Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zef Pergega: Largimi i Kristjan Dukaj nga ASH sinjal dëshpërues

| E diele, 07.06.2020, 08:33 AM |


NE CILIN MULLI E CON UJIN ARROGANCA NE KOMUNEN E TUZIT...?!!!

NGA ZEF PERGEGA

Arrogances partiake ne deget, te cilat quhen parti politike nder shqiptaret ne Mal te Zi, ia kane neveri edhe kafet e panumeta neper shetitoret e Tuzit. Kjo arrogance, sipas tyre, e perkthyer ne patriotizem se u digjet xhani per flamur e per komb, kur e shkelin dhe kemben ne fyt ia mbajne derisa ta asfiksojne. Partia ne Mal te Zi, sipas konceptit shqiptar edhte bashtine e bajraktarit. Ai e din kur mbjell e kur korr. Me drapnin e tij korr grunin e ri dhe len egjren e vjeter, e cila para diellit mburret se edhe ajo ka kokrra. Nga larg e shoh dhe e ndjek se mendjemadhesia ne kryesine komunes se Tuzit do ti coje ne humbjen e saj. Ne zgjedhjet e radhes i ka te gjitha shanset qe ta humbe statusin, i cili eshte siguruar me luften brenda e padiskutim me perkushtimin fizik, patriotik dhe human te malesoreve ne Amerike. Karrika eshte semundja e shqiptarit. Ju kane dhene karrike qe mendja tu dale ne maje si tymi dhe ne fund pasi te krimbet nga brenda te shkemoqet e te humbase si flaka e kashtes. Fitoren e komunes disa nga administrata e saj e konsideron si portofol i mbushur per disa qe vijne nga spathoket e vjeter te serbofilizmit. Keta kane djegur cdo inisiative dhe cdo energji te re qe i sfidon. Te rinjet e Malesie qe kane perfunduar universitetet me te mira europian ne fusha te ndryshme, nuk kane vend ne adminisraten e komunes. Si mund te drejtohet komuna me metalitetin dhe me veprime mosperfillese, fodulle, injorante dhe mashtruese per banoret e Malesise?!. Deri me tani nuk eshte dukur ne qiellin e vranet te arsyes se saj ndonje projek ne arsim, ne shkolla profesionale, ne culture, ne punesim, ne shendetesi, per te blere ndonje aprature qe nenat, te mos shkojne ne Podgorice per nje kontroll... Lexova me vemendje dekleraten e te riut te doktoruar ne shkenca politike, Kristjan Dukaj, qe rrjedh nga nje familje me taban malesor, me taban atdhetar, me taban kombetar, me taban ne culture e ne fjalen shqipe se largohet nga partia, te ciles i sherbeu dhe qe edhe me kontribut e tij fitoj ne zgjedhje. Nje i ri hidhet...ne vend te pastrohet ai berllok antikombetar dhe antimalesor ne komunen e Tuzit . Pikerisht ato njerez qe me dollaret e malesoreve kane shkolluar femijet ne perendim, duke i pervetesuar deri ne skaj, vrasin mendimin e lire ne komune e ne parti. Komuna eshte e banoreve te saj eshte e malesoreve autokton, por punojne e drejtojne ato qe jane te lidhur me breza me sitemin serbomalazes. Une jam per bashkepunim me shtetin malazez, se ne fund te fundit jetojne nen ate shtet, te braktisur shqiptaret per jete e mot nga Shqiperia dhe Kosova. Une jam per integrimin e shqiptareve ne Mal te Zi ne administraten shteterore, nga ku mund te kualifikohen e te marrin experience per drejtim ne sektoret ku ato jane shkolluar. Ne komunen e Tuzit shume kush eshte jashte profesionit, por bejne nga ndonje deklerate ne keshillin e komunes apo ne medja "kundra" Malit te Zi, per tu dukur patriote dhe per te fitur besim, kur ato ne fakt jane te pabese!. Kristjan Dukaj eshte nje i ri si shume te tjere,. Nje I ri qe ka nje enderr ta shikoje malesorin te denjitetshem me malazezin, me boshjakun, me katolikun me muslimanin. Nje i ri qe ka bere me qindra shkrime. Nje i ri qe ka botuar nje liber...Ai eshte i zhveshur nga paragjikimi, ndaj ai duke u ndeshur me tymin e zij te cmirezinje te qymyrit antikombetar eshte i detyruar te beje dekleraten e largimit... Eshte nje sinjal deshperues!

Zef Pergega, është  anëtar i  rregulltë  i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare-Amerikane në Nju Jork,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.