E enjte, 29.10.2020, 07:22 PM (GMT)

Komente

Eshref Ymeri: Kujdes, Prishtinë! Ke në dorë fatin e Kosovës!

E merkure, 10.06.2020, 11:38 AM


Kujdes, Prishtinë!

Ke në dorë fatin e Kosovës!

E dashur Prishtinë,

Me krijimine qeverisë Hoti, pas votimit të deputetëve-shumicë, mercenarë në shërbim të Beogradit, tradhtarë të kombit shqiptar, Kosovës rreziku i ka ardhur në prag të derës. Në këto kushte, unë mendoj se fatin e Kosovës e ka në dorë popullsia e Prishtinës, sepse aty jeton shumica e banorëve të Republikës. Mercenarët tradhtarë, me në krye Thaçin dhe Mustafën, në bashkëpunim të ngushtë me Vuçiçin dhe Ramën, kanë përveshur mëngët dhe kanë mprehur thikat për copëtimin e Kosovës. Tani është në dorën e popullsisë së Prishtinës nëse do ta lejojë një gjë të tillë ose jo. Prandaj, kujdes, Prishtinë!Tani ke në dorë fatin e Kosovës: do të lejosh copëtimin e saj, do të lejosh poshtërimin e mbarë kombit shqiptar, do të lejosh që oligarkët politikë, me Thaçin dhe Mustafën në krye, të vazhdojnë, si deri tani, t’i rrjepin popullit shtatë lëkurë dhe Serbia të vazhdojë të mbetet e pandëshkuar për masakrimin dhe poshtërimin që i bëri popullit kosovar, apo do të rikthesh në pushtet Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, të cilët janë për ruajtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, për nxjerrjen në ekranin e së Vërtetës të pasurive marramendësetë politikanëve të gardës së vjetër kriminale-tradhtare dhe për ngritjen e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë? Mos dëgjo se çfarë përrallisin Grenelli dhe Palmeri, të cilët janë tellallë “të diplomuar” në shërbim të Beogradit dhe të Moskës.

Unë shpresoj shumë dhe besoj se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të të drejtohen ty, Prishtinë heroike, me thirrjen për t’u çuar peshë më këmbë për shporrjen e qeverisë Hoti dhe të krejt gardës së vjetër tradhtare, me në krye Thaçin dhe Mustafën, dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Me këtë rast, dëshiroj t’i kujtoj pjesës së anëtarësisë më atdhetare dhe më dinjitoze të Lidhjes Demokratike të Kosovës të Ibrahim Rugovës se kreu i kësaj partie Isa Mustafa dhe shegertët rreth e rrotull tij, e kanë tradhtuar Kosovën, duke hyrë në shërbim të tradhtarit Thaçi, argatit tradicional të shovinizmit serb. Anëtarësia më e shëndetshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës, le ta vërë vath në vesh këtë mesazh, të cilin tradhtari Thaçi dhe Shtabi i Përgjithshëm, nëpërmjet një të dërguari të drejtpërdrejtë, ia patën përcjellë botuesit të gazetës “Bota Sot”. Atë mesazh, zotëria Xhevdet Mazrekaj e ka botuar fjalë për fjalë, duke iu drejtuar të dërguarit që i kishte shkuar në zyrë:

“… Më the se tash është gjendje e jashtëzakonshme për shqiptarët dhe në gazetë duhet t`i referohesh vetëm të dhënave nga Shtabi i Përgjithshëm, Xhavit Haliti e LPK-ja.Më the se s`ka më me e qitë në gazetë Ibrahim Rugovën, Tahir Zemën, “tre përqindëshin” e Agim Ramadanin, ka vetëm LPK dhe Shtab të Përgjithshëm”.(Citohet sipas:Xhevdet Mazrekaj. “Çka je frustruar Milaim Rrenci? Unë nuk thashë se dy vrasësit që kanë qenë me ty e kanë vra Ahmet Krasniqin”. Faqja e internetit “Bota Sot”. 17 maj 2020).

Nëse ti, Prishtinë, nuk do t’i përgjigjesh thirrjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për shpëtimin e Kosovës, atëherë, me heshtjen tënde, do të hysh në historinë e kombit shqiptar si kryeqyteti i Tradhtisë së Madhe. Nëse ndodh kështu me të vërtetë, atëherë unë iu bëj thirrje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët i vlerësoj si “meteorë” të befasishëm shprese në qiellin e tradhtisë ndërshqiptare, që ata ta braktisin zejen e politikës dhe të merren me punën e vet intelektuale.

Por, në mbyllje, Prishtinë e dashur, po të rekomandoj të lexosh Esenë e mëposhtme të Profesorit të njohur të filozofisë në Universitetin e Tiranës dhe të përsiatësh gjatë për idenë themelore të saj.

Me respekt.

Eshref Ymeri

Indianapolis, Indiana

08 qershor 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora