E premte, 19.04.2024, 08:29 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Halil Rrustemaj: Në Panairin e 60-të ndërkombëtar të Librit në Frankfurt...

E merkure, 05.11.2008, 01:40 PM


Halil Rrustemaj
Në Panairin  e 60-të ndërkombëtar të Librit në  Frankfurt Kosova për herë të parë  është prezantuar si shtet

 

Shkruan : Halil Rrustemaj

 

  Frankfurt nga 15-19 tetori ka qëndruar hapur  Panairi  i 60-të Ndërkombëtar i Librit, ku morën pjesë rreth  7500 shtëpi botuese nga 110 vende të botës. Sivjet në Panairin  i 60-të ndërkombëtar të Librit në  Frankfurt Kosova për herë të parë  është prezantuar si shtet .

 

Sivjet në Panairin e Librit në Frankfurt , Kosovën  e përfaqësoi Shoqata e Botuesve të Kosovës, me mbështetjen nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.

Në kuadër të  shoqatës nga Kosova përfaqësoheshin këto shtëpi botuese: Buzuku, Dukagjini ,Faik Konica , Kohaprint, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK),Instituti Albanologjik i Kosovës, Artini, Libri Shkollor, Rozafa, etj.

                Krahas Stendës me Mbishkrimin Republika e Kosovës, panairin e sivjemë në Frankfurt e madhështoi edhe prezenca e Ministrit të Kulturës,Rinisë dhe Sporteve të Kosovës zotëri Valton Beqiri.

                Krahas vizitave dhe bisedave që ka zhvilluar me pjesëmarrës nga vende të ndryshme ,ministri Beqiri në stendën e librit shqip të Kosovës ka pritur mysafirë e vizitorë kureshtar nga vende të nrdyshme, të botës dhe të ballkanit. Me një rast Ministri i Kulturës së Kosovës Valton Beqiri, ka pritur dhe biseduar me një grup botuesish nga Turqia e cila sivjet në panair ishte mysafir nderi, me të cilët ai ka komunikuar në gjuhen turke të cilët ashtu i ka nagazëllyer dhe u ka lënë përshtypje shumë mira miqësore.

Gjatë bisedës me ministrit Valton Beqiri morëm vlerësimin e tij lidhur me pjesëmarrjen e botuesve të Republikës së Kosovës në Panair dhe mbështetjen që ka ofruar ministria je kulturës rinisë dhe sporteve për të mundësuar pjesëmarrjen e botuesve kosovarë në këte eveniment ndërkombëtar të kulturës.

“ Para së gjithash, mbështetja e ministrisë ka të bëjë me sigurimin edhe pagesën e qirasë, dhe mbështetjen financiare rreth organizimit dhe bartjes së librave dhe shtandit derisa obligimet tjera dhe mbështetjet tjera kemi patur nga Botuesit, ka thënë Valton Beqiri ,Ministër i KRS të Kosovës. Ministri në vazhdim ka  falenderuar SHB”Dukagjini” e cila,  ka blerë shtandin dhe e ka lënë në shërbim për neve, e poashtu edhe Kohaprint-in, dhe gjithë botuesit tjerë të cilët, janë  organizuar dhe bashkërisht kemi arritur të bëjmë prezantimin e denjë të botimeve të Kosovës. Mendoj se rëndësia e këtij prezantimi ka të bëjë para së gjithash me çështjen se për herë të parë Kosova është  evidente si shtet në këte Panair. Ne kemi nevojë që të pasqyrojmë Kosovën, mundësitë tona intelektuale, botuesit tanë . Nga ana tjetër kryhet  një funksion i rëndësishëm pasi bashkatdhetarët dhe fëmijët e tyre me qëndrim në Diasporë, kanë mundësi të komunikojnë me librin shqip, dhe të furnizohen me  libra e botime të reja nga Kosova “.  Është shprehur Valton Beqiri ,Ministër i KRS të Kosovës.

 

Shtëpia Botuese “Faik Konica” si përherë edhe sivjet prezantoi në ngjarjen e kuturës ndërkombëtare në Frankfurt. Ne Biseduam me Redaktorin dhe shkrimtarin Nazmi Rrahmani i cilduke njoftuar lidhur  me çështjen  se me çfarë prezantohen sivjet botuesit kosovarë në këte panair, deklaroi:

“Ky është njëri prej panaireve ku libri shqip prezantohet rregullisht. Dua të them se sivjet për herë të parë, Kosova është prezantuar si shtet, ndaj edhe Shoqata e Botuesve të Kosovës (SHBK), ka bërë përpjekje që, të paraqitet në mënyrë sa më të plotë,  dhe të jetë pasqyrë e zhvillimit të veprimtarisë botuese dhe të krijimtarisë në pëärgjithësi në Kosovë. Më duhet të them se këtu është vetëm një pjesë e veprimtarisë botuese të Kosovës, një pjesë e librit që krijohet atje ”

 

Ku gjendet Libri shqip sot në Kosovë, dhe cilat janë sukseset dhe pengesat me të cilat po ballafaqohet ai , ishte pyetja tjetër për zotëri Rrahmanin ?

                “ Fatkeqësisht më duhet thëne se libri sot përballet me problemet më banale të ekzistimit të tij. Në radhë të parë sepse kanë ndodhur kthesa të rëndësishme në shoqërinë e Kosovës. Ato kthesa në fillim kanë qenë pengesa të zhvillimit të mëtejshëm, dhe tanimë kur po ecim në një rrugë  tjetër, natyrisht shumë  të rëndësishme , libri megjithate, ka ngecur. Ka ngecur për shumë arsye; duhet theksuar se, nëä vitet 1990- 2000, kanë ndodhur shkatrrime të mëdha. Janëä shkatrruar bibliotekat , është shkatrruar sitemi shkollor, ka rënë gjendja materiale e njerëzve, janë ndrruar profesionet, janë shkapërderdhur njerëzit , dhe të gjitha këto e kanë dëmtuar librin në veqanti, por edhe si krijim edhe si lexim. Prandaj edhe pas luftës, pra pas vitit 1999, libri ende nuk  e ka gjetur veten sa duhet ” .

 

Në panairin e sivjemë Frankfurti 2008, nuk pati promovime por nuk munguan tituj të rinjë, në mesin e të cilëve edhe libri i shkrimtarit të mirënjohur kosovar, Jusuf Buxhovi, “ Libri i Gjakovës “ pastaj, libri “Letrat e Agimit ” nga Dibran Demaku si dhe vepra e fundit  e shkrimtarit ,Arif Molliqi ,me titull ”Gruja e vizatuar Nudo ” nga edicioni i SHB “Faik Konica ”.

                Arif Molliqi, shkrimtar, me qëndrim  në Gjermani  i cili vepron në Hamburg lidhur me prezencën e librit në stendën e sivjeme theksoi:

 

                “ Nuk është hera e parë  që marr pjesë në Panairet e librit në Frankfurt, me librat e mia, por sivjet është rast i veqantë pasi për herë të parë në një Panair ndërkombëtar të librit merr pjesë edhe Republika e Kosovës, njëherit, këtu prezantohet edhe romani im ”Gruja e vizatuar Nudo ” i cili kam besim si do ti pëqejë lexuesit në diasporë. 

 

Panairi i Librit në Frankfurt paraqet edhe një platformë për këmbime ndërkulturore përmes vendit mysafir nderi.

Kësaj here duhet theksuar se vendi mysafir nderi, në Panairin e

60-të ndërkombëtar të librit në Frankfurt i takoi Turqisë, që është njëra nga vendet me kulturë të lashtë orientale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora