E enjte, 06.08.2020, 06:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Tufa: Lëshoje!

E diele, 07.06.2020, 10:10 AM


LËSHOJE!

Nga Agron Tufa

Isha në mes të rreshtit kur më thanë se im atë, Dhimitër Tirana, ra. Vrapova me një frymë. Katër policë i qenë sulur si orla dhe po e godisnin. Hyra mes atij breshëri shkopinjsh dhe ua hoqa nga çaponjtë.

- Lëshoje! Lëshoje, qen bir qeni! - klithnin ata.

Goditjet e mllefosura u lëshuan mbi mua.

- Lëshoje! - ulërinin të ndërkryer. Të pangopur. Më ndoqën prapa. Më goditën ku mundën. Godisnin tim atë. Në krahët e mi. Ndjekja e tyre, goditjet e tyre ishin

absurde. E unë vrapoja e lutesha: “Zot’ i Madh, më jep fuqi dhe pak! Mos më turpëro!”

-Lëshoje! - ulërinin policët, që vraponin pas meje.

E unë vrapoja, vrapoja e lutesha me atë barrë të ambël në shpinë. Dikur ndjeva se nuk më ndiqte më kush. Nuk i pashë as policët, as varganin e skeleteve të

zhyer në baltë. Kullonim gjak të dy.

- Lermë, bir... Shpëto veten! – foli me zë të mekur im atë, Dhimitri.

Iu gëzova zërit të tij. Qenka gjallë, thashë. Falenderova Zotin. Kjo më dha fuqi të reja të vrapoj, derisa e ndala frymën në kamp.

Të nesërmen u nisa nisa pa tim atë. Plagët në kokë i qenë enjtur. Këmbeva kapotën për një flakon jod.

Grisa këmishën dhe e fashova. Çajin e mëngjesit ia mëkova thuajse me përdhunë. Gjithë atë ditë të gjatë

lutjet e mia tërkuzë ia dërgova qiellit.

Po qielli i shpërfilli lutjet e mia.

Kur u ktheva në mbrëmje, trupin e tij të munduar e gjeta të ftohur.

Gjithë bota ime u shkërmoq. Mamanë nuk e pata njohur. E tash, varrosa atë, që më kishte dhuruar një fëmijëri të mrekullueshme, plot kujtime të ëmbla.

“Ah, babë, babë!”, thashë, “tortura jote mbaroi këtu...!”.

Për veten tashmë s’më bëhej vonë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora