Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Ninulla e gjyshes

| E hene, 01.06.2020, 09:27 PM |


Poezi

Nga Xhevahir Cirongu

Ninulla e gjyshes

Ai kërkon të më thotë disa fjalë

Por ende i vogël është nipi im,

Sytë i ndrçojnë e më buzëqesh

Nga puthjet dielli i kish mbetur në ballë.

Rrugës së lagjes çapin  ai hedh ngadalë

Me moshatarët luan, shikimin ndalon tek një flutur;

Dhe cicërimat e zogjëve të dallandysheve

Me zërin e tyre ëmbël i bashkohen në qiell reve.

Fëmijët u ngjajnë luleve të qërshive

Ashtu si dielli që lind nga mali,

Nga goja e vogël shqipëron  ca fjalë,

Sa bukur ato tingëllojnë : mami – babi !

Dhe gjyshja atij ca vargje seç i këndon

Ninulla e saj ka plot dashuri,

Të gjitha fjalët nipi i shkruan në sy

Në shportën e qërshive dashuritë ranë në qetësi.

***

Durrës,1 Qershor 2020