E shtune, 20.04.2024, 03:06 AM (GMT+1)

Mendime

Mehmet Musa: Vejusha plakë e LDK-së

E premte, 05.06.2020, 07:33 PM


Vejusha plakë e LDK-së

Nga Mehmet Musa, Gjermani

Sot çdo njeri e di dhe e njeh se kush eshtë në krye të LDK-së.Per ndonje që,eventualisht, mund të mos e njohë po e sqarojme se eshtë një maçok plak me tre “këmbë” që deri në fund të vitit do i shtohet edhe një tjetër.

Si na tha e nderuara Milihate Tërmkolli  anëtare e orëve të para të LDK-së,ai eshtë një ish ministër i Rrahman Morinës,dhe para kësaj ishte zyrtarisht ,nga 13 maji i vitit 1981, një rekrut i shërbimit të Aleksandër Rankoviçit që kishte detyrë survejimin e kolegëve të tij dhe studentëve që ishin të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për Republikën që sot e gëzojmë,në Universitetin e Prishtinës.

Të themi të drejtën, vetëm  ndonjë naiv që nuk ka fare njohuri për çështjen  shqiptare ,apo eshtë i verbër , nuk di shumë për këtë kasnec të regjur shum fish në institutin e Kragujevcit për antishqiptari!E njohin mirë edhe te gjithë “argatët” e tij të radhitur në LKJ-ë, portretin e këti sataniku.

Pas ndarjës nga jeta të Presidentit Ibrahim Rugova, me një taktikë djallëzore ,të përvetësuar në Kalimejdan, u vu në ballë të LDK-së i ,pa qënë kurrë më parë anëtar i sajë,

Jo vetëm aq,por duke shfrytëzuar paratë e 3%, djersën e mërgimtarëve, i thuri shume intriga Ibrahim Rugovës,duke e përjashtuar bile edhe nga ndihmat financiare e deri të shpifjet,denigrimet e sabotimet ,aty ku kishte mundësi ,si të faktori vendës asahtu edhe të ai ndërkombëtar.

Shpesh ka ndodhur që edhe hoteli,kur udhetonte në Europë,të mos i paguhej Rugovës, e eshtë dashur mbeshtetja nga dega eLDK-së në Gejermani ,për të perballuar këto shpenzime.

.Martesa e vejushës plakë, herë me një partner e herë me tjetrin, nuk na bën përshtypje e po ashtu,

edhe miqësia e “sinqertë” deri ne vdekje, ndermjet Hashim Thaçit e Isa Mustafës,e kalitur në grumbullumin e 3% nga diaspora shqiptare .Ata i shkrinë të gjitha energjitë ,per interesat e tyre private,duke krijuar nga dy fonde një fond të vetëm.Se ç' përfaqesonte ky fond nga i cili nuk u ndihmuan as kryegjeneralët lgjendarë Shaban Jashari,Hamëz Jasharine Adem Jashari,seicili mund te nxjerre vetë  konkluzionin përkatës.

Dua sinqerisht të pranoj se njeriu i shkathtë e djallëzor ,me “aftësitë” që ka akumuluar arriti të shtrojë për toke , njollosë e t'i zhysë mirë në llum të gjitha partite e Kosoves në të cilat ai u infiltrua.

Para 4 vjetësh ,deri në orën 24:00 të natës ai ishte “martuar” me Nismën dhe Aleancën,dhe “kishte lidhur besë “ me to, por pas orës 24:00 ,duke mos i pelqyer shtrati me këta partnerë, i la me gisht në gojë dhe iku te PDK-ja.

Pasi e zhyti mirë në llum edhe këte parti, ai e detyroi në mënyrën më të ndyrë e kriminale, të votojë gjykatën speciale për Ushtrinë tonë Çlirimtare që, ishte një instrument hakmarrjeje kunder trimave çlirimtarë që nuk pajtohen me shkelësin e 18 neneve të kushtetutës së Republikës, Isa Mustafën.

Të gjitha këto bëma janë  frut i bashkepunimit të ngushte me mikun të tij të vjetër që nga viti 1992 , Hashim Thaçin. Ata favorizuan njëri -tjetrin në menaxhimin e dy fondeve të popullit duke krijuar privilegje për vete .

Pasi e zhyti dhe e la të papastër PDK-në tani i ngeli të martohet me një parti të re ,me ate të VV.

Bisedimet maratonike që zgjatën për 5 muaj, vetëm për një post të Presidentit , nuk kanë nevojë për komente .Meqë me këte parti nuk mundi t'a çonte deri   në fund qëllimin e caktuar ,vendosi të bejë ashtu si kishte bëre edhe me të tjerat. Maçoku plak iu drejtua listës serbe, duke terhequr për laku edhe partitë e tjera dhe në një situatë të luftes botërore kundër Covid -19 , rrezoi qeverinë  e Albin Kurtit.

Por Albin Kurti ,nëse nuk e di akoma, tani le ta dijë se ai ka qenë i rrëzuar nga ajo ditë kurë filloi negociatat para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019,për  të garuar së bashku me Isa Mustafën.

Qengji ujkun kurrë nuk mundë ta bëjë  mik dhe ujku qimen e ndërron por zakonin kurrë jo.

Po sikur të ishte Rrahman Morina së bashku me Isa Mustafën në qeveri siç kan qenë dikur, në të kaluarën, nuk do te ishte e nevojshme të ndermerrnin këte veprim që një ditë të bukur pranvere të rrezonin me fetyrë në asfalt qeverinë e Albin Kurtit dhe t'a rrezonin në mënyrë të atillë  që të mos mundej kurrë të ngrihet më.

Për Albin Kurtin nuk merakosëm fare,a ngrihet apo e zbret nga foltorja, sepse nuk e njoh dhe nuk jam në partinë e tijë.

Unë merakosëm për partinë time që kam investuar aq shumë,dhe mendoj edhe në të ardhmën ta respektoj dhe bëje të njejtën gjë deri në atomin e fundit.

Askush nuk më ka thënë por i kam thënë vetës se, partia ime edhe nese ngelet vetëm në një antar e ai eshtë kryetari ,unë,do ngelëm për jetë të jetëve antari numër dy i partisë që zgjodha.

Sinqeriteti më shtyn ta them këte fjalë se, nëse antarët e çdo partie  radhitën në parti pas programit të partisë që i takojnë unë dhe babai im, ndjesë pastë ,jemi radhitur pas kryetarit!

Eshtë e vërtetë se 99% të antarëve të partive politike as që i kanë lexuar programet e partive ku bejne pjesë, bile as këshilli drejtues  i tyre, por këte nuk e deklarojnë dhe heshtin e rrinë me bishtin nën shalë,si thote fjala popullore!

Nastradin Hoxha ,kur binte shi qeshte sepse  ,pas shiut , do të vinte dielli.Tashti, të gjithë anëtarët e partisë s‘ime po qeshin që formuan qeverinë e re,ndersa unë,as nuk  qajë e as nuk qeshë,sepse po më dhimbset partia ime që  , për të dytën here ,po mbytet me vejushën plakë ,Isa Mustafën,duke e njohur mirë surratin e tij.

Shumë  shpejt ata do te ndjehen të poshteruar dhe të braktisur,sapo Isa Mustafa të arrije qellimet e tija perfide !Ai do ta ndyje partine ,ashtu si ka bëre edhe heret e tjera me parë.

Për këte qeveri nuk duhet falënderuar Haxhi Shala që presidenti i vendit e këshilloi por duhen falënderuar këshilltarët e dhjetë votave të listës serbe që votuan pro qeverisë.

Ata këte detyrë kanë, të votojnë pro et contra çdo qeverie të Kosovës,sipas interesave te atyre qe i drejtojnë .

Mërgim me  04 qershor 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora