Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahja Drançolli: Formimi i Ushtrisë Amerikane dhe Dita e Flamurit

| E diele, 14.06.2020, 02:38 PM |


Dita e sotme, 14 qershori është një ditë e veçantë për SHBA. Në këtë ditë të vitit 1775 është formuar Ushtria Amerikane, ndërsa në vitin 1777 shënohet Dita e Flamurit Amerikan!

Nga Jahja Drançolli

Gjatë Revolucionit Amerikan, Kongresi Kontinental më 14 qershor miratoi rezolutën sipas të cilës “Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të jetë trembëdhjetë vija alternative kuq e bardhë” dhe se “Bashkimi të jetë trembëdhjetë yje të bardha në një fushë të kaltërt, duke përfaqësuar një Konstelacion të ri.” Flamuri kombëtar, i cili u bë i njohur si “Stars and Stripes” (“Yjet dhe Vijat,”), është mbështetur në flamurin “Bashkimi i Madh”, një flamur i mbajtur nga Ushtria Kontinentale në vitin 1776 që gjithashtu përbëhej nga 13 shirita të kuq e të bardhë. Nisma e simboleve në fjalë ishte bërë me kërkesën e gjeneralit George Washington.

Në këtë kontekst, me hyrjen e shteteve të reja në kuadrin e Shteteve të Bashkuara pas pavarësisë, u shtuan yje të reja për të përfaqësuar inkuadrime të reja në Union. Këtej, në vitin 1818, Kongresi miratoi një ligj që përcaktonte që 13 shiritat origjinal të rivendoseshin dhe që vetëm yjet të shtohen për të përfaqësuar shtete të reja. Dhe, më 14 qershor 1877 u mbajt respektimi i parë i Ditës së Flamurit në 100 vjetorin e miratimit të Yjeve dhe Vijave. Siç udhëzohet nga Kongresi, flamuri i ShBA valonte në të gjitha ndërtesat publike në gjithë vendin deri në vitin 1949 kur Kongresi caktoi zyrtarisht 14 Qershorin si Ditën e Flamurit.