Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Në ditëlindjen e Aurorës

| E merkure, 10.06.2020, 09:39 AM |


Në ditëlindjen e Aurorës

Urim për vajzën e vogël të mikut tim të madh Servet Bytyçi

Albert Habazaj

Festa që ka sot Aurora

S'i përket vetëm familjes,

Dhe unë i uroj nga Vlora

11 vitet e lindjes.

Ditëlindj' e Aurorës sot

Merr përmasa simbolike,

Një vashë shqiptare në botë,

Çupë qytetare kreshnike.

Gëzimi i vogëlushes

Feks në Londër, Has e Vlorë,

Shpirti mjalt qershori mbushet,

Kur gjithë botën merr në dorë.

Porsi Hasi dhe Pashtriku,

Mbushet shpresë Çika, Çipini,

Freskon ballin Mesapliku,

Sa bukur qesh Dukagjini!

Sivëlla i poetit Servet Bytyçi, nga Vlora, Albert Habazaj

10.06.2020