Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Amerika jua lë ngile

| E merkure, 10.06.2020, 09:51 AM |


Jusuf Zenunaj

AMERIKA JUA LË NGILE

Baltën e shekullit

në vend të bukës piqni,

shtëpisë së ndërtuar ,

gurët në themel ia hiqni !?

Në magjen e vjetër sollët atë që e dogji;

tharmin e bukës në ditën e parë jua hoqi.

Ka thënë Amerika atë që s'e bën askush,

"dyart vëni në zjarr e mbuloni me prush"!?

kur populli i bëni hile

Amerika jua lë ngile !

J.Z., Dilbeek , më 6 qershor 2020