E enjte, 25.04.2024, 04:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: “Festa e plisit të bardhë” edhe në Preshevë

E diele, 14.06.2020, 04:17 PM


Manifestimi Mbarëkombëtar  “Festa e plisit të bardhë”  edhe në Preshevë

Nga Sevdail Hyseni

Në Pallatin e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, të shtunën e 13 qershorit, të këtij viti, u mbajt një takim konsultativ lidhur me organizimin e manifestimit mbarëkombëtar shqiptar, tashmë tradicional, “Festa e plisit të bardhë” edhe në Komunën e Preshevës.

Qëllimi i këtij takimi me karakter konsultativ ishte njohja për së afërmi rreth iniciativës për shtrirjen e Festës së Plisit të Bardhë nga Dajti i Tiranës dhe Prizrenit edhe në Preshevë.

Kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore nga Presheva  z. Xhemaledin Salihu, pjesëmarrësve të këtij takimi konsultativ, ua bëri të njohur nismën për organizimin e Festës së Plisit të Bardhë në Caravajkë të Preshevës, një vend i mrekullueshëm për mbajtjen e këtij evenimenti të lartë kulturor.

Manifestimi sipas prof. Salihut, do të organizohet gjatë muajit korrik 2020, do të ketë karakter multikulturor, në të cilin pritet të marrin pjesë: Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren e shoqatat e tjera nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe  shoqatat e tjera joqeveritare nga Lugina e Preshevës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora