E enjte, 06.08.2020, 04:49 PM (GMT+1)

Komente

Fazli Maloku: Lugetërit nuk dinë të ndalën

E enjte, 11.06.2020, 07:24 PM


Lugetërit nuk dinë të ndalën

Është e pashpjegueshme dhe jo njerëzore sulmi i furishëm mediatik i lugetërve me në krye kryelugatin Hashim Thaçi ndaj përsonalitetit të z. Vjosa Osmanit, njëra ndër politikanët më të pastërt nga të gjitha aspektet në gjithë Republikën e Kosovës, si dhe njëra ndër përsonalitete më të votuara në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, kuptohet edhe politikanja më e dashur, më e adhuruara dhe më e besuara në gjithë Kosovën. Por, e gjithë kjo nuk ju hynë në punë lugetërve dhe kryelugatit të tyre! Pasi eliminuan z. Kurti, me dredhi e kurthe, si dhe me një propogandë të shfrenuar mediatike të paparë ndonjëherë, tani shigjetat e tyre janë drejtuar kah z. Vjosa Osmani. Duke mos patur mundësi ta përgojojnë përsonalitetin e shëndetshëm të z. Osmani, lugetërit bëjnë hetime tek familja e Vjosës, duke hulumtuar mos po gjejnë ushqimin e tyre. Tanipërtani janë orjentuar tek veprimtaria e babait të Vjosës! Nëse edhe këtu nuk gjejnë atë që e deshirojnë, vazhdojnë tek gjyshi i Vjosës e pastj drejtohen edhe tek linja e dajallarëve, do të thot edhe kah gjinia e nënës së Vjollcës! Si nuk i mbulon turpi këta hileçarë, këta faqezinj, të cilët për 20 vite i sollën vetëm të zeza Kosovës e shqiptarëve. Rruga e tyre e qelbur ndaj z. Vjosa Osmanit do të përfundojë me turp. Veprimtaria e z. Vjosa Osmanit është e pastëert si pika e vesës.

Po të dojë dikush të hulumtojë të zezat e tij që i solli Kosovës dhe shqiptarëve, nuk ka nevojë të shkojë më tutje në vijën familjare, bile as deri tek babai i tij. Matrial dokumentar me fakte të argumentuara për fatkeqësitë që i solli Hashim Thaçi Kosovës dhe shqiptarëve,do të mbushej një rimorkio e traktorit!

Por, ju lugetër, vazhdoni të gërmoni nëndhe e mbi dhe,për të gjithë ata që nuk janë në linjën e Hashim Thaçit bre dheu i Kosovës mës ju lashtë brenda!

Për hashimët, ramushët, veselët, isët e limajtë, vlenë gjykimi i të madhit Ali Asllani, për pushtetarët e kohës së tij:

"Ju dinakë, e ju shushunjëza,

ju gjahtarë në errësira!...

Të pa brekë ju gjeti dreka,

milionerë ju gjeti darka"!

Fazli Maloku, Prishtinë, 11 qershor 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Edison Ypi: Pastruse

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora