E marte, 20.10.2020, 09:15 AM (GMT+1)

Komente

Ibrahim Kabili: Ramush, bëja dhe një nder të tretë Kosovës, divorcohu nga Lista Srpska

E merkure, 10.06.2020, 12:47 PM


Ramush, bëja dhe një nder të tretë Kosovës, divorcohu nga Lista Srpska

Nga Ibrahim Kabili

Politika e politikanët kosovare kohët e fundit po tregohet tepër të pa përgjegjshëm. Kjo ndodhi më shumë, dhe me rrëzimin e Qeverisë Kurti. Për këtë përgjegjësi kryesor është Ramushi dhe suita e tij në Kosovë. Po pse kështu, o komandant Ramushi? Çfar të detyroj, të votosh pro rrëzimit të Kurtit? Si mund të votosh ti, Listën Srpska? Si mund të shkelësh ti mbi gjakun e dëshmorëve dhe shokëve të tu të llogoreve, rënë në luftë? Po si mund të bashkëpunosh me Rakiqin dhe të shkelësh mbi gjakun e vëllezërve Haradinaj dhe familjes Jashari? Millosheviçi, Rakiqi, dhe rakiqët e tjerë serbë i vranë ato dhe rreth trembëdhjetë mijë të tjerë si këto. Kjo vjen erë tradhëti zoti Haradinaj. Bashkëpunimin me Rakiqin, nuk do ta fal Kosova, kjo është tepër e rëndë. Eshtë e rëndë sa dhe veprimet e Sinan Hasanit dhe Rrahman Morinës. Ato vepruan në okupim kurse ti po luan me paqen! Për hirë të Kosovës dhe gjithë shqiptarisë ndrysho rrugë. Shpëtoje Kosovën, nga ndryshimi i kufijvë, nga çbërja e shtetësisë. Nuk të kërkohet të luftosh me pushkë. Eshtë e thjeshtë, tërhiqu nga qeveria kukull që caret prej listës Srbska. Bëje të lutem! Kjo është një lutje publike. Nuk do të ta falte babai juaj i ndjerë. Tërhiqu Ramush sa nuk është vonë. Mos ki frikë o burrë i Dukagjinit! Me listën në pushtet që votove ti, Kosovën e pret ndarja. Frikacakët kapen pas pushtetit. Unë ende mendoj se ti nuk je i tillë, përkundrazi. Ke bërë gabime të rënda si kryeministër, por vure dhe taksën ndaj Serbisë. Ke shumë merita për këtë. Kam qenë pro jush, kur ti flisje kundër bëmave të Thaçit, e të tjerët të etiketonin me fjalë fyese. Pse tani o i gjorë, bashkohesh me gjarpërin, dhe gjarpërijtë e tjerë të Kosovës? Deli zot Kosovës, tërhiqu nga Qeveria Hoti, kjo të nderon ty dhe shpëton Kisovën. Tregohu trim, tërhiqu! Çoje popullin e Kosovës në zgjedhje, le të fitoj verdikti i tijë. Gaboi Kurti kur bëri qeverinë me Isën, e pësoj rëndë. U viktimizua nga kjo. Haradinaj bëj koalicion parazghedhor me Kurtin dhe Vjosa Osmanin! Në rast se veproni kështu fitorja do jetë e sigurtë. Kështu merret pushteti në demokraci Ramush. Tërhiqu sa nuk është vonë. Loja jote duke u bashkuar me LDK-në, Nismën dhe Listën Srpska është e pështirë! E pështirë deri në tradhëti të bëhesh partner me Rakiqin. Dil nga qeveria e Hotit, ajo është në fije të perit. Kjo tërhiqet prej hunde nga Lista Srpska. Mos e bëj fijen e perit, litar, Ramush! Tërhiqu! "Merr hak" ndaj atyre që të rrëzuan Ramush. Nuk di si u bëre palë tani me Thaçin, Ramush? Ai të mori bojën dhe të la në baltë në Berlin! Apo jo?

Eshtë normale në demokraci Rambo, që qeveritë të ndryshohen me votë. Kjo është abc-ja e demokracisë. Për fat të keq kjo nuk ndodhi atje, në shtetin më të ri dhe tepër të brishtë të Kosovës. Ajo ra me pazarllëqe të fëlliqura të orkestruara nga Beogradi dhe presidenti i Serbisë Vuçiç. Sa turp që bashkohesh dhe ti me to! Kjo erdhi dhe nga vota e AAK-së, deputetëve të saj, e veçanërisht e Juaja. Ramush unë që po shkruaj këto radhë jam një dashamirës i Kosovës dhe i Juaji. Që në bankat e shkollës së mesme dhe më pas në UT më ka tërhequr shumë çështja kombëtare, dhe për më shumë historia tragjike e Kosovës. U desh një shekull, e mbi, që të vihet në vend drejtësia për këtë pjesë vitale të trungut shqiptar. Më vjen shumë mirë që dhe ju si familje keni dhënë një kontribut të madh, në luftën e fundit të UÇK-së ndaj Serbisë. Për të po ju bëj thirrje që tërhiqeni nga Qeveria Hoti. Ju e fituat Luftën. Përse duhe ta humbësh paqen? E dyta ju vendosët taksën 100% ndaj Serbisë dhe kjo është merita juaj e dytë. Kjo fitore ju kushtoj shumë, humbët pushtetin. Çfar rëndësie ka kjo, fitoj Kosova! Me taksën Kosovës filloj ti vijë era shtet. Me rënjen tuaj si kryeministër, u hoq taksa. Kjo erdhi nga presioni i ndërkombëtarëve. Për fatin e mirë të Kosovës kryeministri i ri Kurti hoqi taksën dhe vendosi reciprocitetin. Ky vendim qe më i guximshëm dhe më i avancuar se taksa 100%, e juaja. Këtu qëndron dhe paradoksi! Dhe Kurti ra për taksën! Ai u viktimizua si dhe ju. Ai u bë viktimë, dhe, me votat e AAK-së. Pse dhe ti Ramush u hodhe si lukuni mbi viktimën e radhës, Kurtin? Çfar të bashkoj ty kësaj radhe me presidentin Thaçi? Bëje ndonjë shpjegim për opinionin Ramush. Asnjë mendje e kthjellët nuk mud ti shpjegoj këto veprime foshnjore politike! Këto besoj nuk vinë nga padituria, kjo do ishte e keqja më e vogël. Duke u nisur nga meritat që keni, dhe duke ju diferencuar nga lukunia e kastës së vjetër politike po ju kërkoj si shqiptari, shqiptarit si vëllaj, vëllait ti bëni dhe një të mirë të TRETE Kosovës, tërheqjen nga qeveria kukull e Hotit. Kjo është e varur për shkak numrash, nga armiku juaj, armiku jonë, Serbia. Guxo Ramush, tërhiqu, dërgoje vendin në zgjedhje dhe më pas të vendos populli. Bëje këtë për hir të Kosovës. Ndihmojë Vjosën dhe Albinin e përkrahësit e tyre ta shporrin me votë këtë kastë të vjetër nga drejtimi korruptiv i pushtetit në Kosovë. Ajo kastë veç vuajtje dhe mjerim i ka sjell Kosovës. Ajo është treguar e pangopur dhe në shumë raste ka vënë interest e saj mbi Kosovën si:

● Eshtë e nënshtruar dhe inferiore ndaj Serbisë.

● Ka bërë luftë të pa moralshme për pushtet në favor të pasurimit të saj.

● Ka fal territore të Kosovës fqinjëve për interesat e saj. Nuk ka si shpjegohet falja e 8.2 ha tokë M.Zi nga ju z. Haradinaj bashkë me të tjerët.

● Eshtë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duke i bërë shumë privilegje vetes së saj.

● Me pazare të fshehta ka bërë marrveshje politike duke mohuar votën e qytetarëve.

● Ka bërë marrveshje të dëmshme me Serbinë që mund të çojnë deri në çbërje të shtetësisë së Kosovës. Kjo nuk do lejohet nga vegjëlia,populli,shtresa e mesme, inteligjenca dhe e gjithë shqiptaria.

● Ka zhvatur popullin dhe taksapaguesit e Kosovës me: Shitjen e aseteve të Kosovës, korrupsionin e madh, me nepotizmin në qeverisje, me aparatin e madh qeveritar në vite, rritjen rrogave të tyre, me zvarritjen e reformave në ekonomi etj.

● Ka luftuar dhe bërë pazare mes vedi, thuhet në Kosovë, për të eleminuar politikanët e rinj dhe të pa provuar, siç qe dhe rasti i fundit me Osmanin dhe Kurtin.

Duke u nisur nga këto veprime i bëj një thirrje të sinqertë Ramushit ta lëre kastën e vjetër në hallin e saj dhe të shkëputesh prej tyre. Ai vonë u bashku me to. Veprimet e tij më duken si një telenovelë turke, por që luhet nga aktorë serbë.

Shkëputu nga lista Srpska,mos prani të komandojë ajo, Ramush! Ato dinë shumë më mirë ta luajnë lojën e tyre.  Falë trajnerit serb Vuçiç dhe bashkëpuntorëve të tij në Kosovë. Ato rrëzuan qeverinë legjitime nga pushteti dhe sollën Listën Srbska. Ko nuk të falet ty Ramush! U mora me ju, sepse jeni personi më pozitiv, keni dhe merita, keni në dorë të rrëzoni qeverinë Hoti. Çoje vendin në zgjedhje të reja Ramush! Zgjedhjet e lira e të ndershme janë themeli i demokracisë. Vetëm me to, bëhet ndërrimi i pushteteve, e forcimi i shtetit zoti Haradinaj. Ju a bëj këtë mesazh publik ju zoti Ramush, me besim se do reagoni në të mirë të vendit. Për politikanët e tjerë të kastës së vjetër nuk kam asnjë ndjesi pozitive.

Me dashamirësi

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 08.06.2020



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora