E marte, 23.04.2024, 11:04 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rrahman Hyseni: Vizita e diplomatit shqiptar Gent Cakaj në Medvegjë...

E diele, 14.06.2020, 09:51 AM


Vizita e diplomatit shqiptar Gent Cakaj në Medvegjë. Historike, informuese, mbështetëse dhe shpresdhënse!

Shkruan: Rrahman Hyseni

Vizita njëditore në Medvegjë e kryediplomatit shqiptar, z.Gent Cakaj, i shoqëruar edhe nga Ilir Boçka, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Beograd ishte mjaft e rëndësishme. Zhvilluan takim me këshilltarët komunalë në Medvegjë, z.Muharrem Salihu, z.Florim Sahiti dhe z. Fehmi Beha, ku temë kryesore ishte pasivizimi i pesë mijë qytetarëve medvegjas nga shteti serb.

Në kuadër të vizitës në Medvegjë, ministri Gent Cakaj i shoqëruar edhe nga Ilir Boçka, vizituan shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Banjë të Sijarinës. Kryediplomati shqiptar tha: “Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për shkollat shqipe, në veçanti me tekstet shkollore.

Pas vizitës në Banjë të Siajrinës, ata vazhduan vizitën në fabrikën e Muharrem Salihut, i cili është themelues i organizatës joqeveritare "AFEDS", pronar i fabrikës së çorapeve "Medinvest" në Medvegjë dhe këshilltar ne asamblene Komunale në Medvegjë. Muharrem Salihu i falënderoi për vizitën, ministrin dhe ambasadorin dhe tha se Medvegja duhet te? jete? prioritet pe?r institucionet e Kosove?s dhe të Shqipe?rise?.

Kryediplomati shqiptar vizitoi edhe muzeun dhe amfiteatrin kulturor në Tupallë, falë punës dhe koontributit të Muharrem Salihut. Gjithë këto projekte të realizuara me mbështetjen e tij, do të jenë në shërbim të qytetarëve. Salihu, brenda një periudhe të shkurtër ka arritur që të rikthejë shpresën në këtë vendbanim shqiptar, që dekadave të fundit është boshatisur. Cakaj takoi edhe biznese të tjera për t'u njoftuar me kushtet në të cilat ato janë. Gjithë kohën ishte i shoqëruar me ngrohtësi nga medvegjasit. Këtë vizitë historike dhe premtuese për një zhvillim më të mirë, e mirëpritën fuqishëm shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

“Pas vizitës në eMedvegjë. Kryediplomati shqiptar Sh.K.Z.Gent Cakaj, ka shkruar në faqen e tij zyrtare të Facebook-ut, postimi i plotë:

Në Medvegjë u takuam me këshilltarët komunalë shqiptarë dhe drejtuesin e Grupit Qytetar “Të gjithë për Medvegjën”, z. Muharrem Salihu !

Folëm për nevojat e shqiptarëve në Medvegjë, rëndësinë e punës së përbashkët në ngritjen e problemit të rëndë të pasivizimit të adresave dhe domosdoshmërinë e përpilimit të një strategjie afatgjatë në shërbim të ruajtjes së faktorit shqiptar atje.

Po ashtu, së bashku vizituam edhe disa shkolla, ndërmarrje dhe qendra të tjera në Medvegjë me rëndësi të posaçme për zhvillimin e jetës së bashkëkombasve tanë!”

#jeminjë

Rrahman Hyseni,12/6/20



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qendresa Nikqi: Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin “Udh?heqja dhe Qeverisja Efektive” për liderët e rinj të Ballkanit Jozefina Topalli: Kjo kaste politike e korruptuar duhet shkulur! "Shpresë & Paqe" në SHBA, dënon krimin monstruoz të pedofilit Abaz Doku Myftiu Saqipi: Dorëheqja e Reisit Sulejman Rexhepi, akt i lartë moral e intelektual Myftinia Shkodër: Lavdi emrit tënd, veprës tënde, frymëzimit tënd, i bekuari Sulltan Mehmet Fatih! Albin Kurti nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Deklaratë e Sh.B.A-ve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese Avdullah Hoti: Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë Isa Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon Ramush Haradinaj: Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Diaspora: SHBA - Mbe?shtesni qeverine? e Albin Kurtit Fitër Bajrami: Myftiu Saqipi, priti një delegacion të lartë institucional Nexhmedin Saqipi: Marrëveshja e arritur në Tiranë u konkretizua në Beograd Dibrani - Transport: Urojmë festen e Fiter Bajramit 'Këshilli i Turpit'- Ja sa paga marrin në shtet ata që firmosën pro shembjes së TK Video e aksionit terrorist në Teatrin Kombëtar Nikoll Lesi: Edi Rama, një njeri i tjetërsuar nga pushteti LSHKSHA “Aleksandër Moisiu” në Austri: Kundër aktit barabar të shembjes së Teatrit Kombëtar Skandal: ISHSH kërkon të mbyllë sinjalin e RTV ORA Unioni i Gazetarëve: Masat penalizuese ndaj Ora News janë akte të pastra lufte ndaj medias

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora