Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vahit Nasufi: Bilbilave kërçovarë

| E premte, 05.06.2020, 07:11 PM |


Vahit Nasufi

BILBILAVE KËRÇOVARË

Seç më dalin fjalët nga zemra,

Të shkruaj vargje për dy emra,

Për dy vëllezër kërçovarë,

Vëllezërit Dervishi këngëtarë.

Për karrierën e tyre jubilare,

Për karrierën dyzetvjeçare,

Kontribut t`madh kanë dhënë,

Thesar veprash pas kanë lënë.

Në fshatin Garanë të lindur janë,

Besnikrinë n`shpirt e kanë,

Rrjedhin nga një familje bujare,

Me shumë vlera atdhetare.

Nga një vatër gjeraçinash...

Fole bilbilash e kanarinash...

Aty ku kënga kultivohet,

Brez pas brezi trashëgohet.

Këndojnë këngë polifonike...

Popullore dhe folklorike,

"Bilbilat Kërçovarë", me epitet,

Bilbila janë me t`vërtetë!

Zëri bukur i këngëtarëve,

Jehoi mbi trevat e shqiptarëve,

Në shumë dasma familjare...

Në koncerte e festivale...

Në festivalin ndërkombëtar,

Tridhjetë shtete pjesë kanë marrë,

U mbajt në Francë në kryeqytet,

N`qershor dymijë e trembëdhjetë.

Të veshur me tesha kombëtare,

Kënduan këngën kërçovare,

E percjellur prej kavallit,

Morën vendin e parë të festivalit!

Në Langolen, Sali dhe Ferizi,

Në Paris, Dervishi dhe Azizi,

Është krenar kombi shqiptar,

Që i pat këta këngëtarë.

Kurrë për popull s`janë kursyer,

Zemrat e tij i kanë rrëmbyer,

Me shumë çmime janë nderuar,

As shpërblimet s`kanë munguar.

Për këngën polifonike kërçovare,

Janë dy shtylla, pa dyshim fare,

Për mrekulli e interpretojnë,

Prej origjinales nuk devijojnë!

Nëpër oda kur këndonin,

Këmbëkryq ditët u agonin,

As humorin s`e lanë pas dore,

Ashtu si vallet popullore!...

Kur nevoja e ka kërkuar,

Solidarë janë treguar,

Të adhuruar janë në Uskanë...

Shkup, Prishtinë dhe Tiranë...

Zërin e ëmbël si mjalta n`hoja,

Shpesh u thonë -  ju lumtë goja,

Popullin e vet që ta argëtojnë,

Këngët prej tyre si lum vërshojnë.