E premte, 29.03.2024, 10:25 AM (GMT)

Mendime

Zenel Çeliku: Ofensiva e Partisë Agrare Ambientaliste

E premte, 12.06.2020, 08:22 AM


Ofensiva e Partisë Agrare Ambientaliste

Nga Zenel Çeliku

Një ditë më parë kreu I Partise Agrare Ambientaliste (PAA)-Agron Duka, në një intervistë në TV Klan deklaroi se, tashmë motorët e PAA janë ndezuar fuqishëm si asnjëherë tjetër. PAA pak ditë më parë bëri mbledhjen e jashtzakonshme të kryesisë të saj, ku u vendos se, menjëherë PAA fillon fushatën e saj të organizimit të strukturave në të gjithë vëndin për të qënë favorit potencial në zgjedhjet e ardhshme. Realisht PAA është e para parti politike që po përgatit shume seriozisht forcat e saj elektorale për një organizim total për një fushate gjithëpërfshirëse në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato të përgjithshme. PAA para 5 ditësh për të qënë me këmbë në tokë me vehten, ka finacuar për dy sondazhe që të dij se ku dhe sa forcë ka kjo parti. Sipas sondazheve shume serioze, rrezulton se PAA është forcë politike e katërta në dënd, që do të thotë se kjo parti është vërtetë potencalisht që në zgjedhjet e përgjit hshme do të jetë një parti parlamentare e përfaqësuar me grupin e saj të parlamentar. Sondazhet e bëra nga dy agjensi shumë serioze në vënd, duke marë edhe shkak nga dekleratat e Dukës në TV Klan, I cili deklaroi së PAA do të jetë me 5 deputet në legjislaturën e ardhshme, gjykoj se kjo parti do të jetë supriza e zgjedhjeve të radhës. Si gazetar mora një takim me Z. Duka I cili më tha; PAA është e mbështetur realisht në anëtarësinë e saj, në vendosmërinë pa eufori që të jemi parti konkurues e fortë shumë serioze, me përfomancë premtuese, opitimiste dhe e fortë në garën e radhës që pritet, që do të thotë se ne do të jemi supriza e politikës shqiptare.

Më tej unë kamë ndjekur në kohë qëndrimet e kësaj partie e cila mbron me forcë interest e e fermerëve, të agrobiznesit, të qytetarëve e fshatarëve të cilët kërkojnë ambint të pastër për jetësimin e tyre të shëndetshëm. Si gazetar me përvojë 25 vjeçare, më rezulton se PAA realisht është dhe do të përfaqësohet parti me grupin e saj të parlmentar në legjislaturën e ardhsme. Gjykoj se PAA do të jetë një parti që do të lakmohet shumë nga e majta dhe nga e djathta politike, edhe pse është në kualicion me këtë të fundit. Dihet se lideri I një partie është më shumë se 50 % e imaxhit të partisë së tij, me këtë dua të them se, Duka është I vetmi lider në spektrin politik që gëzon simpati, respekt e vlerësim nga I elektorati i majtë dhe nga e djathtë. Pa diskutim, kjo është një pasuri për atë parti që ka një lidër të tillë. Nga ana tjetër unë vërej me kujdes se PAA është I vetmi avukat mbrojtes i qytetarëve dhe fshatarëve për një ambient të paster dhe pa ndotje, është avukat mbrojtes për fermerët dhe agrobiznesin shqiptar, kjo do të thotë se kjo parti mbështetet fort nga qyteti në fshat e kudo që do të bëhen zgjedhje politike apo vendore. Kushdo e di mirë se ekonomia e vëndit është varet shumë nga prodhimet e fermertëve, cilido e ka mirë të qartë se shqiptarët duam dhe kërkojmë ambient pa ndotjen e mbetjeve (plerave) që digjen të cilët prodhojnë ajër kanceroz. E këto kërkesa më mirë se kushdo I mbron me force PAA e cila sot për sot është e vetmja parti që shqetësohet për jeten e njerëzve nga ndotja e mabientit dhe për fermrët të ciët nuk po ndihmohen apo nuk subvecionohen aspak me politika favorizuese nga qeveria.

Gjithsesi, mbetet që të shikojmë lëvizjet e PAA në ditet, javët dhe muajt në vazhdim, mbasi fushata e ardhshme parashikohet të jetë shumë e fortë mbasi tashmë do të jetë e vështirë që të vidhen votat si më parë, tashme është e qartë se nuk mundet të kandidojnë më personazhe me rekorde kriminale në zgjedhjet e radhës.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora