E premte, 19.04.2024, 12:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Julia Gjika: S'ka më kohë

E enjte, 04.06.2020, 06:25 AM


JULIA GJIKA

S' KA MË KOHË

“I mjeri unë! Jam i humbur, sepse jam njeri me buzë të papastra, që jetoj mes një populli me buzë të papastra...”

(ISAIA: 6; 5)

Njësoj jemi ne njerëzit,

njësoj, pavarësisht nga racat.

Kemi priviligjin të jemi njerëz,

se mund të ishim krimba, uritha, akrepa, gjarpërinj.

Diçka kemi prej krimbi, urithi, akrepi, gjarpëri.

Në shekullin XXI që jetojmë,

Zot, na shpëto nga vetja jonë!

Egoiste, lakmitare, mashtruese!

Sa kohë na duhet për shpëlarje?

“Pendesa, e vetmja barkë që nuk mbytet

është në pritje” - thosh Viktor Hygoi.

Sa kohë duhet për të kuptuar si jetohet,

jashtë krimit, anktheve, kompromiseve, maktheve?

Për të qënë të lirë,

të çliruar nga muret e mentaliteteve.

Protestat në Amerikë i pa gjithë bota.

Turpin, krimin e një polici të bardhë,

që i mori frymën një njeriu me ngjyrë.

Ngjyra e lëkurës,

nuk të bën të jesh më i mirë,

a më i keq se të tjerët.

Vetë privilegji i të qënit njeri, jo ngjyra,

të këndojë, si qumështi me dashuri kur e mëkon nëna.

Protestat e dhunshme,

ngrejnë branda nesh humnera të tjera,

stuhi dhe katastrofa.

Cfarë do të thonë për mua, për ty,

kur kufoma jonë do të presë nesër

duart e të tjerëve të na vendosin në banesën e fundit?

Me dy fjalë lamtumire për jetët tona,

apo si qeni në vreshtë, qënie të papenduara?

“Pendesa e vetmja barkë që nuk mbytet”,

po pret me durim.

Nuk duhet humbur kohë, sepse s'ka më kohë!



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora