E enjte, 06.08.2020, 05:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Haxhi Mehmetaj: Kisha katolike e Drenicës e shndërruar në kishë ortodokse

E diele, 14.06.2020, 04:19 PM


Kisha katolike e Drenicës e shndërruar në kishë ortodokse

Nga Haxhi MEHEMTAJ

Në fshatin Leqinë të komunës së Skenderajt, në trevën e Drenicës, rrëzë një kodre te ulët e të pyllëzuar, të quajtur më toponimin Kisha, jo larg gjurmëve të vendbanimit mesjetar, gjendet kisha mesjetare e shek. XVI kushtuar  Shën Gjonit. Kjo kishë ishte ngritur sipëri themeleve të një kishe të shek. XIV, kushtuar Shën Kollit. Kisha është më një anijatë, përmasash 10 x 5.10m. Ajo është restauruar dhe venë nen mbrojte të Ligjit në vitet 60-ta të shek. XX. Përmasat e kishës kanë qenë me të mëdha para restaurimit, gjë që shihet nga vazhdimi i themeleve të pronarteksit në  anën perëndimore. Hyrja nga ana e jashtme ndodhet në anën jugore të pronarteksit. Muret e kishës janë ngritur nga gurët konglomerat të lidhur më llaç gëlqeror. Ato kanë qenë të pikturuara nga ana e brendshme me afreske motivesh liturgjike, të cilat në masën me të madhe janë dëmtuar. Trashësia e mureve të jashtme është 90cm, kurse muri ndarës ne mes të anijatës dhe pronarteksit është i gjerë 70cm.

Sipas një shkrimi të botuar në librin “ Kosova dikur dhe sot”, Prishtinë 1973, faqe 951, kjo kishë nga kisha katolike ishte shndërruar në kishë ortodokse: ”...në fshatin Leqinë është një kishë e vogël, shumë më e vjetër sesa Manastiri i Deviqit, për të cilën konsiderohet së se pari ka qenë kishë katolike, e pastaj është shndërruar në kishë ortodokse. Këtu është gjetur një kryq i madh, i stolisur me flori, të cilin fshatarët e kanë ruajtur me xhelozi. Kur banoret e Kollashinit e rrëmbyen ketë kryq, shpërtheu konflikti i armatosur, në të cilin u përzien edhe pjesëtaret e kombësisë shqiptare, në anën e bashkëvendësve të tyre, dhe e kthyen kryqin në kishën e vogël”.

Brenda sipërfaqes prej 5 – 6 ari ,në terrenin e pyllëzuar të kodrës, në veriperëndim të kishës së Shën Gjonit ndodhen varret mesjetare të shënuara  me lloje të ndryshme të kryqeve të gurit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora