E premte, 29.03.2024, 10:41 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mejdi Korrani

E marte, 02.06.2020, 05:16 PM


Mejdi Korrani   

- Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi -

T’ gjithë shqiptarët e mbarë globit

Edhe të Dardanit –

I këndojnë dëshmorit t’  kombit ,

Trim Mejdi Korranit !

Me nderimet më të larta ,

Në çdo përvjetor –

Për veprat e tij të arta ,

Kujtojmë këtë dëshmor !

Dëshmorin Korrani e nderojmë prore –

Kurora lulesh mbi varr t’ tij !

Tek varrezat e dëshmorëve –

N’ përkujtime shkojmë n’ Viti !

Vepra edhe sakrifica ,

Mejdi Korrani që ka dhënë –

Meriton respekt ndër sfida ,

Më të lartë që mund t’ia bëjmë !

Do t’ kujtojmë gjithë kontributin ,

Që ka dhanë gjithmonë për ne !

Mundin kurrë nuk do t’ ia humbim

Dhe flijimin për atdhe !

Vepra e tij do t’iu shërbejë –

Gjeneratave t’ ardhmërisë !

Gjaku i tij do t’ shëmbëllejë –

Udhërrëfyes i atdhedashurisë !

Mejdi Korrani ra dëshmorë si  luftëtar me besë ,

Në Zonën Operative të Dukagjinit –

Si pjesëtarë i rregullt i  UÇK-së

Me ideale t’ pastra si vala e Drinit !

Gjilan, më 20.04.2020 .           Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora