E enjte, 28.03.2024, 02:12 PM (GMT)

Kulturë

Remzi Limani: Flakadani i shpirtit poetik

E marte, 02.06.2020, 05:16 PM


FLAKADANI I SHPIRTIT POETIK

Pak fjalë mbi krijimtarinë poetike të poetit tonë, Arif Bozaxhi Bozaci

Nga Remzi Limani

Kur flasim për poetët e arrirë, pashmangshëm na troket ndërgjegjja e mendjes së shëndoshë, për ta prezanruar poetin e njohur Arif Bazaxhi, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi poezisë - një poezi veçane me pak fjalë e shumë të thëna, duke e mbajtur ndezur Flakadanin Poetik, për të mbijetuar jetën si formë Qëndrueshmërie, Dhimbjen si formë fryme të këputur, Kurbetin si humbje kohe dhe Dashurinë si udhqim dietal, për të dashur dhe për të qenë i dashur nga të tjerët. Në këtë kuptim, z. Arif Ar?f Bozaxhi Bozaci, poetikën e tij e shtrinë gjërë e gjatë, për ta kapur kohën dhe të bëmat e kohës, duke i kënduar vajit përtej ashtit dhe gjakut të tij. Pra, nëse flasim për dhimbjen e poetiti respektiv, dhimbja e tij përveç të tjerava, kapërcen mbi murin e pakapërcyeshëm dhe kjo lloj dhimbjehe ekskluzivisht i takon BYLENTIT, të birit të poetit, i cili e la dhe ngjiti qiellin, duke u bashkuar me plimën e engjëjve krah tij.

Për këtë goditje të rëndë sa bjeshka, Arifi na thotë:  / Le ti vjen turp vdejes / Që ma mori zërin më të bukur / Ishte zogu im i vetmi diell / Asnjë nur drite në mua/ Nuk ishte më e thellë se dashuria për Ty/ Vdekja ime s'mund të më ndalojë / Të të marr ngrykas etjen për Ty / Ti flutura e bardhë që loton mbi mua/ Për Ty të ketë turp nata që të kafshoi/. Kështu pra, poeti ha ashtin e vetë, që sado pak ta zbutë dhimbjen, që ia këputi shpirtin e kallur nga malli i pashuar për të birin e tij.

Së këndejmi, poeti, Bozaxhi, nëpër kohë nxori vjershërimet, të cilat po ashtu e fishkëlluan me kamxhikun e kohës së ligë për të gjithë ne, të cilët mbanim veshët në krah për zërin e së nesërmës dhe fjalën e kuvendarëve, pjesë e të cilëve ishte edhe poeti ynë Arifi, gjatë viteve 1999 - 2000. Pra, Arifi nuk ishte vetëm poet por edhe veprimtar i kauzës kombëtare. Në këtë kuptim, poeti nuk heshti duke i kënduar të djeshmës dhe të sotmës me këto fjalë: /Plisi/Si lisi/Qëndron në shekuj/Në malet e kohës/

Zog prijësi/Shkëlqen në ballë/Si yll fisi/

Plisi/Bardhësi e tokës/Në zemrën e lokës/. Tani, t'i kthehemi poetikës universale, të cilën poeti e skaliti me frymën e fjalës së ngrohtë, duke e shpalosur të bukërën si pjesë e pandashme e jetës dhe frymëzimit për të bërë jetë... pra, si çdo poeti tjetër, edhe Arifit i troket muza e tij në dritaren me pamje kah shtegu i flokut të krehur dhe nëpër vijën e flokut të ndarë si grunajat, poeti ns thotë: /Zemra ime/Jashtë meje/Nuk ekziston/ Brenda orkestrës Simfonike/Dirigjent është ZOTI/. Dhe krejt në fund, mund të themi se, Arif Bozaxhi, ka zënë vendin meritor në gjerdanin e poetikës shqipe dhe atë turke, sepse, Arifi, paralelisht shkruan në të dy gjuhët - atë turke dhe atë shqipe. Libri i tij i fundit është botuar në gjuhen tyrke, shqipe, angleze, gjermane dhe frenge së bashku të lidhura në një kopertinë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora