Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Brahim Avdyli: Simbolika e shkrimeve të Thotit dhe krijimi i feve të tjera (IV)

| E merkure, 10.06.2020, 03:32 PM |


SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA

(IV)

Nga Brahim Ibish AVDYLI

Filozofia kozmologjike dhe kozmogonikja prej mitit më të vjetër të historisë së pellazgëve- që sot po thirret “greke”, e nuk është e tillë, por budallallëkut të madh të botës nuk mund tu thuash gjë tjetër, pos panjohuri- në të vërtetë ato kanë diçka “të përbashkët”. Filozofia është shkencë, ndërsa miti është rrëfim i bukur e fantastik. De fakto, miti kozmogonik është thyerja fillestare e unitetit të kozmosit, ku çdo mohim e çdo thyrje, në çdo moment të jetës sonë të përditshme, e ka objeksion të veten këtë unitet.[1] Është thyerje dhe fillim. Është kthimi në fillim. Është mohimi, që fillon në tjetër drejtim.

Mitet egjiptiane janë të parat, prej Kaosit deri në Rregull, në librin e madh e voluminoz, por pa theksime gjuhësore dhe të origjinës së egjyptianëve.[2]

Bota nuk na e thotë këtë gjë në qindra veprat e veta, madje të mëdha, në qindra filmat dokumetarë, të cilët duken sikur janë fantastikë e irealë, por e përmbledhin “të vërtetën” në formë tjetër, nga bota e padukshme dhe bota e dukshme. E pse të na thotë bota, kur pjesa normale nuk i njeh paranomalet, ndërsa pjesa dërmuese e tyre janë të organizuar kundër nesh e të vërtetës reale, madje edhe shqiptarë, që u japin “të drejtë” armiqve tanë më të ligjë, grekëve, rusëve, sllavëve, serbëve dhe turqëve, të cilët, jo vetëm se janë të organizuar kundër nesh, por janë ekslusivisht për fenë ortodokse dhe fenë islame. Nuk u intereson se çka është “kombi”, por çka janë fetë. Mjafton që të marrin sa më tepër që të jetë e mundur e ta quajnë një “atdhe” të tyre. Përpiqen që ta sundojnë edhe botën, me gënjeshtrat më të mëdha.

Bota mbetet e njëjta, e gozhduar në paditurinë “shkencore”, me padije, pa dritë, pa Diell, botën e padukshme, botën tjetër të dyfishtë, ndonëse materia e jonë shndërrohet në materie tjetër, aq më pak nuk e dinë çka sheh syri tretë, por as sytë tanë nuk i shohin ata që në periudha të ndryshme i kemi pasë “dënuar” me vdekje, etj. dhe na duket sidomos jo reale fëmija rus, tani i rritur, Boriska Kipriyanovich, që i befason edhe ekspertët me njohuritë e tij të mahnitshme mbi galaktikën, i cili ka fluturuar në Egjypin e lashtë, gjatë jetës paraprake, me anije kozmike, si pilot udhëtimi, e përpiqet që ta bindë opinionin e gjërë rus e botëror që të heqin dorë nga dogma e tyre fetare dhe të kuptojnë se nuk është nevoja të bëhen luftëra të tjera, pasi raca e tij Martinas ishte përfshirë në konfliktin bërthamor të Marsit të kuq dhe ai ka qenë pjesëtar i këtij konflikti, mijëra vite më përpara se sa sot, me pasoja të shkatërrimit të tyre. Ai thotë se nuk është i vetmi fëmijë që kanë ardhur nga hapërsira e jashme në Tokë, për ta shpëtuar tokën nga shkatërrimi. Këta janë fëmijë me forca të veçanta e mbinatyrore, si ai. Shpëtimi i botës sonë në tokë nga shkatërrimi vie pasi që të “zhbllokojmë” sekretet e Sfiksit të Madh, që është ndërtuar në Giza, sepse nuk i kujtohet cili është mekanizmi i hapjes së tij, por e di se është nën veshin e tij. Raca e tyre e kahmotshme dhe raca e Egjyptit të lashtë kanë pasur maradhënie shumë të mira.

Shpëtimi i botës sonë është e mundëshme, nëse nuk shkaktohet një luftë bërthamore ose apokaliptike, (po e them se feja e krishterë katolike e jep këtë formë të luftës, por ndoshta edhe të tjerat) e do të ndryshojnë jeta e jonë rrënjësisht.[3] Disa e kuptojmë këtë 20 vjeçar; e marrim vesh pse ai flet në Rusi, që është inicuesja e parë e lultës bërthamore me superfuqinë tjetër të botës, SHBA-në, por dhjetra vetë ajo na i ka zhdukur, ndër ta, gjuhëtarin e mirëfilltë, Çlirim Xhunga, i cili është vrarë pabesisht prej rusëve,[4] për të mos i thënë njohurinë e mirëfillta të gjuhës shqipe, para të gjithë popujve të tjerë. Me të vërtetë, ai e dëshmontë se gjuha e grekëve dhe latinëve, me fakte të pazëvendësuara, qenë vazhdime të gjuhës shqipe me alfabete të tjera.

Djalin 20 vjeçar rus, Boriska Kipriyanovich, nuk e kuptojnë mirë, sepse “na flet gjëra ireale”, dhe nuk i shikojnë dokumentarët e tjerë, p.sh. “Misteret që fshihen në malin e Tomorrit”, në Kulmak të Beratit, Babën Tomor, të cilin e njohim prej rilindasve tanë, në majen e malit TOMORR, [5] 2460 metra lartë mbi sipërfaqen e detit, në të cilën pelegrinët e shumtë dhe të huajtë besonin se në malin e Tomorit është një fuqi mbinatyrore dhe pagane, më të fuqishme se sa betimet në librat e shenjta, si p.sh. “Ungjili” dhe “Kur`ani”.

Në disa bisedime të fshehta dhe të besuara të NASA-s, ky mal i lartë i ka ruajtur sekretet e jetës e të zanafillës së saj në Tokë, një thesar të fshehur në mënyrë të veçantë, nën majen e malit Tomor, para se të bëhet Dodona e shenjtë dhe të marrë përmasa të besimit të botës.[6]

Materialet e fshehura në këtë “strehim”, sepse ajo nuk është ende zbuluar dhe janë të panjohura deri më tani, edhe për mendimin përparimtar shqiptar apo botëror, e për tërë njerëzimin, konsiderohet se janë jashtëtokësore, prandaj njerëzit tanë shqiptarë i quajnë “Misterioze”, “Baba Tomor”, “Mali i Shenjtë”, apo “mali që i grupon një vistër të reve mbi kokë të tij”, e na tregon diçka të veçantë. Tashmë është i njohur Lisi i parë i Jetës, madje edhe në Dodonë, por ai mbetet Lis i shenjtë në Kulmak, për të cilën mi kanë dhënë dy dervishët e Teqes së Bektashianëve këtë Lis, në fotografi, i cili gjatë disa provave të djegjes së tij nga komunizmi, në vendin ku ka qenë më parë një kishë e krishterë, prapë ka nxjerrë pipa të rinj e jeton edhe kësaj dite.

Lisi i Jetës dhe Teqja Bektashiane, me Kryegjyshatën Bektashiane në Shqipëri, vie si e katërta në Euro-Azi. Ajo, në Shqipëri, e ka selinë.[7]

Të gjitha fetë e botës janë të nxjerrura prej besimit të Thot-it, por të gjitha e kanë tradhëtuar kush më shumë e kushë më pak, e edhe islamizmi. Të gjitha fetë i kanë pasur të dërguarit e besimit të Thot-it, pos besimit hebrej Izraelit, prej Moses (Musaja), i cili fillon me gjëra jo aq të sakta e të vërtëta, sepse ishte vëllamë (si vëlla) me Faraonin dhe i besuar i pushtetit të tij.

Dihet se ky vend ka qenë dhe është vend pagan, jashtë feve të ngushta të botës, që zanafillon prej zërit të Zotit, dhe është mbinatyror. Sa për kuriozitet, ju shikone po deshët filmin tjetër dokumentar.[8] Nëse u duken të çuditshme, mund t`i logaritni kështu, të natyrës ireale apo jo shkencërisht të bazuara.

Ne, po kthemi përsëri në persiatjet e studimeve tona. Si të duani, mund t`i logaritni. Dikush i merr si të pavërteta, e neve na nevojitet e vërteta e tyre, e botës sonë të gjallë, çka mund të kuptojmë, si materie.

Aty fillom materia; materialja dhe renditet prej emrit të Mat-it, gruas së Thot-it, prej shqipes, sipas fjalëve të gjuhës sonë, mas, mati, sepse mjetet janë meteriale dhe materiet janë të parat për krijimin e jetës normale, për të ngrënë, për të pasur me çka të jetojmë në këtë tokë, të qeverisim, të krijomë ligjin e sundimin. Pasuria është mjeti i fundit kur nevojat materiale janë mjaftueshme, thuhet në shpjegimet e Dorealit, në pllakën e III të Thot-it.[9]

Por, do të mundohemi të ndjekim rregullat e Mësuesit të Madh, i cili është brenda botës sonë, është si njerëzit e tjerë. Nuk ka mundësi që të fluturojë dhe përpiqet që të bëjë çdo gjë nga arësyja e qëllimet tija, sikurse harmoninë, sepse në zemrën e tij kishte para se gjithash dashuri. Me dashuri, edhe ndaj punës, bëhet rregulli.[10] E dashuria ka forma të ndryshme të artikullimit, pra është polivalente. Nuk ka të bëjë vetëm me gjininë e kundërt, me gruan, por edhe me prindërit, vëllezërit dhe motrat, nipat e mbesat, farefisin, etj.

Ta marrim një pjesë të Dr. Kastriot Melyshit, i cili e shpjegon Kronin, që vjellë për të nxjerrur nga barku i tij, të gjitha çka mbanëte në bark, pasi që i kishte gëlltitur. Na merret në kuptimin se mashkulli (Kroni, është burrë dhe vetë emri i tij rrjedhë prej gjuhës shqipe, pra krua është kroni i parë, ai që njerr ujin nga fshehtësitë tokës, për të pirë, kur jemi të etshëm, dhe mbaresa “i” është mbaresë e gjinisë mashkullore) me organin e tij gjenital është zënë ngusht nga femra, dhe kallet mbenda saj, e në dehje e sipër “vjell” materialin thelbësor, për krijuar jetë të re, bij e bija.[11]

Prishet e vjetra e fillon e reja, filizat e reja të jetës. Materia qarkulon. Ndahet një pjesë e vogël prej saj; e rritë ajo që e ka këtë dhunti për lindje; fillon jeta e re, përsëritet pak më mirë, apo bëhet më ndryshe. Gjenerata prej gjeneratës dallon, edhe prej këmbimit me të ëmën.

“Pa ndarje nuk ka krijim as matje, meterie apo bazë materiale” - thontë Dr. Kastriot Melyshi, po në këtë vepër. [12]

Jeta që na ipet, duhet që ta duam shpirtërisht dhe të kuptojmë shkakun e pasojat e kësaj jete. Jo të gjithë njerëzit e duan këtë jetë, që është një jetë e përkohëshme, sepse, materia ndyshohet, por nuk humbë, e ndryshohet në kohë dhe hapësirë, p.sh. sipas budaizmit mund të shndërrohesh në gjëra të gjalla, në kafshë apo insekte, e disa fé të tjera nuk e pranojnë kështu.

Bota e përkohshme, e cila për ne është jeta në tokë, ndahet nga bota e përjetshme, të cilën fetë e pranojnë si amshim, në të cilën nuk lindin tjetër me këtë trup, pra është relative dhe e pabesueshme, p.sh. disa fé të tjera. Në radhë të parë, baza e botës materiale të jetës sonë mbi tokë është çështje e kuptuar prej rrymës së re të fozofisë, të quajtur materializëm, pas rrymës së iluminizmit, pas revolucionit françez të vitit 1789, në të cilën bota fizike i nënshtrohet ligjit të lëvizjes fizike, të ecjes, shpenzimit apo shfrytëzimit të kohës, të përdorimit material të kohës (të gjitha këto e kanë bazën prej gruas së Thot-it, zonjës MAT, dhe prej saj dalin të gjitha ligjet e tilla të matjes, edhe ligjet materiale, MAT-erie, etj.), ndërkaq bota tjetër e njeriut, si materie e gjallë, bota e mbrendshme shpirtërore të tij, nuk lidhet me botën jashtë njeriut, në kozmos, me yje, por i nënshtrohet ligjit të interesave, që lëvizin brenda qenies së tij. Materializmi fillon prej Helveciusit, që është prezentues i teorisë borgjeze të klasave dhe interesave të shoqërisë njerëzore.

Mistikët e vjetër na e krijojnë një botë për botën shpirtërore dhe një botë për botën materiale. Janë dy botë të tëra! Njëra duket materiale reale dhe tjetra, bota shpirtërore, duket prej materialistëve “ireale”.

Materialistët u janë kthyer interesave të tyre jetësore dhe materiale, por nuk shohin më lartë, në kozmos, edhe pse është materiale. Zhvendoset në kohë dhe hapësirë, por ato që nuk i arrin me sy t`i shohësh; për mendjen tënde të vogël “nuk ekzistojnë”. Për shembull, Shiva, themeluese e drejtimit të shaizmit, zoti Rudra nga Vedat, u shnërrua në perëndeshën “Mirësia”, pra Shiva, e nderuara zotneshë, dhe e prezentonte dialektikën. [13]

Shiva, që quhet edhe “pineal-gland”, e ngjalë syrin e tretë të Shivës, apo gjëndrën e përgjumur pineale, përmes së cilës përcakton orën biologjike të çdo qelize të trupit tonë, e cila quhet qendra endoktrine më e vogël e trurit tonë, e vendosur në qendër të trurit. Zgjimi i kësaj qendre pineale do të shkatërronte çdo vlerë racionale të trupit dhe të botës materiale. Shpesh ajo është quajtur epifizis apo mbifizike, që ka në vetvete fuqi të madhe mistike dhe mbifizike, e cila mund ta bëjë dimensionin shpirtëror e metafizik. [14]

Në pllakën e IV të zmeraldit na ngjallet mistika e qartë. Vëllazëritë e Dritës janë në luftë të përhershme me vëllezërt e Errësirës, nëpër tërë kosmosin. Kur e kuptojmë metafizikën, e zgjojmë dhe e ngjallim syrin e tretë (i cili është rrezik për ata që nuk e dinë si mund të zgjohet qendra pineale e mbifizike), e sheh botën shpirtërore të njeriut, e kjo gjë na lidhë me DRITËN.

“Shpirti i i njeriut nuk duhet të jetë i lidhur nëse duhet të shkojë drejt Dritës. T`i dorëzohesh forcave të zeza, ngatërrohesh me ndalimin e Dritës. Njeriu është i penguar vetëm nga zigjirët e errësirës dhe të rrëmujës”.[15]- thotë tekstualisht Dr. Maurice Doreal, në librin e Skënder Hushit.

Bijtë e Dritës shkëlqejnë midis njerëzve. Ne, këtu e kemi fjalën edhe për materialistët. Shkëlqenjë veprat e tyre të mira dhe mirësia, mendimet më të mira për njerëzit e tjerë, gjeneratat e tjera apo e bijve të tyre, në Pleqesitë e Pleqëve. Kur i përmendim “pleqësitë e pleqëve”, kjo na lidhë detyrimisht me kulturën tradicionale të shqiptarëve. Çelësi i këtyre pleqësive, thotë Doreali, gjendet në simbole. Duke e gjetur domethënien e tyre dhe duke u futur në botën e tyre të fshehtë, do ta forcosh edhe ndërgjegjen. Ajo është një platformë me pa kufij të përcaktuar dhe as me formë të definuar.

Duke iu referuar ekskluzivisht Thot-it, Doreal konkludon se të studiosh misteret e mbrendshme të Tokës i mësoni edhe barapeshat.[16]

Hapësira kohë i ka të fshehura disa “të fshehta”, që fshihen pas hapësirës spirale. Njeriu bënë pjesë në esencën e ndërgjegjes së kosmosit, të cilën e kanë lënë anash pa e njohur me kohë, por Thot-i gjatë projektimit të kësaj ndërgjegjeje na e lë të kuptohet se është zingjiri që e lidhë botën fizike me njeriun. Është realiteti i fundit që mund t`i kuptojë, gjatë provave.

Këtu përfshihen të gjitha harqet dhe skajet e kufirit hapësirë. Njeriu nuk është vetëm material, edhe pse duket kështu. Është DRITË, i cili del nga Burimi i Pafund, që paraqitet vetëm si një gjë materiale.

Materialiteti është gjithmonë në trasformim, edhe në dritë, dhe siç e thotë Skënder Hushi, është fizika kuantike.[17]

Pa Ligjin, i cili është Rregulli, nuk do të ekzistonte asgjë në formën e vet, dhe as koha, që është çelësi për lirinë e njeriut. Thoti e zbulon se koha është anësore, në lëvizje, që të mund të kalosh në kohën e kaluar dhe të lëvizësh nëpër kthesa pineale dhe të kërkosh gjithmonë Dritën, sepse kjo është edhe mënyra për të njohur më së pari shpirtin e vet. E gjithë materia është Dritë ose një Dituri që ekziston, edhe pse nuk është përherë dituri më vete. Dituria është Dielli dhe Drita, e ky është edhe Çelësi i Jetës. Kur ta pushtosh frikën do të jesh i lirë, sepse gjërat e panjohura e ngjallin frikën, errësirën. [18]

“Njihi ligjet dhe do të jesh i lirë e nuk do të jesh kurrë i lidhur nga zingjirët e natës... Dije se misteri është një mister i vetëm kur është një njohuri e panjoftuar akoma nga njeriu. Kur ti t`i kesh mbërthyer zemrën e të gjitha mistereve, njohuritë dhe pleqësitë do të jenë me siguri tuajat. Kërko dhe mëso, sepse koha është sekreti që mund të të lirojë nga kjo hapësirë”.[19]- shkruhet më pallën e dhjetë (X) të Thot-it.

Ai, i madhi Thot, i porositë gjithnjë që të gjithë të jenë përherë Kërkues të Dritës, e drita njerëzore është DIJA; të lëshojë një dritë në shtegun e madh të njerëzve rrotull tij. Kjo dritë do të thotë që njeriu duhet të ndjekë përherë vetëm dritën e madhe të shkencave.

“Përhapja e çdo diturije është e ndryshme, sepse çdo dituri përmban një pjesë të planit të pafund (të Thotit, B.A.). Çdo pjesë e kompleton tjetrën, kështu që rritja e njëres ndërhyn te tjera, në mënyrë reciproke. Çdo dituri është e rëndësishme si të tjerat, edhe pse ka disa që bëjnë punë më të rëndësishme”.[20] – shpjegon Dr. Marice Doreal, në përkthimin e pllakës XI të Zmeraldit, në shkrimet e mëdha të Thot-it.

Kështu e punon secili hapësirën e vet, pa i penguar të tjerët, për rreth...



[1] Shikoni veprën e Dr. Kastriot Melyshit, „Shqipja, çelësi i zgjidhjes së enigmës kohë“, faqet 44-45.

[2] Grup autoresh, e dhënë në opinion, nga C. Scott Littleton, “Das grosse Buch der Mythologie”, Christian Verlag, München 2003, faqet 9.-81.

[3] Po deshët, shikoni filmin dokumetar „Djali rus me fuqi të mbinatyrshme pretendon se ka ardhur nga planeti Mars për të shpëtuar tokën“, të emituar në „Fakte Interesante Shqip“, apo në „Oranews.TV“, me shkrim, https://www.oranews.tv/article/djali-rus-me-fuqi-te-mbinatyrshme-pretendon-se-ka-ardhur-nga-planeti-mars-te-shpetuar-token .

[4] Po deshët, shikoni ju këtë pjesë, „Edhe njëherë për Shqiponjën dhe Shqiptarët“, Pjesa e V-të, në faqen time provizore http://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-5/ .

[5] Po deshët përcileni filmin dokumetar mbi Berat, të emituar në „Fakte Interesante Shqip“, „Misteret qe Fshihen në Malin e Tomorit“ (këtu, është në origjinal, siç e shkruajnë, me gabime ortografike), të emituar në http://www.youtube.com/watch?v=orA_mQ2HtgA&feature=share/ .

[6] Shikone veprën e formatit të madh, Fatbardha N. Demi, “Sellenizmi-Besimi që sundon Botën“, Botimet Dudaj, Tiranë 2016, të cilës, patjetër, do t`i kthehemi më vonë.

[7] Shikoni po deshët faqen time provizore, “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët- Shpalime për Evropën e Bashkuar dhe shqiptarët, prej gjenezës deri më sot“, Pjesa e VII, në https://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-7/ dhe do të gjeni teqen e bektashinjëve dhe fotografinë e dy Dervishve, në Lisin e Jetës.

[8] P.sh. shikoni filmin dokumentar „Mali i Tomorit-Enigma“, „Filmora9“, në në faqen e webit “Kuriozitete dhe Enigma”, në http://www.youtube.com/watch?v=7L-COYziH64#menu .

[9] Shikoni veprën e Skënder Hushit, vepra e përmendur, në faqen 48.

[10] Po aty, pak më poshtë, e analizuar.

[11] Shikoni veprën e fundit “Shqipja…”, të Dr. Kastriot Melyshit, të përmendur më lartë, faqe 39.

[12] Po aty, e njëta faqe.

[13] Libri „Hinduismius- Geschichte und Gegenwart“, Das Beste aus Reader`s Digest, Köln 2004, faqe 73.

[14] Shikoni prapë librin e Dr. Kastriot Melyshit, faqe 40-41.

[15] Shikoni librin e përmendur të Skënder Hushit, faqe 75.

[16] Po aty, faqe 90.

[17] Po aty, faqet 100 dhe 101.

[18] Po aty, faqe 108 dhe 109.

[19] Po aty, faqe 111.

[20] Po aty, faqet 118-119.