E premte, 19.04.2024, 01:21 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Reforma Zgjedhore, luftë shtrigash

E shtune, 06.06.2020, 12:15 PM


Reforma Zgjedhore, luftë shtrigash

Nga Zenel Çeliku

Dy ditë më parë BE-ja dhe SHBA-të pas një maratone meskine politike alla shqiptarçe, kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes mazhorancës dhe opozitës. I ashtu quajturi Këshilli Politik i përbërë nga përfaqësues kukulla të PS & PD & LSI dhe opozita parlamentare, mësëfundmi më detyrim e përcaktim “përqafuan” njeri-tjetrin me një dakordësi hipokrite. Por, i gjithë opinion ndërkombëtarë dhe ai vëndas e kanë mirë të qartë se këta kukulla politike nuk kanë asnje koompetenca për të marë vendime, ata vetëm përcjellin politikat e mbrapshta të shefave të tyre, dhe më në fund ishin “ata që bënë çudinë”, e pranuan Reformën Zgjedhore. Për misionin qesharak tw Këshillit Politik, është për të qeshur e për të qarë, por gjithsesi ata e luajtën pjesën e tyre mirë. Loja politike “alla shqiptarçe” e kukullave mori fund në prani të Ambasadorit të BE-së-Luigi Soreca, të Ambasadores së SHBA-ve-Yuri Kim dhe t ë Ambasadorit të Britanisë së Madhe-Dunan Norman, pas një lufte të paprecedent Këshilli Politik mundwn tw ncjerin tymin e mbardhë mbi kullën një politike destruktive. Fakti është se këtë Reformë e kanë sabotuar deri minitën e fundit, tre mëskëtjerët-Meta, Rama e më pak edhe Basha, të cilët në fund të fundit u “ulën në gjunj” përpara presionit ndërkombëtar, e në vecanti përpara presionit amerikan. Turpi është në derën e politikanëve tanë të cilët me qëndrimet e tyre bënë që të angazhohen maksimalisht ambasadorët më të fuqishëm të akredituar në Shqipëri, të cilët luajtën rolin më kryesor në dakordësinë mes palëve. Pas përfundimit të këtij filmi serial hipokrit, Ambasadori I BE-Soreca, Ambasadorja Amerikane-Kim dhe Ambasadori I Britanise se Madhe-Norman, thekson se përshëndetën më kënaqësi marrëveshjen e firmosur nga kukullat e tre partive më të mëdhaja në vënd. Ata deklaruan se përmes kësaj reforme do të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat do i garantojnë shqiptarët integrimin e Shqipërisë në BE. Shqiptarët ashtu si edhe ndërkombëtarët e kanë mirëpritur me mjaft interes marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, e cila mundet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, e përrjedhojë do ta çoi Shqipërinë drejt familjes europiane atje ku shqiptarët më 1990 thërrisnin; e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Mbasi kësaj loje politike të pa precedent, tashmë Shqipëria do të jetë shumë afër bashkësisë europiane. Të gjitha palëve iu desh të bënin lëshime në mënyrë që populli shqiptar të mund të përftojë garanci të reja, të tilla si identifikimi elektronik i votuesve, tashmë do të kemi më shumë siguri, më shumë transparence dhe pavarësi më të madhe të personelit të zgjedhjeve i cili mbron integritetin e kutisë së votimit.

Por ?far po ndodh tani, menjëherë mbasi dakordësisë për Refomën Zgjedhore pozit-opozitë, opozita parlamentare me një xhelozi të hapur, rrebelohet dhe deklaron se nuk do ta votoi këtë marëveshje e cila duhet pa tjeter që të kaloi në Parlament për miratim kushtetues. Ky qëndrim I tyre ka bërë që Ambasadorja Amerikane-Yuri Kim, thirri në rezidencën amerikanenë një takim urgjent me përfaqësuesve të opozitës parlamentare dhe konkretisht, me deputetët Myslym Murrizi, Edmond Stoiku dhe Nimet. Qëllimi I këtij takimi I organizuar nga Kim, është plotësisht I qartë, edhe “rrebelët” parlamentar opozitar, me siguri do të ndjekin rugën e opozitës dhe mazhorancës të dy ditëve më pare, duke iu bindur tërësisht Rrugës Elbasanit.

Cfar po ndodh me disa figura politike dhe publike, ata hedhin baltë mbi ndërkombëtarët. Cudia më e madhe është se mbas një pune dhe impenjimi maksimal të ambasadorëve europian, amerikan dhe britinaik, pikërisht në këto moment shumë të rëndëshime për Shqipërinë e cila do të skanohet pas pak ditësh nga BE, dalin “trima public dhe publik” që anatemojnë, baltosin dhe akuzojnë pa asnjë emocion qëndrimet shumë dashamirëse të ambasadorëve per shqiptarët, se gjoja ata kanë ndërhyre në politikën shqipatre. Ambasadoret në fjalë kane investuar maksimalisht nga të gjitha drejtimet që mbas disa ditësh Shqipëria të marë zyrtarisht hamjen e nogociatave me BE, që do të thotë se tashmë Shqipëria realisht do të jetë në paradhomen e BE, një aspiratë e hershme e shqiptarëve, por jo e politikanëve të cilët I frikësohen BE, se ashtu politikanët do të kenë mbikqyrje të rrepte për cdo hak që ata do të hedhin.

Përfundimisht, konsensusi për të miratuar Reformën në Drejtësi u arrit dy ditë më parë, ku përfaqësuesit kukulla të Keshillit Politik nënshkruan edhe marrëveshjen në prani të Ambasadores Amerikane-Kim. Nga deklerate e nëshkruesve vërejmë se nuk janë kënaqur të gjithë, por tashmë shqiptarët ndjehen shumë pranë Europës për të cilën kanë ëndërruar tërë jetën.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora