E premte, 19.04.2024, 10:52 AM (GMT+1)

Mendime

Arkitekti Ernest Ferizi, letër z. Naim Tërnava: Pasardhësve tanë do ju lëmë trashëgimi një objekt tipik otoman!

E diele, 14.06.2020, 11:08 AM


NDIKIMI TURK NË NDËRTIMIN E XHAMISË QENDRORE NË PRISHTINË

Letër e hapur z. Naim Tërnava

Gjatë një vizite në Kosovë më 2013 Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pati thënë: “Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi”.

Një gjë është shumë e sigurt z. Tërnava, që z. Erdogan nuk mund ta dojë Kosovën sa e donë Turqinë, po aq sa mund ta dojë një njerkë fëmijën më shumë se nëna që e ka lind.

Përkundrazi, z. Erdogan nga mosinteresimi perëndimor për shtetet e varfëra ballkanike, ka bërë që Turqia, e cila e sundoi Kosovën për rreth 500 vjet, ta zgjeroj edhe më shumë ndikimin e saj fetar dhe kulturor në vendin tonë dhe që Prishtinën dhe Kosovën ta konsideroj përsëri si pjesë të oborrit turk.

Prandaj edhe Xhamia e re në Prishtinë, si dhuratë 40 milionëshe nga Turqia për shtetin më të varfër ballkanik, që tash e disa vite nuk ka filluar së ndërtuari, ndonëse gurthemeli është vënë më 2012, me arkitekturën e saj otomane përkundër konkursit ndërkombëtar arkitektonik, nëse mbetet si e tillë mund të konsiderohet, simbol i ndikimit mbizotërues të Turqisë.

Lokacioni afër Postës së Madhe në kryeqytet ku është paraparë ndërtimi i objektit të Xhamisë së Madhe, është jo logjik dhe është dashur qysh atëherë të ri mendohet, pasi qe ky lokacion tani edhe pa ndërtimin e një objekti të tillë me karakter monumental dhe vizitëshmërie të lartë, në çdo aspekt është i mbingarkuar.

Krahas zgjidhjes arkitekturore, padyshim edhe zgjidhja e duhur e një lokacioni me më shumë hapësirë për besimtarët, atëbotë do duhej të ishte kriteri kryesor për projektimin dhe ndërtimin e Xhamisë.

Xhamia qendrore do të bëhet dhe duhet të bëhet, prandaj ju z. Tërnava, si Myfti i Kosovës dhe përfaqësuesi më i lartë i besimit islamik, unë si arkitekt dhe të gjithë qytetaret e Prishtinës kemi një përgjegjësi jetike lidhur me ndërtimin e objektit të Xhamisë së Madhe, sidomos për gjeneratat që do vijnë pas nesh. Prej neve varet, nëse në të ardhmen atyre do ju lëmë si trashëgimi: një “monument” identifikues të Prishtinës apo një ndërtesë tipike otomane.

Nëse asnjë nga projektet bashkohore të konkursit, të bërë atëbotë enkas për Xhaminë, nuk ju kanë pëlqyer juve ose investitorit, së paku provoni për hir të trashëgimisë kulturore dhe fetare të bëni modifikimet e duhura arkitektonike, duke e ditur që edhe modifikimi i arkitekturës së propozuar otomane është përsëri një modifikim jo adekuat për mjedisin tonë shqipfolës dhe shekullin e ri.

Si qytetar i Prishtinës, besimtar dhe profesionist e ndjeva vetën të obliguar ndaj fëmijëve të mijë dhe pasardhësve të vendit, të ju shpreh mendimin lidhur me ndërtimin e objektit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Të jeni të bindur që pasardhësve tanë, do ju lëmë trashëgimi, një objekt tipik otoman.

Nëse ky ishte që nga fillimi edhe qëllimi, atëherë në rregull.

Ernest Ferizi

Arkitekt




(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora