E enjte, 28.03.2024, 10:43 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Kryengritjet shqiptare 1826-1832 nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut

E marte, 09.06.2020, 06:38 PM


Kryengritjet shqiptare 1826-1832 nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut

Nga Qazim Namani

Pashallarët shqiptar dhe ushtarët e tyre mercenar me myslimanizmin e tyre arritën të bëheshin pronar të timareve dhe të zënë pozita të larta në P. Osmane.

Klasa feudale i takonte kombësisë osmane. Në trevat shqiptare një pjesë e popullatës, por edhe raja, ishin të përkatësisë etnike shqiptare. Klasa feudale shqiptare, herë vihej në shërbim të P. Osmane, duke e shtypur çdo kryengritje të popullit të vet, e herë kundërshtonte proceset në administratën osmane.

Te shqiptarët ekzistonte edhe aristokracia klanore e fisnore, ku bajraktarët në fshatra konsideroheshin si agallarë, ndërsa në qytete bejlerët ishin në krye të klaneve e zejtarëve.

Popullata shqiptare që nga pushtimi osman, ishte në gjendje lufte me autoritetet osmane.

Islamizimin që e pranuan shqiptarët, nuk përputhej me islamizimin zyrtar. Në këtë kohë shqiptarët ishin një popullatë me përzierje të mëdha klanore, fisnore e fetare. Kjo ndasi politike e shoqërore e popullatës shqiptare, në viset malore kishte karakter fisnor, që dallonte nga ndasia në qytete e fusha që kishte karakter feudal ku qeverisnin pashallarët.

Pas pushtimit osman, shqiptarët ortodoks të jugut, por edhe një pjesë në veri, ishin nën ndikimin e Patriarkales së Stambollit. Prej viteve tridhjeta të shekullit XIX, shqiptarët e jugut, ishin nën ndikimin e shtetit të ri Grek, dhe kishës ortodokse greke të posa themeluar. Në trevat veriore, shqiptarët ishin në ndikimin e Italisë, Austrisë, e prej viteve tridhjeta të shekullit XIX ,edhe të Serbisë dhe Malit të Zi.

Në kohën kur P. Osmane ishte e angazhuar në luftëra frontale me Rusinë që nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, kishin filluar lëvizjet çlirimtare te popujt e gadishulli, për tu çliruar nga P. Osmane.

Pasha i Janinës, Ali Pashë Tepelena dhe Mustafa Pasha nga Shkodra, që njiheshin si pashallarët më të fuqishëm, dhe qeverisnin si gjysmë autonom, nuk arritën të bashkojnë forcat e tyre mes veti, por kundër P. Osmane, vepruan krye në vete me veprimet e tyre, e dobësuan mjaftë shumë.

P. Osmane në këto rrethana, i fillojë reformat ushtarake e administrative, për ta krijuar një monarki absolute, që do të mbështetej në një ushtri moderne, dhe të disiplinuar. Për të arritur objektivat e veta në trojet shqiptare, P. Osmane e filloi luftën për shuarjen e pashallëqeve shqiptare, dhe likuidimin e fisnikëve shqiptar.

Shqiptarët në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX, zhvilluan luftëra ndërmjet veti, herë kundër sulltanit e herë për mbrojtjen e P. Osmane, dhe shumë prej tyre ishin të mobilizuar, në luftë kundër Rusisë, në Azinë e Vogël dhe në Afrikën veriore.

Në këtë periudhë në shtetet evropiane, kishin filluar reformat dhe procesi i formimit të shteteve kombëtare, dhe forcimi i monarkive absolute borgjeze, në përputhje me zhvillimin teknologjikë të borgjezisë së këtyre vendeve.

Me reformat që i filloi P. Osmane, e shkatërroi fisnikërinë tradicionale shqiptare, e cila e humbi rolin e vet në shoqërinë feudale, të krijuar me shekuj në trevat shqiptare.

Mustafë Pashë Busatliu, në këtë kohë sundonte të zgjerohej, duke e shtrirë autoritetin e tij përveç Shkodrës, edhe mbi Dukagjin, Elbasan, Dibër, Ohër dhe Targovishtë (Rozaje).

Kështu në kohën e lëvizjeve kundër reformave, Mustafa Pasha e emëroi Hasan Hotin (oficer i ngarkuar me urdhrin e tij), në Peshteri dhe Bihor. Ajanët e Rozhajes, shkuan për të kërkuar ndihmë nga Abdul Rezak Pasha i Pejës, kundër qetës së këmbësorëve kryengritës të Hasan Hotit.

Kryengritësit ishin kundër Pashës së Tregut të Ri, që ishte një përkrahës i flaktë i Sulltanit. Kryengritësit udhëhiqeshin nga Jusuf Bala nga Balien në Peshtera, Sali Ugla nga Ugla mbi Peshtera, dhe Deli Ibrahim. Dy të parët ishin kelmendas të islamizuar, dhe i treti ishte djali i Adem Pashës të Pazarit të Ri. Osman Pasha, pasi mori ndihmë nga Prishtina, Peja, Gjakova dhe Prizreni, e shoi kryengritjen e Peshterit, ju vuri zjarrin dhe i ndoq nga ato treva. Jusuf Bala iku në Bosnje, Deli Ibrahim përmes Kralevës shkoi në Vidin, ndërsa Sali Ugla humbi në një drejtim të panjohur.

Osman Pasha në nëntor 1822, regjistroi një ushtri të re në fushën e Senicës. Atje ai priti që të shkojë edhe një i deleguar nga Veziri i Madh, dhe së bashku të shkojnë  në fshatin Rasna, që ishte bërë qendër e kryengritësve. Rasna ishte një fshatë malor mbi Peshterë i banuar nga shqiptarët kelmendas, dhe osmanët banorët e këtij fshati i quanin arnaut. Deli Ibrahim, i cili më parë kishte ikur në Vidin prej Osman Pasha, ishte kthyer dhe fshehur në Rasno. Ai pasi e kishte kapur Dervish Pashën, iku dhe u fsheh në Rasna.

I dërguari i Sulltanit nga Novi Varoshi, i cili në atë kohë ju kishte vu zjarrin disa shtëpive të Arnautëve, gjithashtu mori pjesë në shtypjen e revoltës së shqiptarve në Rasna. Në ato konflikte, Udhëheqësi i Sjenicës, Sulejman Beg Cavic u vra, dhe u zhduken pa gjurmë, Zenel Aga Cesovic, Ahmed Salakovic dhe Adem Dzankovic.

Në gjysmën e parë të shekullit XIX, kur sulltan Mahmudi  II (1808-1839), i filloi reformat në vitin 1826 në ushtri dhe administratë, në tërë Perandorinë Osmane shpërthyen kryengritjet.

Me reformat për centralizim të pushtetit, osmanët e kishin për qëllim, që të ju merrej pushteti lokal popujve të robëruar nga P. Osmane.

Në fund të nëntorit 1826, dy nëpunës të lartë perandorakë erdhën në Novi Pazar, dhe menjëherë u dërgua një letër në Sjenicë për t'u përgatitur, pasi ata do të arrinin atje së bashku me Osman Pashën e Pazarit të Ri, dhe ndoshta me ta do të vinte edhe Jashar Pasha nga Prishtina. Zyrtarë të Lartë Perandorak erdhën, për të hetuar situatën në këto anë, duke sjellë me vete dy fermane perandorake, për Osman Pashën dhe Jusuf Agën, të cilët u nderuan për bashkëpunim, korrektësinë dhe besnikërinë e tyre ndaj Sulltanit.

Zyrtarët perandorakë, sollën me vete edhe letra për qytetet: Shkodër, Shkup, Prizren, Gjakova, Prishtinë dhe Pazar të Ri. Me ato letra, Sulltan Mahmud II, u bëri thirrje pashallarëve e qytetarëve të kundërshtonin kryengritësit rebelë, dhe në fund të letrës i mallkoi ata për mos veprim.

Aksioni i parë në përgjigje të letrës së Sulltanit, u ndërmor nga Jashar Pasha në Prishtinë, i cili i ndaloi në Prishtinë dyqind ngarkesa të tregtarëve boshnjakë, që vinin nga Kostandinopoja në drejtim të Bosnës.

Përjashtim prej të gjithë pashallarëve bëri Duka Vasojevic Lakic i Malit të Zi, i cili me 250 djemtë e tij, e ndihmoi Mustafa Pashë Busatliun kundër Sulltanit.

Serbët në të gjitha aspektet e dëgjuan princin Milosh Obrenoviqin, i cili i ndoqi nga afër këto zhvillime, dhe i këshilloi ata të mbajnë qetësi, dhe në këto rrethana të tregohen të mençur.

Arsyet pse pjesa më e madhe e popullsisë myslimane dhe shqiptare, ishin kundër sulltanit janë më të thella, se ato që mund të trajtohen në këtë punim.

Të qenit i papërcaktuar në këto ngjarje ishte shumë e vështirë, patjetër duhej të përcaktoheshin në njërën anë.

Ndër arsyet kryesore, që shtresat e ulëta të popullatës shqiptare, me lehtësi i pranonin ftesat për tu ngritur në kryengritje kundër sulltanit, ishin ngarkesat e mëdha tatimore, që ju kishin imponuar popullatës lokale, që nga fillimi i shekullit XIX, kur P. Osmane kishte filluar luftërat frontale me Rusinë. Kjo ngarkesë e madhe tatimore, i goditi rëndë të krishterët dhe myslimanët. Revolta popullore kundër P. Osmane ishte shtuar për shkak të anarkisë, qeverisjes së dobët, mos zbatimit të ligjshmërisë, korrupsionit, burokracisë, dhe tani edhe kur kishin filluar reformat në ushtri, të cilat prekën masat e gjera, dhe për këtë arsye shtresat e gjëra popullore e përbënin shumicën në kryengritje kundër sulltanit.

Në atë kohë, lajmet u përhapën nëpër Novi Pazar, se Sulltan Mahmud II, i kishte dhënë Princit Milosh Obrenoviqit territorin e rajonit të Pazarit të Ri, përgjatë rrugës deri në Hendek. Hendek është një lartësi e vogël në qendër të Pazarit të Ri. Me lajme dhe propagandë, serbët dhe bashkëpunëtorët e sulltanit, arrinin ta përçanin popullatën.

Nga përhapja e këtyre lajmeve, në fillim të shkurtit 1827, rreth 600 ushtar boshnjakë erdhën në Pazar të Ri. Deri në këtë kohë, kjo ishte ardhja e parë e ushtrisë boshnjake në Pazar të Ri, pas pushtimit osman. Ata kishin ardhur për të kontaktuar me shqiptarët e ardhur nga Shkodra, dhe shqiptarët e myslimanët e Pazarit të Ri, të cilët përgatiteshin të zhvillojnë kryengritje kundër Sulltanit.

Ardhja e ushtrisë boshnjake në Pazar të Ri, dhe përgatitja e Mustafa Pashës së Shkodrës, për marshimin me kryengritës drejt qytetit të mbretit kundër sulltanit, dhe ushtrisë perandorake, shkaktuan pasiguri të madhe te pashallarët tjerë shqiptar. Shumica e pashallarëve të Kosovës, madje edhe Jashar Pasha në Prishtinë, që deri në atë kohë ishte shpresa e Sulltanit, tani edhe ai kishte zgjedhur të luftonte kundër Sulltanit. Përjashtim bënte Abdul Rezak Pasha i Pejës, që ishte pronar i furrave, dhe i cili përkrahës i kishte Ganiun nga Rozaje, disa kelmendas nga Rozaje dhe Peshteri, Hadrovici nga Bihor dhe Dupljaka nga Korita, të cilët mbetën besnikë ndaj Sulltanit.

Veziri i Madh, i kërkojë komandës perandorake që në pranverën e 1828, duhet të mblidheshin 25000 trupa në territorin e Pashallëkut Boshnjak, dhe të dërgoheshin në fushën e betejës osmano-ruse në lumin Danub. Pas kthimit të tij në Pazar të Ri, Osman Pasha, i thirri princat serbë dhe i urdhëroi ata të mbledhin ushqim për ushtrinë perandorake, e cila sasi e ushqimit duhej të blihej pjesërisht në zonën e tij, në mënyrë që të shkonte në fushën e betejës kundër ushtrisë ruse.

Popullata myslimane dhe shqiptare ishte gjithashtu në gatishmëri, pasi ishte nën presion nga angazhimet e mëdha dhe të shumta. Popullata shqiptare ishte në një pozitë shumë të vështirë, sepse nuk ishte e bashkuar por u nda në dy grupe të mëdha, për dhe kundër sulltanit.

Kështu që në fillim të vitit 1828, Pasha i Shkodrës i dërgoi 8,000 ushtarë në Rozajë, të udhëhequr nga Hasan Hoti.

Mustafa Pasha i Shkodrës e dërgoi Hasan Hotin në Peshter, për të lidhur Peshterin me veten e tij, dhe për të mbledhur trupat atje. Hasan Hoti e ndërtoi një kullë në Prroin e Thatë- sot Suvo Dol. Ndërtimin e kësaj kulle, nuk e pritën mirë në Pështër dhe Bihor, të cilën edhe kundërshtuan. Ai pati konflikte të hapura me Ganiçët nga Rožaja, dhe Hadrovi?ët nga Bihor. Hasan Hoti i shpërnguli Hadrovi?ët nga fshati Vrbicë. Varrezat në Prroin e Thatë-Suvo Dol janë formuar nga viktimat e shumta që i vrau Hasan Hotit.

Kur Aslan Pasha i Pejës, i cili u emërua Vezier i Shkodrës, në vend se të shkoi në Shkodër ai hyri në Pejë, sipas një raporti të datës 5 Prill 1829, Abdul Rezak Pasha iku nga Peja me 300-400 përkrahës. Aslan Pasha më pas vuri zjarrin në disa furra, që i mbanin mbështetësit e sulltanit dhe Abdyl Rezak Pashës.

Nga gjithë këto trazira dhe kryengritje në trevat shqiptare, përpjekjet e Sulltanit për të mbledhur një ushtri të madhe nga trojet shqiptare, për fushën e betejës kundër Rusisë dështuan.

Në trojet shqiptare, Mustafa Pasha nga Shkodra ishte kundër reformave, i cili kërkonte të arrijë marrëveshje me feudalët e Bosnës. Mustafa Pasha kërkonte që të lidhej, edhe me princin serbë Milosh Obrenoviqin, e përmes tij edhe me Rusinë. Miqësia në mes Mustafa Pashë Bushatliut, dhe princit serbë Millosh Obrenoviqit, ishte krijuar gjatë kohës së luftërave ruso-osmane 1828/29.

Mustafa Pasha te princ Milloshi, shpresonte në ndihma në para, në strehimin në rast të rrezikimit të jetës së tij, dhe përmes tij shpresonte në përkrahjen e Rusisë. Në bisedimet që i zhvillonin princ Milloshi llogariste se me ndihmën e Mustafa Pashës ai do ti zgjeronte territoret e pashallëkut të tij. Mustafa Pasha ja kishte premtuar zgjerimin e territoreve të princit serbë, si dhe lidhjet e mira me boshnjakët. Kur filluan kryengritjet shqiptare, princ Milloshi e dërgojë në Shkodër një informatorë të vetin, për tu njoftuar rreth përgatitjeve të kryengritjeve.

Më 18 janar 1831, Mustafa Pasha e dërgojë në Kragujevc Atanas Ikonomoviqin, që njihej me emrin kapiten Armashi, i cili e njoftojë princin Millosh për arsyet që Mustafa Pasha kishte vendosur, që të ngritët kundër Vezirit të Madh, andaj edhe kërkonte ndihmën e tij. Në këtë kohë në Krushec, dhe në qytetin e Nishit qeverisnin spahinjtë shqiptar, e të cilët e përkrahnin Mushtafa Pashë Bushatliun.

Mustafa Pasha përveç këtyre feudalëve fqinj, ai shpresonte shumë edhe në ndihmën, që do ta merrte nga Rusia. Ndihmat te rusët, Mustafa Pasha i kërkonte përmes Milosh Obrenoviqit. Rusët përmes Milloshit, i premtonin ndihma Mustafa Pashës, por kërkonin prej tij që mos ti përgjigjej ftesës së sulltanit, për të hyrë në luftë kundër Rusisë. Kur sulltani i kërkonte Mustafa Pashës, që me ushtrinë e tij të merre pjesë në front kundër ushtrisë ruse, Mustafa Pasha i përgjigjej sulltanit, se ushtria e tij është e pa përgatitur, i mungojnë armë dhe veshmbathje.

Kryengritja shqiptare, dhe lufta për çlirimin e trojeve shqiptare, në udhëheqjen e Mustafa Pashës, i mobilizoi edhe feudalët shqiptarë në Kosovë. Për të arritur marrëveshjen për kryengritje kundër reformave në P. Osmane, në Prishtinë është mbajtur tubimi i pashallarëve shqiptar. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e pashallëqeve të Bosnjës dhe Shqipërisë. Feudalët e Kosovës nuk dëshironin ti flisnin Abdyl Rezak Pashës nga Peja, i cili në atë kohë i kishte pranuar reformat e sulltan Mahmudit të II.

Princi serbë Milosh Obrenoviç, i ndoqi këto zhvillime nga afër, dhe me shumë kujdes nga informuesit e tij, por nuk ndërhyri drejtpërdrejt me to. Ai herë pas here u siguronte ndihmë boshnjakëve me ushqime dhe këshilla, e herë i siguronte ushqime ushtrisë së sulltanit, gjë që varej nga situata.

Mustafa Pasha i kërkojë ndihma princ  Milloshit, por ai nuk dëshironte ta zbulonte princ Milloshin para sulltanit, i cili kishte autoritet te sulltani, për likuidimin e grupit të Karagjorgje Petroviqit, andaj Mustafa Pasha ndihmat i kërkonte fshehtas.

Princ Milloshi, Mustafa Pashën e mbante në premtime, por për çdo ngjarje dhe marrëveshje me Mustafa Pashën ai konsultohej me mbretin e Rusisë.

Qeveria ruse e këshillonte princ Milloshin, që të mbajë raporte miqësore me P. Osmane, në mënyrë që të fillojnë për tu zbatuar reformat e Hatisherifit, të cilat i shkonin për shtati politikës ruse në Gadishullin Ballkanik. Rusët e këshillonin dhe  e shtynin, që princ Milloshi të mbaj këto qëndrime:

Përulje e princ Milloshit ndaj P. Osmane.

Mbajtjen e miqësisë me Mustafa Pashën nga Shkodra.

Duke e zhvilluar këtë politikë, rusët e kuptonin në tërësi zhvillimin, e ngjarjeve në trojet shqiptare.

Knjaz Milloshi sipas këshillave ruse, ia ofronte një pjesë të vogël të ndihmave që i kishte kërkuar Mustafa Pasha, por gjithnjë e premtonte dhe e mbante të varur ndaj tij, me premtimin se më vonë do ti jap edhe pjesën tjetër të ndihmave.

Mustafa Pasha, përmes knjaz Milloshit, kërkonte që gjatë bisedimeve ruso-osmane, rusët të kërkojnë autonomi të plotë edhe për popullin shqiptar.

Kur fillojë lufta Ruso-osmane, Reshid Mehmed Pasha, i bëri thirrje Mustafa Pashës së Shkodrës që të shkojë në front. Mustafa Pasha në këtë betejë ishte emëruar si komandant i Vidinit. Mustafa Pasha ishte vonuar dhe kur ai arriti në front lufta veç kishte marrë fund.

Sulltani, Reshid Mehmed Pashës i kishte dhënë kompetenca të plota për ta qeverisur Rumelinë.

Pas përfundimit të luftës ruso-osmane në vitin 1829, në takimin e paqes ruso-osman të mbajtur, rusët fare nuk i përmenden të drejtat e shqiptarëve, dhe autonominë për popullin shqiptar, që Mustafa Pasha më parë e kishte parashtruar si kërkesë te rusët përmes princ Milloshit.

Nga politikat që i zhvillonte princ Milloshi ndaj Mustafa Pashës, ky me vonesë e kuptoj dhe mbeti shumë i zhgënjyer.

Mustafa Pasha i zemëruar me 20.000 ushtarët e tij u nis drejtë Nishit, për ta marrë në kontroll Sofjen, dhe synonte të marshoj drejt qytetit të mbretit.

Kur Mushtafa Pasha me ushtrinë e tij hyri në qytetin e Nishit, ai u prit mirë nga popullata e qytetit. Ai mbajti një fjalim para popullatës dhe ushtrisë së tij, dhe mori disa vendime:

Ai siguroi që rajën në qytet askush nuk do ta prekë.

Ai ftojë të gjithë qytetarët të mbledhin para për ta përkrahur kryengritjen.

Ju premtojë qytetarëve se do ta konfiskoj vetëm pasurinë e pushtetarëve osman.

Ai i këshillojë qytetarët që të mos preken zyrat dhe postat evropiane.

Ai kërkojë që të mos preken të huajt që udhëtojnë nëpër rrugën e vjetër drejt qytetit të mbretit.

Gjenerali Dimic e njoftojë Mustafa Pashën, se do të jetë i sulmuar nëse me ushtrinë e tij marshon drejtë qytetit të mbretit. Gjenerali rusë Gezman mori urdhër nga Perandoria Ruse që ta ndaloje marshimin e ushtrisë së Mustafa Pashës, në drejtim të qytetit të mbretit.

Me 04 tetor ushtria ruse e sulmojë ushtrinë shqiptare në rrethinën e Arnaut Kaleshit, dhe e shpartalloi duke i shkaktuar humbje të mëdha në njerëz.

Në këto rrethana Mustafa Pasha u kthye në qytetin e Shkodrës. Pas kthimit në Shkodër Mustafa Pasha filloi të mobilizojë radhët e veta pas humbjes që e pësoi kundër ushtrisë ruse.

Pas mbarimit të luftës ruso-osmane,e cila përfundojë në vitin 1829 me paqen e arritur në Edrene, ku sipas marrëveshjes së arritur, në këtë takim Greqia e fitojë pavarësinë.

Porta e lartë e kishte dërguar Reshid Mehmed Pashën për ti shuar kryengritjet në trevat jugore shqiptare. Në vitin 1830, Veziri i Madh e fillojë ofensivën e tij në trojet shqiptare. Toskë e gegë që ishin në varësinë e Reshid Mehmed Pashës, e lajmëruan atë se do ti bashkohen porsa ai të vijë në Ohër. Reshid Mehmed Pasha, i bëri për vete pashallarët e Ohrit, Dibrës, Elbasanit, Kavajës dhe Tiranës. Pasi që i përvetësoj pashallarët e këtyre qyteteve, ai me ushtrinë e tij nuk marshoi në drejtim të veriu, por e lajmëroi Mustafa Pashën e Shkodrës, që ta lëshojë Dukagjinin, sepse sulltani ia kishte besuar pushtetin edhe mbi atë territor.

Rashid Mehmed Pasha, por sa kishte arritur në qytetin e Manastirit, kishte kërkuar që të gjithë ajanët, bejlerët dhe agallarët, e familjeve me të njohura të trevave jugore shqiptare, të paraqiten në takim para tij. Ai kishte planifikuar, që të gjithë të ftuarit ti vrasë, me qëllim që ti nënshtroi më lehtë shqiptarët ë jugut.

Të ftuarit që erdhën në fillim i priti me sjellje të mira, duke ju premtuar se gjithçka do të shkojë mirë. Më 26 gushtë të vitit 1830, Reshid Mehmed Pasha, e kishte përgatitur paradën e tij ushtarake, dhe për pak minuta në pabesi i vrau 500 ajanët e bejlerët e ftuar, që kishin ardhur në takim. Pas vrasjes së tyre, ai dha urdhër që të vriten dhe bejlerët e Janinës, që nuk kishin ardhur dhe të digjet një lagje e qytetit në Janinë. Pjesa tjetër e feudalëve shqiptar, që ju kishin shpëtuar këtyre masakrave, u detyruan që të braktisin vendlindjet e tyre.

Reshid Mehmed Pasha, pasi i nënshtroi shqiptarët e jugut, filloi të përgatitet për ti sulmuar kryengritësit shqiptar në veri, që ishin në udhëheqjen e Mustafa Pashës së Shkodrës.

Në takimin që e mbajti në Manastir Veziri i Madh Reshit Mehmed Pasha, për shuarjen e kryengritjeve dhe zbatimin e reformave, shkoi Abdul Rezak Pasha dhe Veli Beg Mahmudi. Në këtë takim u tha, se të gjithë ata që janë kundër reformave janë kundër P. Osmane. Në këtë takim u morë vendim, që të veprohet kundër Mustafa Pashës së Shkodrës, feudalëve të Kosovës, ajanëve dhe udhëheqësve tjerë shqiptar që nuk i përkrahin reformat.

Pasi Reshid Mehmed Pasha ja arriti qëllimit, për ta poshtëruar Mustafa Pashën e dërgojë në Dibër si mëkëmbës qeveritar,  armikun e Mustafa Pashës.

Në këtë kohë Mustafa Pasha kishte bërë thirrje për kryengritje kundër reformave që kishin filluar në P. Osmane.

Komandant i ushtrisë së rregullt të sulltanit, ishte emëruar Ago Hysejn Pasha, me të cilin Mustafa Pasha kishte bërë letërkëmbim lidhur me pakënaqësitë e tij rreth reformave të shpallura. Ago Hysejn Pasha bënte përpjekje ta qetësonte Mustafa Pashën dhe ta bindë atë që ti pranojë reformat.

Mustafa Pasha e kishte njoftuar Ago Hysejn Pashën për sulmet dhe poshtërimet që i kishte bërë ndaj tij Reshid Mehmed Pasha.

Për kundërshtimin e reformave nga sulltani, Mustafa Pasha me një ferman u deklarua i dënuar me vdekje, ndërsa sanxhakun e Shkodrës. sulltani ja dha kryeministrit Reshid Mehmed Pashës. Këto veprime të sulltanit i shtyjnë pashallarët dhe bejlerët e Bosnjës dhe përgjithësi të veriut që të bashkëpunojnë me Mustafa Pashën e Shkodrës.

Mustafa Pasha me 15000 ushtarët e tij, ishte nisur në drejtim të Ohrit, Elbasanit dhe e largojë Abdyl Rezak Pashën, që Reshit Pasha e kishte emëruar në sanxhakun e Dukagjinit.

Në këto rrethana përkrahësit e Mustafa Pashës, ishin tubuar në Prishtinë dhe u shpërndanë, para se të mbërrinin forcat e rregullta të ushtrisë osmane.

Më vonë kur Mustafa Pasha me 10.000 ushtarë, shkoi në drejtim të Prilepit, por pashallarët nga veriu që ishin bashkuar në Prishtinë, nuk i shkuan pas edhe pse e kishin premtuar. Për mos shkuarjen e pashallarëve tjerë nga veriu, Mustafa Pasha u dëshpërua shumë.

Mustafa Pasha me ushtrinë e tij e kishin planifikuar, se para se të fillonte lufta mes forcave të tij, dhe të Reshid Mehmet Pashës, së pari të vritej Reshid Pasha. Për këtë qëllim në qytetin e Manastirit ishte dërguar një vrasës. Vrasësi duke e kërkuar Reshid Pashën, në një çadër të zbukuruar e kishte parë një njeri duke shkruar, dhe duke menduar se ishte Reshid Pasha e vranë atë.

Të nesërmen Reshid Mehmed Pasha, e mobilizojë ushtrinë e tij për të luftuar kundër ushtrisë së Mustafa Pashës. Pas pesë orë luftime afër Prilepit, forcat e Mustafa Pashës u mundën, duke i lënë 2000 ushtarë të vrarë. Mustafa Pasha me vështërsi përmes Kaçanikut arriti të kthehet në Shkodër.

Shqiptarët e veriut që u mobilizuan nën udhëheqjen e Mustafa Pashës, i hodhën fesat dhe në vend të tyre e bartnin Plisin dhe shalën si simbol kombëtar të shqiptarëve për veshjen e kokës. Siç shihet P. Osmane shqiptarëve përveç që ju mohonte gjuhën, shqiptarët i pengonte edhe në bartjen e veshjes kombëtare. Feudalët dhe disa nga ajanët e Kosovës, nuk ishin në anën e Mustafa Pashës. Feudalët e Prizrenit e përkrahnin Mustafa Pashën, ndërsa ai i Pejës ishte kundër tij.

Më 19 mars të vitit 1831, Mustafa Pashë Bushatliu erdhi në Prizren, dhe po përgatitej për një betejë të madhe kundër ushtrinë e Sulltanit. Nga humbjet që i kishin pasur kundër ushtrisë ruse, dhe përvoja e hidhur gjatë betejave në Peshter të Tregut të Ri nën udhëheqjen e Hasan Hotit, shqiptarët i thanë vezirit shkodran Mustafa Pashë Bushatliut: "Ne nuk do të jemi diku pa ty, dhe nuk mund të shkojmë larg me ju." Shqiptarët në zonën e Gjakovës dhe Pejës, të gjithë refuzuan të bashkohen me ushtrinë e tij, përveç Sefedin Pashës nga Gjakova.

Më 27 mars Pashallarët shqiptar hynë në Shkup, atje u hartua edhe plani i veprimeve ushtarake. Me Mustafa Pashën ishin: Pasha i Prizrenit, Shkupit, Vranjës, Leskocit, Prishtinës, Elbasanit, anani i Tetovës, dhe shumë krerë tjerë shqiptar. Sefedin Pasha i Gjakovës me disa mijëra ushtarë, u dërgua për ta ndihmuar Ali beun, i cili e kishte rrethuar Sofjen, ku ndodhej i mbyllur Qor Mustafa Pasha. Rrethimi i Sofjes zgjati 40 ditë dhe më në fund u pushtua.

Hysen Hoti me ushtarët e tij, me 04 prill 1831 u dërgua në Veles, ndërsa vet Mustafa Pasha me 3500 ushtarët e tij shkoi Prilepit, dhe me 09 prill u gjend në Babun Han. Ushtria shqiptare e Mustafa Pashës, ishte dobët e armatosur krahasim me ushtrinë e sulltanit.

Në këtë betejë, sulltani i kishte dërguar nga ushtria e rregullt 1500 shqiptar ortodoks, që i kishte mbledhur nga shqiptarët e jugut.

Në Manastir në atë kohë kishte arritur Reshid Mehmed Pasha. Te Hani i Babunit Reshid Mehmed Pasha i fillojë sulmet, ai së pari e sulmojë njësitin e Hivzi Pashës së Shkupit. Hivzi Pasha në vend që të mbronte pozicionet e tij, që ishin shumë të rëndësishme, ai filloj të ik dhe e braktisi betejën. Me veprimin e tij Hivzi Pasha i demoralizojë njësitet tjera të ushtrisë shqiptare.

Më 21 prill 1831, kur Mustafa Pasha ishte në Prilep, dhe në një konflikt të ashpër kundër vezirit të madh Reshid Mehmed Pasha, ai pësojë humbje të thellë në betejën që u zhvillua midis Prilep dhe Veles. Në këtë betejë Mustafa Pasha nuk kishte ndonjë ndihme nga aleatët e tij të Bosnës.

Millosh Obrenoviqi, për ta mbajtur sekret bashkëpunimin me Mustafa Bushatliun e Shkodrës, në të njejtën kohë e kishte dërguar një informatorë të tij të besueshëm te Reshid Mehmed Pasha (Veziri i Madh). Mahmud Pasha i Nishit në shkurt të vitit 1831 kishte kërkuar para të Princ Milloshi. Princi Millosh i kishte dhënë ndihma edhe Mahmud Pashës së Nishit, dhe atje e kishte dërguar si informator të tij Dimitrije Tiriqin. Kjo i shkonte për shtati princit Millosh, pasi që ai ishte shumë i interesuar që në Nishë të këtë njeriun e vet. Princ Milloshi e zgjodhi që ta dërgoj në Nishë Dimitrije Tiriqin, pasi që ai kishte lindur në Nishë, ishte i arsimuar në përendim dhe e njihte mirë edhe gjuhën osmane. Tiriqi u dërgua në Nish përmes konsullit të Beogradit me arsyetimin kinse dëshiron që të kthehet e të jetojë në familjen e vet. Në fakt Tiriqi i kishte dërguar para Mahmud Pashës që ja kishte dhënë princi Millosh, me kushtë që ai ta pranojë si agjent të tij. Tiriqi në Nishë ishte pritur shumë mirë prej Mahmud Pashës.

Për të marrë ndihmat në para në Nish prej Tiriqit, të cilit ja kishte dërguar princi Millosh,  Mustafa Pasha atje e dërgojë Anton Jubanin, por ai udhëtoi prej Nishi deri në Leskoc dhe nga pasiguria u kthye prapë në qytetin e Nishit. Flitej se ato para ranë në dorë të zyrtarëve osman në qytetin e Nishit.

Kryengritja shqiptare nën udhëheqjen e Mustafa Pashës, pa dyshim se synonte të kishte karakter gjithë popullorë, për tu çliruar nga P. Osmane, dhe pse kjo kryengritje nuk ja arriti qëllimit, ajo e zgjojë idenë kombëtare të rilindësve tanë .

Gjatë zhvillimit të kryengritjes edhe pse shqiptarët ishin të ndarë në tri besime fetare, te populli shqiptar u vërejtën përpjekjet për tu bashkuar si formacion etnik, duke u bazuar në gjuhën, kulturën, traditën dhe luftërat e lavdishme që i kishte zhvilluar Gjergj Kastrioti kundër ushtrisë osmane. Këtë e dëshmon edhe udhëpërshkruesi francez Ami Bue, në fund të viteve tridhjeta të shekullit XIX, udhëtoi nëpër vise shqiptare, dhe la këto shënime për shqiptarët e atyre viteve. Shqiptarët ende i kanë në kujtesë, prijësit e tyre prej Skënder Beut, Ali Pashë Tepelenës, e të tjerë nën udhëheqjen e të cilëve, luftuan kundër pushtimi osman. Shqiptarët e viseve malore, që jetonin pa roje dhe pa taksa, nuk mund të kishin ndonjë ndjenjë respekti për autoritetet osmane. Autoritetet osmane, shqiptarët i trajtonin me të njëjtën politikë të keqe dhe nënshtruese, ashtu si i trajtonin boshnjakët, shkruan Ami Bue.

Gjatë zbatimit të reformave, populli grek dhe serbë e kishin përkrahjen e fuqive të mëdha evropiane, por edhe të Rusisë. Populli shqiptar, me pjesën dërmuese të besimit mysliman, në këtë periudhë nuk kishte arritur të krijojë, shtresën e vet intelektuale në shtetet evropiane. Përjashtim bënin arbëreshët e Italisë, por në ato vite sapo kishin filluar, të hedhin hapat e parë në arsim dhe shkencë. Arbëreshët e Italisë, të arsimuar në frymën e romanizmit evropian, në të shekullit XIX, arritën të marrin njohuri për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Jeronim De Rada në vitet dyzeta të shekullit XIX, dhe disa arbëresh tjerë, shkruanin për të drejtat e shqiptarëve, për autoktoninë e tyre në rajon, dhe e iniciuan tezen se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve të vjetër. Siç shihet kjo rrymë e shtresës intelektuale shqiptare që u zhvillua jashtë trojeve etnike, u ringjall në shekullin XIX, në kohë më të vonshme se sa te popujt tjerë evropian. Shtesa intelektuale shqiptare, që ishte formuar në P. Osmane, Siri dhe Egjipt kishte koncepte dhe ideologji të shteteve aziatike, andaj më shumë i shërbenin sulltanit sesa atdheut të tyre.

Gjatë shekullit XVIII, nga të gjitha komunitetet që jetonin në Greqinë e sotme, ishte krijuar shtresa intelektuale e fanariotve, e të cilët i kishin krijuar lidhjet kulturore, intelektuale e politike, në shumë shtete evropiane. Kjo shtresë intelektuale, e formuar në frymën e iluminizmit evropian, andaj edhe e gëzonte përkrahjen e shteteve evropiane. Kjo frymë kulturore, e kishte përfshirë edhe Voskopojën në rrethinë e Korçës. Në këtë vend, deri në shekullin XVIII, kultura orientale islame, nuk kishte arritur të ndikoj, në jetën kulturore të banorëve të kësaj zone. Në mungesë të zhvillimi të arsimit, dhe kulturës shqiptare në gjuhën shqipe, në trevat tjera shqiptare, në këtë vend ndikoi kultura greke. Edhe pse ne shkollë fillojë të përdoret gjuha greke, lëvizja dhe koncepti intelektual, ishte jashtë ndikimit të Patriarkanës së Stambollit. Veprimtaria intelektuale dhe kulturore në Voskopojë përkrahej nga Patriarkana e Ohrit, që në atë kohë ishte në kundërshtim me Patriarkanën e Stambollit. Në vitin 1720 Voskopoja pajiset me shtypshkronjë, ndërsa në vitin 1744, në Voskopojë hapet shkolla e mesme, me program arsimor të shkollave të mesme, të vendeve më të përparuara të Evropës. Në vitin 1767, Patriarkana e Stamnbollite suprimon Patriarkanën e Ohrit. Në vitin 1767 gjatë luftës ruso-osmane, voskopojarët u treguan simpatizues të Rusisë, dhe i përkrahën himarjotët q  ë ishin ngritur në kryengritje. Duke e parë aktivitetin e tyre P. Osmane i autorizojë derebejtë (sundues që kishin në kontroll dy e më shumë fshatra), që ta sulmojnë dhe djegin Voskopojën. Me fillimin e Revolucionit borgjez në Francë, në shtetet evropiane u shtua interesimi, për trashëgiminë kulturore dhe stilin klasik. Duke u bazuar në studimet e Winkelmanit dhe të romantizmit, ndërtimet e vjetra në Greqinë e lashtë, u panë si simbol për demokracinë, dhe kështu menjëherë pas formimit të mbretërisë greke, fillojë anastiloza për konservimin e shumë tempujve, dhe objekteve që ishin bërë mbështetje për formimin e shtetit të ri grek.

Po ashtu edhe popujt sllav, në fund të shekullit XVIII, dhe fillim të shekullit XIX, kishin arritur që ta formojnë shtresën intelektuale në shtetet evropiane. Një pjesë e vogël e shqiptarëve, që ishin shkolluar, apo kishin shërbyer në ushtrinë e Austrisë, në fillim të shekullit XIX, ju bashkëngjitën lëvizjes sllave, në luftë kundër pushtimit osman. Kjo shtesë i shërbeu shumë lëvizjes serbe, e të cilët më vonë u serbizuan, dhe duke e luftuar pushtimin osman përkrah serbëve, luftuan kundër popullatës shqiptare të pa mbrojtur.

Në fillim të shekullit XIX, në qytetin e Parisit, u formua lëvizja politike e kulturore polake, nën udhëheqjen e pansllavisti çek Frantishek A. Zach (1807-1892). Ilia Grashaninit, projektin e Nacertanjes, ia besoioi pansllavisti çek Frantishek A. Zach prej Moravisë, që në atë kohë Moravia ishte pjesë e Perandorisë Austriake. Zach përfaqësonte organizatën e emigrantëve polakë, të themeluar prej princit Adam Czartorysky.

Ndryshe nga lëvizjet intelektuale, të formuara më parë te popullata ortodokse në Greqinë e sotme, e që në fillim të shekullit XIX, filluan të formohen edhe te popullata sllave e rajonit, që të dy këta popuj dolën me projekte kombëtare, popullata shqiptare ende vuante, nga faza e gjatë e kryengritjeve kundër sulltanit, dhe gjak derdhja për interesa të sulltanit. Lëvizjet kombëtare greke dhe serbe, e gëzonin përkrahjen edhe të faktorëve diplomatik ndërkombëtar, para të cilëve sulltani detyrohej të lëshojë, privilegje për këta popuj. Shqiptarët deri në këtë kohë nuk kishin arritur, që para faktorëve ndërkombëtar, të paraqiten me projekt për shtet të pavarur shqiptar. Në këto rrethana, nga të huajt kryengritjet shqiptare kuptoheshin, si përpjekjet e fundit të feudalëve shqiptar, për të ruajtur interesat e tyre të ngushta, që nuk lejonin mbi veten e tyre, mbikëqyrje centraliste nga sulltani. Përfshirjen e masave të gjëra popullore, në këto kryengritje, të huajt e shihnin si revoltë popullore kundër taksave, dhe mobilizimit si nizam në ushtrinë e sulltanit. Siç shihet nga të huajt, shqiptarët shiheshin si popull i pa organizuar, pa unitet fetar e kombëtar, që për interesa të ngushta, për poste dhe prona nënshtroheshin para sulltanit, dhe ishin në gjendje të vriteshin mes veti.

Në trevat shqiptar, ishte forcuar sistemi i feudal, që udhëhiqeshin nga vet feudalët shqiptar, ky sistem nuk e kishte bërë të mundur zhvillimin e klasës intelektuale shqiptare, por shpesh herë për interesa personale luftoni mes veti, herë i shërbenin sulltanit, e herë luftonin kundër tij. Në qytetet shqiptare ishte zhvilluar zejtaria edhe tregtia, por nuk kishte borgjezi të fuqishme kapitaliste si në shtetet evropiane. Shtresa qytetare shqiptare, duke mbetur përherë në shërbim të pashallarëve, dhe sulltanit, ishte e vogël në numër, e pa fuqishme, dhe nuk ishte në gjendje që të udhëheqë ndonjë lëvizje kryengritëse për tu çliruar nga P. Osmane. Në anën tjetër pjesëmarrja masive e popullatës, në kryengritje përkrah ajanëve dhe pashallarëve shqiptar, ishte e madhe, sepse ata shpresonin në lirinë e tyre, nga taksat dhe mobilizimit të dhunshëm në ushtrinë perandorake. Duhet pranuar se masat e gjëra popullore shqiptare, ishin shumë të lodhur nga taksat, që i merrnin prej tyre ajanët dhe pashallarët shqiptar. Karakteristikë tjetër e këtyre kryengritjeve ishte, sepse kryengritjen e zhvillonin pjesa dërmuese e popullatës shqiptare myslimane, për shkak të ikjes gjatë mobilizimit të dhunshëm në ushtrinë e sulltanit. Kjo dëshmon se me këto reforma P. Osmane, i cenonte të drejtat elementare të kulturës, dhe identitetit të popullit shqiptar, pa marrë parasysh përcaktimin fetar.

Fitorja e Reshid Mehmed Pashës, ndikojë shumë keq edhe në qytetet tjera shqiptare. Nën ndikimin e Mahmud Beut, djalit të Sahit Pashës dhe Qerim beut në qytetin e Nishit, u nxitën banorët e Nishit, që më 27 prill 1831, ti largojnë 600 sejmenët shqiptarë, që ishin përkrahës të kryengritjes shqiptare në qytetin e Nishit. Në këto rrethana përkrahësit e sulltanit e burgosën Abdyk Efendiun, e hoqën Mahmud Pashën në Nish, dhe u kërkuan ushtarë nizam për vezirin e Vidinit dhe të Beogradit. Më 6 maj 1831 Reshid Mehmet Pasha, e qoi në Nish lajmin te Mahmud Beu, dhe e emëroi pashë në qytetin e Nishit. Veziri i Madh parashihte që në gjysmën e muajit maj ta merr qytetin e Nishit. Në këto rrethana Pasha i Leskocit e braktisi kryengritjen shqiptare, dhe ju bashkua Vezirit të Madh. Në këto rrethana princi Millosh, urdhërojë që të ndiqeshin shqiptarët kudo që haseshin në rajon. Dihet se në ato vite, shqiptarët jetonin në Beograd, Kralevë, Kragujevc, Aleksicë, Qypri e shumë vende tjera. Milloshi kërkonte që të bëhej presion ndaj shqiptarëve me qëllim që ti largojë nga pashallëku i tij. Për të ja arritur këtij qëllimi ai e kishte marrë përkrahjen edhe nga sulltani, sepse të dy palët kërkonin, që të ruhej qetësia në rajon, dhe të ndiqeshin shqiptarët e rebeluar. Shqiptarët kudo që haseshin sulmoheshin, rriheshin dhe vriteshin, pa dhënë përgjegjësi askush për jetën  e tyre.

Lajmi për humbjen e Pashës së Shkodrës, shkaktoi komplikime të reja sepse shumë pashallarë të Kosovës, dhe kryengritësit e braktisën atë. Mbështetësit e Mustafa Pashës së  Shkodrës, përfshirë edhe Jashar Pasha u kthye në Prishtinë. Ai për një kohë u strehua në Vushtrri. Një letër nga Veziri  Reshid Mehmed Pasha, që ju dërgua Jashar Pashës i shkoi atij në Vushtrri. Veziri i kishte shkruar atij se ai do të falet, nëse do të kthehej në Prishtinë, dhe nëse fillon të mbledhë ushqime për ushtrinë osmane, e cila ishte gati që të hynte në Prishtinë. Jashar Pasha e pranoi pa hezitim kërkesën e vezirit, dhe kështu u bashkua përsëri në krahun e mbështetësve të Sulltanit. Jashar Pashës, iu bashkua edhe Ejup Pashë Ferhatagic, kështu që ata të dy përgatitën terrenin dhe ushqimin për ushtrinë e Sulltanit, e cila prej Shkupit vinte në drejtim të Prishtinës.

Në këto rrethana, Mustafa Pasha i Shkodrës, qëndroi pasiv edhe kur kishte ftesë për bashkim me shqiptarët e jugut. Qëndrimin pasiv të Mustafa Pashës e shfrytëzoi porta e lartë për një ekspeditë kundër Shkodrës.

Porta e lartë më një ferman kërkojë nga feudalët e Shkodrës, që të zbatohen rekomandimet për zbatimin e reformave. Pasha i Shkodrës organizoi një tubim në Shkodër në të cilin u vendos: Që shqiptarët do të ngritën prapë në kryengritje të armatosur nëse Porta e lartë fillon me forcë ti zbatoi reformat.

Në këtë takim shqiptarët i kërkuan disa kushte:

Trajtim të njëjtë të shqiptarëve me boshnjakët në P. osmane.

Administrata e brendshme të jetë në gjuhën shqipe.

Të njihet veshja kombëtare shqiptare si simbol kombëtar.

Që P. Osmane tu njehë shqiptarëve të gjitha privilegjet dhe pavarësinë e fiseve shqiptare.

Në të njëjtën kohë, Mustafa Pasha ishte në vështirësi, sepse ushtria e Vezirit të Madh, Mehmed Reshid Pashës, mbështetej nga pasha i Prizrenit, pasha i  Gjakovës dhe Jashar Pasha i Prishtinës. Ndihma që Mustafa Pasha i Shkodrës i kërkoi nga boshnjakët nuk i erdhën, dhe pas humbjes që kishte pësuar më parë u shkaktuan trazira të mëdha në ushtrinë e Mustafë Pashës. Kjo e detyroi atë të mbyllet, me mijëra mbështetësit e tij më të afërt në kështjellën e Shkodrës, dhe prej andej bënte përpjekje për të bërë rezistencën e fundit.

Me prishjen e oxhaqeve, dhe sistemit të jeniçerëve në vitin 1826, P. Osmane filloi në tërë vendin që të bëjë ndryshime administrative, ndërrim të kuadrove dhe vazhdoi duke mbledhë ushtarë të rregullt. Reshid Mehmed Pasha u lirua nga detyra e tij si Vali i Rumelisë, dhe u emërua Sadriazam (Kryeministër), në vendin tij u emërua ish kryeministri Selim Pasha.

Në këto ndryshime sanxhaku i Janinës, dhe i Vlorës ju dhanë të birit të Emin Pashës. Selim Pasha si vali i Rumelisë e dërgojë Latif Efendiun me detyrë myteselim (nën qeveritar) në Janinë. Me këto ndryshime u krijuan mos pajtime në mes të Reshid Pashës dhe Selim Pashës, dhe udhëheqja e vendit u nda në dy grupe kundërshtare. Përkrahësit  e Reshid Mehmed Pashës u tubuan nën udhëheqjen e Deli Kokës dhe e rrethuan Janinën.

Ago Hysejn Pasha nga Edrenja u dërgua në Shkup, ndërkohë që Reshid Mehmed Pasha u nis për në Shkodër. Mustafa Pasha kur e mori këtë lajmë i nisi 400 ushtarë të tij mysliman në drejtim të Manastirit që të marrin atje kuaj nga popullata e krishterë. Këta kalorës u nisën për në Tiranë, paria e Tiranës i mirëpritën , por ju thanë se nuk dëshirojnë të dalin kundër ushtrisë së Kryeministrit Reshid Pashës. Kryengritësit vazhduan rrugën për në qytetin e Elbasanit, por kur u ofruan e morën lajmin se ushtria e rregullt osmane kishte hyrë në qytet. Në këto rrethanë u përhapen të pavërteta të shumta. Mustafa pashës i shkoi lajmi se Reshid Mehmed Pasha me anije dhe ushtaret e tij do të zbarkojë ne Ulqin.

Reshid Mehmed Pasha nuk shkojë në Ulqin por me ushtrinë e tij u nis drejte Shkodrës. Kur ushtria e Reshid Pashës arriti në Lezhë u ndesh me përkrahësit e Mustafa Pashës ku u zhvilluan luftime të përgjakshme.

Pasi që Reshid Pasha i theu kryengritësit në Lezhë hyri në Shkodër dhe i detyrojë banorët e Shkodrës që ta rrethojnë Kalanë, duke u afruar edhe ushtria e tij shumë afër ku ishte strehuar Mustafa Pasha me përkrahësit e tij. Ushtria osmane fillojë të gjuaj me topa muret e kalasë. Rezistenca vazhdojë për tre muaj, por nga gjendja e rëndë Mustafa pasha ju dorëzua gjeneralit të gardës së sulltanit, Ahmed Fevzi Pashës. Pas përfundimit të këtij rrethimi, forcat që kishin ardhur nga Anadolli u tërhoqën në Shkodër.

Mustafa Pasha u dërgua në Stamboll dhe u vendos në një konak të posaçëm. Kur sulltani e kuptojë se Mustafa Pasha ishte gënjyer nga pashallarët e Kosovës ai ja hoqi vendimin që e kishte marrë për ekzekutimin e tij. Më vonë Mustafa Pasha shërbeu në detyra të ndryshme në qeverinë osmane, madje një kohë ishte edhe guvernator. Pas pak kohe Mustafa Pasha , me djalin e tij të madh i cili e kishte gradën e lartë civile u pranuan te sulltani. Sulltani i dhurojë Mustafa Pashës prona dhe gjë sende tjara me vlerë dhe një orë të zbukuruar me diamante. Ai Vdiq në vitin 1861 kur ishte me detyrë fetare pranë varrit të Muhamedit në Medinë (Arabi).

Gjithasht nga sulltani u pranuan në audiencën e tij edhe Ali Hifzi Pasha guvernator nga Shkupi, Mahmut Pasha prefekti i Prizrenit, Sejfedin Pasha nga Gjakova, Haki Pasha prefekti i Dibrës,  Shashivar zade Ismajl Pasha, Asllan Pasha, Jashar Pasha zade Bahtijar Pasha, Abdyrrahman Pasha vëllau i madh i Hifzi Pashës, Hysen Pasha nga Vranja, bejlerët shqiptar Karafil Beu, Xhelil e Vesel Aga të cilët e kishin ndihmuar qeverinë e sulltanitdhe nga sulltani si shpërblim morën shpata e dekorata të zbukuruara me diamante.

Gjatë këtyre kryengritjeve, tragjedia e madhe për popullatën shqiptare të Kosovës ndodhi edhe kur Mehmet Reshid Pasha, prej Shkupit hyri në Kosovë, dhe me vete kishte një numër të madh ushtarësh shqiptar, të mbledhur si nizam, dhe disa pashallarë shqiptar që ishin kundër kryengritjeve. Kjo ushtri e Vezirit të Madh, u ndesh me kryengritësit shqiptar dhe boshnjak në Kosovën qendrore, në rrethinën e Lipianit.

Hyrja e Mehmed Reshid Pashës në Kosovë, e kishte arritur efektin që të përçajë edhe më shumë shqiptarët. Në anën tjetër Kryengritësit shqiptar dhe boshnjak,  zhvilluan luftë kundër shqiptarëve ,dhe bënë vrasje dhe djegie të shumë fshatrave shqiptare. Në këto rrethana disa nga pashallarët e Kosovës, kaluan në anën e Mehmed Reshid Pashës.

Ushtria e Hysen Gradashqeviqit, arriti te korrë fitore edhe ndaj Jashar Pashë Gjinollit të Prishtinës, i cili e lëshojë Prishtinën dhe u strehua në fshatin Mramuer. Ushtria e Mehmed Reshid Pashës, përbëhej nga garda e ulët me shqiptar, nga rajoni i Prizrenit, në krye me Haxhi Ahmet Pashën, dhe ishte vendosur në fshatin Sazli afër Ferizajt. Kryengritësit shqiptar dhe boshnjak, vendosen që ta sulmojnë Ahmet Pashën dhe ta zënë gjallë. Ushtria e Hysejn Gradashqeviqit u nisë drejtë Sazlisë, ku qëndronte shtabi i vezirit të madh. Shqiptarët që ishin mobilizuar si nizam të dhunshëm, kaluan në anën e kryengritësve. Ata që dezertuan filluan që të ndiqeshin penalisht, nga ushtria e Mehmed Reshid Pashës, në mënyrë që të parandalojë ushtarët shqiptar, që po ktheheshin kundër tij. Në fshatin Sazli, u zhvillua një luftë e përgjakshme, ku humbi jetën Haxhi Ibrahim Pasha nga Prizreni, ndërsa u plagosën veziri i madh Mehmed Reshid Pasha, Ivzi Pasha prej Shkupit, Abdyl Rezak Pasha prej Pejës dhe Mehmet Begu, që ishte udhëheqës i njësitit të rregullt të kalorësisë.

Në këtë betejë u zunë rob 2000 nizam, 7 topa, disa çadra, dhe kuzhina e vezirit të madh me të gjitha pajisjet.

Pas humbjes Vezirin e Madh, dhe pashallarët tjerë të plagosur së bashku me Ibrahim Pashën, të vdekur u tërhoqën në qytetin e Shkupit.

Kjo luftë bëri jehonë të madhe dhe kryengritja u zgjerua në Shkup, Vrajë, Leskoc dhe treva tjera shqiptare, që filluan të përkrahin kryengritjen shqiptaro-boshnjake, kundër reformave në  P. osmane.

Gradashqeviqi me ushtrinë e tij vazhdojë ndjekjen e shqiptarëve, që ishin kundër kryengritjes edhe në viset e Ana Moravës, ku ndaj sulmeve të tij arriti fitore vetëm qeta e Sylejman Rogoçicës afër kamenicës. Duke i parë mizoritë e ushtrisë boshnjake kundër kryengritësve, doli edhe Derall Pasha i Tetovës, i cili më parë ishte për kryengritje shqiptare, nën udhëheqjen e Mustafa Pashës së Shkodrës. Gjatë ekspeditave kundër ushtrisë së Vezirit të Madh, kryengritësit boshnjak e dogjën tërësisht fshatin Smirë afër Vitisë.

Ushtria boshnjake nën udhëheqjen e Hysejn Gradashqeviqit, me 11 qershor 1832 prej Rrafshit të Kosovës, kaloi në Rrafshin e Dukagjinit, në qytetet e Pejës dhe Gjakovës. Qytetet ishin vetëm me njësite të vogla të ushtrisë së rregullt, sepse garnizonet e qyteteve kishin shkuar në Shqipëri, dhe ishin fokusuar rreth kalasë së Shkodsrës, ku ishte mbyllur Mustafa Pasha.

Abdyl Rezak Pasha nga Peja,  qëndroi për një kohë në Shkup, dhe e përcillte gjendjen në Kosovë, ku ai e kishte një numër të madh të mbështetësve të tij që të kthehet. Asllan Pasha ju drejtua për ndihma Hysein Gradashqeviqit, ai ju përgjigj prej Mitrovice dhe Drenice. Gradashqeviqi niset për Pejë dhe zuri pozicionet afër Pejës. Shumë shqiptarë nga Dukagjini ishin përkrahës të  Abdyl Rezak Pashës, dhe ishin kundër kryengritjes shqiptare e boshnjake. Me ardhjen e Boshnjakëve në Pejë, shqiptarët që ishin kundër kryengritësve boshnjak, ishin mbyllur në njërën nga Xhamitë në lagjen e Pejës. Gradashqeviqi filloi të gjuaj me topa në drejtim të xhamisë.

Një shqiptar i cili ishte strehuar ne Xhaminë e Pejës, i frikësuar nga jo që vërejti nga minarja, vendosi të hidhej nga minarja, sepse përndryshe nuk mund të zbriste poshtë. Pas kërcimit nga minarja ai mbeti i gjallë. Kur e vërejti një kryengritës boshnjak, shkoi drejte tij e nxori jataganin, dhe e preu kokën. Sipas traditës popullore, kur këtë e vërejti Gradashqeviqi, me jataganin e tij e vrau kryengritësin boshnjak, është folur se ai këtë e bëri, sepse nuk është dashur ti merrej jeta shqiptarit, që mbeti i gjallë pas kërcimit nga minarja e xhamisë,  dhe për këtë ekzistonte një këngë e vjetër që e këndonin shqiptarët.

Për shkak të fitores të kryengritjes së boshnjakëve dhe shqiptarëve, ndaj Vezirit të Madh, Mehmed Reshid Pashës në afërsi të Lipjanit, ishte shumë i lumtur edhe Vasa Popoviç, i cili menjëherë iu përgjigj princit Milosh Obranoviqit.

Një agjent i Millosh Obrenoviqit nga Novi Pazari, duke dërguar lajme për Vaso Popoviç në Kralevë, për fitoren e Boshnjakëve, shtoi se Veziri i Madh, Mehmed Reshid Pasha e fajësoi Mahmud Pashë Rotulën e  Prizrenit për humbjet e tij.

Pas formimit të mbretërisë greke, dhe dhënies së autonomisë Serbisë, kryengritjet shqiptare kundër P. Osmane nuk pushuan. Kryengritjet që vazhduan 10 vite më vonë, nën udhëheqjen e Dervish Carës, më shumë filluan të marrin karakter fetar dhe vëlla vrasëse.

Popullata e krishterë në qytetin Shkodrës, kishin arritur që ta bindin Vezirin e Madh, që ti ndajë nga myslimanët e qytetit. Të krishterët e kishin zgjedhur koxhobashin (krye plaku për popullatë të krishterë) dhe dymbëdhjetë pleq, të cilët i kishte njohur Veziri i Madh. Të krishterët ishin liruar që të mobilizohen në luftëra, por ishin të obliguar që ta paguajnë taksën vjetore, prej 40.000 piastrave për sulltanin.

Për popullatën e krishterë në Shkodër fillojë të interesohet edhe Austria, ku përmes klerit katolik informohej për të drejtat dhe liritë e tyre.

Përfundim:

Nga gjithë kjo që u tha më lartë, mund të pohojmë se shkaktarët kryesor të mos suksesit të këtyre kryengritjeve gjatë këtyre viteve janë: Mos uniteti i pashallarëve shqiptar, lojaliteti i shume pashallarëve që herë e kundërshtoni dhe herë e ndihmonin sulltanin, mungesa e diplomacisë, mungesa e përkrahjes nga shtetet evropiane, zgjerimi dhe aksionet ushtarake të paplanifikuara mirë, dominimi i karakterit klanor e fisnor i kryengritjes.

Rivaliteti i pashallëqeve shqiptare, që shpesh herë luftuan ndërmjet veti, nuk kishin mundësuar, që të krijohet shtresa intelektuale shqiptare, për ta prezantuar idealin shqiptar në shtetet evropiane.

Bajraktarizmi i tyre, kishte krijuar lider me epshe ç’frenuese, dhe të pirur për ta dhunuar popullin e vet!

Për të mësuar, nga gabimet historike të kësaj periudhe, është me rëndësi shumë të madhe, se si trajtohen dështimet e lëvizjeve shqiptare të shekullit XIX, për ta  fituar pavarësinë nga P. Osmane.

Për të qenë të suksesshme kryengritjet shqiptare, mendoj se është dashur të mbështeten në dy faktorë të rëndësishëm, e që për fatin e një populli, janë të lidhur ngushtë mes veti.

Organizimi i brendshëm i popullatës, uniteti dhe forcimi i idealit dhe projekti kombëtar, që e përbëjnë boshtin e një lëvizje çlirimtare.

Diplomacia e jashtme politike, dhe gjetja e momentit të përshtatshëm, për të filluar me kryengritje të armatosur, bazuar në shkallën e përgatitjes, nivelit të ndërgjegjshmërisë kombëtare, aftësisë së arsyetimit para faktorit të brendshëm dhe ndërkombëtar, dëshmisë së aftësisë ushtarake e politike, si dhe aftësisë së udhëheqjes për ta vetëqeverisur shtetin.

Pra siç shihet në rrethanat e fillimit të reformave në P. Osmane, për të luftuar kundër ushtrisë së rregullt osmane, feudalët shqiptar, nuk ishin sa duhet të përgatitur me ushqime e pajisje ushtarake, nuk kishin krijuar unitet mes veti, e mbi të gjitha ju mungonte strategjia e veprimit dhe përkrahja e shteteve evropiane.

Pas shpalljes së reformave në ushtri, edhe pse P. Osmane e kishin përfshirë trazira , në Stamboll, dhe në tërë territorin e saj ishte krijuar anarki, mendoj se Mustafa Pasha, me potencialin ushtarak që kishte, dhe përgatitjen e tij, nuk është dashur që marshojë në drejtim të Stambollit, për ta humbur moralin e ushtria e tij, që me humbje të mëdha të shpartallohet nga armata ruse.

Mustafa Pasha nuk është dashur, që ti besojë aq shumë princit MIllosh Obrenoviqit dhe Rusisë, por është dashur që me ushtarët e tij, të mos del jashtë trojeve shqiptare, të heq dorë nga rrethimi i Sofjes, dhe të bëjë më shumë për forcimin e unitetit me pashallarët tjerë shqiptar.

Të gjendur në këto rrethana, popullata shqiptare ishte përherë në kryengritje, por që kryengritja e tyre nuk mori karakter gjithë popullorë dhe kombëtar.

Pashallarët shqiptar të pa koordinuar mes veti dhe të pa disiplinuar nuk arritën të organizojnë lëvizje gjithëkombëtare për tu liruar nga P. Osmane. 

P. Osmane gjatë reformave që ndërmori, fisnikët dhe agallarët e dëgjueshëm shqiptar i shndërroi në nëpunës të thjeshtë administrativ, ndërsa ata që kundërshtuan i likuidoi dhe i dërgojë në viset e Azisë së Vogël.

Në këto rrethana pashallarët shqiptar, nuk patën mundësi të zhvillojnë ndonjë projekt të gjerë kombëtar, për tu ngritur në një lëvizje mbarëkombëtare, për të formuar shtetin e pavarur shqiptar, ashtu si vepruan popujt tjerë të gadishullit.

Mustafa Pasha i Shkodrës, edhe pse kishte parashtruar kërkesa te sulltani që të respektohet gjuha, tradita dhe veshja kombëtare shqiptare, këto kërkesa nuk i kishin bërë pashallarët tjerë.

Disa pashallarë shqiptar, për të ruajtur interesat e tyre, shpesh herë  i shërbyen sulltanit, për ndonjë privilegje, post apo për qeverisje gjysmë autonome, në rajoni e tyre ku sundonin .

Kryengritjet shqiptare u zhvilluan në kohë dhe vende të ndryshme, andaj duke u ngritur herë në një skaj të trevave shqiptare, e herë në skajin tjetër, P. Osmane këto kryengritje i shuante me shqiptar, duke i shtyrë që të vriten mes veti, dhe në këtë mënyrë arrinte që ti shuante pa ju krijuar mundësinë që kryengritjet të marrin karakter gjithë popullorë.

Gjatë kryengritjeve shqiptare, rol të madh luajti edhe përkatësia e ndryshme fetare, dhe nuk u krijua mundësia e bashkimit të përgjithshëm, midis popullatën së krishterë shqiptare dhe asaj myslimane. Siç u pa pak vite më vonë këto kryengritje nën ndikimin e bektashinjve shpesh herë deri në fillimin e rilindjes kombëtare mori karakter kundër të krishterëve.

P. Osmane i kishte shfrytëzuar shqiptaret në luftërat që i zhvillonte prej Azisë së Vogël, Afrikën veriore e deri në Evropë, kundër Austrisë dhe shteteve tjera evropiane, kurse në anën tjetër kundër kryengritjeve shqiptare i shfrytëzonte ushtarakët e vet më të shquar me origjinë nga vendet e lindjes dhe me origjinë shqiptare, greke e sllave nga trevat e Rumelisë.

Kryengritjet shqiptare shpesh herë i udhëhiqnin feudal, ajan dhe lider fetar, andaj kjo udhëheqje nuk ishte në gjendje që kryengritjes ti jepej ideologjia kombëtare, për ti bashkuar shqiptarët pa dallim feje e rajoni kundër P. Osmane.

Udhëheqësit e kryengritjeve shqiptare të mbështetur në klerik fetar, bajraktar e kryetar të fiseve, nuk kishin shtresë intelektuale, për të kërkuar ndihma dhe përkrahjen e shteteve të fuqishme evropiane, andaj shpesh herë kërkesat e tyre i drejtoheshin  te Mehmed Ali Pasha në Egjipt.

Këta udhëheqës ta pa arsimuar sa duhet, nuk i kuptonin ndikimet e huaja në trevat shqiptare, andaj gjatë tre shekujve të fundit, krijonin lidhje të fshehta me Grekët e serbët, të cilët në këtë periudhë drejtoheshin nga ndikimi dhe politikat ruse, e që përkraheshin edhe nga shtetet evropiane.

Nga bisedimet e fshehta me grek, serbë dhe boshnjakët në këtë kohë shqiptarët nuk përfitonin asnjë ndihmë, por këto lidhje bëheshin pengesë, për ndonjë bashkëpunim të mundshme me Austrinë dhe shtetet tjera evropiane.

Kryengritjet shqiptare edhe pse bëheshin për të mbrojtur të drejtat e popullatës shqiptare, duke kundërshtuar shtypjen dhe mobilizimin e dhunshëm për të luftuar për interesa të P. Osmane, ato nuk patën asnjë sukses.

Kjo lëvizje në sy të popujve evropian nuk shihej si lëvizje kombëtare por më shumë si lëvizje klanore e fetare që ishte rebeluar kundër reformave dhe rendit të ri në P. Osmane.

Kryengritjet ishin zhvilluar në kohën kur P. Osmane i kishte filluar reformat, me ndihmën dhe propozimin e shteteve të fuqishme evropiane, andaj luftën që e zhvillonte Mustafa Pasha, kundër Reshid Mehmed Pashës, evropianët këtë kryengritje e shihnin si rivalitet të brendshëm të këtyre dy vezirëve të fuqishëm. Kjo ishte njëra ndër arsyet që perëndimorët e përkrahnin Mehmed Reshid Pashën i cili mbështeti reformat dhe përkrahej edhe nga vet sulltani.

Kryengritja shqiptare gjatë viteve 1826-1832, edhe pse u zgjerua dhe ishte më ë madhja kryengritje kundër P. Osmane në rajon, u shua pa dhënë ndonjë rezultat për të fituar liritë, dhe të drejtat qytetare të popullatës shqiptare në rajon.

Shikuar në aspektin e rrethanave historike të kohës, mund të themi se këto lëvizje dhe kryengritje të armatosura kundër P. Osmane në njëfarë forme kishin karakter për çlirim kombëtar, por të vonuara në kohë dhe të pa koordinuara, që nuk morën përmasa gjithë kombëtare, nga përçarjet e thella shekullore të pashallëqeve shqiptare, ndasitë fetare dhe interesave të ngushta të klaneve fisnore e rajonale .

Literatura e përdorur:

T. P. Vukanovi?: Arbanaški ustanci 1826-1832., Vranjski glasnik, Vranje, 1969.

Bedrush Shehu: Çështjet shqiptare në fillim të viteve 30 të shekullit XIX, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1990.

Sylejman Kylçe: Shqipëria në historinë osmane, Tiranë, 2004.

Alekdandar Matkovski: Kryengritja e Dervish Carës, Shkup, 1985.

Sadullah Brestovci:, Marrëdhëniet Shqiptare-Serbe-malazeze, (1830-1878).

Historia e Popullit Shqiptar I: Tiranë, 2002

Historia e Popullit Shqiptar II: Tiranë, 2002

Noel Malcolm: Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë, 1988

Danilo Vulovi? u knjizi Knjaževa kancelarija, knjiga prva, Nahija požeška 1815-1839, Beograd 1953.

Ejup Mušovi?, Novopazarski pesnik Sulejman Tabakovi?, Mostovi, br. 19., Pljevlja 1973.

Jovan N. Tomi?, O Arnautima u Staroj Srbiji i Sandžaku, Beograd, 1913

Aleksandër Meksi: Restaurimi i monumenteve të arkitekturës, Tiranë, 2004

Ami Bue: Shqipëria, në Turqinë evropiane, Tiranë, 2011

http://sandzackaknjizevnost.com/ejup-musovic-pokreti-muslimana-u-novopazarskom-kraju-protiv-reformi-sultana-mahmuda-ii/

https://ëëë.mekulipress.com/shfarosni-shqiptaret-ja-platformat-e-fqinjeve-protagonistet-me-te-medhenj-te-spastrimit-ndaj-shqiptareve-ne-200-vitet-e-fundit-jane-serbet-malazezet-dhe-pa-asnje-dyshim-greket/



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora