E marte, 27.10.2020, 09:22 PM (GMT)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Unë sot nuk i besoj as këmishës time

E merkure, 10.06.2020, 10:28 PM


UNË SOT NUK I BESOJ

AS KËMISHËS TIME

NGA KALOSH ÇELIKU

Këmishë e imja dua të jesh: PËRJETË

që të të veshi përditë, përnatë!

E thonë: „Nuk i besoj as këmishës time„.

Megjithatë, nuk dua të jesh këmishë

Se, duhet të të shpie në pastrim kimik.

E kam frikë grisesh, bëhesh arnë...

E ka thënë, Populli Shqiptar: Nuk e them Unë, si shkrimtar. Shkaku, se: Ende i besoj Popullit Shqiptar. Jo, Partive Politike me hebet plotë krunde nëpër këmbë e varë përqafe, në grazhd të Qeverive. Nateditë, duke u turr pas pasurisë dhe posteve politike. I besoj, Realitetit Shqiptar: Që, Sot: Falë, Partive Politike “kuqezi” në Shkup, Prishtinë e Tiranë, ende shesin mallëra “bio” politike me një afat përdorimi të skadur në “Bti-Pazar”.

E pabesueshme,  gjithë këto “burra kuqezi” shqiptar, Partitë  Politike në pushtet, Sot t’i kenë në Ballë si heronjë trima pas lufte për Liri. Qeveri, kokë më kokë. Edhe, atë: Zjarr, kur na digjet mbi krye: Shqipëri, Kosovë. Maqedoni e Veriut, Mal i Zi. Dhe, Çamëri.

Historikisht, populli shqiptar ka bërë luftë me armik e për armik. Megjithatë, populli Shqiptar: Edhe, Sotekësajdite ka qenë në Ballë për një Shtet Etnik Shqiptar. Realitet, që e ka dëshmuar  edhe Koha. Punë tjetër, Sot: Është, ajo e partive politike shqiptare, që ende jemi nëpër këmbët e Shejtanit me  Dy brinja në kokë. “Din e Iman.”

Merreni me mend: Sot, Popullit Shqiptar i prijnë në ballë Dudumët. Kryengritësit, që gërhasin për Liri. E, ndonjëra nga mediat e “pavarura”, që nuk është në Grazhd  të “Kalit Shemës”, po Livadheve të Babait, ende kullotë bar shkurreve. Grazhd të Gomarit. Duarve, u bijnë shuplakë: Jemi popull  i lumtur, këndojmë në verandë. Ekraneve televizive. I lajmë duart me sapun. Dy metra larg distancë edhe me gruan. I Respektojmë masat policore të Qeverisë: Pa maska, nuk dalim në rrugë, katër ditënetë rrimë në karantinë.

Përinat, Sot dal kaçak te “Parku i Grave”. Nuk, mbyllem në Kopësht Zoologjik. Nuk bëj politikë “madhore” në Lëmën me kashtë të “Kalit Shemës”. Nuk dua president shqiptar. As kryeministër shqiptar, në Maqedoninë e Veriut. Mjaftë i kam deputetët dhe ministrat shqiptar. E kënaqën Presidentët dhe Kryeminstrat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Tashti, radha u ka mbetur ta kënaqin edhe këto të arratisurit e Maqedonisë Veriut. PDSH -ja e Menduh Thaçit, na doli më modeste me kërkesa politike: Publikisht, e kërkoi postin e zv/ kryeministrit! Post politik, të cilin momentalisht e ka BDI -ja e Ali Ahmetit. Pavetëdije, haptas dalin me kërkesa partiake, edhe në këto zgjedhje parlamentare (2020)?! Nuk e kanë “gajlen” e popullit shqiptar, po të pasurive tyre marramendëse dhe posteve politike. “Shpëtimtari” i shqiptarëve, nga karantina e improvizuar u përgjigjet, se: Koalicion do të bëjë me atë Parti Politike Shqiptare, që e pranon Programin e LSDM -së, dhe jo me fituesin e zgjedhjeve. Lëvizja “Besa”, pjesë e koalicionit të LSDM -ës, në këto zgjedhje parlamentare, çon krye argati: Kryeministrin do ta “fitojë”, ajo parti politike që do t’i ketë 61 deputetë. U turret pas me të katra herdheve të Dashit, mos i bien udhës përtej Gardhi.

Lufta e ashpër mes partive politike, dhe fushata parazgjedhore vazhdon e dhe në këtë situatë Pandemie. Vatra e infektimit, shpallet Komuna e Çairit të Shkupit me 168 të prekur nga koronavirusi. Qendër 64, Butel 63, Gazi Babë 58, Aeurodrom 57, Saraj 55, Karposh 45, Kisella Vodë 35. Ndërsa, Haraçina si komunë e LSDM -ës me 23 të infektuar. Pastaj, Kumanova, Tetova dhe Gostivari. Qeveria, ngutet t’u dalë ndihmë me katër ditë (80 orë) karantinë. Arrestime dhe dënime për mosrespektimin e masave të Qeverisë. Politikanët, nuk kanë kohë të merren me Pandeminë, po turren pas “fitoreve” partiake: Pasurisë dhe posteve politike. Mendja, ma thotë, se: Politikanët tanë, janë në rrezik jete,  i ka prekur koronavirusi.

Karaxhovski: “Rasti me korona janë rezultat i tubimeve për Ramazan dhe Bajram. Kryetari i komisioneve të sëmundjeve Infektive dhe epidologu Zharko Karaxhovski theksoi sot (08.06.220), se numri më i madh i infekrimeve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka ndodhur përgjatë muajit Ramazan dhe festës të Bajramit. Na u kthyen si boomerang tubimet përgjatë iftareve në muajin e Ramazanit dhe përgjatë Bajramit”.

Rrezik, Sot është edhe të shtrohesh në spital nga ndonjë sëmundje tjetër e papritur nga partitë politike për shërim, shkaku se: Maqedonia e Veriut me vite është e politizuar deri në palcë. Nesër, mund të të shpallin në mjetet e informacionit, se: Vdiq nga COVID -19. Partitë Politike merren me “shërimin” e të sëmurve nga koronavirusi?! Edhe, atë: Në prag të zgjedhjeve parlamentare. Pse, e them këtë? E them, se: Gati të gjithë përgjegjësit nëpër institucionet e shtetit “përbashkët” i emërojnë partitë politike. Punë tjetër, është ajo, se: Partizanët partiak, sa janë profesionistë në vendin e punës?! Një Zot e di, siç thonë dhe i luten vetë ato si besimtarë, sesi do të dalin nga Gremina politike, ku kanë rënë brenda bythekrye.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Maqedoninë e Veriut shkon edhe më larg: “Klasterët janë të njohura dhe vijnë nga festime dhe grumbullimet që kanë bërë këta persona më 25, 26, 27 maj.” Nuk e përmend Ramazanin dhe Bajramin. Aq më pak, Manifestimin ortodoks në Strugë, që shkeli masat e izolimit të Qeverisë. Manifestim i Shën Gjergjit në rrugët e qytetit të Strugës nga klerikë të Kishës ortodokse maqedonase, që u shoqërua nga qindra besmitarë që kanë shkelur në këtë mënyrë masat e izolimit ndaj COVID -19, dhe ka nxitur mjaftë reagime në Shkup. E, as Kreun e BFI Sulejman Rexhepin, që në festën e Fitër Bajramit para kamerave televizive tha, se: “Koronavirusi ka vdekur”.

Padashur, bie në sy, se: Numri më i madh i të infektuarëve nga koronavirusi janë në komunat shqiptare. Vendbanime, të varfëra dhe lënë pas dore, që edhe ndëshkohen me masa qeveritare: karantinë, arrestime dhe dënime materiale e me burg. E, nga ana tjetër, e bombardojnë pamëshirë në mjetet e infomacionit me koronavirus: Rrini në shtëpi! Lani duart me sapun! Distancë, dy metra larg edhe me gruan! Hani ushqim të shëndtshëm! Jo rastësisht, edhe në mjetet sociale Facebook, akademikja Katica Qulavkova fajin ua hudhë shqiptarëve: “Çmimin e bashkëjetesës e paguajmë me jetën”. Shkak, që: Komiteti i Helsinkit ka ngritur kallëzim penal kundër akademikes Katica Qulavkova, për publikimin e saj në rrjetet sociale, me të cilën thonë se nxit padurueshmëri mes bashkësive etnike.

Herët, dal te “Parku i Grave”. Këmbëkryq, ulem nën Rrap. I them kamarierit: Ara e Babait, nuk lërohet me një ka, m’i sjellë Dy qe nën zgjedhë, njërin në vijë, e tjetrin në lëndinë! Dhe, një kalë me shalë me një pasqyrë në ballë! Sot, kam vendosur ta lëroj Arën e Babait ugar mes sorrave, rrëzë Çuke  me dy qe nën zgjedhë. Dhe, një kalë me shalë në ballë!

Arratisem te “Parku i Grave”. Dëllinjave të dikurshme kur isha nxënës, që sot janë bërë pisha me kokat në Qiell. Përmendoreve nëpër park: Gruaja Engjëll me fletë mbi pisha. Pjetër Bogdani me gjithë mjekër mes tyre si misionar. Përballë Kuvendit, një Kalorës me kalë - roje.

Hip - zbres këmbë shkallëve të “Qendrës Tregtare”. Jo, atyre lëvizëse elektrike. Sytë i hudhë vitrinave të shitoreve me lloj-lloj mallërash. Në një restorant, me shumicë dhe pakicë me afate të skaduar përdorimi parazgjedhjeve parlamentare, shiten edhe politikanë: Deputetë të popullit, minsistra, zv/ ministra, drejtorë, zv/ drejtor… Mes tyre, edhe një kryeministër shqiptar. Hë për hë, ende nuk kishte dalë në treg për shitje, edhe një president shqiptar. Thash, me vete: Presidentin, me siguri e kanë lënë partitë politike shqiptare për ditën e nesërme, fushatën e ardhshme parazgjedhore presidentciale. Ose, ende nuk e shohin të arsyeshëm presidentin në Maqedoninë e Veriut, kur dihet se në sistemin komunist jugosllav, pas vdekjes të shokut Tito e patën president Sinan Hasanin të gjashtë republikave dhe dy krahinave të Jugosllavisë.

Dikur e kaloj Urën e Gurit. Mezi i kalova dy rojet e urës mbi Vardar: Goce Dellçevin dhe Dame Gruevin. Poshtë Urës, në breg të Vardarit Karposhi zbathur e shalonte një kalë pa shalë. Matanë Urës, në pritë Mitropilitët e Beogradit: Shën Kirili dhe Shën Metodi me Shën Klimentin dhe Shën Naumin e Ohërit. Përballë, më doli para Olimbia me fëmijë në bark, gji dhe prehër. Pak më tutje, Filipi i Maqedonisë me grushtin lartë te koka si Xhaxhi Enver. Hipa - zbrita shkallëve të betonit pa asnjë copë gjelbërim, ose peme “Sheshin e Madh të Shkupit “Skënderbeu”. Në fund të shkallëve, më ndali Skënderbeu me shpatën në brez, që dje ishte me fytyrë nga Lindja, e sot e kishin kthyer nga Perëndimi në mesin e varrezave të makinave. Nga të ecësh e kthehesh, përmendore nëpër rrugë e parqe më këmbë e kuaj me armë e thika.

Hasan Prishtina, pak më larg “Sheshit më të madh” të Shkupit ”Skënderbeu”, preheshte në dy metra park. Vendtakimi i partizanëve të partive politike para fushatave parazgjedhore, ku fotografoheshin para kamerave televizive me kurora të luleve te këmbët.

Përinat të koronavirusit politik, u ula nën Rrap. Dhe, e porosita kamarierin: Sot, në vend të dy qeve të Babait dhe kalit me shalë, ma sjell një gomar me samarë!...



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora