E enjte, 27.02.2020, 12:56 AM (GMT)

Editorial » Dardani

Ilir Dardani: Mjeket, antihumanet e djallit!

E merkure, 05.11.2008, 09:01 AM


Mjeket, antihumanet e djallit!

 

Kohe me pare lexoj ne nje gazete se si nje qytetar kishte goditur mjekun me grusht. Urova qe grushti te kete qene sa me i fuqishem sepse forca shpeshhere eshte doktori i doktorit!

 

Nga Ilir Dardani

 

Shqiptaret semuren…

 

Edhe shqiptaret semuren. Biles shqiptaret kane shume arsye te semuren, sepse, edhe pse politika flet per ‘’arritje te medha’’, ne mbetemi vendi me i derrmuar ekonomikisht (e me gjere) ne Evrope.

 

Nese shqiptaret kane pune, nje pjese e tyre punon larg cdo kushti normal. Vecoj punetoret e nentokes qe kane mbetur si ne vitet e diktatures, ku i ftohti dhe lageshtira ju hyn deri ne palc, plus gazrat dhe helmet e ndryshme qe ju hane mushkerite dhe si pasoje vdesin shume te rinje, pasi ne spital kane kaluar nje pjese te jetes se shkurter.

Pervec kushteve teper te veshtira, me te cilat perballen cdo dite punetoret e minierave, ata paguhen ne menyre simbolike, page e cila nuk u lejon as te pine nje gote qumesht, te cilin jane te detyruar ta lene ne shtepi, per femijet.

Ushqimi i bollshem dhe cilesor pak a shume eshte ilac i perditshem dhe i domosdoshem. Fatkeqesisht shteti yne, heronjte e nentokes, ku edhe kane humbur direkt jeten shume punetore, i ‘’vlereson’’ si pastrues rrugesh!

Minatoret semuren cdo dite dhe vdesin te gjithe te rinje. Asnje punetor nuk e gjen shesh argetimi nentoken, por vetem si menyre e vetme per te jetuar, per te mbajtur familjen e tij.

 

Edhe punetoret e ndryshem kane kushte e paga te mjerueshme, por u perqendrova tek dhimbja me e madhe.

 

Mekatet e politikaneve tane nuk kane te sosur. Nese ekziston zoti do e vuajne ne boten tjeter dhimbjen e shqiptareve.

 

Por shqiptaret jane edhe te papune dhe perseri semuren...

 

Papunesia ne Shqiperi eshte e madhe, alarmante per cdo politike dhe cdo njeri.

Mungesa e punes ben qe shqiptarit t’i mungojne gjithcka dhe te kete asgje! Mungesa e ushqimit dhe veshmbathjes ndihet te te pakten 1 milion shqiptare, pa permendur ndonje gje ‘’luksi’’ sic eshte nje cokolate per femijet!

Mungesat e tilla bejne qe shqiptaret t’i mbertheje stresi i barkut, lekures dhe ai mendor dhe te drejtohen tek bluzat e bardha (zeza).

 

Doktoret kerkojne leke, hane grushta por jo burg! Burgun e hane ata qe po vdesin nga qe nuk kane leke te paguajne ilegalisht mjekun!

 

Pa mohuar punen e madhe njerezore qe bejne doktoret e mire, te cilet mjaftohen me rrogen qe paguan shteti, edhe pse si te gjitha rrogat e tjera, eshte e ulet, kemi nje grup monstrash qe edhe nese je duke vdekur nuk te afrohen pa futur ne xhep nje shume te konsiderueshme te hollash! Nga mungesa e parave shume te varfer kane humbur jeten! Te tjeret jane zhytur ne broxhe, kurse ata qe kane, japin sepse shendeti eshte mbi gjithcka, por nuk japin asgje per drejtesine, nuk i shqeteson aspak vdekja e tjetrit, prandaj heshtin!

Ky eshte kulmi i hanibalizmit!

Bluzat e zeza nuk meritojne thjeshte nje grusht, nje thyerje turinjesh, por meritojne te kalben ne burg, me keq sec kalben mushkerinjte e minatoreve ne ‘’liri’’!

 

Ne krahasim me te tjeret, rroga e doktorit eshte e mjaftueshme per te jetuar jo keq. Keta kelyshe kerkojne te zhvasin cdo leke qe kane fukarenjte ne xhepin, i cili perdoret vetem per te ngrohur duart nga i ftohti, jo per te mbajtur ndonje leke sepse nuk kane.

 

Je i varfer dhe i semure. Shkon tek mjeku me parate e biletes te marra borxh. Te duhen para per te shtuar pasurine e mjekut, por nuk ke. Je ngushte sepse cdo sekond e me shume semundja perparon. Pameshiresia e mjekut, qe paguhet nga shteti, te lendon dhe te acaron keq. C’te besh, te shkosh te vdesesh ne kasollen tende te mjerimit?! Apo t’i thyesh turinjte mjekut barkmadh te mbushur me kafshaten e femijeve te tu?! Mjerim andej e kendej!

Nje rruge e mesme eshte.

Huazo nga nje mik nje pergjues dhe incizo gjithcka, pastaj shko ne polici, duke e ruajtur nje kopje sepse edhe policet nuk jane shume burra te mire. Ne te njejten kohe drejtohu nga te gjitha mediat. Te gjitha sepse edhe mediat nuk jane shume ‘’burra’’ te mire. Hedh ne gjyq shtetin dhe kelyshet e shtetit.

 

Por mund te dergosh edhe nje e-mail tek ilirdardani@hotmail.com dhe une do jap maksimumin qe drejtesia te triumfoje, duke kontaktuar me maksimumin e zerit tim organet perkatese.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT