Kulturë
Cikël poetik nga Prend Buzhala
E hene, 15.06.2020, 09:34 AM
Prend Buzhala
ËNDRRA E VOGËLUSHIT
PËR TA GJETUR KËNGËN E
LUFTËS
Vogëlushi
shtatëvjeçar,
kur
ishte i strehuar nëpër male gjatë luftës
luante
dhe këndonte për gjyshërit,
për
babanë luftëtar,
për
librin e leximit në bibliotekën e shtëpisë
dhe
për kopshtin me lule.
Kur
përfundoi lufta,
shkoi
me nënën e tij në kopshtin me lule,
mbasi
shtëpia ishte djegur,
mbasi
biblioteka dhe libri i leximit
ishin
bërë shkrumb e hi,
mbasi
gjyshërit dhe i ati
kishin
rënë në luftë.
U
ul në kopsht dhe mbylli sytë.
Nëna
e pyeti: Përse po i mbyll sytë?
Vogëlushi
i tha: po bisedoj me babanë,
po
luaj me gjyshërit,
po
e lexoj librin e leximit,
po
ëndërroj sikur po fle në shtëpi-
mbasi
tash nuk po mund të këndoj.
Këndo,
biri i nënës.
Jo,
nënë,
tash
më duhet ta gjej ëndrrën e humbur
se
si këndoja nëpër male,
kur
në luftë i kisha të gjitha.
E
në liri këto po më mungojnë.
(Prend N. Buzhala, 14
qershor 2020)
RECITAL PËR VARRIN MË TË
PËRSOSUR
(Baladë
për dëshpërimin, vetminë dhe varrosjen e shpresave)
Në
rrugë, i veçuar nga njerëzit, diku nisesh,
ashtu
si i vetëm u linde në këtë botë
dhe
tani, i vetmuar jetën pas e shikon,
e
kur lumturinë e të tjerëve e kundron,
përse
mendon që jetën e pate të kotë
e
tash vetëm arratisesh, e gremisesh
e
sysh terratisesh, i sfilitur ngrihesh?
Ky
qenka risku yt kur hedh shikimin thellë
thellësitë
si shpagë të dhurojnë dëshpërim,
deri
te ai terri i mendjes: s'ka arsye për të jetuar.
Stepesh
i mbyllur në një kasolle-shpellë,
s'ka
gjë, mendimi do pak tronditje, pak trishtim,
e,
cila rrugë vetëm me shpresë qenka ndërtuar?
Eh,
rruga e shpresës së humbur
qenka
shenjë zjarri
është
mosdurimi më i dhimbshëm ndaj tiranisë
këtu
nisu për dore me mikun mizor zhgënjimin,
këtu
nisu sikur të merr për dore varri
e
të thotë: vetëm në thellësitë e mia
i
gjen virtytet e drejtësisë, të mirësisë e butësisë,
është
varri më i përsosur
varri
më i humbur, më i lumtur
ku
shpresat e gjejnë qetësimin.
(Prend N. Buzhala, 11
qershor 2010)
PËR RINGJALLJET NUK
KISHTE ARMË
(Çast
lirik: në tërheqjen e trupave serbe nga Kosova më 10 qershor 1999)
Na
thanë se nuk do të jeni më.
E
varret i mbollëm në Untergruppenbach
në
Bruksel, në Londër, në Paris, në Vashington.
Emrat
e të rënëve
u
ngjitën nëpër yje
u
varën nëpër rreze dielli.
Pritën
çastin të vinë në Dardani.
Shkelësit
u ndalën:
si
t'i zhdukim yjet e rrezet?
Mësynë,
si dikur, me pushkatime masive,
me
shfarosje, masakra e gjenocide,
të
burgosurit na i prenë në besë,
të
plagosurit na i mbytën
nëpër
puse e lumenj.
Eshtrat
u bënë kolona gjerdanësh.
Kolona
të nëndheshme ringjalljesh.
Si
të shfaroset ringjallja?
Për
ringjalljet nuk kishte armë zhdukjeje.
Të
ringjallurit ilirik, arbëror, ashtëror
erdhën
nga burimi i pashtershëm i emrave,
nga
burimi i epokave
dhe
i lirisë së të gjitha lirive.
(Prend N. Buzhala, 10
qershor 2020)
DITA QË NUK MBARON
Është
një rreze që buron
e
rrjedh si një gurrë,
Sado
re të zeza ta mbulojnë qiellin
a
diellin
është
një ditë që edhe natën vazhdon
e
nuk ndalon,
është
një ditë që s'ka të ndalur kurrë,
është
një ditë që nuk mbaron kurrë.
NJERIU MË I PAFUQISHËM
NË BOTË
S'ka
gjë
kur
asgjë në dorë nuk ke
dhe
kur je
Njeriu
Më i Pafuqishëm në botë.
E
vetmja fuqi te ti qenka
Shpirti
i Pastër
me
vazhdën e ndritur në jetë.
Edhe
zërin e ke të padëgjueshëm,
bie
në vesh të shurdhër,
s'ka
gjë:
mbasi
arrin ta thuash
Fjalën
e Plotë Njerëzore,
Fjalën
e Zemrës.
Shih
si hidhen njerëzit
në
vrap pas të fuqishmit,
të
harruan ty
që
ndieje dhimbjen me ta,
me
të vuajturit e të lënduarit
në
orët e pikëllimit,
në
orët e mjerimit,
s'ka
gjë:
i
ke mësuar
si
të ndeshen me pafuqinë e vet.
Nga
i Tejetlarti
Njerëzit
e pafuqishëm
do
ta kenë dhurim
veprën
e duarve të veta.
E
ke dhuratë
Mësimin
e Madh
Të
veprës së duarve tua.
(Prend N. Buzhala, 6
qershor 2020)
PAFUNDËSIA
E BUZËQESHJES
Shihe
vetveten te një fëmijë
te
buzëqeshja e tij
e
thellë dhe e pafund sa një oqean,
humbe
e u shkrive në vetmi,
e
diku mërguan
pikëllimi
e dhembja
e
shembja e trembja.
Aq
befasisht
Fëmijërisht
u
hepove
aq
i gëzuar
dhe
u shndërrove
në
një ëndërrimtar
si
një shpirt luftëtar.
(Prend N. Buzhala, 3
qershor 2020)
RRËFIMET ME MREKULLI
E
përse aq shumë dëshiron
e
parashikon
të
hysh në rrëfimet me mrekulli,
dhe
e përqafon Perëndeshën e drejtësisë
kur
sytë i mbyll
dhe
e nis një vijë të lakuar me fatkeqësi.
Ti
do të mbahesh mend për atë që kërkon
kur
ujët mbi njerëzit si zjarr vlon
harruan
se agimi ka shpatën diellore
si
një këngë me fitore
e
ta shpëtosh ditën me diell
asnjëherë
nuk është vonë.
(Prend N. Buzhala, 1
qershor 2020)