E enjte, 28.03.2024, 04:35 PM (GMT)

Vërtetësi

Agron Tufa: Xhavitët që e zhbëjnë Vetingun e Policisë së shtetit

E merkure, 10.06.2020, 09:42 AM


Xhavitët që e zhbëjnë Vetingun e Policisë së shtetit

Nga Agron Tufa

Siç dihet neni 38/g i ligjit nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar, i jep fund marrëdhënies së punës të çdo ish oficeri Sigurimi. Deri më sot, nga ky proces nuk është larguar asnjë person. Të gjithë në polici po dalin të kulluar. Vazhdojnë verifikimet e zvarritjet. Ish oficerët vazhdojnë punën në shërbim të partisë. Disa po kapen pas vërtetimeve të komisionit “Bezhani”. Të tjerë në variante se janë shkolluar po nuk kanë bërë gjë, etj. Më interesantë janë dy ish oficerë Sigurimi sivëllezër, Xhavit Shala dhe Gani Zeneli që kërkojnë vërtetim fakti, sepse ndaj këtyre të dyve komisioni “Bezhani” nuk ka marrë vendim para 20 e ca vjetësh. Në fakt, sikur të kishte kuptim, ky veprim do të vlente deri në vitin 2001 kur ka funksionuar ligji i parë i lustracionit dhe jo pas kaq vitesh.

Së pari, Shala u emërua më 1.10.1997 si kryetar i SHIK-ut të Elbasanit me autorizim të kryeministrit dhe nuk i duhej certifikatë.

Së dyti, me ligjin nr.8280, datë 15.1.1998, ligji nr.8043, datë 30.11.1995 "Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik", ndryshoi tërësisht dhe nuk prekte më oficerët e Sigurimit, por vetëm drejtues të lartë të tij (të cilët përjashtimisht në raste të rralla i miratonte kryeministri të riktheheshin, siç edhe ndodhi por u rikthyen të gjithë).

Kërkesa e datës 7.7.1998 e Ministrisë së Rendit Publik është bërë për 12 oficerë (shumica me arsim policor) me dyshimin se mos kishin qenë bashkëpunëtorë Sigurimi. Një shkresë tjetër përsëritet më 11.7.1999 nga Nafiz Bezhani për SHIK-un, por për këtë arsye. Për Xhavit Shalën kjo nuk kish kuptim, pasi ai kishte qenë shefi i bashkëpunëtorëve, nuk mund të ishte vetë bashkëpunëtor. Fakti i qenies oficer Sigurimi është i vërtetuar dhe i njohur, pavarësisht se sot ai nuk do ta përmendë një gjë të tillë. Edhe në jetëshkrimin zyrtar në Akademinë e Sigurisë, Xhavit Shala gënjen kur nuk tregon vitet kur ka punuar si punëtor operativ, të cilat i ka zëvendësuar me fjalët “specialist në fushën e sigurisë”. Edhe në këto tekste quan “fushë sigurie” një aktivitet kriminal si ai i Sigurimit të Shtetit. Gjykata nuk ka çfarë fakti të verifikojë këtë rast sepse provohet lehtë se i përmenduri ka qenë oficer Sigurimit dhe është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës sipas ligjit të vetingut të Policisë. Neni 388 i Kodit të Procedurës Civile e ka fare qartë se vërtetimi i faktit kërkohet në kushtet e zhdukjes apo humbjes së aktit. Fakti se ka qenë oficer Sigurimi nuk ka humbur.

Më 25.6.2019 Xhavit Shala kërkoi nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, t’i heqë “njollën”, pra të pajiset me vendim gjykate se nuk ka qenë oficer Sigurimi, në mënyrë që Xhaviti të vazhdojë që quhet “specialist i fushës së sigurisë”.

Si palë e tretë në këtë proces, do të marrë pjesë Autoriteti për Informim në Dosjet e Sigurimit, në të cilin punon me zell gruaja e Xhavitit. Ka zëra që thonë se në gjyq Autoriteti do të përfaqësohet pikërisht nga kjo, duke e kthyer seancën gjyqësore një konsultë bashkëshortore. Autoriteti nuk mund të ishte në asnjë rrethanë palë e dytë apo e tretë sepse nuk përfaqëson ish komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”, si dhe nuk mund ta kushtëzojë vendimmarrjen e vet nga zhvillimi i këtij gjyqi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora