E premte, 29.03.2024, 05:31 AM (GMT)

Faleminderit

Kozeta Zylo: Mësues Selam Gjoni do të kujtohet përgjithmonë

E enjte, 11.06.2020, 06:56 PM


Mësues Selam Gjoni do të kujtohet përgjithmonë

Më 1995 propozohet edhe hedh kanditaturën për deputet në qytetin e Tepelenës, i cili në fushatën e tij udhëhiqej nga idetë e Mid'hat Bej Frashërit, pasi i ati i tij Hysni Rrapo Gjonikishin qenë me Ballin Kombëtar, si dhe nipi i Sejfulla Malëshovës një figurë e madhe dhe poliedrike e Kombit.

Nga Keze Kozeta Zylo

Figura e mësuesit duhet të jetë figura më e pastër dhe të udhëheq me shembullin e tij, një mësues të tillë e ka pasur Mezhgorani i Tepelenës.  Ndonëse e kaloi vitin e tij në amëshim që kur u largua nga kjo botë mësimdhënia e tij vazhdon të ketë ndikim ashtu sic thotë Henry Adams se: “Një mësues ndikon në përjetësi: ai kurrë nuk mund të tregojë se ku ndalet ndikimi i tij.”

Ja si shkruan ish nxënësja e mësues Selamit Margarita Pasha: “Njihet për një mësues me autoritet dhe zotërues perfekt të lëndëve që Ai jepte në këtë shkollë.  Edhe pse larg shtëpisë dhe familjes, ky mësues njihej për veshjen me finesë dhe shumë i rregullt. Ne kemi qenë në atë konë dy motra dhe dy vëllezër që na ka dhënë mësim ky profesor i nderuar.

Çdo gjë që unë di dhe që krenohem për zotërimin e njohurive në histori, gjeografi i dedikohet këtij mësuesi fisnik.  Mbaj mend kur kishim spartakiadë në Buz me të gjitha shkollat e krahinës dhe mua profesori më përzgjodhi në vrap dhe kërcim së gjati. Kam fituar garën në kercim së gjati me 4.57 cm, dhe më tha: - Pashaje hedhur si një kangur! Të gjitha lëndët që më jepte ky mësues i mrekullueshëm unëI kisha dhe i kam përzemër edhe sot. Motra ime e ka pasur mësues kujdestar dhe ky profesor foli në këshillin pedagogjik që motra të shpallej si nxënsja më e mirë e vitit për këtë shkollë ku si shpërblim iu dha dhe një pako nga zyra arsimore Tepelenë.

Mësues Selam Gjoni e pa dritën e jetës nga prindërit zemërbardhë dhe mikpritës Hysni dhe Emblo Gjoni.  Shkollën fillore e mbaroi në Mezhgoran, në një vend me një histori të jashtëzakonshme për arsimin kombëtar, ku burrat e ndritur të Kombit si Fehmi Bej Mezhgorani, Sami Mezhgorani, Beqir Samiu vazhdojnë të jenë dritëdhënës për Arsimin Kombëtar.  Por nuk mjaftonte vetëm kjo traditë e përgjithshme, prindërit e tij ishin shumë arsimdashës ndaj me mund dhe sakrifica të mëdha arritën që ta shkollonin.  Të ndahesh nga familja qysh në moshë 10 vjec dhe të jetosh në konvikte për shkak të mungesës sëshkollës 8vjecare ose dhe të tjera është njësacrifice e tejlodhshme.  Sidoqoftë peripecitë në jetë duket se nuk iu ndanë, për shkak të biografise që i rrinte mbi kokë.

Mësues Selam Gjoni është nip i prof.Sejfulla Malëshovës pasi nëna e prof.Malëshoves ishte nga dera e Rrapajve në Mezhgoran.  Dhe këto “cene” në biografi sipas regjimit komunist ishin penguese.  Pasi mbaroi shkollën pedagogjike në Korce, shkoi ushtar. E bija e tij Blerta tregon se kur ishte në ushtri që e bëri për tre vjet e shfrytëzoi kohën në maksimumin e tij duke ndjekur njëkohësisht edhe leksionet për t’u diplomuar më vonë ne universitetin për histori-gjeografi.

Si një nxënës i shkëlqyer në studime sidomos në fizikë administrata e repartit ushtarak e kishte spikatur për ta rekrutuar për të vazhduar shkollën e oficerëve. Ai nuk e pranoi pasi nje mik i familjes z.Shaban Durmishi e kishte këshilluar të mos shkonte për officer, sepse do të kishte probleme më vonë, ngase ishte i biri Hysni Rrapo Gjonit që kishin qenë me Ballin Kombëtar dhe i nipi i Sejfulla Malëshovës një figurë e madhe dhe poliedrike e Kombit.  Ishte koha kur lulëzonte lufta e klasave pamëshirë, kështu që djaloshi me plot ëndrra po luftonte per t’u shkolluar në drejtime të tjera sipas kushteve të diktuara.

Pasi mbaron ushtrinë emërohet mësues në fshatin Zhapokikë dhe më vonë në Gllavë të Tepelenës. Ai punoi larg familjes plot 15 vjet resht dhe kthehej vetëm të shtunave në shi dhe në breshër duke udhëtuar me orë e orë të tëra në këmbë, një stërmundim mësuesish.

Pasi krijoi familjen e tij me bashkëshorten fisnike dhe shumë të sjellshme veterineren profesioniste Qerime Gjoni dhe u gëzuan me tre fëmijë Blertën, Julianën dhe Hysniun nëvitet e fundit deri n ë demokraci kontriboi si mësimdhënës në Mezhgoran deri më 1990 ndërsa më 1992 për dy vite ishte drejtori i shkollës.

Mësues Selam Gjoni punoi plot përkushtim për mësimdhënien, injektoi dashurinë për Mëmëdheun në orët e mësimit, ndaj brezat s’e harrojne kurrë.  Pena dhe mësimet e tij janësic thotë Scott Hayden se:“njerëzit qe s’harrohen kanë tre dashuri: dashuria për të mësuar, dashuria e nxënësve dhe dashuria për të bashkuar dy dashuritë e para.”

Personalisht si bashkëfshatare e tij ndjehem krenare që një mësues iu perkushtua mësimdhënies me plot pasion, kulturë dhe dashuri. Ai ishte një patriot dhe mësues që dha tërë jetën kontribut të cmuar në arsim në disa fshatra, si dhe në fshatin e tij tëlindjes Mezhgoran.

Mësues Selami do të kujtohet me respekt nga shumë breza që mësoi dhe edukoi si dhe nga të gjithë ne mezhgoranasit që biseduam dhe njiheshim mirë me njeri tjetrin.

Mësues Selami cmonte dhe vlerësonte kulturën, ishte një familjar i shkëlqyer dhe tejet i kujdesshëm për vëllezërit dhe motrat e tij.  Mësues Selami është nga ajo armatë intelektualësh që la gjurmë në shkollat ku dha mësim.

Mësues Selamin do ta kujtoj me plot respekt dhe gjithmonëi shpreh mirënjohje time dhe tëfamiljes që s’mungoi kurrë në promovimin e librave të mi në Muzeumin Kombëtar si dhe komunikimin intelektual që kishim së bashku ne F/B në rrjetin më të madh social.

Në vitin 1995 presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha e vlerëson me medaljen  “Naim Frasheri”

Ikja e tij e parakohshme ishte befasuese, por nga ana tjeter la memorjen intelektuale dhe edukative qe do tëkujtohen përgjithmonë, pasi ai ishte sic thotë shkrimtari i shquar amerikan Robert Frost se: “I am not a teacher, but an awakener,” që përkthehet: “Unë nuk jam mësues, por njëzgjues.”

Pas përmbysjes së regjimit diktatorial

Me lindjen e demokracisë propozohet për pozicionin e shefit të rendit në komisariatin e Tepelenës si një nga negociuesit dhe kontribuesit në arsimim, si dhe figure e pastër publike ku pranoi dhe vazhdoi detyrën në këtë pozicion deri më vitin 1995.

Më 1995 propozohet edhe hedh kanditaturën për deputet në qytetin e Tepelenës, i cili në fushatën e tij udhëhiqej nga idetë e Mid'hat Bej Frashërit nje diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një ndër etërit e nacionalizmit shqiptar, Kyetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit "Shqipëria e Lirë" etj.

Më 1996 emërohet officer me gradë të lartë në të njëjtin komisariat ku spikatet për zgjidhje të shumë çështjeve edhe konflikteve delikate si të individëve edhe në veçanti të një prej shkrimëtarëve si z.Hoxha dhe bijës së tij gazetare me ideologji komuniste, por që kishin e gëzonin respekt për njëri tjëtrin si bij të Shqipërisë.  Ata i ndihmoi të shpëtojnë nga lufta civile që ndodhi më 1999, dhe me këtë vepër zemërmire, diplomaci, humanizëm e ndershmëri vërtetoi se intelektualët dhe mësuesët e ndershëm e duan njëri tjetrin e duan Shqipërine pamvarësisht idealeve të kundërta.

Sidoqoftë padrejtësirat duken se nuk mbarojnë kurrë.  Kështu më 12 shtator të 1998-ës ishte i shkarkuar nga detyra dhe kishte plot 6 muaj pa punë.  Në këtë kohë me dhimbje të madhe mësoi se ishte vrarë Azem Hajdari i cili e priti me hidhërim këtë ngjarje.  Për herë të parë do të emigronte drejt shtetit grek deri më vitin 2000.

Pasi kthehet nga mërgimi nuk arrin të punësohet përsëri deri më 2004.

Më shtator të 2004-ës fillon mësues në shkollën tetëvjeçare në kombinat të Tiranës ku has vështirësi të mëdhaja pasi i rikthehet mësimdhënies pas 12 vitesh ku nxënësit nuk ishin më të njëjtët dhe dashuria për dituri ishte pothuajse zbehur e venitur.

Më 2007 emërohet Sekretar i Përgjithshëm i PBKD (Partia e Ballit Kombëtar Demokrat) e cila drejtohej nga z.Hysen Selfo,ku z. Selam Gjoni kontribuoi deri më 2008.

Më 2008 udhëheq fushatën e z.Hajredin Fratarit për Ballin Kombëtar.

Më 2008 emërohet Oficer Informacioni në burgun 313 dhe më 2010 tek burgu 325 deri më 2014, ku shkarkohet në padrejtësi për shkak të ndryshimeve politike. Po në këtë vit apelon për heqjen nga puna ku gjyqi zgjat tre vite në mbështetje nga avokatët e shtetit dhe në fund të 2017-ës vendos të apelojë edhe mbrohet vete në sallën e gjyqit ku fiton gjyqin me 12 rroga pagesë.

Më 2015 del në pension. Në kohën e pensionit vendos të meret me kultivimin dhe rritjen e bletarisë. Fatkeqësisht më janar të 2019-ës sëmuret, ku diagnostikohet me leuçemi akute ku jeton shëndetshëm deri më 19 shkurt të 2019-ës ku shuhet në spitalin e Nënë Terezës në departamentin e HematologjisëTiranë.

Përcillet me dhimbje e nderime nga familjarët e të afërmit, nxënës,kolegë e gjithë dashamirësit e tij ku nderuan me pjesëmarjen në varrimin e tij më mijëa qytetarë nga gjithë Shqipëria.

Perkushtimi intelektual, mësimdhënia plot kulturë dhe profesionalizëm, dashuria për nxënësit e bëjnë mësues Selam Gjonin që të kujtohet përgjithmonë.

Autorja është drejtore e medias TV “Alba Life”, shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit.

10 Qershor, 2020

Staten Island, New York



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora