E premte, 29.03.2024, 05:59 AM (GMT)

Mendime

Bardhyl Mahmuti: Orientimet seksuale të Grenellit nuk duhet të përcaktojnë orientimin strategjik të SHBA-ve

E hene, 01.06.2020, 10:15 AM


Orientimet seksuale të Grenellit nuk duhet të përcaktojnë orientimin strategjik të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor!

Nga Bardhyl Mahmuti

Përpara se të emërohej ambasadori Richard Grenell si i dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, qëndrimi amerikan ka qenë i qartë: Kosova duhet të heqë taksën doganore për mallrat serbe, ndërsa Serbia të ndal fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Në fillim të misionit të tij, këtë qëndrim e pati edhe ambasadori Grenell. Mirëpo, që nga vizita e tij në Beograd dhe sidomos që nga takimi i tij me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, qëndrimi i të dërguarit të SHBA-ve për dialogun në fjalë ka ndryshuar.

Serbia jo vetëm që nuk e ka ndalur fushatën agresive kundër Kosovës, por, përkundrazi, e ka ngritur intensitetin e sulmeve, ndërkaq ambasadori Richard Grenell heshtë!

Në raport me Kosovën, Serbia jo vetëm që nuk zbaton parimet e CEFTA-s për marrëdhëniet tregtare, por u nxjerr njëmijë e njëqind pengesa tregtarëve shqiptarë, ndërkaq ambasadori Richard Grenell heshtë!

Jo vetëm që nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur me agresivitetin e Serbisë, por në të gjitha rastet që i është dhënë mundësia, ai nuk e ka fshehur miqësinë e vet për kryeministren serbe dhe e ka thënë haptas se “Ana Bërnabiq është shoqja e tij e mrekullueshme”!

Deklaratat e kësaj natyre bien ndesh me parimin e paanshmërisë në ndërmjetësim të bisedimeve të dy palëve, sidomos në rastin konkret ku palët i ndanë hendeku i gjenocidit që shteti serb kreu kundër shqiptarëve në Kosovë!

Nga ana tjetër, për çdo deklaratë të dikujt në Kosovë, e që nuk i shkon përshtati Serbisë, reagimi i ambasadori Grenell është i menjëhershëm. Madje ai ka reaguar edhe kundër ofendimeve që i kanë bërë në rrjetet sociale për orientimin homoseksual të tij dhe në intervistën ekskluzive me gazetarin Berat Buzhala për emisionin “Pressing” të T7 deklaroi se është krenar që është homoseksual dhe kërkoi të dënohet homofobia.

Orientimet homoseksuale të Richard Grenellit dhe Ana Bërnabiqit janë e drejtë e tyre e pakontestueshme, të cilën duhet ta respektojnë të gjithë. Edhe miqësia e tyre është e drejtë që u përket ekskluzivisht atyre dyve. Mirëpo, orientimet dhe preferencat seksuale nuk kanë çka futen në këtë mes të dialogut politik! Prandaj, orientimet seksual të Richard Grenellit apo të kujtdo qofshin tjetër, janë çështje që i përkasin ekskluzivisht sferës private dhe intime të çdo personi dhe nuk duhet të përcaktojnë orientimet politike dhe strategjike të një shteti.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora