E hene, 03.08.2020, 10:47 AM (GMT+1)

Komente

Aurel Dasareti: Një bandë në luftë të përjetshme kundër kombit

E premte, 12.06.2020, 11:02 AM


Një bandë në luftë të përjetshme kundër kombit dhe vendit të vetë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Çdo qenies së vuajtur njerëzore, herët a vonë, realiteti do t`i përplaset në fytyrë, dhe duhet të vendosë se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë kur është në pyetje të zgjedhë: Jetën ose Vdekjen.

Mjerisht, te shumica e shqiptarëve, është iluzioni që krijon lumturi, e jo realiteti.

***

Shqiptarët asnjëherë nuk kanë krijuar dhe jetuar në një shtet të përbashkët, përherë të ndarë. Jemi ndarë vet, na kanë ndarë të tjerët. Ne kemi qenë gjithmonë nën dikë. Një atdhetar dhe intelektual i diasporës, prej më të më mëdhenjve që kemi, më ka shkruar:

“Dëshiroj të theksoj se Shqipëria, siç më thoshte Babai im i ndjerë, veteran i Luftës së (...), nuk ka për t’u ngritur kurrë më këmbë dhe do të vazhdojë të mbetet si një trung i shtrirë përtokë. Kjo për arsye se:

“Shqipërisë i mungon (...) Kur të bashkohen të gjitha këto gjymtyrë, vetëm atëherë Shqipëria do të ngrihet më këmbë. Por kjo nuk do të arrihet, se shqiptarët nuk e duan njëri-tjetrin, si asnjë popull tjetër në botë, prandaj kanë mallkimin e Zotit se Zoti e mallkon atë vend, ku njerëzit nuk e duan, e urrejnë njëri-tjetrin.” Citat fund.

***

Çështja është, vendi im mbi gjithçka tjetër. Dhe pastaj gjithçka tjetër. Unë i respektoj të tjerët, por imja është e shenjtë.

Media që mashtron opinionin - Është pikërisht të përballesh me të fuqishmit, me ata që kanë pushtet, këto janë detyrat kryesore të mediave. Mediat shqipfolëse belbëzojnë, i shqiptojnë fjalët nëpër dhëmbë, murmuritin kur “kritikojnë” qeveritarët apo politik-bërësit kriminel, oligarkët, priftërinjtë ortodoks, hoxhallarët. Pra nuk flasin me gojë, qartë dhe me zë të lartë. Pse? Kuptohet, të mos i humbin privilegjet. Thjesht, kjo i bën ata plotësisht të padobishëm.

***

Shqiptar, ti nuk duhet të durosh aq shumë padrejtësinë që nuk të godet ty personalisht.

Shqiptarët lavdërohen se janë atdhetarë, por në realitet nuk janë njerëz të guximshëm dhe të vendosur që të zhdukin barërat e këqija nga drithërat e tyre, plot hipokrizi dhe zili në shoqëri, pa energji pozitive dhe shpirt të gëzuar.E vërteta e pastër, një popull i tillë joserioz nuk e meriton një shtet sovran të pavarur sepse nuk di ta ruajë atë.

Unë gjithmonë mbështes nacionalizmin e shëndetshëm.Ai që mbron vendin e tij në luftë, kur është më vështirë, është më atdhetar. Askujt nuk i intereson që të mërzitet për ju, kur ju i keni shpallur luftë vetvetes vetëm që të mbeteni edhe nja 20-30 vjet tjera nën thundrën e politik-bërësve të juaj antikombëtarë. Pikërisht të këlyshëve të Shqipërisë dhe Kosovës që zgjodhën-shfrytëzuan pikërisht këtë kohë pandemie vdekjeprurëse dhe kryen grusht shteti për të rrëzuar qeverinë e shpresës në Kosovë dhe zhdukjen e çdo gjurme të kulturës dhe identitetit tonë me shembjen kriminele të Teatrit Kombëtar në shtetin amë, Shqipëri.

Ne po presim që dikush tjetër të zgjidhë problemin tonë, kjo është arsyeja pse na shkojnë keq punët.

***

Shqiptarët nuk e pëlqejnë vendin e tyre - Shqiptari bezdiset për ta dashur Shqipërinë, dhe e plaçkitë atë, është e tmerrshme, ata nuk e duan vendin e tyre. Si mund të jetë patriot ai i cili vjedh nga vëllai i tij shqiptar? Patriotizmi është kur e doni vendin tuaj. Unë jam shqiptar dhe e dua Shqipërinë. Nuk dua të vjedh, dua të kontribuoj „dhe krijoj“, jo shkatërroj.

Ne jemi një popull i tillë, fatkeqësisht i paqartë deri në fund, i trashë si drrasë nga mendja, duhet të kalojnë shumë vite të mbushemi me mend. Kur ata ta duan Shqipërinë, atëherë do të jetë mirë, me kusht që të mos jetë tepër vonë .

Fati tragjik i shqiptarëve - Sikur shqiptari i sëmurë (nga mendja) që jeton në një të tashme të përjetshme, të merrte në dorë fatin e vet në vend që të mbetet një indiferent i pashpresë, do të ishte një goditje e pariparueshme për mbetjet e bandave kriminele që kanë kapur dy shtetet tona. Indiferenca e tyre, kjo anomali për të cilën mendojnë se është atdhedashuri dhe fisnikëri, i ka reduktuar veprimet e patriotëve tanë, që shumë lehtë do t`i pastronin trojet nga bërllok.

Njerëzit besuan në një fat të vendosur për individin. Kjo ishte diçka që shtrigat kishin vendosur tashmë për secilin individ që nga lindja, dhe fijet e fatit të shtrigave ishin të endura pa pasur mundësi që njerëzit të ndikojnë në to. Njeriu duhej të shfrytëzonte sa më shumë nga jeta që i ishte dhënë. Nuk ka gjasa që njerëzit të ulen dhe të ngarkohen me mendimin e fatit të tyre. Ata mirëpritën  fatin që ua kishin caktuar shtrigat.

***

Ne intelektualët dhe atdhetarët e mirëfilltë- duhet të marrim përsipër të mbrojmë lirinë e opinionit dhe të ndihmojmë për të mposhtur opinionet e shtrembra, doktrinat që e ngrenë urrejtjen në sistem të menduari ose që i japin një alibi shkencore vullnetit për pushtet. Roli jonë duhet të jetë: marrja nën mbrojtje e mendimit kundrejt abuzimeve të pushtetit dhe sqarimi i njerëzve për të mos lejuar asnjëherë që demagogët dhe mashtruesit t`ua çoroditin edhe më tepër mendimin. Duhet lidhur progresin moral të shqiptarëve me progresin tonë intelektual dhe patriotik, duke u vendosur njëkohësisht në truallin politik të mbrojtjes së lirive dhe në atë kulturor të formimit të individëve. Duhet të jemi ata që do të formulojmë, kundrejt pushtetit publik, këto dy kërkesa të pandashme: të respektojmë mëvetësinë e individëve dhe t`u ofrojmë, me anë të arsimimit, mjetin për të qenë me të vërtetë të mëvetësishëm. Dikush arrin në përfundimet e tij mbi të gjitha duke u nisur nga një mbështetje emocionale, pa marrë në shqyrtim faktet. Për të tillët interesi privat - ideologjia e përkatësisë partiake zëvendëson njohuritë politike, ekonomike e shoqërore. Pasi kanë vendosur të besojnë në një ideologji që i përshtatet emocioneve të tyre, i mbanë të vërteta të gjitha faktet e shpallura nga ajo ideologji. Unë mbështetem në aftësitë e mia për t`i parë punët me sy kritik dhe në vullnetin tim për të pasur rreth meje njerëz që nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimin e tyre.

PS: Nuk ka asnjë mik si një sivëlla, në mot të qetë ose me stuhi, i cili inkurajon në rrugën e shurdhër, që i jep forcë ndërsa qëndron në këmbë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora