 6 gusht 1952, deri në vdekje të tij, më 16.06.2015, pra, për 63 vite veprimtarie, ka zhvilluar mbi 2 mijë aktivitete në fusha të ndyshme, në veçanti kombëtare për bërjen e Shqipërisë Etnike.

I denuar politik nga Gjyqi i Lartë Ushtarak i ish-APJ-së, më 1960, si Nëntoger-rezervist i APJ-së, pasi që Gjyqi Ushtarak i Zagrebit e dënon me 8 vjet burg të rëndë, "për veprimtari armiqësore kundër shtetit dhe popujve jugosllavë”, i ka vuajtur 6 vjet burg politik.

Ka jetuar në Gjermani prej vitit 1970, deri në vdekje. Numrin e parë të revistës „BESA SHQIPTARE" e ka botuar më 28 Nëntor 1972.

Demonstratën e parë së bashku me sekretarin Vehbi Ibrahimin e bashkëveprimtarë të tjerë e ka organizuar Emin Fazlija, kryetar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, më 10 qershor 1978, në Shtutgart të Gjermanisë, për nder të 100-vjetorit të Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ka bashkëpunuar me dr.Fuad Myftija, Isuf Begeja, Hysen Çami e shumë të tjerë. Emin Fazlija dhe bashkëveprimtarët e tij kanë qenë vazhdimisht në shënjestër të UDB-së famkeqe. Emini falë Zotit, fatit dhe organeve, të rendit në Gjermani i ka shpetuar atentatit të mundshëm. Viktimat e para të terorit të Serbosllavisë në mëgrim kanë qenë nga radhët e Besëlidhjes.

Rasim Zenelaj antarë shumë aktiv,plagoset rëndë në Franfurt të Gjermanisë me 14 maj 1981,me pes? plumba t? nj? pistolete „Ceska“, nga 25 vjeçarja serbe  Zorica Aleksic, cila pasi kapet nga policia gjermane ka pranuar se “atentatin e kam bërë me porosi të UDB-së jugosllave”. Atentatorja është dënuar me 7 (shtatë) vjet burg. Por plumbat e zbrazur në shtyllën kurrizore të tij, e lënë përjetësisht në karrikën invalidore.

Sekretari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, dëshmori Vehbi Ibrahimi, i lindur më 23.5.1938, në Uglar- Gjilan. Dhe, vrarë, më 10.10.1981, nga UDB-a jugosllave në Bruksel-Belgjikë.

Atentatet nga UDB-a Jugosllave,vazhdojnë edhe në radhët e organizatave tjera atdhetatre.

Më 17 janar 1982, në Untergruppenbach-Heilbronn të Gjermanisë, nga UDB-a Jugosllave janë vrarë atdhetarët: Vëllazërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Në Bruksel të Belgjikës më 25.02.1990 vritet Enver Hadri, tani Hero i Kosvës, ndërsa  Musa Hoti vritet me 16.01.2004,po ashtu në Bruksel.

Në vitin 1990 Emin Fazlija përmes telefonit lidhet me Klubin „Migjeni“ në Lubjanë. Në atë rast kishte qëlluar duke kujdestaruar ushtaraku i karrierës, Togeri Baki Mustafi. Nga atëherë përmes letrave këmbyese, Bakiu antarësohet në Besëlidhje. Në qershor 1993 Emin Fazlija udhëton në Lubjanë. Qëllimi i vizitës njohja me oficerët shqiptarë dhe kroatë të armatës ish jugosllave, për organizim në mbrojtje të Kosovës nga pushtuesi serbo-sllavë, të cilët atëherë po zhvillonin lutë kundër pavarësisë së Kroacisë. Atje Emini takohet edhe me Major Xhafer Buza, me biznismenin Qazim Xani dhe kroatin Dobrosllav Paraga, i njohur për mbrojtjen e Vukovarit. Atë Emini e ka njohur edhe më herët në mërgim, si shumë veprimtarë tjerë kroatë, të cilët kanë bashkëpunuar me Eminin për rrënimin e Jugosllavisë.Gjatë viteve 1995-1998, ka vepruar në kuadrin e Këshillit Kombëtar Ushtarak të Republikës së Kosovës, me seli ne Bonn të Gjermanisë. Kryetar i këtij Këshilli ka qenë prof. dr. Mujë Rugova. Ndërsa anëtarë të Këshillit kanë qenë ish-ushtarakë të karrierës nga ish-Jugosllavija, në krye me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi. Përjashtim bënte Emini, i cili ka qenë civil, i degraduar nga Gjyqi i Lartë Ushtarak i ish-APJ-së më 1961, si Nëntoger-rezervist i APJ-së, pasi që aktiviteti  „politik“, nëse mund ta quajmë ashtu, daton nga 6 gusht 1952.

Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe kryeministrit në ekzil dr. Bujar Bukoshi, Emin Fazlija me oficerin Agim Çelaj, tani Hero i Kosovës, me gradë lufte Gjeneral Major, më 11.03.1998, kanë udhtuar për Sarajevë. Për detyrë kanë pasur takimin me gjeneralin e Shtabit të Ushtrisë Boshnajke z. Atif Dudakoviq. Gjenerali Boshnjak, Dudakoviq, i cili e ka njohur mirë Agim Çelajn, nga koha kur ata, bashkarisht, kishin mbaruar Akademinë Ushtarake, i njofton për armatimin modern, të cilin do ua jipte 4 herë me çmim më të lirë, se sa që i kishin blerë për vete gjatë luftës në Bosnje.

Fjala ishte për një armatim prej 7 milon DM, për të cilin ju ka premtuar edhe për transportin nga ana e tij, nga Sarajeva në Tiranë.

Nga kjo punë nuk ka dalur asgjë, sepse Bujar Bukoshi nuk ua ka dhënë parat e premtuara!

Bile, edhe shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit të tyre 3 ditor, Stuttgart-Sarajevë, i kanë pagur nga xhepi i tyre! Kur jemi tek oficeri Agim Çelaj, vlen ta përmendim se Agimi ka qenë me librezë anëtarësie të Besëlidhjes, por pak kush e kanë ditur, kurrë nuk ka folur për çështje politike.

Gjatë mbajtjes së Akademisë Përkujtimore për Gjeneral Major Agim Çelaj, në Singen të Gjermanisë, më 06.07.2013, organizuar nga SHKSH “ Kosova”, ku një kohë ka qenë krytarë i kësaj Shoqate Agim Çelaj. Nga fjalimet e Emin Fazlija,Adem Demaçi dhe, diskutues të tjerë, pjesëmarrësit të shutmë kanë pasur rastin me mësuar gjëra të padëgjuara deri atëherë.

Linku i shkrimit tim:  http://www.zemrashqiptare.net/news/32818/

Nga e djathta Emin Fazlija, Adem Demaçi dhe Xhafer Leci,në Singen të Gjermanisë,06.07.2013

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=35317

Gjatë luftës së fundit 1998-1999 Emin Fazlija ka qendruar gjatë kohë në Shqipëri, duke u marrë me organizimin e luftës si dhe duke ndihmuar me mjete materiale. Ai ka bashkëpunuar me të gjithë. Disa pjesëtarë të Besëlidhjes kanë marrë pjesë në luftë me 1998-1999.

Me shumë konsideratë.

Wendlingen,16.06.2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora