E enjte, 25.04.2024, 03:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Hapja e muzeut të parë universitar në botë, në Oksford, Angli!

E shtune, 06.06.2020, 12:06 PM


Dita e sotme e vitit 1683 shënon në histori hapjen e muzeut të parë universitar në botë, në Oksford, Angli!

Nga Jahja Drançolli

Në kohën e Restaurimit Anglez, Oksfordi ishte qendra e veprimtarisë shkencore në Angli. Më 1677, arkeologu anglez Elias Ashmole (1617–92), i dhuroi koleksionin e tij të kurioziteteve Universitetit të Oksfordit, ndërsa paria universitare planifikuan ndërtimin e një ndërtese për të ekspozuar përgjithmonë eksponatet nga historia e artit dhe arkeologjia. Muzeu u hap për publikun më 6 qershor 1683 në një ndërtesë të projektuar nga Thomas Wood.

Muzeu i parë modern, Ashmolean ishte krijuar për të ekspozuar koleksionet e tij, në mënyrë që Universiteti i Oksfordit të mund ta përdorte atë për qëllime mësimore. Në 1845, arkitekti Charles R. Cockerell, në rrugën Beaumont të Oksfordit përfundoi ndërtimin e një objekti të ri për koleksionin në rritje të shpejtë të muzeut. Sot, koleksioni në Muzeun e Artit dhe Arkeologjisë Ashmolean kronologjikisht shkon në kohë nga krijimet më të hershme të njeriut, të bëra rreth 500,000 vjet më parë, deri në veprat e artit të shekullit XXI. Muzeu posaçërisht ka koleksione të pasura me artin e lashtë egjiptian, babilonas dhe vizatimet e Rilindjes Italiane.

Ndërtesa e tanishme e Muzeut Ashmolean ishte projektuar në stilin Neoklasik nga C.R. Cockerell (1841-1845). Ajo strehon koleksionin e artit dhe arkeologjisë, ndërsa ndërtesa e vjetër Thomas Wood është bërë Muzeu i Historisë së Shkencës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora