E marte, 29.09.2020, 05:47 AM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike dhe historike në rrethinën e Janjevës

E diele, 14.06.2020, 04:20 PM


GJURMËT ARKEOLOGJIKE DHE HISTORIKE NË RRETHINËN E JANJEVËS

Gjurmë të qytetërimit në këto anë datojnë që nga periudhat e hershme parahistorike, për të vazhduar në antikë e sidomos në mesjetë që janë dëshmuar me gjetje  të shumta të monedhave, arte-fakteve  dhe mbetjeve të shumta tjera arkeologjike

Nga Dr. Qazim NAMANI, Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Janjeva shtrihet në anën perëndimore të malësisë së Galabit. Malësia e Galabit zinte një sipërfaqe mjaftë të madhe në mbretërinë e Dardanisë. Studiues të shumtë e mbështesin mendimin se pikërisht në këtë trevë jetonte fisi dardan Galabroi. Janjeva si vendbanim rrëzë maleve të pasura me minerale dhe tokës bujqësore të rrafshit të Dardanisë u ngrit pikërisht afër Ulpianës si një nga qytetet e zhvilluara pranë minierave më të pasura të agjentit, arit dhe plumbit. Duke i bazuar në dokumentet mesjetare të shekullit XIV, Janjevën e gjejmë të shënuar me disa emra: Agneva, Gnagniua, Gnagneua, Gigneua, Jogneua, Joneua, Janeua etj.[1] Sipas Skender Rizës, Janjeva njihet si vendbanim për eksploatimin e xeheve që nga periudhat parahistorike.[2] Gjurmë të xehetarisë në Gadishullin tonë hasen që nga koha e lashtë që i filluan ilirët dhe trakët.[3] Ky vendbanim shtrihet rrëzë kodrave vullkanike me lartësi mbidetare 700-1000m. Në mesjetë për herë të parë përmendet në letrën e papës Benediktit IX, në vitin 1303, të cilën ja kishte dërguar Marinit, peshkopit të Tivarit.[4] Janjeva për herë të parë përmendet në vitin 1303, si vendbanim katolik nën Graçanicën. Në vitin 1441 po ashtu si udhëheqës përmendet një katolik me emrin Andrea.[5]

Gjatë shekujve XIII e XIV në Janjevë për eksploatimin e xeheve u bënë të njohur edhe minatorët sakson të cilët erdhën të punojnë në minierat e Janjevës me rrethinë.

Muhamet Tërnava shkruan se zbulimet arkeologjike kanë dëshmuar se Janjeva ishte vendbanim edhe gjatë antikitetit, por si është quajtur në ato kohë nuk është e ditur.[6]

Muhamet tërrnava duke i analizuar shkrimet e autorëve të ndryshon që kanë shkruar për Janjevën, e shpreh mendimin e tij se në Janjevë jetonin banorët e besimit katolik, edhe dy shekuj më parë se sa që i kemi të dhënat para për këtë vendbanim.[7]

Në vitin 1346, në mesin e kishave katolike që ishin nën juridiksionin e ipeshkvisë së Kotorit përmendet edhe Janjeva.[8]Kisha më e vjetër për të cilën kemi të dhëna është Kisha e Shën Kollit, ku në një akt raguzan gjendet edhe nënshkrimi i priftit katolik.[9] Sipas ipeshkvit kotoras Marin Kontarenit, që njofton se në vitin 1435 në Janjevë është caktuar famullitari. Por ky fakt nuk do të thotë se kjo kishë nuk ka ekzistuar edhe më herët në Janjevë.[10]

Janjeva kishte arritur zhvillim të rëndësishëm në antikitet, por si qytezë mesjetare kulmin e zhvillimit e ka arritur gjatë shekujve XV dhe XVI. Janjeva gjatë kësaj periudhe renditej ndër qendrat më të rëndësishme xehetarie dhe tregtare në territorin e Dardanisë. Edhe pse Janjeva nuk arriti përmasat e një qyteti të zhvilluar urban, si vendbanim i pasur me minerale ishte bërë shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe eksploatimit të xeheve nga perandoritë e ndryshme.

Sipas regjistrimit të vitit 1569/70, Janjeva ishte një vendbanim me popullsi prej rreth 1550 frymësh dhe 310 familje.[11] Familje të islamizuara ishin 41, lagjja Arbanas i kishte 82 familje, lagjja Plakanica, 72, Lagjëja e pop Nenadit 41 familje, në lagjen e Krogovës së Poshtme jetonin 43 familje, në Lagjen e shpotit 14 familje, në lagjen Zhabic jetonin 7 familje.[12]

Skëndër Riza shkruan se duke u bazuar në shenimet e arqipeshkvit të Tivarit, Marin Bicit, nga letra dërguar në vitin 1610, papës Palit të V, thuhet se Janjeva shtrihej në mes dy kodrinave, të zgavruara prej aktiviteteve minerare, për nxjerrjen e argjendit. Sipas tij në janjevë në këtë kohë jetonin 120 shtëpi katolike, shqiptarë, dubrovnikas, ortodoks dhe 180 shqiptare të islamizuara.[13]

Sipas Gjergj bardhit, Janjeva në vitin 1637 i kishte 680 frymë katolikësh. Në Janjevë ishin 85 shtëpi katolike, 120 shtëpi myslimane dhe 180 shtëpi ortodoksë, që gjithsejtë bënin 385 shtëpi. Krahasuar me vitin 1610 kur Janjeva i kishte pasur 500 shtëpi, vërehet se në vitin 1642, në Janjevë kishte zvogëlim të banorëve dhe numrit të shtëpive.[14]Kjo tregon se ekonomia e këtij vendbanimi kishte filluar të bie.

Në vitin 1667, Janjeva përmendet si kadillëk i kategorisë së IX, në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë.[15]

Sipas Muhamet Tërrnavës, i cili na njofton për procesin e kalimit të popullatës të besimit katolik në besimin ortodoks, ofron të dhëna nga një dokument i vitit 1578, që bazuar në meritat e një prifti thuhet se; “Të gjithë ata që më parë e kishin pranuar besimin ortodoks, prapë u kthyen në fenë e moçme.[16]

Gjatë shekullit XVI, në Janjevë janë regjistruar 6 xehetar dhe 8 argjendar. Të gjithë xehetarët ishin të vesimit islam, ndërsa argjendarët ishin të krishterë. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe në Janjevë ishin 3 kryefamiljarë mysliman që i kontrollonin dhe i mbikëqyrnin punët në ndonjë pus të minierave, e të cilët në defterë i gjejmë me emrin ’Shafar”. Përveç këtyre zejeve në Janjevë kishte edhe familje që ushtronin zeje tjera.[17] Në vitet 1566-1574, në lagjen arbanas të Janjevës, kishte zejtar që merreshin me argjendari, e njëri ndër ta ishin: Peja Zergjir dhe Tomash Kujunxhi.[18]

Gjatë sundimit të P. Osmane duke qenë vendbanim minerarë në këtë qytezë, nga popullata vendore u zhvillua arsimi duke plotësuar aspiratat e shtresave të larta fisnike, tregtare, zejtare, famullitare, artistike dhe shkencore.

Janjeva përveç që ishte ngritur mbi kodrinat e pasura me minerale, si vendbanim u zhvillua edha pranë rrugëve të rëndësishme tregtare të njohur si: Rruga Nishë-Lezhë dhe rrugët tjera të rëndësishme që i lidhnin këto treva me qytetet më të rëndësishme bregdetare me Shkodrën, Tivarin, Raguzën, Venedikun në perëndim dhe përmes Shkupit me Selanikun në lindje. Nga ky vendbanim përmes tregtarëve eksportoheshin metalet e përpunuara si plumbi, argjendi, ari dhe produktet tjera nga blegtoria dhe bujqësia si leshi e mëndafshi arrinin në tregjet e shteteve Evropiane dhe në lindje në qytetet më të zhvilluara të P. Osmane. Tregtarët e njohur në atë periudhë nga tregjet e ndryshme sillnin edhe prodhimet më cilësore që prodhoheshin në qytetet evropiane dhe ato te lindjes.

Gjatë gjithë periudhave baza e zhvillimit të Janjevës u përqendruan te nxjerrja e mineraleve që kryesisht përpunoheshin në vend dhe pastaj eksportoheshin në qytetet e zhvilluara evropiane.

Duke e arritur këtë shkallë të zhvillimit ekonomik në Janjevë u vendosën të jetojnë shumë familje fisnike, andaj përveç kërkesave për të eksportuar mallra ishin shtuar edhe kërkesat për të importuar mallra të cilësisë së lartë për të plotësuar nevojat qytetarëve të Janjevës.

Gjatë mesjetës numri i banorëve ishte rritur dukshëm pasi që në Janjevë erdhën tregtar, zejtar dhe xehetar nga vende të ndryshme të Gadishullit Ilirik, por shpesh edhe nga Venediku, Selaniku dhe Konstantinopoja. Gjatë kësaj periudhe Janjeva u ishte një ndër qytetet me llojllojshmërinë më të madh etnike, kulturore dhe fetar në rajon.

Gjurmët e shumta të eksploatimit të xeheve që edhe sot vërehen në fshatrat mbi Janjevën e sotme i kanë nxitur studiuesit e shumtë të mendojnë për vendndodhjen e qytetit të Damastionit në këtë rajon.

Mbi Janjevë janë fshatrat Bukovica, Shesharka, Hanroci dhe Brusi, kurse në anën jug-lindore kufizohet me fshatin Akllap dhe Vogoqincën, në anën jugore me Gushtericën e Epërme, në anën perëndimore me Shushicen dhe në anën veri-perëndimore me fshatin Shashkoc dhe Kështjellën e Veletinit.

Në veri të Janjevës ngrihet mali Maja e Mprehtë, me lartësi mbidetare rreth 958m. Kodra, në anë të majtë, nga Maja e mprehtë quhet Borolin (740m). Në anën veriore, afër Janjevës, ngrihet mbi kodrën vullkanike Kështjella e Veletinit me lartësi mbidetare rreth (950 m), ndërsa kodra, në perëndim të Veletinit, quhet Gllama (740m). Kodra, në lindje prej Boroline, quhet Pazhiq. Në këtë kodër janë të ndërtuara shtëpitë dhe kisha e Shën Nikollës. Mbi kodrën e Pazhiqit shtrihej Janjeva e vjetër dhe gërmadhat e një kishe po ashtu, të vjetër.  Prej Pazhiqit, majtas kah lindja, është kodra “Guri i Bardhë”, që njihet si lokalitet i rëndësishëm arkeologjik. Nën këtë kodër lëshohen, në anën jugore, kodrinat Koloqevc dhe Grab. Nëpër Janjevë  kalon përroi Pranja. Në hyrje të Janjevës, mbi kodrinën në anën e majtë, është “Gradina” ndërsa në veri të “Gradinës” shtrihet fshati Shashkoc.

Siç shihet Janjeva me rrethinë ka gjurmë të hershme të civilizimit dhe hulumtimeve minerare si vendbanimi më i afërt me qytetin antik të Ulpianës.

Gjurmët e para të veprimtarisë xehetarie në rajonin e Ulpianës, Prishtinës dhe të Janjevës  na çojnë në mileniumin e tretë para erës sonë në brigjet e lumit të Graçanicës me rrethinë.

Formacionet e shkëmbinjve silicor (të quajtur gurgacë) që kanë veti të copëtohen për ti përdorur si vegla të punës dhe për gjueti ishin mjaftë të kërkuar në periudha të hershme historike.

Kur këto formacione të shkëmbinjve njeriu i epokës së gurit nuk i gjente në sipërfaqe filloi ti kërkoi nën tokë. Pikërisht këto depërtime në thellësi të tokës përfaqësojnë zanafillën e punimeve minerare. Shfrytëzimet e para të xeheve të Gurgacës, Bakrit dhe Hekurit janë të epokës parahistorike.[19]

Foto 3 dhe 4. Harta topografike e Janjevës dhe kalaja e Veletinit

Gjurmë të qytetërimit në këto anë datojnë që nga periudhat e hershme parahistorike, por vlen të përmendet se eksploatimi i xeheve kishte filluar në parahistori, për të vazhduar në antikë e sidomos në mesjetë. Gjurmë të hershme të civilizimit janë dëshmuar me gjetje  të shumta të zgjyrës, galerive, monedhave dhe arte-fakteve.

Prej rrafshit të Kosovës në hyrje të Janjevës nga ana e djathtë shtrihet kodrina e quajtur Grab, kodrinë kjo e pasur me minerale pranë tokave të mëdha bujqësore, që mundësonte zhvillimin ekonomik të Ulpianës, Lipjanit dhe vendbanimeve tjera në kohët e hershme historike.

Për pasuritë minerale të këtyre kodrave kishin njohuri banorët e këtyre viseve që nga kalimi prej epokës së gurit në epokën e bronzit, dhe si është e ditur banorët e parë që jetuan në këto hapësira ishin ilirët.[20]

Sasia e madhe e xeheve është masë e derdhur e llavës së vullkaneve. Muret masive nëntokësore të shkëmbinjve në këtë rajon janë të llojit Serpentin dhe Andezit. Janjeva shtrihet në afërsi të këtyre mureve vullkanike. Masa vullkanike vazhdon shtrirjen në veri ku në disa vende janë hasur xehe të Andezitit dhe Serpentinës.[21]

Vendbanimi i Ulpianës u zhvillua rrëzë kodrinave të pasura me minerale të Malësisë së Gallapit dhe tokës pjellore të fushës së Kosovës.

Foto, Gjetje arkeologjike, mes tjerash edhe një qafore ari e zbuluar në qytetin e Ulpianës.[22]

Kodrinat e pasura me minerale pranë Ulpianës u formuan si rezultat i erupsioneve vullkanike në kohë shumë të hershme. Si rezultat i ftohjes së masës së vullkaneve  në këtë rajon u formuan muret masive të shkëmbinjve të llojit të Serpentinës dhe Andezitit.

Sasia e madhe e xeheve është masë e derdhur e llavës së vullkaneve. Muret masive nëntokësore të shkëmbinjve në këtë rajon janë të llojit Serpentin dhe Andezit. Janjeva shtrihet në afërsi të këtyre mureve vullkanike. Masa vullkanike vazhdon shtrirjen në veri ku në disa vende janë hasur xehe të Andezitit dhe Serpentinës.[23]

Rajoni vullkaniko-xehetar i Ulpianës ndërlidhet me rajonin hapësinor vullkanik përreth si: Rajonin xehetar të Artanës, Vendenisit, Bervenikut, Justiniana Primës (Caricingradit), Vranjës, Kurshumlisë, Bollasicës, Trepçës, Soçanicës, Goleshit, Pogragjës dhe Malit të Zi të Shkupit.

Si rezultat i erupsioneve të reja në rajonin vullkanor-xehetar në hapësirat e cekura edhe sot lehtë mund të vërehen majat e kodrinave vullkanike si: Veletini, Kika, Mërkoja, Suka në Prapashticë, Quka e Brainës, Quka e Drazhnjës në malësinë e Gallapit, Musinca dhe Maja e Mprehtë pranë minierave të Bollasicës, Zveçani, Sokolica pranë Soçanicës, Skroma, Visocanë mes të Cerrnicës dhe Zhitisë pranë Gjilanit, Ostrovica dhe Kodra e Tupanit në Malin e Zi të Shkupit etj., Kodra këto të cilat kanë forma karakteristike të vullkaneve.

Pranë këtyre kodrinave me shkëmbinj të Serpentinit dhe tokës pjellore bazuar në gjetjet arkeologjike mund të pohojmë se jeta filloi që në shekullin V para erës së re në periudhën e epokës së re të gurit ku u gjetën dhe gjurmë të vendbanimeve.

Në gërmadhat e themeleve të shtëpive të vjetra në Badoc afër Ulpianës dhe në rrjedhën e lumit të Graçanicës janë gjetur sëpata dhe vegla tjera prej Serpentinit të lëmuar dhe prej Ahatit. Po ashtu në këtë vendbanim janë gjetur edhe copa amorfe të Galenitit të cilat dëshmojnë gjurmë të zanafillës së eksploatimit të mineraleve dhe xeheve në këtë rajon.[24]

Edhe pse këto janë dëshmitë e para primitive të eksploatimit të xehetarisë, fillet e para të eksploatimit të hovshëm të kësaj veprimtarie duhet kërkuar në lokalitetet e para të vendbanimeve në shekullin e V para erës së re në rrjedhën e lumit të Graçanicës dhe në rrethinën e Janjevës.[25]

Dy bylyzyk prej materialit  të bronzit, të zbuluara në Janjevë, i përkasin periudhës dardane. Njëra që u zbulua në vitin 1934, ruhet në Muzeun Popullor të Beogradit, ndërsa tjetra gjendet në Muzeun nacional të Vjenës. Këto gjetje datojnë që nga shekulli VIII-VII, para lindjes së Krishtit.[26]

Bylyzyk dore, prej materialit të bronzit, shekulli VIII-VII, para erës së re, të zbuluara në Janjevë.[27]

Shkrimtari antik Plini shkruan se meshkujt mbanin mbi llërë (rrathë ari) që vinin nga Dardania, andaj edhe quheshin  dardane.[28]

Ndonëse sipas përshkrimit gjetjet nga Artana i përkasin periudhës helenistike mund të flitet për një vazhdimësi të eksploatimit të xeheve që në faza të hershme në Artanë dhe në Veletin.[29]

Gërmimet arkeologjike mundësuan që të njihemi me veglat e punës si: dalta, kazma, qyskia, enë, kopça, varëse, stoli etj., si dhe me varreza që u zbuluan në lokalitete dhe vendbanime xehetarie që dëshmojnë rolin e xehetarisë në zhvillimin ekonomikë të këtyre vendbanimeve.

Pasuritë minerale të Janjevës, Novobërdës dhe Trepçës gjatë shekujve janë bërë të njohura nga gjetjet e zgjyrës së metaleve që kishin mbetur në ato territore që nga periudha ilire dhe romake, por edhe nga kujtesa e banorëve të atyre anëve për zhvillimin ekonomik dhe tregtar të Janjevës në periudha të më hershme historike. Edhe përkundër këtij zhvillimi si pasoj e rrethanave historike, thuhet se shpesh herë një numër i  banorëve vendas i kishin braktisur tokat e tyre disa shekuj më parë si pasojë e dyndjeve barbare, dhe luftërave të zhvilluara prej tyre.

Bylyzuk dore prej materialit të bronzit i zbuluar në Janjevë, që i përket periudhës së shekullit VII, para erës së re.[30]

Shumë gjetje të rëndësishme nga Janjeva më parë ishin dërguar edhe në Muzeun e Beogradit, fakt që dëshmohet edhe me dokumentin nr. 53/1, të datës 28.01.1999, ku drejtori i Muzeut të Prishtinës, Branko Jokiq, i lutet drejtorit të Muzeut Popullor në Beograd, Mr. Bojana Boriq Breshkoviqit, që thesari i Janjevës t’i bashkëngjitet materialit tjetër nga Kosova, për t’u ekspozuar në ekspozitën “Arheolosko blago Kosova i Metohije”, (Shih dokumentin e Muzeut të Prishtinës).[31]

Në këtë dokument shkruan se tre bylyzykët e bronzit, të tipit Janjevës II, si dhe një pllakë e zbuluar në Janjevë në të cilën është paraqitur Mitra, dhe disa objekte tjera ti bashkohen ekspozitës. Siç shihet përveç eksponateve të dërguara nga Muzeu i Prishtinës, në Muzeun popullor të Beoghradit dhe muzetë tjera të ish Jugosllavisë, kishte shumë eksponate që ishim marrë nga trojet shqiptare shumë vite më parë.

[32]

Nga shekulli IV para erës së re qyteti Damastion farkoi monedhat  e veta që zgjati deri më 320 para erës së re, që dëshmojnë për përdorimin e hershëm të monedhave si shkëmbim në këto troje.[33]

Në Dardani shfrytëzimi dhe përpunimi i metaleve ka pasur një zhvillim të madh në kohën e lulëzimit ekonomik dhe kulturor të Ilirëve. Për këtë dëshmojnë monedhat e shumta të zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike të qytetit xehetar Damastion, për të cilin thuhet se ka pasur si simbolikë të mineraleve dhe qytetit xehetar Çekiçin dhe Qyskinë.[34]

Damastioni ishte njëri ndër qytetet e hershme i cili u ngritë në shekullin V para erës së re afër minierave të argjendit, por ende nuk është e sigurt vendndodhja e tij në Kosovë.[35]

Në rrethinën e Janjevës dhe Prishtinës janë gjetur monedha të qytetit xehetar Damastionit.[36]

Zbulimi i këtyre monedhave në pellgun xehetar të Kishnicës, Badovcit, Shashkocit, Janjevës dhe në rrethinën e Prishtinës mund të na shtyjnë të mendojmë se qytetin ilir Damastion duhet kërkuar në këtë rajon.

Nëse bazohemi në mendimet e studiuesve tanë si: Zef Mirditës, Edi Shukriut, Jahja Drançollit etj., dhe atyre të huaj si: Emil Çershkov, Fanulla Papazoglu, Dusanic etj mund të pohojmë se qytetin ilir Damastionin duhet kërkuar në Dardani, e pikërisht në lokalitetet xehetare në rrethinën e Prishtinës, Janjevës dhe Artanës si dhe mund të konstatohet se kjo trevë pa tjetër duhet të ketë qenë në mos kryeqendra (sipas mendimit tim) gjithsesi qendër primare për ekonominë dardane. Rëndësia e këtij territori të Dardanisë dëshmohet edhe nga ekzistimi i shumë qyteteve të zhvilluara të cilat te studiuesit e ndryshëm na paraqiten gjithnjë si lokalitete të njohura për përpunimin e metaleve dhe  eksploatimet xehetare.

Foto 5 dhe 6. Harta topografike në veri-lindje të Shisharkës, lokalitet ku është zbuluar sasi e madhe e zgjyrës së metaleve dhe Kulina në fshatin Peshter

Me gjithë mendimet e kundërta rreth vendndodhjes të këtij qyteti duke ndjekur metodën e rrahur deri më tani, Zef Mirëdita mendon se Damastionin duhet ta kërkojmë në trevën qendrore të Dardanisë, respektivisht në trevën e sotme të Kosovës. Në vitin 1961 në jugperëndim të Janjevës në vendin e quajtur “Toka e bardhë” janë zbuluar mbeturinat e një vendbanimi antik. Kjo trevë bashkë me Artanën dhe minierat e Kishnicës janë të njohura si vende xehetarie, dhe duhet theksuar se në këtë trevë janë gjetur më së shumti monedha të Demastionit. Burimet e shkruara nga studiuesit në kohën e  antikitetit Straboni si edhe Palimpsesti i Vatikanit i përmendin xeheroret e argjendit të cilat gjendeshin në afërsi të Damastionit. Pikërisht këto të dhëna na bëjnë ta kërkojmë atë në afërsi të Kishnicës respektivisht Janjevës apo të Prishtinës.[37]Këtu duhet shtuar se përveç këtyre lokaliteteve gjurmë të shumta nga përpunimi i xeheve kanë mbetur edhe në rajonin e Bervenikut, Tullarit, Siarinës, Artanës, Pogragjës, Gërnçarit, Letnicës e tj.

Mendoj se mendimi i dr. Zef Mirditës për vendndodhjen e Damastionit në pjesën qendrore të Kosovës, e pikërisht në Gallap është i qëlluar duke u bazuar te gjurmët xehetarie të cekura më lartë në rrethinën e Janjevës, Artanës dhe të Prishtinës, por kësaj duhet ti shtohet edhe fakti se pjesa verilindore e Artanës është shumë e pasur me lokalitete xehetarie dhe gjurmë të lashta antikiteti për të cilat nuk është shkruar nga autorët bashkëkohor, pasi nuk janë bërë hulumtime të duhura në këtë trevë.

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kërshevicë afër Bujanocit, numri i madh i vendbanimeve urbane dhe fortifikatave, si dhe gjurmët e përpunimit të metaleve që nga periudha para romake na shtynë të mendojmë se Damastionin në të ardhmen mund të kërkohet në trekëndëshin Ulpianë-Leskoc-Shkup.

Foto. 7,dhe 8, Quka ne fshatin Brus dhe gjurmët arkeologjike në fshatrat Peshter dhe Brus

Në vitet e më të hershme tregtarët e Janjevës kanë mbledhur shumë monedha antike, të cilat janë shitur apo dërguar në muze të ndryshme. Gojko Kraljeviq, në Buletinin e Muzeut të Kosovës të vitit 1984, përmend faktin se eksponatet nga Janjeva gjenden në  Muzeun e Sarajevës.[38] Në Janjevë është zbuluar një numër i madh, i monedhave të periudhave të ndryshme, Gojko Kraljevic njofton se nga disa qytetar janë blerë monedha të periudhës romake nga të gjithë perandorët romak duke filluar nga Augusti e deri te Valentini III (428-455), gjithsejtë 579 copa, si dhe 18 monedha të perandorëve bizantin.[39]

Po ashtu edhe në buletinin e  Muzeut të Kosovës të vitit 1959/60, R. Galoviq shkruan se në vitin 1934 në Janjevë u zbulua një depo e periudhës së Halshtatit, ku rëndësi të madhe kanë byzylykët, që lidhen me zbulimet arkeologjike në territorin e Maqedonisë dhe përfaqësojnë kulturën ilire mjaftë të zhvilluar.[40] Për bylyzykët e zbuluar në Janjevë shkruan edhe Zef Mirdita i cili thotë se i përkasin kulturës materiale ilire të periudhës së halshtatit.[41]

Ndër gjetjet e hershme arkeologjike, me rëndësi shumë të madhe është edhe reliefi i Mitrës i zbuluar në Janjevë. Dimenzionet e reliefit janë: Gjerësia 28cm dhe gjatësia e lartësisë është 34,5 cm. Reliefi është i dëmtuar në anën e djathtë, në pjesën e sipërme dhe të poshtme.

Foto. 9, Relief i Mitrës së zbuluar në Janjevë[42]

Në këtë relief, në qendër të tij është paraqitur Mitra duke e vrarë demin. Qendra e këtij reliefi është e ndarë nga frizi në anën e sipërme, dhe një friz tjetër në anën e poshtme.. Në figurën qendrore, është paraqitur një figurë e një qeni duke kërcyer në qafën e demit, dhe një mbështjellje ë gjarprit në anën e poshtme te barku. Po ashtu në relief në anën e majtë, midis këmbëve të figurës së njeriut dhe këmbës së djathtë të mitrës, është paraqitur koka e Luanit. Në anën e djathtë të fushës, paraqiten dy figura njeriu, ku njeri i mban duart lartë, ndërsa në të majtë në anën e sipërme të fushës është paraqitur një korb.[43]

Përveç Janjevës gjurmë të vendbanimit nga periudha e antikitetit janë zbuluar edhe rreth 3 km në jug-lindje të Janjevës, në lokalitetin e quajtur “Çeramidana” të fshatit Dobratin, komuna e Lipjanit. Në vitin 1961, gjatë punëve bujqësore në fshatin Dobratin janë zbuluar, themele të objekteve të banimit, Dy llampa bronzi, një enë qelqi, monedha të shumta nga periudha e antikitetit dhe një urnë në gërmadhat e vendbanimit. Në këtë urnë u gjetën 6000 copë monedha të imëta bakri, dy llapma bronzi dhe një enë qelqi. Në njërën nga llambat e bronzit me gjatësi 18,3 cm  është punuar në vegën e saj maska tragjike e femrës. Mendohet se këto dy llapma i takojnë periudhës së hershme helenistike, por Çershkov pohon se mund të datojnë që nga gjysma e parë  e shekullit I (parë) të erës sonë. Në këtë lokalitet janë gjet edhe shumë monedha tjera  prej bronzi, dy monedha të Hanibalit, si dhe monedha të Konstantinopojës dhe Romës. Pjesa më e madhe e këtyre monedhave kryesisht datojnë prej vitit 337 e deri në vitin 345 të erës sonë.[44]

Lokalitetet arkeologjike në fshatrat Dobratin, Sllovi dhe Akllap

Nga gjetjet e shumta në Janjevë dhe rrethinë, kuptojmë për kulturën e banimit si dhe zhvillimin ekonomik të kësaj treve që nga periudhat e hershme historike e sidomos gjatë periudhës së antikitetit ku rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë konsideroheshin minierat dhe përpunimi i metaleve fisnike

Vlen të përmendet se në vitin 2005 një qytetar nga Janjeva i kishte shitur katër kilogramë monedha të argjendit në qytetin e Prizrenit për vetëm 400 euro. Të gjitha këto fakte të përmendura më lart janë fakte të pamohueshme për zhvillimin ekonomik që e kishte Janjeva dhe trevat tjera të pasura me minerale në rrethinë.

Minierat dhe qytetet më të rëndësishme në malësinë e Galabit ishin: Artana, Prishtina, Bërveniku, Prizrenci, Përlepci, Janjeva, Kassova, por mendoj se në këtë rajon ishte edhe Bërskova, si qendër e njohur xehetarie në mesjetë. etj., sikundër edhe në rajonin e Janjevës dhe Brusit, në lumin e Androcit, në vendin Uji i Kuq , te përroi i Deqit (Deqit), në Badoc, në kodren Gvozdenik të fshatit Shashkoc, në Vogoçincë, në Zhegoc, në fshatin Mirash, në Gadime të Poshtme, në Akllap, Sllovi, Kishnopole, Vërbicë etj. Po ashtu zgjyrë të metaleve ka shumë edhe në fshatrat që shtrihen në anën veri-lindore të Janjevës si në: Kishnicë, Mramur, Llabijan, Grashticë, Keqekoll, Ballaban, Prapashticë e tj, ka shumë zgjyrë metalesh të mbetura nga eksploatimi i xeheve në periudha të ndryshme të historisë si dhe objekte tjera të trashëgimisë kulturore.

Foto 6 dhe 7. Hyrje e galerive të vjetra në Janjevë

Duke qenë lokalitet me rëndësi nëpër Janjevë kanë kaluar shumë rrugë të rëndësishme tregtare, të cilat i mundësonin lidhjet me shumë qendra dhe qytete të rëndësishme të kohës.

Branisllav Nushic shkruan se ekzistojnë shumë pak fakte të dokumentuara për Janjevën si qytet, por ai mendon se gjatë mesjetës së vonë Janjeva u zhvillua në rangun e një qytetze.[45] Për Janjevën si vendbanim mund të themi se gjurmët e gërmadhave të objekteve në Gradishtë dëshmojnë se këtu kishte zhvillim që nga kohët e hershme dardane. Tradita e hershme e eksploatimit të xeheve dhe gjetjet arkeologjike që nga kohët iliro-dardane, dhe romake i hedhin poshtë teoritë se ky vendbanim formën e qyteze e mori në mesjetën e vonë.

Janjeva në burimet historike për herë të parë përmendet në letrën e papës Benedikti IX që e mban datën 18. XI. 1303,  që i kishte shkruar argjipeshkvit të Tivarit Marinit. Në vitin 1308 Janjeva përmendet ndër shtatë xeheroret më të njohura të argjendtit. Në vitin 1328 e kishte famullinë e vet. Kambana më e vjetër e kishës së Janjevës daton që nga viti 1368 dhe ka mbishkrim gotik dhe supozohet se është sjellë nga Këlni i Gjermanisë. Ndërkaq, në një pllakë të gurit është ruajtur emri i famullitarit nga viti 1425. Në kishën e sotme është murosur një pllakë guri me shkronja latine dhe gotike, që është sjellë këtu nga kisha e moçme e Shën Kollit. Pllaka të mermerit me shkronja latine janë gjetur edhe te oborri i xhamisë së fshatit, por për fatin e tyre nuk dihet gjë.

Të dhënat e para për kishën e Shën Kollit janë me rastin e zgjedhjes së kryepeshkopit të Kotorit Kontareni në vitin 1435, por kjo nuk do të thotë se kjo kishë nuk ka pasur aktivitete fetare edhe më parë. Me 1433 në Janjevë përmenden tregtarët Dubrovnikasë, të cilët merreshin me tregti. Janjeva ishte ndër qendrat më të rëndësishme tregtare dhe e pasur me  xehe, e cila  e kishte edhe ligjin e vet me 1488, që i rregullonte marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike të qytetit.

Në Janjevë të pranishëm ishin edhe saksonët, të ardhur si  minatorë në mesjetë. Emërtimet e disa lokaliteteve në rrethinën e Janjevës janë ruajtur  edhe sot në onomastikën e Kosovës. Këtu mund të përmendim fshatin Shashkoc, Ceove, Grab (kodrinë në afërsi të Janjevës etj). Prania e saksonëve ka lënë gjurmë në toponime si Ceove në rrethinën e Janjevës, pastja emri Grat që në popullë quhet Grap, kodrinë kjo ku hasen shumë galeri të minierave.[46]Emërtime të tilla toponimike dëshmojnë për praninë e saksonëve edhe në trevat tjera të Kosovës dhe më gjerë. Te popullata shqiptare e Kosovës fjalët “sase” përdoret edhe sot në jetën e përditshme, si p.sh. “Curik”, “Sustë”, “Shallter”, “Ganc”, “Shtonë”, “Shlaken” etj, që dëshmojnë bashkëjetesën e minatorëve gjermanë në mesin e popullatës arbërore, me shumicë në këto treva, gjatë kësaj periudhe. Në të folmen e shqiptarëve të Gallapit edhe sot dëgjohet fjala “shtonë”, e cila ka kuptimin e vrimës horizontale në dhe, sikurse edhe mur e gjetkë, kjo fjalë e huazuar nga saksonët rrjedhë nga fjala “shtonen”, po ashtu edhe për zgjyrën e metaleve, popullata shqiptare e rrethit të Janjevës  përdoret fjala saksone “Shlaken”, e kjo e dëshmon se popullata shqiptare e ketyre anëve është autoktone. Me prejardhje sase në të folmen e kësaj ane është edhe fjala “vantallak” e cila vjen nga fjala gjermane “Ëand” që e ka kuptimin e një copë e madhe xeheje apo mur-ballinë me shkëmbinj të mëdhenj. Banorët autokton të kësaj ane njiheshin si minator të zotët.

Janjeva ishte vendbanim me popullatë katolike para vitit 1189, që dëshmohet se banorët e Janjevës në ato vite nuk ishin sllav.[47] Muhamet Tërnava në librin e tij “Qytetet e Kosovës gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVI” shkruan se: Sipas deshifrimeve të disa dokumenteve nga N. Collak të këshilli i vogël raguzan, konstatohet se kolonia e Janjevës përmendet dhjetë vjet më herët se viti 1303.[48]

Gaspër Gjini shkruan se sipas burimeve, se famullitari i parë katolik në Janjevë përmendet në vitin 1328.[49]Në dokumentet e Papës, sa kemi njohuri deri më tani, për herë të parë përmendet në vitin 1346, ndërsa në bazë të dokumenteve nga Raguza, është konstatuar se raguznët në Janjevë, për herë të parë, përmenden në vitin 1433, dhe atëherë vetëm 19 raguzan.[50]

Nga këto të dhëna mund të pohojmë se banorët e parë të krishterë që jetuan në Janjevë, ashtu sikurse edhe para erës tonë, ishin popullata autoktone dardane.

Sipas regjistrimit të Sanxhakut të Vushtrrisë në vitin 1525/26, kurë ishte bërë regjistrimi në 9 vendbanime të mëdha, mes tyre edhe në Janjevë. Në këtë sanxhak u regjistruan 1082 vendbanime me 19 351 shtëpi të krishtera dhe 565 shtëpi myslimane, 42 manastire dhe 11 kisha.[51] Bazuar në regjistrimin e kadillukut të Artanës dhe Janjevës gjatë viteve 1530/31 ishin 4140 shtëpi të krishtera dhe 147 myslimane.[52]

Sipas regjistrimit për Sanxhakun e Vushtrrisë gjatë kohës së Sulltan Selimit të II (1566-1574), në Janjevë ishin 259 shtëpi , prej tyre 217 të besimit të krishterë dhe 42 myslimane.[53]

Në vitin 1569 Janjeva ishte qytet mjaft i zhvilluar, ishte has i sulltanit, që i sillte të ardhura nga shumë fusha të ekonomisë. Sipas regjistrimit të bërë në këtë vit, Janjeva kishte 310 familje. Në vitin 1597 për xehetarinë aktive të Janjevës, dhe begatinë e xeheroreve me ari, papën e njoftojnë  murgjit Damjani dhe Pali.

Marin Bici, arqipeshkv  i Tivarit, më 1610, shkruan se në Janjevë jetonin 500 familje me 120 shtëpi katolike, 180 myslimane dhe 200 ortodokse.[54] Arqipeshkvi i Tivarit, më 1638, thotë se në Janjevë kishte edhe të kishtarë. Në shekullin XVII në Shashkoc bëhej përshkrimi i librave kishtar. Në vitin 1631, për tu shkolluar në Itali dërgohet Matej Matiqi. Në vitin 1651 Pjetër Bogdani, për nxënësit e shkollës së Janjevës, kërkon libra në gjuhën shqipe.

Krye ipeshkvi i Tivarit Gjergj Bardhi (Giorgia Bianchi), në vitin 1637, në shkrimet e tij përmend, se në Janjevë jetonin afër 680 katolik.[55] Në raportin e tij vetëm dy vite më vonë 1639, ai shkruan, në Janjevë jetonin 130 katolik më pak, numri i tyre tani që kishin mbetë ishte 530.[56]

Ami Bue për Janjevën shkruan se ishte një fshat i vogël në një grykë të pyllëzuar me disa shtëpi të vogla dhe me një varrezë të krishterë. Ndërsa për emrin e Janjevës shkruan se ka pas mundësi të jetë nga Janj (Plep).[57]

Nikola Çolak dhe Ive Mazhuran, shkruajn se në një dokument të vitit 1649, që edhe ne mund ti referohemi thuhet se në atë kohë, në fshatin Shashkoc, ishte zhvilluar transkriptimi i librave fetar. Mazhuran dhe Çolak shkruajnë po ashtu se mësimi në shkolën e Janjevës është mbajtur në gjuhën kroate (Ilire), me dialektin raguzan, por e shprehin dyshimin se nxënësit të kënë shkruar me shkronja latine. Sipas tyre mësimi është mbajtur në gjuhën kroate dhe janë përdorur gramatikat ilire, sepse tjera nuk kishte në atë kohë.[58]

Siç shihet në kohën kur këta dy studiues e kanë shkruar këtë libër, ende ishin në ndikimin dhe frymëzimin e arsimit në frymën sllave, për të mohuar çdo argument që ka të bëjë me gjuhën dhe kulturën shqiptare. Nga të gjitha argumentet e kohës që i posedojmë mundë të besojmë se mësimi në këtë shkollë është mbajtur në gjuhën shqipe. Kjo dëshmohet edhe nga vet shkrimet e klerikëve dhe mësuesve të asaj kohe. Pas shkollimit të mësuesve në Itali, dhe kthimit të tyre si mësimdhënës në shkolla, ata kishin shumë vështirësi për të siguruar libra të mjaftueshme për nxënës. Librat që i kishin sjellë me veti nuk mjaftonin. Në vitin 1651, Pjetër Bogdani, me një shkresë i bënë lutje kongregatës, që në këto anë të dërgohen libra në gjuhën shqipe.[59]

Në shekullin e XVII në Janjevë punonte shkolla e hapur me urdhër të Kongregatës së Propagandës Fide. Argjipeshkvi Andrea Bogdani në vitin 1664 e kishte rezidencën e tij në Janjevë. Andrea Bogdani i propozoi kongregatës për mësues të shkollës në Janjevë Pjetër Mazrrekun i cili punoi deri në vitin 1670. Në vitin 1670 mësues i shkollës së Janjevës emërohet dom Vinçenc Mato. Në këtë kohë shkolla e Janjevës i kishte gjithsejtë 25 nxënës.[60]

Emrat e 25 nxënësve në shkollën e Janjevës, të shkruar në vitin 1670, nga mësuesi Viçenc Mato.[61]

Nëse analizojmë me kujdes emrat e nxënësve të shkollës së Janjevës, vërejmë se pjesa dërmuese dëshmojnë përkatësinë shqiptare, edhe pse janë shkruar me alfabet latin dhe në fund e kanë sufiksin latin Ch, kjo në asnjë mënyrë nuk ju ka dhënë të drejtën këtyre studiueseve që emrat e nxënësve të marrin sufikse sllav IÇ. Disa nga këto familje dëshmohen edhe më vonë si banor të këtyre vendbanimeve edhe pas islamizimit të tryre, p. sh. Ibrahim Koka-Kikolli banor i Prishtinës, pastaj familja Kikolli në fshatin Lupçë, që mendohet se në Lupç kanë shkuar prej Keqekolle-Kekola, pastaj në Keqekollë është Prroi i Kikollit etj. Mbiemri Mata, mbiemri Gjoni, Gjini, Doçi, Lisi, Fisi, Massari, Bogdani e tj, që e vërtetojnë bindshëm përkatësinë shqiptare të këtyre familjeve. Lisirich, mund të pohojmë se është afër Trepçës, apo edhe Lisina në fshatin Prapashticë, ngjitur me Medecin e sotëm apo Hostryzën, vendlindjen e Konstantin Mihajlit. Pra bazuar në të gjitha argumentet vimë në përfundim së mësimi në shkollën e Janjevës është mbajtur në gjuhën shqipe.

Sipas Edëin Jackues, i cili në librin e tij kur e përmend Pjetër bogdanin shkruar se: Librat e tij në gjuhën shqipe e përmbushën dëshirën që e kishte shprehur kur kishte thënë “Ah, sikur të kisha një kandil të ndezur e të ndriçoja, atë tokë të varfër të Shqipërisë dhe Servisë, një pjesë e madhe e të cilës flet shqip”.[62] Kjo ishte një periudhë e interesimit për gjuhën shqipe, kur ishte botuar gramatika më e hershme e shkruar me shkronja latine nga Andrea Bogdani, ungji i Pjetër Bogdanit. Ky libër është përdorur si tekst mësimi në shumë shkolla të asj kohe.[63]shkolla të hershme katolike në atë kohë u hapën më 1632 në Velje të Mirditës, më 1638 në Pllanë afër Lumit Mat, më 1639 në Troshan, më 1632 në Kurbin etj. Në këto shkolla përveç shkrimit e leximit mësohej edhe gramatika për gjuhën shqipe, dhe përdoreshin librat e Frank Bardhit, Budit, e Bogdanit.[64]

Dëshmia më e saktë për popullatën që jetoni në maleve Gallapit, Llapit dhe në qytetet: Artanës, Janjevës, Prishtinës dhe Vushtrrisë, janë shënimet e udhëpërshkruesit osman Evlija Çelebiut, i cili pikërisht në atë kohë i vizitojë këto vendbanime dhe shkruajti se këto vise quheshin Albani (Shqipëri). Madje për qytetin e Vushtrrisë shkruan se popullata e qytetit e flisnin gjuhen shqipe dhe osmane, por nuk flisnin gjuhët sllave.[65] Pra siç shihet edhe në listën e nxënësve, Marko Massareci, ishte nga Vushtrria, pra ishte shqiptar. Sipas Evlija Çelebiut edhe lumi Lim rridhte nga qyteti Plavë i cili gjendet në Albani[66], pra shihet qartë se këto vise ishin të banuara me shqiptar, flitej gjuha shqipe dhe vendi quhej Albani, po me këtë emër deri në shekullin XIX quhej edhe Sanxhaku i Nishit. Arnautlluk e quajnë edhe autorët sllav të shekullit XIX, që dëshmohet se gjatë gjithë mësjetës popullata e këtyre trevave ishte shqiptare. Nga këto të dhëna arrijmë në përfundim se në shkollën e Janjevës mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe.

Sipas hulumtimeve etnografike në Janjevë njihen dy familje më të vjetra e ato janë: Gllasniqët dhe Paliqët. Rënia ekonomike e Janjevës filloi në gjysmën e shekullit XVII e sidomos pas luftërave Austro-Turke të vitit 1689-90.

Nga Janjeva mendohet se ishte edhe Toma Raspasari, me origjinë shqiptare, i cili luajti rol të rëndësishëm në fund të shek XVII në organizimin e rezistencë së popullatës shqiptare kundër turqve në luftën austriake-turke. Vendlindja e tij nuk është përcaktuar, Mazhuran e Çollak shkruajnë se vendlindja e tij ishte Letnica, ndërsa disa autor tjerë mendojnë se vendlindja e tij ishte në rrethin e Prizrenit apo të Pejës.

Atë Shtjefën Gjeçovi-Kryeziu është i  lindur në Janjevë (me 1873), i cili la gjurmë në shumë veprimtari si: në letërsi, folklor, muzeologji, arkeologji, teologji, etnografi, të drejtën zakonore dhe në veprimtari tjera patriotike.

Në Janjevë jetojnë familjet Mazrekic dhe Berishic, siç shihet këto janë familje shqiptare të sllavizuara.[67]

Nikolajeviqi, që e vizitojë Janjevën në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në librin e tij të botuar në vitin 1892 shkruan se: Në Janjevë, që nga kohët e hershme ruhet “varoshi i minatorëve”, tash fshat i varfër shqiptar, që ka 2000 banorë me shumicë katolikë (Shihe fig, poshtë në tekst).[68] Kjo e dhënë dëshmon qartë se popullata e Janjevës është sllavizuar, në serbë dhe kroatë, pas pushtimit të Kosovës nga Serbia, në mes të dy luftërave botërore, në kohën e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.

Mil. J. Nikolajevic, dëshmon qartë se popullata e Janjevës ishte shqiptare deri pas pushtimit të Kosovës nga Serbia.

Në shekullin XX struktura e popullatës në Janjevë mori krejt formë tjetër. Nga ndikimi i pushtetit, një numër i shqiptarëve katolikë filluan ta quajnë veten kroatë, kurse ata që ishin ortodoksë u serbizuan; disa familje të vjetra dhe fisnike u regjistruan si turq dhe një shtesë e popullatës mbeti shqiptare. Këtu që moti jetonte edhe komuniteti rom. Edhe pse pjesa dërmues e shqiptarëve të Janjevës me kohë është asimiluar emërtimet për të afërm kryesisht i ishin në gjuhën shqipe si: baba, nana, baca, teza, dajka, etj. E që tregojnë se kishin origjinë dhe traditë shqiptare. Nga të dhënat e cekura më lartë shihet qartë se popullata autoktone e Janjevës ishte shqiptare, kurse Saksonët, Raguzanët, Gjenovasit etj., këtu kishin ardhur si minator dhe tregtar. Fati i Janjevës i ndoqi edhe shqiptarët e fshatit Letnicë të cilët ishin shqiptar por nga presioni i pushtetit janë detyruar që të regjistrohen si kroat.

Nga shumë burime dhe të dhëna, kuptojmë se popullata që dominonte për nga numri i banorëve të qytetit pa dyshim ishin dardanët autokton. Këtë e dëshmon edhe studiuesi francez Ami Bue i cili në shekullin XIX shkruan se qyteti i vogël arnaut i Novobërdës, është i vendosur  në maje të një kreshte 1000 këmbë lartësi mbi fushën e Prishtinës, por se ai shpreh mendimin se shqiptarët mund të jenë vendosur më vonë në Artanë.[69]

Janjeva në fund të shekullit XX i kishte 9 lagje: Jezerce, Virovce, Gllama, Lagjja e poshtme, Saraj, Sopot, Lagjja e turqve, Pazhiq (ose Oluce, Aluce), lagjja e mesme dhe lagjja e sipërme. Lagjja më e vjetër është quajtur Plakaniqka (nga fjala shqipe plakë, lagje e vjetër) e që më vonë u quajt Jezerce.

Ami Bue për Janjevën shkruan se ishte një fshat i vogël në një grykë të pyllëzuar me disa shtëpi të vogla dhe me një varrezë të krishterë. Ndërsa për emrin e Janjevës shkruan se ka pas mundësi të jetë nga Janj (Plep).[70]

Branisllav Nushiqi për Janjevën shkruan se në analet latine, përmendet si Jagneuo, Jagneua. Pas rënies së Novobërdës në pushtimin osman ndërpritet edhe puna në minierat e Janjevës. Që nga fillimi i shekullit XVI xeheroret  ju jepen shfrytëzuesve privat. Në vitin 1613 si shfrytëzues i minierave në Janjevë përmendet Marko Artofilloht.[71]

Mbi Janjevën e sotme mbi një rrafshinë të vogël dikur shtrihej Janjeva e vjetër. Janjeva e vjetër tani është një vendbanim i braktisur, me gërmadha dhe gjurmë të vjetra xehetarie. Në këtë lokalitet hasen tulla, tjegulla dhe gjurmë themelesh në të cilat janë gjetur edhe armë. Flitet se këtu dikur kishte qenë shkritorja e vjetër. Po ashtu flitet se atje është një burim uji i cili po të lëshohej do ta përmbyste tërë Janjevën. [72]

Nushiqi Janjevën e përshkruan si vendbanim me 43 dyqane me rreth 400 shtëpi, nga të cilat 306 thotë se janë latin, 75 mysliman dhe disa shtëpi vllahe dhe rome.[73]

Nushiqi për Janjevën shkruan se është qendër e famullisë katolike. Në vitin 1856 është ndërtuar kisha e re katolike sipas planit të një arkitekti të njohur hungarez. Në Janjevë kanë qenë tri kisha. Pranë këtyre kishave janë gjetur tri kambana dhe dy sarkofag. Njëra prej këtyre kambanave e ka mbishkrimin latin dhe shërben në kishën e sotme, ndërsa mbi dyert e kishës së sotme është murosur një gur me mbishkrim latin, dhe një gurë i ngjashëm me të deri para pak kohe gjendej në Janjevë.[74]

Sipas Gaspër Gjinit, në Janjevë, dokumentet e vitit 1328, përmendin Kishën e Shënkollit, me famullitarin e saj katolik.[75] Kumbona më e vogël që edhe sot gjendet në kumbanarën e kishës së Janjevës, daton që nga viti 1368, dhe ka mbishkrim gotik.[76]

Kisha e vjetër e Shën Nikollës ishte e ndërtuar në vitin 1856. Në vitin 1885 u ndërtua kisha e re në themelet e kishës së vjetër. Në muret e kishës së ndërtuar gjatë këtij viti është murosur një pllakë guri, me shkronja latine, e cila është sjellë prej rrënojave të kishës së vjetër.[77] Në një pllakë guri të zbuluar është gjetur emri i famullitarit të kishës që nga viti 1425.

Në një dokument raguzan është gjetur edhe emri i priftit presbiter Andreas Plebonus Santi Nicolai de Agneva. Nga një dokument të Klementit VIII, të vitit 1346, kuptojmë se ipeshkvi i Kotorit, e ka pasur të drejten të kujdeset edhe mbi kishën e Janjevës.[78]Siç shihet kisha e vjetër në Janjevë , i është kushtuar Shën Kollit.Në kuadër të kësaj kishe gjenden edhe objektet ndihmëse që shfrytëzohen nga meshtarët. Është me interes të ceket se në murin e konakut të kësaj kishe, është murosur një stelë e periudhës romake, që i takonte shekullit II-IV të erës sonë[79].

Ndikimet e politikës pansllaviste ruse në jetën politike brenda perandorisë Osmane gjatë shekullit XIX e dëshmojnë edhe shumë të dhëna që kanë të bëjnë me përvetësimin e kishave katolike në Kosovë. Kjo e dhënë vërtetohet kur në mesin e vitit 1857, popi nga Lipjani e ftoi Aleksandar Feodorevic Giljferding ta vizitoi Janjevën kinse katolikët e Janjevës një vit më parë e kanë rrënuar kishën pravosllave dhe në vend të saj kanë ta ndërtojnë kishën e re katolike të Shën Nikollës.[80]Këtë propagandë lëvizja pansllaviste e zhvillonte përmes komunave pravosllave në Prishtinë dhe Gjilan.[81] Lidhur me pengesat e ndërtimit të kishës katolike në Janjevë dërgohet në Prishtinë Marko Curuza, konzul i Francës apo Austrisë në Shkodër.[82]

Pop Hadzi-Dorde, udhëheqës i manastirit në Graçanicë i shkruan Rexhep Begut, në emër të komunës së krishterë të Prishtinës se si katolikët e Janjevës po e ndërtojnë kishën e tyre duke i përdorur gurët e Manastirit Vojsilovce, që ndodhej në Suteskë afër fshatit Badoc, në anën e djathtë të lumit Graçanica, dhe gurët e një kishe tjetër në Janjevë. Për këtë e njofton edhe Mitropolin Melentije në Gjilan.[83]

Ndarja mbi baza fetare e popullatës shqiptare pas reformave të tanzimatit ndikoi që kishat ortodokse shqiptare në Kosovë të ndikohen nga propaganda pansllaviste, kjo vërehet edhe në këtë rast ku popullata e Graçanicës, Suteskës ishte shqiptare.

Bazuar në dokumente të  kohës kuptojmë se kisha katolike e Janjevës ishte aktive që në shekul;lin XVI, XVII dhe shfrytëzohej edhe në shekullin XVIII. Po ashtu dihet se Matije Mazreku ishte shërbyes aktiv në kishën katolike deri sa vdiq në vitin 1808 në Janjevë.[84]

Nga Janjeva gjatë kohës së hapjes së shkollës në shekullin XVII, edhe pas këtij shekulli kanë dalur mjaftë figura të ndritshme që kanë lënë emër, në fushën e religjionit, shkencës dhe kulturës. Në Janjevë lindën edhe dy ipeshkvit e njohur shqiptar, Matej Mazreku, dhe Pjetër Shala Glasnoviq.

Matej Mazreku, i lindur në vitin 1726, studimet i ka kryer në kolegjin urban në Romë. Pas mbarimit të studimeve është kthyer në atdhe. Në vitin 1755, emërohet argjipeshkvit në Shkup. Me 17 shtator të vitit 1759, e merr shugurimin ipeshkvor në Raguzë ( Dubrovnik).[85]

Pjetër Shaka Glasnoviqi, po ashtu lindi në Janjevë, në vitin 1785, studioi në Napoli, e më pas në Romë. U shugurua si ipeshkëv në Shkodër më 13 korrik, të vitit 1834 nga atë Benigno Albertini. Ka vdekur në vitin 1856.[86]

Siç shihet edhe nga ky epitaf varri, që sot gjendet në oborrin e kishës katolike të Janjevës, pjesëtarët e familjeve të këtyre dy ipeshkëv nga qyteti i Janjevës u sllavizuan, duke u regjistruar me përkatësi etnike kroate.

Epitaf në oborrin e kishës katolike të Janjevës

Ndër figurat më të ndritshme të shqiptarëve që lindën në Janjevë, pa dyshim se është Atë Shtjefën Gjeçovi- Kryeziu. Gjeçovi, ka lindur me 3 nëntor të vitit 1893.[87]

Si dyshim se popullata e Janjevës ishte me përkatsi shqiptare vërtetohet edhe në studimet e profesor Muhamet Tërnavës.

Muhamet Tërnava duke i studiuar lagjet dhe antroponimet në Janjevë, konstaton se njëra prej lagjeve ishte emërtuar në bazë të një personi arbresh-shqiptar që quhej Gjin, para shekullit IX, X, XI. Tërnava po ashtu erdhi në përfundim se familja Soymirovich sikur rrjedh prej arbërishtes Soymirë, prej Soy i mirë.[88] Gjatë viteve 1498/1499, Janjeva e sotme njihej me emrin Janova dhe kishte pesë lagje: 1. Lagjja Arbanas me 96 shtëpi, 2. Plakaniq me 77 shtëpi, Nenada 40 shtëpi, lagjja e poshtme me 65 shtëpi dhe lagjja Sopot me 6 shtëpi. Në këto vite Janjeva ishte e regjistruar si fshat dhe nuk ishte e regjistruar si qendër xehetarie dhe e metaleve.[89] Lidhur me zhvillimin xehetarisë ne Janjevë në këtë periudhë Skënder Riza shkruan se Janjeva në vitin 1488 e kishte edhe ligjin e vet për xeherore.[90]

Ilaz Rexha gjatë studimit të popullsisë së vendbanimeve në Kosovë ka dëshmuar se numri më i madh i popullatës ishte më përkatësi etnike arbërorë, pa marr parasysh se shumë nga emërtimet kanë karakter fetar. Nga regjistrimet e shekullit XV për banorët e Janjevës vërejmë mjaftë emërtime që dëshmojnë përkatësinë arbërore si: Në lagjen Arbansa gjejmë banorët Dejan Arbanasi, Dimitër Arbanasi, Dimitri i biri i Baliqit etj. Në lagjen Plakaniq, Voja i biri i Leshjanit, Gjon i biri i Mihajlit, Jovan i biri i Gojashit, Stepan i biri i Budallës, Tusha, Tomash etj. Në lagjen Nenada, Tuna i biri i Jovanit, Dimitri Leshjani, Jovan i biri i Kopilit. Në lagjen e poshtme, Gjuka Berrati, Boja i Domanit, Kalja Progoni, Bojin Maljin, Marko Maljin, Peja i biri i Buzas. Në lagjen Sopot, Andronika i biri i Janit, Mojsi i biri i Janit, Gjurka i biri i Kraniqit (Krasniqit.[91]

Sipas shënimeve të Todor. P. Staqnkoviqit në librin e tij “Putne beleske po staroj serbiji 1871-1898”, Janjeva në fund të shekullit XIX i kishtte 400 shtëpi, prej tyre 320 serbë katolik, 60  me arnaut (shqiptar) dhe 20 cigan (romë).[92]

Në Janjevë në lagjen e sotme të Virovcit është kisha ortodokse.

Sot në Janjevë famullitar është don Matej Paliqi, i cili ka mjaft të dhëna për Janjevën. Sipas tij, në vitin 1981 në Janjevë jetonin 4800 kroatë, ndërkaq  në vitin 1991 ishin 4580, por u shpërngulen gati të gjithë në Kroaci dhe aktualisht kanë mbetur vetëm 290 banorë të këtij komuniteti.

Si monumente të kulturës në Janjevë mund të veçojmë kishën e Shën Nikollës. Gjurmët e kishës së Shën Kollit, që përmendet në dokumentin e vitit 1328, mund t’i ndiqen deri në shekullin XVIII e XIX. Në vitin 1856 u ndërtua Kisha e Vjetër e Shën Nikollës. Në vitin 1985 mbi themelet e kishës së vjetër u ndërtua kisha e re. Përveç kishës katolike, në Janjevë është edhe Xhamia, Tekja dhe  kulla e vetme e ndërtuar prej gurit, që njihet si Kulla e bejlerëve dhe pahijeve. Në lagjen Gllama ekzistojnë gërmadhat e një fortese.

Shtëpitë e ndërtimit në Janjevë kanë arkitekturë mjaft të zhvilluar për kohën e ndërtimit të tyre. Shtëpitë e banorëve të pasur kryesisht ishin të ndërtuara në kate dhe kishin edhe çardak. Këto shtëpi, zakonisht, katet përdhese i kishin të ndërtuara prej guri, ndërsa katet lart ndërtoheshin prej druri të mbushura e të suvatuara me llaç baltë dhe të mbuluara me tjegulla. Shumica e këtyre shtëpive zakonisht kishin korridore që vendorët i quanin Gjezentija. Shtëpitë më në periferi janë  më të tërhequra në oborre , në përjashtim të çarshisë dhe rrugës kryesore. Oborret janë të rrethuara me mure. Në oborre, përveç shtëpisë së banimit, ka edhe objekte tjera ndihmëse dhe puse për ujë. Janjeva i ka edhe disa burime publike uji.

Janjeva ruan lokalitete, galeri të vjetra dhe zgjyrë metalesh. Në Janjevë, në lagjen e Vogoqincëve, më 02.06,2003, u zbulua një galeri e vjetër, në kodrinën e quajtur “Grab”, pronë e Lutfi Bikliqit. Ramadan Berisha, po ashtu banor i kësaj lagjeje, në vitin 2008, bëri gërmime për ta rrafshuar oborrin e tij dhe hasi në një hyrje tjetër të galerisë, e cila ndahej në 2 korridore. Në podrumin e shtëpisë së Haki Berishës është sonda vertikale e minierës në thellësi rreth 20m. Një hyrje tjetër del në pusin e Elmaz Berishës. Po ashtu, në oborrin e Ruzhdi Berishës është një sondë vertikale. Galeri të vjetra ka në Gradinën e Janjevës dhe disa galeri nën kalanë e Janjevës. Gjurmë të  galerive të vjetra ka edhe në Janjevën e vjetër dhe në fshatrat për rreth e sidomos në fshatin Shashkoc. Në fshatin Akllap, parë hyrjes në minierë, është një kishë eremite e që mendohet së është adaptuar më vonë si kishë. Hyrje të galerive ka edhe në fshatin Vogoqincë.

Në Gradinë vëreheshin muret rrethuese, zgjyrë metalesh dhe disa fragmente qeramike të periudhës së antikës.

Prej Gradine, në drejtim të fshatit Shushicë, një burim i vjetër uji nga banorët lokal quhet Alban-qeshmë, kurse burimi tjetër, më poshtë, quhet Nallban- qeshmë. Si toponime tjera veçohen: Pojatishta, Harmanllak, ndërsa Mbi Gushtericë të epërme, nën Akllap dhe nën Janjevë, në vendin e quajtur Trohale (Troje QN), ka qeramikë dhe gjurmë të një vendbanimi të lashtë.

Prej Akllapit, në drejtim të fshatit Vogoqincë vërehen gjurmët e vendbanimit të hershem dhe mesjetar. Në këtë zonë janë hasur gjurme të objekteve të banimit, qeramikë, zgjyrë e metaleve, objekte të kultit, varreza si dhe fortifikime. Ndër toponimet që veçohen në fshatin Akllap janë: Te kisha, Lugu i Kishës, Lugu i Varrit, Quka e Hashanve, Quka e Sllovisë etj. Përgjatë rrjedhës së lumit prej Akllapi e deri në Vigoqincë edhe sot vërehen mbetje të mëdha të zgjyrës që dëshmon për zhvillimi ekonomik të kësaj treve. Është me rëndësi të dihet se edhe nga fshati Vogoqincë dhe fshatrat tjera të afërta, pas Luftës së Dytë Botërore është bartur sasia e zgjyrës së metaleve deri në fshatin Babushë, dhe nga Babushi është dërguar në shkritoret e Serbisë për tu përpunuar.

Në qendër të fshatit Akllap edhe sot ruhet kisha askete e ndërtuar në shkëmb, dhe në anën lindore pranë kësaj kishe janë hasur varreza dhe mbetje njerëzore. Në anën perëndimore të kështjellës së Vogoqincës, ka shumë zgjyrë të metaleve, dhe vendi quhet Selishtë, por edhe Samaklovë. Në këtë lokalitet ka varreza të vjetra të murosura me gurë, dhe lokaliteti quhet Lugu i Varrezave. Po ashtu në fshatin Vogoqincë pranë kështjellës te Lugu i kishës nga banorët lokal flitet për ekzistimin e një kishe. Themelet e një kishe tjetër po ashtu ruhen mbi qukën e Vogoqincës në drejtim të Vërbicës në arën e Marjan Gashit, dhe ajo lagje quhen Qukollët. Mbi Kështjellën e Vogoqincës është “Gurra e Hajdukut. Në Vogoqincë ekzistojnë sonda vertikale që dëshmojnë për nxjerrjen e mineraleve.

Foto  8. Vendbanimi i lashtë në vendin e quajtur Trole

Në fshatin Vogoqincë edhe sot ruhen themelet e Gradinës së Vjetër, Kështjellës së fshatit dhe Qukës si fortifikim vrojtues mbi Kështjellë. Kështjella e Vogoqincës ishte vendbanim i fortifikuar urban, në Kodrinën që ngrihej pranë lumit në qendër të fshatit. Jashtë mureve të kështjellës shtriheshin lagjet e banuara apo si quheshin në ato kohë Varoshi. Gjatë aktiviteteve të ndryshme bujqësore në Varoshin e Kështjellës janë gjetur gjurmë të themeleve të objekteve të banimit, qeramikë, monedha dhe gjetje të punuar nga metalet.

Në anën veriore të kështjellës është lugina e Palit (Paliqit). Në Vogoçincë qytetarët kanë hasur të identifikojnë edhe varrezat e vjetra të murosura me gurë. Për këto varreza ka njohuri Bahtijar Berisha, banor i Janjevës.

Gjurmë të fortifikimeve, minierave dhe kishave vazhdojnë edhe prej fshatit Vërbicë po thuaj në të gjitha fshatrat tjera të kësaj malësie që në aspektin administrativ ju përkasin komunave: Lipjanit, Ferizajt, Vitisë dhe Gjilanit.

Gjurmë të themeleve të kishave dhe fortifikimeve ekzistojnë edhe në fshatrat tjera në rrethinën e Janjevës. Në fshatin Hanroc ekzistojnë dy kisha dhe kështjella te Lajthia e Egër në Bukovishtë.

Gradina, Kështjella dhe qukat në fshatin Vogoçincë

Përfundim:

Nga gjithë kjo që u tha më lartë mund të argumentojmë se bazuar në gjetjet arkeologjike dhe gjurmët e civilizimit, Janjeva si vendbanim, daton që nga mbretëria dardane para erës së re. Dëshmitë arkeologjike po ashtu dëshmojnë se përveç Janjevës, ka gjurmë të hershe para romake dhe romake edhe në disa lokalitetet tjera, në rrethinën e Janjevës.

Janjeva nuk ishte vendbanim i mbyllur por nëpër Janjevë kalonte rruga që vinte prej qytetit të Ulpianës, rruga prej Artanës kalonte nëpër Janjeve për tu lidhur me rrugët tjeta në rrafshin e Kosovës, rruga që vinte prej Vogoçincës, një tjetër rrugë prej Hanrocit, po ashtu edhe rruga që prej Ulpianës shkonte për qytetin e Shkupit, kalonte nëpër Gushtericë,që është fshati i parë afër Janjevës.

Gjatë mesjetës, Janjeva ishte e populluar me banorë autokton, andaj nuk qëndron mendimi se këtë vendbanim e kanë themeluar saksonët. Se Janjeva ishte e banuar me popullatë shqiptare dëshmon edhe fakti se në shekullin XVII, Janjeva e kishte shkollën e vet kishtare në gjuhën shqipe.

Popullate Janjevës deri në fillim të shekullit XIX, ishte me përkatësi etnike shqiptare, ndërsa prej këtij shekulli, popullata e besimit ortodoks në fshatrat për rreth Janjevës janë serbizuar, ndërsa popullata katolike prej fillimit të shekullit XX, nga presionet e mëdha të pushtetit, fillojnë të sllavizohen dhe regjistrohen si komunitet kroat.



[1] J. Drançolli; Raguzanët në Kosovë, Prishtinë 1986, fq.64

[2] Skender Riza; Kosova gjatë shekujve XV,XVI, dhe XVII, Prishtine, fq. 210

[3] MirkoBajrakrarovic; “Shkrirësit e Janjevës si vazhdues të xehetarisë së vjetër”, Buletini i

  MuzeuttëKosovës XI, Prishtinë 1972, fq 152

[4]  Skender Riza; Kosova gjatë shekujve XV,XVI, dhe XVII, Prishtine, fq. 210

[5][5]MirkoBajrakrarovic; “Shkrirësit e Janjevës si vazhdues të xehetarisë së vjetër”, Buletini i

   MuzeuttëKosovës XI, Prishtinë 1972, fq 152

[6] Muhamet Tërnava; Qytetet e Kosovës gjatë gjysmës së dyte të shekullit XVI, Prishtinë, 2007, fq. 161

[7] Po aty, fq. 163

[8] Gjon Berisha; Arbëroret ndërmjet kishës përendimore dhe asaj lindore gjatë shekujve XI-XV,

  Prishtinë, 2017, fq. 446

[9] Po aty, fq. 487

[10] Poaty, fq. 487

[11] Skender Riza; Kosova gjatë shekujve XV,XVI, dhe XVII, Prishtine, fq. 211

[12] Po aty fq. 212

[13] Po aty, fq.212

[14] Po aty, fq 212

[15] PO aty, fq, 213

[16] Muhamet Tërnava; Qytetet e Kosovës gjatë gjysmës së dyte të shekullit XVI, Prishtinë, 2007, fq.

179

[17] Po aty, fq, 195

[18] Po aty , fq. 176

[19] Minir Dushi, “Xehetaria e Kosovës gjatë shekujve”, Dardania Sacra 1, Prishtinë, 1999, fq.84

[20]Nikola Colak-IveMazuran, “Janjevo, sedamstoljecaopstojnostihrvatanaKosovu”, Zagreb, 2000 fq. 13

[21]Nikola Colak, IveMazuran, “Janjevo”, Zagreb, 2000, fq. 13

[22] Srpska Akademija Nauka i Umetnosti & Muzej u Pristini:Arheolosko blago Kosava I Metohije, Od

neolita do ranog veka, Beograd, 1998

[23]Nikola Colak, IveMazuran, “Janjevo”, Zagreb, 2000, fq. 13

[24] Emil Çershkov, Revista kulturore dhe shkencore “Përparimi”1-2, Prishtinë, 1964, fq. 75

[25] Po aty fq.75

[26] Srpska Akademija Nauka i Umetnosti & Muzej u Pristini:Arheolosko blago Kosava I Metohije, Od

   neolita do ranog veka, Pjesa e II,  Beograd, 1998,  fq.  228

[27] Po aty, fq. 228

[28] Edi Shukriu, Dardania Paraurbane, Studime arkeologjike të Kosovës e Dukagjinit, Pejë 1997, fq. 106

[29] Edi Shukriu, “Kosova Antike”, Prishtinë, 2004, fq. 49

[30] Srpska Akademija Nauka i Umetnosti & Muzej u Pristini:Arheolosko blago Kosava I Metohije, Od

   neolita do ranog veka, Pjesa e II,  Beograd, 1998,  fq. 228

[31]Arkivii IMMK, Prishtinë

[32]Kërkesa që thesari i Janjevës i cili më parë ndodhej në Muzeun e Beogradit që t’i bashkëngjitet

  materialit tjetër nga Kosova, për t’u ekspozuar në ekspozitën “Arheolosko blago Kosova i

  Metohije” në Beograd.

[33] Edi Shukriu, “Kosova Antike”, Prishtinë, 2004, fq.82.

[34] Minir Dushi, “Xehetaria e Kosovës gjatë shekujve”, Dardania Sacra 1, Prishtinë, 1999, fq. 92

[35] Emil Çershkov, Revista kulturore dhe shkencore “Përparimi”1-2, Prishtinë, 1964, fq.82

[36] Emil Çershkov, Revista kulturore dhe shkencore “Përparimi”1-2, Prishtinë, 1964, fq.76

[37]Zef Mirdita: “Studime Dardane” Prishtinë, 1979, fq. 104

[38]GojkoKraljevic:“Glasnik Muzeja Kosova i Metohija”, Prishtinë, 1984, fq. 67-77

[39]Ibid, fq. 67-76

[40]RadoslavGalovic: “Glasnik Muzeja Kosova i Metohija”, Prishtinë, 1959/60, fq. 255-269

[41]Zef Mirdita: “Studime Dardane” Prishtinë, 1979, fq. 37

[42] Miodrag Grbić:NOUVEAUX MONUMENTS MITHRIAQUES DE LA YOUGOSLAVIE, fq. 179

Source: Revue Archéologique, Sixième Série, T. 10 (JUILLET-DÉCEMBRE 1937), pp. 174-180

Published by: Presses Universitaires de France

Stable URL: https://ëëë.jstor.org/stable/41728020

Accessed: 31-10-2019 19:39 UTC

[43] Ibid. 180

[44]Emil Cerskov:“Kasnoanticna ostava iz Dobratina na Kosovu”, Glasnik Muzeja Kosova i Metohija,

   Prishtinë, 1962-1963, fq. 317-338.

[45]Branisllav Nushiq, “Kosovo”, Novi Sad,  1902,  fq. 51

[46]MirkoBajrakrarovic; “Shkrirësit e Janjevës si vazhdues të xehetarisë së vjetër”, Buletini I

   Muzeut të Kosovës XI, Prishtinë 1972, fq 154

[47] Muhamet Tërnava; Qytetet e Kosovës gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVI, Prishtinë 2007. fq. 162

[48] Muhamet Tërnava; Qytetet e Kosovës gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVI, Prishtinë 2007, fq. 161

[49] Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj, Zagreb, 1992, fq.84

[50] Ibid, fq. 85

[51]Nikola Colak-IveMazuran; “Janjevo”, Zagreb, 2000, fq. 33

[52]Nikola Colak-IveMazuran; “Janjevo”, Zagreb, 2000, fq. 34

[53]Nikola Colak-IveMazuran; “Janjevo”, Zagreb, 2000, , fq 34

[54]Nikola Colak-IveMazuran; “Janjevo”, Zagreb, 2000, fq. 40

[55] Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj, Zagreb, 1992, fq. 135

[56] Ibid, fq. 151

[57] Ami Bue; Shqipëria në Turqinë evropiane, Tiranë 2011, fq. 123

[58] Nikola Colak-IveMazuran; “Janjevo”, Zagreb, 2000, fq.  59

[59] Po aty, fq. 59

[60]Nikola Colak-IveMazuran; “Janjevo”, Zagreb, 2000, fq. 59

[61] Po aty, fq. 60-62

[62] Edëin Jascues, Shqiptarët, 1995, Jefferson, North Carolina, USA, në gjuhën shqipe e botoi Lajmi i

    mirë , Tiranë, fq.312

[63] Po aty, fq.313

[64] Po art, fq. 313

[65] Evlija Çelebija , Putopis, përkthyar dhe botuar ne gjuhen boshnjake nga Hazim Shabanovic, Sarajevë,

   1957, fq. 24, 25

[66] Po aty, fq.10

[67]Mirko Bajrakrarovic; “Shkrirësit e Janjevëssivazhduestëxehetarisësëvjetër”, Buletini i Muzeutë

  Kosovës XI, Prishtinë 1972, fq 154

[68] Mil. J. Nikolajevic: “Severna Stara serbija”, Beograd, 1892, fq. 110

[69]Ami Bue; Shqipëria në Turqinë evropiane, Tiranë 2011, fq. 122

[70] Ami Bue; Shqipëria në Turqinë evropiane, Tiranë 2011, fq. 123

[71] Branisllav Nushiq; “Kosovo”, Përkthyer nga Rrahim Sadiku, shtypi Intergraf, Ferizaj, 2015, fq. 275

[72] Branisllav Nushiq; “Kosovo”, Përkthyer nga Rrahim Sadiku, shtypi Intergraf, Ferizaj, 2015, fq. 275

[73] Branisllav Nushiq; “Kosovo”, Përkthyer nga Rrahim Sadiku, shtypi Intergraf, Ferizaj, 2015, fq. 276

[74] Branisllav Nushiq; “Kosovo”, Përkthyer nga Rrahim Sadiku, shtypi Intergraf, Ferizaj, 2015, fq. 276-276

[75] Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj, Zagreb, 1992, fq. 84

[76]Ibid, fq 84

[77] Ibid, fq. 84

[78] Ibid, fq. 85

[79] MKRS, “Trashëgimia e evidentuar e Kosovës”, Prishtinë, 2005, fq. 163

[80] Nikola Colak & Ive Mazuran, “Janjevo, Sedam stojeca opstojanosti hrvata na Kosovu”, Zagreb, 2000, fq.156

[81] Po aty , fq. 157

[82] Po aty, fq. 157

[83] Po aty, fq. 158

[84] Po aty , fq. 159

[85] Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj, Zagreb, 1992, fq. 200

[86] Ibid, fq. 200

[87] Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj, Zagreb, 1992, fq. 182

[88] Muhamet Tërnava; Qytetet e Kosovës gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVI, Prishtinë 2007,  fq. 163-

  164

[89] Po aty, fq. 167

[90] Skënder Riza; “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII, Prishtinë, 1982, fq. 210

[91] Ilaz Rexha;  Vendbanimet dhe popullsia arbërore e Kosovës sipas defterëve osmane të shekullit XVI,

   Prishtinë, 2016, fq. 227-228

[92] Todor. P. Stankoviq, “Putne belske po staroj Serbiji 1871-1898”, Beograd, 1910, fq. 53



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora