E enjte, 28.03.2024, 07:29 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Parashqevi Qiriazi – veprimtarja që bëri histori

E shtune, 06.06.2020, 10:28 AM


Parashqevi Qiriazi – veprimtarja që bëri histori ( 1880 – 1970 )

- Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi -

Po m’ tingëllon një  zë në zemër , si bylbylit prej kafazit –

T’ia këndoj një këngë me emër Parashqevi Qiriazit !

T’ia këndoj një këngë të bukur , ashtu si që është më së miri –

Veprimtares sonë të  lumtur , të lindur nga  Manastiri !

Refreni :

Po krenohet Manastiri –

Ku rrezon Dielli ma së miri !

Lindi një vajzë si tallazi –

Parashqevi Qiriazi !

                      Parashqevi  vajzë e sherbetit –

                      U rritë n’ djep  të Alfabetit !

                      N’ djep të shkrimit dhe  leximit –

                      N’ djep t’ Shoqatës së “Bashkimit” “!

Parashqevi Qiriazi , shumë e shquar si  veprimtare ,

Që ka bërë shumë histori dhe përplot vepra  krenare !

E pa epur për trimëri , dituri dhe lumturi ,

Shëmbëlltyrë mbet për liri edhe atdhedashuri !...

Më datën e 2 Qershorit  1880 –

Një vajzë Zoti na e solli si yll drite  në këtë jetë !

Në qytetin e Manastirit , lindi një vajzë si tallazi –

Me kënaqësi e pagëzuan Parashqevi Qiriazi !

Mbarë qyteti i Manastirit , fusha e male u zgjuan prej gëzimit ,

U zgjua vatra që i lindi motra e vogël e  Gjerasimit !

Ishte lindur motra e Gjergjit edhe motra e  Sevastisë –

Që ua shtoi gëzimin familjes , mbarë anëtarëve të shtëpisë !

Parashqevi Qiriazi , me ide  përparimtare –

Shëmbëlltyrë si veprimtare e Lëvizjes  Kombëtare !

Dhe për emancipimin e gruas shqiptare –

Për arsim dhe edukim Mësuese e Popullit krenare !

Pas mbarimit të studimeve të gjuhës dhe letërsisë ,

Kolegjin Femëror Amerikan , që mbahej n’ shtet të Turqisë –

Parashqevi u kthye n’ atdhe dhe iu përkushtua mësuesisë ,

T’ rinjve , t’ rejave , që t’ua japin kontributin e diturisë !

Parashqevi Qiriazi , shëmbëlltyrë në mes gjithë shoqesh –

Me dëshirë shërbeu në Shkollën Shqipe të Vashave të Korçës !

Gjithmonë e tërhiqte zemra n’ punë ku ishte ma së mirit –

Mori pjesë si delegate në Kongres të Manastirit !

Mori pjesë si delegate , në Kongres të Alfabetit –

Që arsimit n’ shkollën shqipe , n’ ballë t’ i printe selametit !

Parashqevi Qiriazi , gjithmonë bënte punë të mbara –

Ajo botoi “Abetare për shkollat shqipe të para !”

I botoi në Manastir , me mund dhe shpenzim të vet –

Në vitin 1909 dhe më 1911 !

N’ rrugë të sajë përparimtare , që s’ ka qenë aspak e lehtë –

N’ histori t’ shkollës shqiptare , nuk harrohet kurrë për jetë !

Parashqevi Qiriazi , ishte shumë përparimtare –

Korçë themeloi parën Shoqëri t’ Gruas shqiptare !

Kjo Shoqëri u themelua  më 21 Janar  1909 –

Gratë shqiptare fort janë gëzua , u dha lajmi në çdo anë !

Më 1912 , nga vullneti dhe gëzimi i lumturisë –

Vazhdoi disa kurse kualifikimi në Fakultetin e Pedagogjisë ,

Të Universitetit të Oberlinit , t’i përsosë rrugët e dritës ,

Me dituri të marra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës !

Po atë  vit Parashqevi , hartoi programin arsimorë –

Të Qeverisë së Përkohshme , që punonte Vlorë !

Pastaj e vazhdoi dhe n’ mbarë trojet e Shqipërisë –

të shkrepin rreze Dielli të Diturisë !

Më 1921 , në atdhe u kthye prore –

U bë një nga themelueset dhe drejtueset kryesore ,

Të Institutit  Femëror “Kyrias” në Tiranë e Kamzë të re ,

Punoi prej vitit 1922 deri më 1933 !

Për shkak të qëndrimit të saj antifashist nga droja –

Më 15 Tetor 1943 u internua nga Gestapoja !

Në kampin Anhalt ( Banjica) , qëndroi si heroinë e re –

I mbijetoi vdekjes dhe pas mbarimit të luftës u kthye në atdhe !

Kur erdhi viti Njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë –

Parashqevi Qiriazi , na u nda nga kjo jetë !

Por , veprat e saja gjithmonë do të rrojnë –

Gjeneratë pas gjenerate , kurrë nuk do t’i  harrojnë !

Gjilan, 02.06.2020 v.                Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora