E hene, 03.08.2020, 10:23 AM (GMT+1)

Komente

Vladimir Shyti: Shqipëria duhet bërë nga vet shqiptarët!

E merkure, 10.06.2020, 02:34 PM


Shqipëria duhet bërë nga vet shqiptarët!

Nga Vladimir Shyti

Për popullin tonë shqiptar është tepër e dukshme, që e kanë humbur cilësitë e tyre të vyera. Mendojnë sikur të ishin të barabartë me të tjerët, që do të ishte një vlersim naiv. Dua t’u them atyre që mbahen sikur zotërojnë cilësi të larta dhe reale, pra tërësisht personale, të kujtohen dhe t’i vënë në dukje;përndryshe do të ndodh, ose më saktë po ndodh, që “derri të dënojë Dajën”Pra, po bëre shaka me skllavin ai do të kthej prapanicën. Dhe, ky proverb i shkëlqyer arab, po duket qartë në vendin tonë, ku njerzit po marrin arratinë nëpër botë. Thonë;që virtyti modestisë është një shpikje, që u shërben vetëm budallenjëve;sipas saj secili duhet të flasë sikur të ishte në rrafshin e të tjerëve. Kështuqë, duke u rrafshuar të tërë do të kishim veç teveqel.

Atëhere, si duhet vepruar, që të kapërxejmë format e krenarisë në krenari kombëtare?Dhe kjo e ka një përgjigje;barazi, liri dhe demokraci, që ne në vendin tonë ende s’e kemi të realizuar. Po, përse!?

Kemi mbi pesqind vjet që jemi udhëhequr gjithmonë nga princa, që mbanin vulat e vilajetit të tyre në brez dhe në unazat e gishtave të dorës pa nuk pasur asnjëherë një mbret, pra, pa një shtet të mirëfilltë, ku udhëhiqeshin nga një perandori turke dhe tërësisht të nënështruar. Përjashto njëzet e pësë vjet që udhëhoqi princi Gjergj Kastrioti, por edhe ai nuk arriti të ndërtoj një shtet solid. Më pas një mbret të vetshpallur pa yndyr, që s’e pati jetën e gjatë. Mbas luftës së dytë botërore, një diktator që udhëhoqi në formën e diktatit. Dhe më pas, mbas viteve nëntëdhjet të shekullit të kaluar morëm porropinë dhe përfunduam në udhëheqjen e kriminelave.

Pra, përgjithmonë pa shtet, vetëm me sy nga Europa dhe Amerika.

Kush ka veti të rëndësishme personale, do t’i kuptojë shumë qartë të metat e kombit të vet, sepse i ka gjithmonë para syve. Por një fukara, që nuk ka asgjë në këtë jetë për të cilën të krenohet kapet pas mbështetjes së fundit, të një kombi tjetër dhe do t’i jetë mirënjohës, ndërsa do të flasë me përçmimin e duhur për marrëzinë dhe fanatizmin shkurajues të kombit të vet, gjithsesi, ky njeri do ta ketë mendjen, vesh e sy nga kombi tij. Megjiëse ai shitet lirë dhe tregon që është i prekur prej saj, ruan një farë krenarie dhe mbahet prej saj.

Ndaj, mendoj përfundimisht se Shqipëria duhet të thërrasë nevojën e një bashkimi intelektual më se të domosdoshëm, ku në zgjedhjet e ardhshme të mbizotroj;liria zgjedhore, bashkimii mendimit demokratik, jo më me akte-marveshje në letër, por me mendimin e pjekur patriot me plot fjalën shqipëtar, ku ne të udhëheqim vet vendin tonë dhe, t’i bashkohemi denjësisht europës së bashkuar.

Njerzit zakonisht kanë një gjykim të vetin, ashtu si edhe unë, janë të paaftë të çmojnë veprat me vlera të mëdha, kur luftojnë për bukën e gojës;ndaj ata dëgjojnë gjithmonë një autoritet të jashtëm dhe lavdia pastaj bazohet vetëm në besueshmërinë dhe në mirëbesimin e të huajve. Kjo arsye e gabuar duhet të ç’rrënjoset nga masat e gjera popullore, që të kuptohemi, ne e kemi ende nevojën e miqëve tanë. Ky fakt i tillë nuk duhet përligjur, por jo përsosmërisht, këtë vend duhet t’a bëjmë ne shqiptarët. Por, jo të mrekullohemi nga fjalët e bukura, sepse ata që mbajnë fjalime para turmave janë të kënaqur me veten, kujtojnë se janë më të bukurit:të bukur i duken qetë kaut, qentë qenit, gomerët gomarit dhe po ashtu derrat derrit. Ata janë superior me autoritetin e fituar nga mënyrat e fëlliqura përdorura deri më sot.

Nga këndvështrimet e politikës, duke rrahur gjokset për një shtet të së drejtës, ku faktet nuk tregojnë asgjë, kur popullit i mungon dhe minimumi jetik. Jeta jonë është aq e varfër, saqë duhen shpërndarë të mirat më shumë kursim, por jo të vuajmë skamjen e mjerimin, ku ne ecim përditë mbi një tokë të bekuar nga natyra. Dhe, ata që shijojnë lavdin supreme jetojnë në lumturinë e artë, falë zotrimëve të atyre cilësive që u dhanë atyre lavdinë e pamerituar dhe, të një populli ende të pafituar mirë kulturën njerzore në rrangun ndërkombtarë. Ata e kanë kthyer jetën e tyre në një gjueti të shfrenuar ndaj lumturisë pozitive, që si e tillë përbëhet prej kënaqësish pozitive. Ky gjah ndaj një preje që ekziston në forma të ndryshme, mbart me vete, si një pasojë normale, fatkeqësi si kurrëndonjëherë me reale dhe pozitive , të cilat paraqesin të gjithë llojet e fatkeqësive të njeriut të thjeshtë dhe, kur mashtrohesh, është tepër vonë. Ndaj, vota e lirë për ata që e meritojnë do të jetë plumbi për të poshtrit, rrëmujaxhinjtë që mendojnë se janë të pazevevdësueshëm. Cdo individ jeton dhe ekziston për vetveten. Ajo ç’ka ai është, pamvarsisht nga forma apo lloji dhe vendi ku banon varen të gjitha nga ai vet. Dhe nëse tek ai s’ka asgjë të denjë, çdo ndihmë nga jashtë do të vlejë fare pak. Ky mendim është diçka dytësore, që i nënështrohet momentit dhe duhet të përballet me faktorin thelbësor e parësor, e cila mbështetet në forcat e tua të ekzistencës



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora