E enjte, 28.03.2024, 07:01 PM (GMT)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Trimi i lirisë

E shtune, 06.06.2020, 10:27 AM


Jusuf Zenunaj

TRIMI ILIRISË

Trimi i lirisë me plagët në trup,

halla jote e dashur , sot, fare ka hup!?

Mendet po i mirren, vështirë i vjen me folë,

kur i bie ndërmend Zhlepi me Rugovë!

Kufirin e shekullit me Malin e Zi,

Albës së Madhe ia sollët mbi kry,

në Kuvend të Kosovës veç me dy gishtëri!

Njësoj vepruat edhe me Çakorr

e falet si t'ish një smet me borë !?

E sot, ç'po bëni ?! Jeni çuar peshë !

Kufijtë doni t'i ndërroni sikur rrobat veshë !?

T'mos ishe ti me luftëtarët e tu

Lumbardhi nëpër Pejë ndryshe kish gurgullu,

sikur Ibrit urat iu kishin shtu.

Sikur kulla Isës në Boletin,

Shtëpia e Lidhjes, do t'ishte në Dukagjin.

Mbas asaj lufte e asaj trimërie,

sot, biri i halles për shkues nuk të ka hije !

Ka qenë traditë shkuesi për miqësi

dhe jo për votë, të bëni qeveri,

bashkë me Rakiqin, nesër,

të ndërroni kufij ?!

Të fala të bën , o trim, Hanko Halla,

siç bëni me kryetarin s'e gjen as në përralla !?

J.Z., Dilbeek, më 5 qershor 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora