E marte, 23.04.2024, 06:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Resmi Osmani: Bisedë për luftën dhe paqen

E hene, 15.06.2020, 10:08 AM


MBRETËRIMI I PIRROS SË EPIRIT

(Fragment)

Roman nga Resmi Osmani

Bisedë për luftën dhe paqen

Mbrëmja ishte e freskët.Puhiza që frynte sillte njelmësinë e detit dhe atë prehje të këndshme pas vapës së ditës. Nata pikëzohej nga shkëndijat e xixëllonjave që vallëzonin në errësirë.Fluturat e natës si ca shpirtra pa prehje silleshin rreth flakadanëve. Në përqafimin e flakës linin krahët dhe mbeteshin peng i asaj dahurie tragjike. Mbi kurorën e lisave gjetheplotë që fëshfërinin nga era këndonin zogjtë e natës. Mbrëmja ishte e magjishme dhe veç prehjes, ndillte mendime e të bënte të filozofoje.

   Ishin ulur në ballkonin e pallatit të ri mbretëror Pirrua, princeshat me fëmijët dhe Kinea. Ptolemeu, që tashmë ishte një djalosh ahtathedhur pesëmbëdhjetë vjeçar, ishte ulur në tryezë me ta. I ati kishte nisur ta përgatiste në punët e shtetit. Pirrua me Kinean pinin verë, të tjerët shurup rrushi me borë. Atë mbrëmje, drita e mistershme e yjeve zbriste si vesë e artë në natën e kthiellët. Pirrua e Kinea bënin një bisedë për lufgtërat e Lekës së Madh kundër persëve, për veçoritë e taktikës dhe strategjisë së tij, me të cilën kishte fituar kundër ushtrive që në numër ishin gati dhjetë herë më të mëdha se të vetat.

Në ato çaste si ta kishte pjellë nata, u shfaq shkronjësi që përshëndeti përunjësisht dhe la mbi tryezë një radhua të trashë.

     -Madhëri, është “Strategjia” e përfunduar-tha ai dhe u largua heshturazi, siç edhe kishte ardhur.

      Pirrua e mori librin në dorë. Ishte lidhur bukur, shkruar kujdesshëm me mellan të zi, në pergamenë të zgjedhur.

Për të kishte punuar gjatë dhe me kujdes.

     Kinea[1]:-Urime, madhëri! Dalja e një libri të ri është si lindja e një fëmije. Mirseardhja e këëtij libri të shkruar nga mbreti, duhet festuar.

     Pirrua:-Kinea, je epikurian[2] i pandreqshëm! Sa keq që nuk munda ta shkruaja në ilirisht. Oficerët e ushtrisë time dhe të mbretërve të tjerë ilirë, do ta kuptonin më lehtësisht në gjuhën e mëmës.

     Kinea:- Ilirishtja madhëri, nuk është ende gjuhë kulture. Populli e flet, por nuk shkruhet. Ke të drejtë, në gjuhën e vendit libri do të ishte më i dobishëm, por më pak i njohur dhe i famshëm.Strategët dhe gjeneralët e vendeve të tjera helenistike nuk do ta njihnin dhe nuk do të përfitonin prej tij. Do të duhej përkthimi i tij edhe në gjuhën helene.

     Pirrua:-Pa më thuaj, Kinea, a mund të shkruhet ilirishtja?

     Kinea:- çdo gjuhë e folur mund të shkruhet, madhëri, por më parë dietarët duhet të sendërtojnë shkronjat dhe rregullat e të shkruarit. Ilirishtja, mesa kam vërejtur këto kohë ka disa tinguj e shkronja që i mungojnë gjuhës helene. Fjala vjen:ë,zh, xh e të tjera. Besoj edhe ndryshime në zgjedhimin dhe lakimin e emrave e të foljeve. Edhe maqedonasit që flasin një gjuhë të ngjashme me tuajën, nuk e shkruajnë atë.

   Pirrua:_ Të diturit tanë të akademisë së Ambrakisë, a nuk mund t’i bëjnë këto e të tjera që duhet për ta shkruar gjuhën tonë?

  Kinea:-Ne, grekët,shkronjat i morëm nga fenikasit, por janë shtuar ato që ata si kishin. Edhe ju mund t’i merrni nga greqishtja, duke hequr e shtuar disa prej tyre. Gjithnjë popujt kanë dhën e kanë marrë nga njeri-tjetri edhe në fushën e dijes e të besimit, mënyrës së jetesës etj. Të parët tanë, morën nga të parët tuaj Pellazgët perënditë dhe zotat dhe i bënë të tyret. A nuk e quan Homeri i urtë Zeusin “Hy pellazgjik”? U luten, u falen, u bëjnë fli dhe ndjehen mirë me to. Edhe ju edhe popuj të tjerë të Mesdheut, keni marrë nga ne gjuhën e shkruar, mënyrën e ndërtimit të polisit, disa nga ligjet e mira e të mënyrës së jetesës etj.

  Pirrua:-Aty më rri se më dole në shteg. Më ka qëlluar të mendohem: dihet, helenët asnjë herë nuk e kanë pushtuar Epirin, nuk kanë qenë ndenjës këtu, në Ilirinë e Jugut. Edhe kolonët grekë nga Etolia në rrethinat e Ambrakisë, në tokat epirote janë vendosur vonë. Megjithatë në mitet dhe besimet e tyre, kanë bërë si të vetat orakullin tonë të Dodonës dhe lumin Akeron, nëpër të cilin varkëtari Karont përcjell të vdekurit në mbretërinë e nëndheshme të Hadit. Të dyja ndodhen në Epir, janë tonat! Nga i gjetën grekët? Ata kanë trashëguar edhe plot gjëra të tjera nga ne. Dorët që zbritën nga qafat dhe grykat e Pindit dhe u vendosën në jug, në mos gabohem ishin fise Thesprote, pasardhës të pellazgëve.Ata shpunë atje ku shkuan traditat, besimin, hyjnitë dhe zakonet tona.

   Kineas, megjithse njeri me mëndje të hapur, nuk i pëlqeu ta vazhdonte më tej këtë bisedë, që mund të prekte sado pak qytetrimin Helen. Ai ishte në dijeni për kuturisjen e re të mbretit për tu hedhur në brigjet italike dhe bisedën e përcolli te kotësia e asj lufte që Pirrua e kishte aq për zemër.

  Kinea:-Mbreti im! Thonë për romakët se janë luftëtarë të fortë dhe kanë nën sundimin e tyre shumë popuj kordhëtarë, të guximshëm e trima. Në qoftë se zotat na e sjellin mbarë dhe t’i mundim, për çfarë gjëje do t’a përdorim këtë fitore?

   Pirrua:-Posa t’i thyejmë dhe t’u japim dërmën romakëve, nuk do të mbetet e nuk do ytë guxojë më ndonjë qytet barabar apo grek të na kundërvihet me armë. Do t’a pushtojmë menjëhëherë tërë Italinë, fuqinë dhe madhështinë e të cilës ,ti si diplomat, duhet ta njohish më mirë se kushdo.

   Kinea (u mendua pak): Pasi ta shkelim dhe mposhtim Italinë, atëhere çfarë pune na mbetet për të bërë?

     Pirrua:- Shtrije shikimin më në jugë, Siçilia e madhe dhe e pasur, ndodhet shumë afër dhe ta dish, që na prêt krahëhapur.Do ta pushtojmë lehtësisht, sepse pas vdekjes së të ndjerit vjehërr, mbretit Agathokli, gjyshit të Aleksandrit, vendi ka mbetur pa zot dhe në dorë të demagogëve gojëprishur.

  Kinea:- po nëse e marrim edhe  Siçilinë e bukur e të pasur, a do t’I japim fund luftës sonë?

   Pirrua:- Dhënçin zotat të fitojmë, se kjo fitore do të jetë një nisje për vepra të mëdha.Kush do të na ndalojë pas kësaj të hidhemi në Afrikë dhe Kartagjenë, të cilat do të bien në duart tona? Pasi t’i pushtojmë këto, nuk mund të na kundërshtojë  dot asnjë nga armiqtë, të cilët sot po mburren dhe na shajnë prapa krahëve.

    Kinea(pak sarkastik):-Madhëri, është e tepërt të zgjatem dhe të të lodh me arsyetime, por me një fuqi të madhëe që do të kemi, tok me aleatët dhe popujt e pushtuar, do të mund të marrim Maqedoninë dhe të sundojmë me siguri të plotë gjith Greqinë. Lum si ne! Por pasi të pushtojmë tërë këto, ç’do të bëjmë vallë?

    Pirrua(qeshi me të madhe she vazhdoi) :-Atëhere, ore Kine epikurian, do të kemi një prehje e shplodhje të gjatë. Do të pimë përditë sa të na dojë shpirti dhe do t’i ngrysim ditët me biseda të bukura e të ëmbëla para kupës së verës e nën hije të pjergullës!

   Kinea(pasi e solli bisedën në brazdën që i duhej):- Po ç’është ajo arsye që na pengon të pijmë dhe dëfrejmë edhe tani, pasi kemi nën zotërim pa ndonjë mundim, tërë këto që kërkon t’i fitojmë me përpjekje, me gjak e rreziqe dhe dëme për ne e të tjerët?

    Pirrua (i hidhëruar dhe pezmatuar):-Arsyet e filozofit nuk janë të mjaftueshme që të ndryshojnë vullnetin e hyjnorëve dhe t’I kthejnë mendjen mbretit, që është përcaktuar për përmbushjen e vullneteve të tyre, deri sa ata s’na kanë dhënë shenja për të kundërtën.

    Kinea që e njihte mirë, nuk priste tjetër përgjigje. Meqënse u bë von shkuan për të fjetur.

    Ndryshe nga kinea ai kishte të tjera plane dhe ushqehej me të tjera shpresa. Në ditët që vijuan, u takua me parinë e aristokracisë. Këshillin e Përfaqësuesve[3] dhe Prostatin[4].Pasi dëgjuan për ftesën e Tarentit dhe motivet që parashtroi mbreti për pranimin e saj, arsyetuan kështu:

    A nuk ishte ai, mbreti Pirro, që atdheun e tij, një vend të vobektë e të padëgjuar, me lavdinë e heroizmave dhe shkëlqimin e emrit të tij e bëri të pasur, të zhvilluar e të përmendur në gjithë botën? Çfarë kishte thënë e nuk e kishte bërë, cilën betejë kishte nisur dhe nuk e kishte fituar? Emri, zotësia, trimëria, aftësia  luftarake dhe komanduese ishin edhe tani të mjaftueshme e të besueshme për të fituar edhe një fushatë të re në brigjet italiane. Ata filluan të bënin me vete llogaritë për fitimet e tyre të majme nga furnizimet e ushtrisë dhe plaçka e luftës.

       Kështu ka qënë e kështu do të jetë:djersa dhe gjaku i ushtarit shndërrohet në ar. Luftëtarët le të kënaqeshin me lavdinë e fitoreve, frytet do t’I vilnin ata.

    Ftesa u pranua dhe mbretit iu dha e drejta të merrte komandën e përgjithshme e të fillonte përgatitjet për luiftën e re.

   



[1] Diplomat, filozof, këshilltar I mbretit Pirro.

[2] Ndjekes I teorise se filozofit Epikur, që këshillonte gëzimet e jetës.

[3] Asamblea e federatës së shtetit Epirot

[4] Prostati ,magjistrat I lartë, në rolin e kryeministrit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora