E premte, 29.03.2024, 11:07 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Populli

E premte, 12.06.2020, 08:26 AM


POPULLI

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1.POPULLI

Populli,- thotë GËTE,- nuk  bëhet kurrë plak.

Populli, tërë jetës, mbetet fëmijë.

Shoh popullin tim dhe them:- Paska patur hak,

Dersa votojmë e mbajmë mbi krye politikanë delennxhinj!

Me jetët tona kanë kohë që lozin"arushë"

Majmen për vete dhe pa hesap vënë pasuri

Ne i shohim të tëra dhe sillemi  si "vogëlush"

Dhe këta të pangopur në krye përsëri.

I ndërrojnë partitë,ashtu si mbreti ndërron gratë

Secili prej tyre, pa morall dhe si një konkubinë

Një turi kanë derrat si të majtë dhe të djathtë

Dhe një qëllim kanë:-Në pushtet të rrinë!

Po ne? Mirë thotë GËTE:-Mbetëm fëmijë!

Asnjëherë nuk u rritëm në këta tridhjetë vjet

Për vete kam vendodur:- Më nuk votoj për këta delenxhinj!

Se keq e më keq, na i bënë tonën jetë.

3 qershor 2020

2. Të qeverisësh

Të qeverisësh, nuk është aspak e lehtë

Dhe këtë punë nuk  mund ta bëjë gjithkush,

Për ç'shkruaj, e kam provuar vetë

Rrobat e të qeverisurit, mua më rrinë ngusht!

Pushteti për mua është kalë që më hipi

Dhe gati ma theu shtyllën kurrizore

Ajo kohë që "qeverisa", gati ma shpifi

Do kisha qenë më mirë si punëtor në gurore.

Lista e kërkesave dhe nevojave, ishte tepër e gjatë

Mundësia për t'i zgjidhur qe shumë e vogël

Sa qeshë në pushtet, një herë nuk fjeta rehat

Dhe mendja më vinte rrotull.

Ndaj vrapova dhe dhashë dorëheqje

(Dhe ka ndodhur në vitet e demokracisë)

Sa qeshë në  pushtet,qeshë  si zogu ndër leqe

Dhe mezi shpëtova nga hallet e njerëzisë.

Çuditem me ata që e lakmojnë pushtetin

Dhe për ta mbajtur nuk lënë gur pa lëvizur

Po u them "fillestarëve", po"blini" kiametin

Pushteti lakmohet nga egoistë mendjekrisur.

6 qershor 2020

3. Rrokullimë

Rrokullimë në vendin tim: as dëgjon dhe as sheh mirë!

Politikanët të gjithë biçimë: të dy faqet na kanë nxirë!

Faji është bërë si xhaketë dhe askush nuk e vesh

I kam lënë provim në vjeshtë,se na bënë të gjithë me stres.

Si fëmijë grindavecë, u ha hunda veç për sherr

Ka prej tyre janë përversë, aq sa dua t'i shoh në FERR!

Ia nxinë faqen SHQIPËRISË,sikur sherret kanë në xhep

Dua t'i shoh para DREJTËSISË,që të gjithë janë delikuentë,

As dhe njërin nuk veçoj (bëjnë premtime e pallavra)

Pasuruar? Të lënë pa gojë: pasuruar si në përralla.

Pale hiqen si  shenjntorë ( vjedhje bën veç kundërshtari)

Janë hajdutë me këmborë,nuk dallon dreqi nga djalli.

7 qershor 2020

4. Sa do më pëlqente!

Sa do më pëlqente të kisha një shtëpi në fshat!

Aty, tek ajo kodra, ku e kisha dikur

Të merrja prapë arat që kishte imatë

Kopen e dhënëve, lopët, qetë... ah, sikur...

Se unë brez pas brezi jam fshatar

Dhe ëndrrat që shoh , me copëra nga fshati.

Tek shtëpia ime do prisja miqtë radhë-radhë

Dhe do t'i qerasja me ushqime bio, të freskëta, gati

Bahçeja rreth shtëpisë me pemë lloj- lloj

Gjashtë dynymë me zarzavate e bostanë

Ç'kërkon, moj gojë? Ha, o moj gojë!

Një jetë të shëndetshme( të gjitha vallë ku vanë?)

Shkoi e vajti e bukura kohë

Kur qemë individë e bujq të lirë

E kujtoj gjithçka,regëtij e bëj "oh"

Se kolektivizimi jetën na ka nxirë.

Rri mendohem dhe gati mblidhem grusht

Tani blejmë  ushqime dhe sikur blejmë dinamit

Është  njëlloj sikur të hashë trahana në gusht

Ruhu! Se ka virus apo COVID!!!

Rrojmë sikur shkelim mbi qelqe

S'ka më mall bio veç me kimikate

Kjo botë që ishte e mirë, befas u bë e keqe

Nuk  soset jeta mbushur me alarme.

8 qershor  2020

5.Shpirti i njeriut

Shpirti i njeriut është si një pus i thellë

Ndodh, ndonjëherë, që "ky ujë" nuk është i pijshëm.

Se ka njerëz me shpirtin e zi,sterrë

Që zënë dhe i kanosen shoqërisë rrezikshëm.

Të tillët, pa dyshim, duhen izoluar

Që kurrë mos vijnë në pushtet,

Se nuk  ngopen me të sunduar

Dhe vendit apo popullti i sjellin rrëmet.

Shpirti i njeriut është në gen

Dhe trashëgohet nga brezi në brez

Hsitorikisht askund nuk gjen

Që një shpirtlig të sjellë progres,

Çdo njeri duhet gjykuar nga shpirti

Dhe jo nga fakti se në shkollë doli i pari.

Unë votoj për atë NJERINË me ZEMËRKRISHTI,

Dhe jo për atë me sjellje barbari.

Tiranë, 10 qershor 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora