E hene, 13.07.2020, 01:03 PM (GMT+1)

Speciale

Ilmi Veliu: Milo dhe Nano thonë se nëna e Kastriotit ishte serbe!

E hene, 01.06.2020, 12:34 PM


GREKU PASKAL MILO DHE SERBI MUSTAFA NANO

THONË SE NËNA E KASTRIOTIT ISHTE SERBE !!!!!

Nga Dr. sc. Ilmi VELIU, Historian i specializuar për periudhën e Kastriotit

I përshëndes ata që pranojnë se nëna e Kastriotit ishte shqiptare po edhe dy ,,shkencëtarët,, e famshëm; grekun Paskal Milo dhe serbin Mustafa Nano. Olsi Jazexhi e anëshkaluam sepse ai te kisha serbe ne Kosovë ishte fotografuar duke përshëndetur me tre gishta, ashtu si pershendesin serbet.

Ne të ngratit që mbetëm jashta kufirit të Shqipërisë Londineze, e që këta farë ,,historianësh,, na kan trishtuar me deklaratat proserbe na mbetet të bëhemi gati dhe të pranojmë edhe ,,Minishengenin,, e Hashimit dhe Ramës, e që Serbija te fitojë dalje ne Adriatik, të cilën luftë e benë që nga viti 1300, në krye me Car Dushanin, të cilit BDI i ka ngritur përmendore në Shkup.

Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmat e Skënderbeut, nga pushteti i atëhershëm jugosllav u burgosa dhe dënova me 4 vjet burg të rëndë të cilin burg e vuajta në Idrizovën famëkeqe të Shkupit.

Eshtë lehtë të jetosh e shkruash në Shqipërinë e Ramës dhe Kosovën e Hashimit  por  eshtë vështirë të jetosh e shkruash në Maqedoninë e Thaçit, Teutës e Ali Ahmetit. Edhe Milo e Nano do ti vajëtonte nëna e tyre, po të kishin deklaruar një ksi teze prosllave në kohën Zogut apo Enverit.

Ky studim i imi është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me polemikat që kam pasur më herët me historianët serbë e sllavomaqedonas, rreth origjinës së Skënderbeut po edhe nënës së tij Vjosava. Pas një hulumtimi të gjatë në Arhivin e Stambollit, arrita që para komisionit maqedonas, të udhëhequr nga historianë-studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte e argumente të shumta dhe në mënyrën më shkencore, ti mbështes për muri dhe ti detyroj që ta pranojnë punimin tim te studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij edhe nga nena po edhe nga  babai.

Dokumentat që zbulova në Arhivin e Stambollit, ku flitet për origjinën shqiptare të Gjergjit po edhe prindërve të tijë më ndihmuan që komisioni maqedonas i Universitetit të Shkupit, të mbetej pa tekst dhe të pranonte e nënshkruante punimin e disertacionit tim.

Asnjëherë nuk ma ka marrë mendja se pas një lufte aqë të madhe shkencoro-historike, kundër teorive serbo-greke e sllavomaqedone, do të duhet ta vazhdoj luftën edhe kundër greko shqiptarit Paskal Milo me shokë dhe serbo-shqiptarëve me në krye Mustafa Nano.

Nëna e Kastriotit, shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar me emërin Voisllava (sllave) emër i sllavizuar. Mirëpo emri i shkruar në latinishten dhe sllavishten e vjetër, i nënës së Skënderbeut mundet të deshifrohet dhe lexohet vetëm si Vjosava ose Voisava dhe nuk ka shansë të deshifrohet e lexohet si Voisllava, sepse te emri origjinal në gjuhën latine po edhe në sllavishten e vjetër aspak nuk eshtë e shenuar shkronja ,,LL,,.

Se emri i nënës së Skënderbeut-Vjosava, nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava, ( sllave ) kam marrë dhe analizuar edhe përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh. XVIII  ku emri i nënës se Skënderbeut është i deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava.

Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Kastriotit e që greku Paskal Milo dhe turkoserbi Nano nuk kan mundur e as që dinë ti analizojnë, sepse ata nuk janë historianë të Mesjetës dhe periudhës së Kastriotit por vetëm analistë të paguar nga grekët, serbët e sllavët tjerë.

1.Gjon Muzaka, bashkëkohas i Gjergjit dhe njohës i mirë i aristokracisë shqiptare të asajë kohe, në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend Voisavën dhe duke e ditur dhe duke qenë i sigurtë se ajo dhe babi i sajë ishën pasardhës të një familje aristokrate arbënore nga Fushë-Pollogu i Tetovës,të quajtur Tribalda, nuk e ka parë të arsyeshme që të merreshte me atë problematikë dhe të shkkruante në detale për origjinën apo prejardhjen e tyre etnike.

Gjon Muzaka shkruan se  nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Voisava Tribalda. Muzaka flet për Voisavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga prindërit Voisava dhe Gjoni, e që Voisava ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut - familja Tribalda. Ai në asnjë vënd në shkrimin e tij nuk e ve në dyshim origjinën shqiptare të Voisavës sepse e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu në kohën e Bardhylit, Agronit e Teutës ka qenë pjesë e Dardanisë ilire, e që gjithmonë ka qenë i banuar nga iliro-arbërit, edhe gjatë periudhës Bizantine, Osmane, po edhe sot, eshtë 99% i banuar nga shqiptarët.

-Fan S. Noli, në veprën e tij për Kastriotin thotë se Gjon Muzaka eshtë autori i parë që e ka përmendur mbiemrin e nënës së Skënderbeut-Tribalda. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i vajzërisë së Voisavës ka qenë Tribalda e që ka qenë edhe mbiemër i babait të sajë Gërgurit,  princit të principatës së Pollogut.

-Kristo Frasheri, thotë se përkatësia etnike shqiptare e Voisavës ka qenë mirë e ditur dhe mirë e njohur, jo vetem prej Muzakës por edhe nga të gjithë bashkëkohësit e Muzakes, të trashgimetarëve të tyre, po edhe rrethit miqësorë më të gjerë që e kan rrethuar familjen e princit të  Pollogut, Gërgur Tribalda.

2.Marin Barleti, 1508, eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Gjergjit, thotë se nëna e tij quhej  Voisava,  e që ishte e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda të Principatës së Pollogut e që ka qenë princ dhe sundimtar i kesajë krahine shumë të madhe shqiptare, deri në kohën kur i gjithë Ballkani pushtohet nga osmanët.

-Autori bullgar, Ivan Ivanov në veprën e tij ,,Bllgarski Starini,, 1990 Sofija, thotë se pas vrasjes së princit Vukashin nga osmanët, më 1371 te Beteja e lumit Marica, me pjesën e Maqedonisë së sotme lindore (Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundojë djali i Vukashinit- Krali Marko, kurse me pjesën që sot i thonë Maqedoni Perëndimore vazhdon të sundojë princi i Pollogut me emrin Gërgur Tribalda. Nga këto të dhëna del se babai i Voisavës-Gërguri ka udhëhequr me principatën e Pollogut shumë më herët se këto troje të bienin nën sundimin Osman. Pra Pollogu, bashkë me  principatat tjera shqiptare kishte qenë nën sundimin e car Dushanit dhe pas vdekjes se tij dhe shkaterrimit te Perandorisë serbe, shpallet principatë e princit arbërorë Gërgur Tribalda. Pollogu pushtohet nga Osmanët shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, ku si mbret i Pollogut përmendet pikërisht Gërguri dhe kufiri i këtijë shtetit arbërorë në veriperëndim përputhej me atë të Vuk Brankoviqit.

Për ta vërtetuar atë që thamë më lartë duhet të potencojmë edhe njëherë se pas vdekjes së Car Dushanit, shumë feudal shqiptarë, Thopia, Skurra, Shpata, Ballsha, Kastrioti, fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre, kohë kjo kur edhe babai i Voisavës, Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me Shkupin po edhe trojet tjera arbërore bien nën sundimin Osman.

Profesori i Universitetit te Shkupit,Boban Petreski në shkrimet e tia citon të ketë hulumtuar dhe analizuar autorë të shumtë sllavë si Mihajlo Diniq, ,,Oblast Brankoviqa,,; Milan Shuica, ,,O Cezaru Gerguru,, ku ka gjetur dhe vërtetuar se mbiemri i Gërgurit - Tribalda është mbiemër personal i Voisavës dhe babajt të sajë Gergurit dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo dhe Gërguri i kan takuar fisit të Tribalëve,i cili fis nuk është shtrirë në Dardani, ku sot shtrihet krahina e Pollogut.

Dokumenti i dytë që bie Petreski eshte shumë i vlefshëm dhe e përmend Vjosavën si e bija e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri. Eshtë një letër e shkruar nga eremonahu  Mihali, prift nga Manastiri Leshka, në veri të Tetovës, e që është  i shkruar në  sllavishten e vjetër në vitin  1366. Në dokument thuhet se  ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,, të Pollogut na ka lënë një shkresë për Vjosavën, të binë e mbretit të Pollogut-Gërgur, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me shumë lisa,,. (Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd, 1982)

Sado që të kërkojnë e hulumtojnë ata që shkruajnë e flasin kot për origjinën jo shqiptare të Voisava-Vjosava Tribalda, nuk do të mund të hasin ndonjë grua serbe, greke, maqedone apo bullgare me emrin Voisava apo familje me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurët, si që janë Krasniqe, Berisha, Thaqi, Kelmendi etj.

Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme, del se Gjergji ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit të parë, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur babai i Skenderbeut- Gjoni e trashëgon dhe zavendëson babain e tij, dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufijtë dhe terrritorin e principatës së Kastriotëve shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Vjosavën, që ka qenë fëmiu i vetëm i princit të Pollogut-Gërgurit, e që bashkë me nusen nga Pollogu, Gjoni trashigon edhe principatën e  Pollogut .

Argumentat që bien antishqiptarët e që bazohen në shkrimet greko-serbe janë qesharake se Pollogu në atë kohë paska qenë i banuar nga serbët dhe se princi Gërguri ka qenë  me origjinë serbe e që kështjellën e ka pasur atje ku sot eshte fshati Gërgurnicë.. Ky pohim prosllav eshte plotësisht i gabuar dhe i papranueshëm, sepse si që tham edhe më lartë,  eksistojnë dokumente shumë të fuqishme se në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri që eshtë emër shqiptar dhe nuk ka shansë të ketë qenë i origjinës sllave dhe se fisi i Gërgurëve jeton edhe sot ne Kosovë.

Ja  çka thotë dokumenti osman nga Arhivi i Stambollit.

Oruç Bin Adil

Është autor i “Tevari el Osman,,. Dorshkrimet janë gjetura në Oksford e Kembrixh dhe botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. Uruç  në faqe 96 nuk e prmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por potencon shumë kjartë se sulltani shkoi të luftonte kundër arrnautit Iskender në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo në Greqi-Maqedoni e Serbi. Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Sundimtari  shqiptar Iskenderi u arratis…”. Potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin në kohën e Skënderbeut.

Një kronikë Hungareze

Kronikë hungareze, 1581, .(U.Ch,1581) ku përmendet lufta e Skënderbeut kundër pushtetit Osman. Ajo që na intereson neve eshtë fakti se në këtë kronikë potencohet dhe nënvizohet përkatësia  iliro-arbnore e Gjergj Kastriotit. Në dokument shkruan për “Skënderbeu nga Iliria” dhe nuk thotë se ai ishte nga Greqia-Serbia e Bullgaria. Edhe ky dokumant plotëson dhe mbron teorinë tonë për origjinën shqiptare te Kastriotëve dhe i rrezon teoritë sllave po edhe të atyre që emrin e kan shqiptarë por veprojnë në interes të armiqëve shekullorë shqiptarë e që kan qenë të gjithë popujt sllavo-grek të udhëhequr dhe të mbrojtur nga Rusia që ata nder shekuj e kan quajtur ,,nëna Rusi...



(Vota: 21 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora