E premte, 18.09.2020, 08:47 AM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Shqipja loton tek Shkambi i Selcës

E premte, 12.06.2020, 07:20 AM


Nga Fritz RADOVANI:

SHQIPJA  LOTON  TEK  SHKAMBI  I  SELCES

Janar 1945: U bane 75 vjetë që vazhdon me lotue Selca… E bukra Selcë!

Sa Burrat Atdhetarë e Trima i mori me vedi kjo ujvarë, e sot.., mbas plot 75 vjetësh askush nuk di me diftue ku u kalben Ata 118 Burra t’ Selcës…

Ah medet per Ty… E per Malet tona!.. Vajtonte dikur Burrnesha e Selcës!

Ishe fëmij kur njoha një Burrë të daltuem në njenin prej atyne shkamijve që rrezatonte drit’ e dije… “Atdheu e Feja” e kishin lustrue aq sa dukej se nuk i len gja mangut dritës së Qiellit… Edhe yjët vezullonin rreth Tij…

Kur e kam pa heren e parë në Shkoder në vitin 1950, jam ndalue me e pa mirë dhe kujtova se e fiksova në kujtesë pamjen e Tij...E buzqeshjen e Tij!

Por, jo! Ishe kenë gabim! Mujta me ruejtë në kujtesë vetem veladonin që i merrte era, dhe një kapelë me sreh të gjanë, mbi sytë e kaltert si deti...

E nuk shkoi gjatë, kur doli nga kinema “Republika”... Ishte i lidhun me hekra nder duer, e gati t’ marrun zvarrë, e hypne në një zis.., rrethue me disa egersina me yje në ballë... Vrapova me e pa afer... Më shikoi dhe mi nguli sytë edhe Ai mue, por jo ata sytë e ambel e të kaltert... Ishin skuqë e ba si t’ ishin zgavrra gjaku... I ulun nen mitralozin e një polici vrastar...

Prej asaj dite të zezë, s’ e pashë kurrma Trimin e Selcës Don Dedë Malaj!

T’atij 27 Prill 1959, kur Shqipet e Selcës shperthyen e u zhgrehën n’vájë!..

Me 11 Maji, kur tradhtarët e Atdheut e vranë... Perballë Rozafës...

Melbourne, 10 Qershor 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora