E enjte, 25.04.2024, 03:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Liri Pone Bele: Një njeri i vërtetë

E hene, 01.06.2020, 10:46 AM


NJË NJERI I VËRTETË…

Nga Liri Pone Bele

Theodhori i lodhur, por i gëzuar, pasi ka nxjerrë nga spitali mikun Aleksandin tashmë të përmirësuar, e shoqëron brenda shtëpisë së tij të mbështetur në krahët e veta, qëndron një copë herë në pritje, dhe pasi sigurohet për gjendjen e mirë shëndetësore , e përqafon me dashuri dhe kthehet në shtëpi i qetë. Përgjatë një jave të qëndrimit të tij në spital, Theodhori pothuajse, i qëndroi pranë shokut, njëkohësisht komshiut të vet më vonë miqësija u konsolidua; banesat e tyre ndodhen disa metra larg njëra-tjerës, ku dritarja e dhomës së gjumit tij ka përballë saj dritaren dykanatëshe të njërës prej dy dhomave të mëdha të shtëpisë së Aleksandrit, rrethuar nga një gardh i lartë, i gjelbëruar dimër-verë, tek i cili,  është e pamundur të ndahen midis tyre rrënjët e trandafilave me ato të rozmarinës, që në pjesën e sipërme duken të gërshetuara si të formojnë një mur solid të strukturuar . Hyrja para shtëpisë ka ballkonin në përmasa të mëdha, por vazot e shumta të luleve të përzgjedhura të tërheqin duke dhuruar aroma , të këndëshme ,dehëse , aq sa nuk mund të hedhësh sytë në objekte të tjera sepse të përfshin aroma e tyre, pothuajse e gjallë.

Theodhorit shpesh i kishte shkuar nëpër mend se vlera e atij gjelbërimi ishte e njohur dhe e shijuar prej tij, teksa shihte gjithçka nga lartësia e katit të katërt, krahasuar  me pronarin e shtëpisë një katëshe të bukur ,të  gjërë me dy shkallë të mermerta para saj. Të shumtë ishin momentet e hapjes së njëkohshme të dritareve, kur miqtë përshëndesnin njëri- tjetrin me përkulje të lehtë të kokës dhe pas atij çasti ngrinin sytë të shijonin ngrohtësinë e rrezeve të para të diellit mbi fytyrat e tyre, ende të përgjumura. Pra, afërsia e vendbanimit, mosha e njëjtë, natyra e përafërt e karakterit pothuajse të mbyllur për pjesëmarrje në rrethe të gjera shoqërore, favorizuan një miqësi të vërtetë bazuar edhe në  takimet e paracaktuara midis tyre në mjedise  të pëzgjedhura .Nardi, njëri nga djemtë e Aleksandrit, ishte shok i afërt me djalin e vetëm të Theodhorit, Tomasin, i cili mbas largimit jashtë shtetit të Nardit, me dashuri dhe përkushtim të sinqertë u qëndronte afër prindërve të tij për t’ua zbutur sadopak ndjenjën e vetmisë dhe zbrazëtinë shoqëruese të përditshme. Mënçuria, edukata familjare e pasuar nga zbatimi me rreptësi i rregullores ushtarake, sepse në atë profil Theodhori kishte shërbyer disa dekada korrektësisht e ndershmërisht, pikërisht ato i  kishin ngulitur gjurmët e tyre tek i biri duke e prezantuar përherë dinjitoz e të kujdesshëm në çdo rrethanë. Ditëve të fundit gjëndja shëndetsore e Aleksandrit po keqësohej, pikërisht  shoqërimin dhe   mbërritjen  e tij në spital ,ambjentimin në dhomën dyshe të repartit të kirurgjisë i drejtoi Theodhori i cili u befasua ne momentin kur miku u spraps me forcë sapo hodhi vështrimin në shtratin përballë dhe në mënyrë të papritur një mjegullim i lehtë u ravijëzua në sytë e tij, i pashpjegueshëm, i paqartë, por aq e fuqishëm sa e vonoi çastin e akomodimit në shtrat të këmbës së djathtë dhe artikulacjonin e  gjurit që ishte jashtë funksionit. Shtangia e Aleksandrit vazhdoi edhe përgjatë kohës kur infermierja pranë tij, e kthyer drejt aparaturave, po vendoste fillimin e funksionit të sistemit monitorues , mjekues përkatësisht diagnozës. Theodhori qëndronte në këmbë në pjesën fundore të shtratit, i gatshëm për çdo moment ta ndihmonte mikun por, nuk mund të mos i tërhiqte vëmëndje pozicioni i ndryshuar papritmas i Aleksandrit si të ishte i detyruar *Të ngrinte*  apo* gozhdohej * nga një forcë misterioze*?  Cili mund të ishte shkaku? Mos vallë, pamja e fytyrës së pacientit të panjohur që dukej nën çarçafin e bardhë edhe më e zbehtë se e zakonëshmja, buzët të errëta , të holla, tepër shtrënguar apo timbri i veçantë i zërit përgjatë kthimit të përshëndetjes  time? E çuditshme ,gjë e vecantë për mua dhe nuk po kuptoja asgjë kur  teksa e pyesja Aleksandrin nuk  më përgjigjej dhe mbeti gjatë gjysmë ndënjur në shtrat. Çasti i vështirë u kapërcye me ndihmën e zgjatur në kohë të Theodhorit, i cili pasi i kaloi duart shpatullave të Aleksandrit, e shtrëngoi në gjoks me një ndjenjë miqësore  tashmë vërtetuar midis tyre, e bindi mikun të pranonte në heshtje  shtrirjen në shtrat por duke i mbajtur sytë mbyllur për një kohë të gjatë teksa  pyetjeve rreth gjëndjes shëndetësore aktuale apo kërkesës  për ndonjë ndihmë të momentit, ai i përgjigjej vetëm me lëvizje mohuese të gishtit tregues të dorës së djathtë. Fakti që gruaja e Aleksandrit e kishte të pamundur ta shoqëronte të shoqin në spital dhe të qëndronte pranë tij për ta ndihmuar, bëri që Theodhori ta plotësonte këtë gjë, duke i qëndruar pranë për orë të tëra, të përsëritura gjatë ditës , edhe natën . (Oli pësoi një paralizë të pjesëshme të gjysmës së majtë të trupit; përmirësimi po dukej i ngadalshëm).- Për sa shihja, pyetje të shumta po lindnin brënda meje ditëve të tjera të kohë qëndrimit në spital të  Aleksandrit ,bluante në mëndje Theodhori.Ai trokiti në derë, ajo u hap shpejt nga i biri Tomasi, në moshë rreth të 30-ve,  shëmbëlltyrë absolute e të atit, gazetar i konfirmuar në profesion, por edhe me prirje për shkrime letrare, trashëguar nga Theodhori, i cili kishte pasur mundësi të hartonte saktësisht vetëm raportime pune, ndërsa tundimet për krijime të lira në linjën e prozës me dhëmbje dhe përpjekje i kishte shtrënguar fort brënda vetes për disa arsye, mes të cilave, detyruese ishte koha tepër e kufizuar mbas një dite pune të lodhëshme dhe të zgjatur .

- U bëre për mall, baba! Kemi rreth një javë pa u takuar, ndonëse edhe unë kohët e fundit kam pasur impenjime pune të shumta.

- Ja, pasi të qetësohem nja dy orë, do të bisedojmë hollësisht dhe besoj se thelbi i bisedës do të na vlejë të dyve, por tani jam unë ai që kërkoj ndihmën tënde apo, më qartë, dua të bashkëpunoj me ty.

Tomasi nguliti një shikim tejet të habitur drejt të atit, por nuk bëri asnjë pyetje, në respektim të mundësisë së kohës së përshtatshme të bisedës e cila përherë ishte e dobishme dhe pa e matur kohëzgjatjen.

- Për sa do flasim, e gjykoj të arsyeshme të bëjmë edhe një shkrim në gazetën “Korrenspondenti” por ama ,me kushtin e vetëm që të jemi të dy bashkautorë. Ja, së shpejti do ta mësosh për se bëhet fjalë: pjesë të jetës njerëzore jo përherë të njohura, për më tepër saktësia e këndvështrimit kur ndodhesh personalisht para një personi të vlerësuar me objektivitet bazuar në fakte të panjohura të jetës së përditëshme.

Pas gjumit disa orësh, pasuar nga filxhani kafes, Theodhori u ul në dhomën e ndënjes përkundrejt të birit dhe nisi të fliste ngadalë:

- Banojmë në këtë godinë prej më tepër se 20 vjetësh. Përgjatë 5 viteve të fundit, unë jam një ushtarak në pension. Dihet se ky pallat u ndërtua pothuajse tërësisht në tokën e Aleksandrit, por, çuditërisht, me një aprovim të menjëhershëm prej tij, si të ishte në pritje të pakësimit të sipërfaqes së oborrit (diçka e paimagjinueshme, kur njihen mirë kundërshtimet e një pronari të një sipërfaqeje të caktuar oborri dhe, pikërisht brënda atij territori u vendos të ndërtohej një tjetër godinë, kësaj radhe publike), për më tepër, shoqëruar me një pozicion të veçantë. Pronari , pothuajse shihej i lumturuar në fytyrë në kohën kur pusi mbas shtëpisë u bë pjesë e themelit të godinës sonë në ndërtim aq sa , të dukej sikur ai po hiqte nga shpatullat e veta një peshë të rëndë. Rastësisht atë ditë jam ndodhur atje dhe ende nuk më është venitur shprehja e fytyrës tij, veçanërisht sytë e mjegulluar    ishin para çastit të shpërthimit të lotëve papritur . Pse vallë? Fillimisht unë njoha Aleksandrin një mjeshtër rrobaqepës por fakti që ne banonim fare pranë, na afroi .Vëndi i tij i punës ,rrobaqepsija ne këndin e oborrit  favorizoi takimet tona . Pikërisht mënyra e punës e tregonte një profesionist të mirëfilltë: përherë ulur në një karrige pranë tavolinës, shikim të përqëndruar dhe të ngulitur mbi copën që qepte, të vendosur mbi sipërfaqen e tavolinës, gërshërët në dorën e djathtë, paksa të ngritur. Kur duhej të qëndronte pranë klientit për matjen e parametrave përkatës të trupit, atëherë ishte i detyruar të mbështetej te bastuni pranë i cili ishte përshtatur me lartësinë e shtatit të përdoruesit. Vitet zëvendësonin njëri-tjetrin. Rrobaqepësi e njëherazi miku im, tregonte talent, punonte pa përtim me kohë të zgjatur gjithashtu e shoqja e shoqëronte çdo ditë duke prezantuar një ndihmëse të denjë dhe fëmijët  ju përkushtuan shkollës .

Ka rastisur të kem qëndruar një copë herë ulur në mjedisin e punës së tij duke e soditur përgjatë kohës kur ushtronte zanatin, më shpesh në riparimet e veshjeve. Dihet mirë që një kostum i ri, xhaketë apo pantallona, është vështirësuar aktualisht. Dua të shtoj diçka tjetër. Konfirmimin e Aleksandrit si një specialist të vërtetë e favorizoi edhe mundësia e emigracionit, lidhja me botën e kulturuar, pa e mohuar faktin maja e bukurisë së profesionit të rrobaqepësit prezantohet në realizimin e pajës së vajzave, një linjë tradicionale në vëndin tonë. Ai ishte komunikues me femrat, ato gjenin ngrohtësi në biseda me të si njeri i ndjeshëm, korrekt, me karakter të fortë dhe ndershmëri të admirueshme. Ishte një krijues i veçantë. Duke qëndruar rreth 30 minuta, para se të drejtonte gërshërën mbi copë, të cilën e vlerësonte përballë trupit të personit, kombinimin me dizenjon e saj, hekurosjen shoqëruese, aq sa shprehja: “Hekuri është ustai i ustallarëve” dukej sikur proçesi përkatës lidhej vetëm me Aleksandrin. Kishte cilësi të jashtëzakonshme, si: korrektësi në përfundimin e veshjes, mendime të vlefshme në përputhje me moshën, pamjen e personit dhe konstruktin, duke u udhëhequr gjithmonë nga parimi i zbatimit të rregullores profesionale apo dhe nga ndonjë forcë tjetër e panjohur,e padukshme, që mund të ndikonte në ato rezultate pune të admirueshme. Pikërisht, përgjigjen e kësaj pyetjeje e shumë të tjera të mëparëshme i mora gjatë këtyre ditëve kur pjesën më të gjatë të kohës e kaloja pranë tij, sepse gjëndja e tij shëndetsore detyrimisht kërkonte të qëndronte në spital.

Të tre fëmijët u shkolluan në profile të ndryshme duke i përfundur ato me rezultate të shkëlqyera. U larguan jashtë kufijve ku ndërtuan edhe familjet e tyre të reja, por nga ana tjetër prindërit ndiheshin të vetmuar. Pavarësisht se , nga ana ekonomike nuk kanë asnjë problem, burrë e grua e përjetojnë me trishtim përherë e më tepër , mungesën e bijëve dhe të vogëlushëve pasardhës. Nuk mund të mohohet baza e arsimimit të të treve: të shkolluar saje punës së përditshme të gërshërëve të çelikta, makinës qepëse me përdorim të duarve fillimisht dhe vite me pas punën e saj e komandoi forca shtypëse e këmbëve, metrit shirit , gjilpërat në madhësi të ndryshme dhe pranë tyre, lëmshet me penjtë shumëngjyrësh.

Po jashtë orëve të punës, cili është Aleksandri? Një zgjuarsi natyrale, një horizont i gjerë dhe një piktor i lindur, sikundër e mësova me trishtim këtyre ditëve, por rrjedha e detyruar e jetës nuk mundësoi prezantimin, lulëzimin e talentit, ekspozimin e pikturave në galeritë tona të artit apo, jashtë vendit. Sa më tepër së afërmi po e njihja, pa e kuptuar  më ka lindur edhe një mendim i çuditshëm për të. Aftësitë e tij krijuese, Aleksandri i mendonte dhe përjetonte, por ato nuk mbeteshin në telajo, vetëm prezantoheshin në veshjen e bashkëqytetarëve, fatkeqësisht për aq kohë sa një copë materjali e qepur mund ti rezistonte kohës së zgjatur  njëherazi faktorëve të tjerë dëmtues .

Tomas, fola hollësishëm rreth personalitetit dhe mjeshtërisë së tij për të qartësuar se , pikërisht përgjatë ditëve që i qëndrova pranë, mësova të vërtetën e jetës së tij sa të trishtë, në të njëjtën kohë aq madhështore…

- Baba, edhe unë kam diçka për të të thënë lidhur me Aleksandërin, njëherësh babai i shokut dhe bashkë moshatarit tim Nardi. Më ka lënë mbresa të thella, brënda ndjenjave dhe mendjes sime një episod , është njëri nga treguesit kryesorë të pasqyrimit të realitetit të sotëm, shprehur shkurt, saktë, me logjikë dhe përmbajtje shpirtërore sepse nuk përfaqëson vetëm marrëdhëniet prindër-fëmijë  brënda një familje por  fatkeqësisht eshtë përhapur kohëve të fundit tek ne .                                       Nga ana tjetër, e gjykoj dhe vlerësoj si një mendim gjenial të shprehur me çiltërsi nga goja e një prindi të ndershëm dhe punëtor përgjatë gjithë jetës që së bashku me të shoqen asnjë ditë të vetme nuk shijuan kuptimin e vërtet    fjalës “   pushim”.

Për cilindo, mosha ka komandat e veta të cilave ne , jemi të detyruar t’u bindemi ,ju përgjegj Theodhori .-- Aleksandri, tashmë në pension, herë pas here filloi të ndjente shqetësime lidhur me shëndetin, si dhëmbje të forta  në pjesën e lukthit por i nënvlerësonte ankesat, duke u treguar mospërfillës, si të ishin faktorë që donin të ulnin dinjitetin e tij, derisa në heshtje sëmundja bëri rrugën e vet, përparoi dhe e detyroi të mos dalë as në oborrin e shtëpisë, sikundër e gjeta unë, shpejtova të merrte ndihmën mjekësore sa më parë në kushte spitali. Pikërisht atje pashë, mësova dhe përjetova njërën nga historitë pikëlluese të jetës njerëzore dhe pranoj se ,ende ndihem nën forcën e hidhur te saj....

Theodhori heshti një çast duke parë të birin ngultas. Pas pak Tomasi e mori fjalën , fliste dhe mbante të përqëndriar shikimin drejt të atit:

- Baba, edhe unë kam menduar të bisedonim shtruar së bashku, pasi përjetova një moment të vështirë shpirtëror gjatë kohës kur u bëra prindërve të Mandit njërën nga vizitat e zakonshme, realisht të rralla për shkak të mbingarkesës në punën time të përditshme .Nuk është e lehtë për të dy, aktualisht moshatarë pensjonistë që sy e vesh i mbajnë drejtuar nga dera, duke shpresuar pa asnjë bazë të faktuar se, pas trokitjes së derës do të shihnin njërin nga djemtë apo vajzën e tyre të vetme. Sigurisht që vizita e fëmijëve nuk mund të përbënte një surprizë, të ishte një enigmë që zgjidhej në momentin e hapjes së derës së jashtme, por me sa kuptova, të dy të vetmuar, po përjetonin momente halucinante. Ata e vlerësonin me sinqeritet çdonjërin që u bënte një vizitë miqësore pamvarësisht kohëzgjatjes dhe pa e fshehur shpresën e zhuritur se mbase!?...  derën po e hapte njëri nga fëmijët, për më tepër ditëve të fundit kur gjëndja shëndetësore po rëndohej për të dy .

Asaj pasdite rastisi të isha personi i tretë, sepse dy të mëparshmit, sikurse  situata  përsëritej, kishin qënë zhgënjim për ta ; kryesisht nëna e Mandit, që i afrohej derës me  shikim përqëndruar dhe ritëm të shpejtuar frymarje duke tërhequr me vështirësi njërën këmbë,  goditja kalimtare trunore paksa me ngadalë, por fillonte të përmirësohej dhe takimi ynë sikur i ngushëlloi disi, e ndjeja që më konsideronin një njeri të afërt për ta ,sepse mundohesha sadopak t’ua lehtësoja mungesën e Mandit ,kur gjeja kohë të lirë për t’i vizituar, qoftë mbrëmjeve vonë.

Pasi përshkova me hapa të shpejta korridorin e gjerë, hyra në dhomën e Aleksandrit dhe e gjeta gjysmë ulur. Ai mbante në njërën dorë një letër të bardhë të hapur, vendosur në ndënjësen e një karrigeje druri dhe në tjetrën një stilograf shtrënguar ,në lartësi rreth dy pëllëmbë. Ishte tejet i përqëndruar në të shkruarit , aq sa e përsërita përshëndetjen dhe pyetjen rreth gjëndjes tij shëndetësore të asaj dite, nuk dha asnjë përgjigje. Iu afrova dhe, pikërisht në momentin e ngritjes së kokës drejt meje, më tërhoqi vëmëndje ravijëzimi i lotëve në të dyja faqet drejt mjekrës, shoqëruar me një psherëtimë të thellë në pamundësi të fliste. Sinqerisht u shqetësova. Doja me këmbëngulje të mësoja shkakun e asaj situate të pazakontë, mbasi e shoqja në korridor tregoi se atë ditë nuk kishte pasur ankesa për shëndetin. Po prisja pranë tij, pa e rënduar më tej, kur pas një çasti me zë të ulët, pikëllues të mbytur me ngashërima  më ktheu përgjigjen më prekëse të deri atëhershme, të pa harueshme në  të cilën prezantohej një dhimbje njerëzore e thellë shprehur brënda disa fjalëve plotësisht të vërteta sikurse po i  përpunoja në mendjen time  mbas largimit  nga familja e vetmuar e Mandit :

- Kohëve të fundit jam një i sëmurë, sikundër mund t’i ndodhë çdo njeriu. Pikërisht tani dua të kem pranë meje fëmijët e mi, më e pakta njërin prej tyre dhe besoj se, kjo do të ishte për mua një kurim mjekësor i shkallës së parë; e ndjej të domozdoshme t’i shoh ata, t’u prek duart, t’u përkëdhel faqet, ndonëse janë të rritur tashmë, por të më ndihmojnë të ngrihem nga shtrati, sikur njëherë të vetme, të mos mbahem në bastunin pranë meje dhe… të më pyesin nëse më ka shkuar mendja për të ngrënë diçka të veçantë ; më kryesorja, nëse dëshiroj të takohem me dikë për të cilin ndiej mall, qoftë  person i njohur kohë më parë ,një  mik apo shok sepse e pranoj jashtë dëshirës se kam  të pamundur ditëve të sotme të dal nga shtëpia ; jam i zhytur në pikëllim prandaj mbeta duke  pritur… Tani e njohim mirë të gjithë, se sa është larg nesh  ndodhet Italia, Gjermania , Amerika…dhe kur papritur të mësojnë për rëndim të gjëndjes time shëndetsore ,në ato çaste asnjeri nga femijët nuk do  të më përqafoj…ndodhem brënda një arkivoli *cilësor dhe të kushtueshem*…

Në ato momente baba , pa e kuptuar as vet sikur po ndieja diçka shtrënguese në kraharor. M’u vështirësua frymëmarrja por përpiqesha të dukesha i qetë dhe mu desh nje farë kohe të qetësohesha për t~ju përgjigjur :

-Kam keqardhje për pozicionin tuaj të tanishëm Aleksandër dhe kuptoj domosdoshmërinë e pranisë së fëmijëve , për më tepër në një gjëndje shëndetësore serioze si kjo aktualja për të dy ju, ne e dimë mirë se ata janë larguar jashtë të detyruar nga rrethanat  ekzistuese  …në kërkim të gjetjes së një  tjetër jete, më të lumtur se kjo jona, këtu tek ne.

Më gozhdoi përgjigjja e zgjuar dalë nga shpirti tij ,treguese e një logjike të ftohtë, e pa komentueshme, prekëse dhe plotësisht reale:

- Oh! Po këtu tek ne, në Shqipëri, nuk mund të gjëndet as një pikë lumturie të cilën ta prekim, ta njohim t’i gëzohemi edhe ne, brezi i vuajtur, duhet    na këthehet ajo ç~ka na është mohuar padrejtësisht  ?!

Iu ula pranë, e përqafova duke iu lutur të qetësohej, për më tepër se mund ti të rëndohej situata shëndetësore. Më hodhi një shikim të trishtuar, ndaloi së qari dhe premtoi të mblidhte forcat e pakta shpirtërore, më falënderoi me mirënjohje që i shkoja për vizitë shpesh, sikurse po i ndodhesha pranë në ato momente tejet të vështira.

Pas disa çastesh në heshtje, Tomasi përqëndroi shikimin në sytë e të atit dhe vazhdoi të shprehte mendime të bluara brënda mëndjes vet :

- Pikërisht arsyetimi tij i thellë dhe bazuar në fakte konkrete më ka intriguar të bëj një shkrim rreth këtij problemi personal njëherazi të veçantë të një prindi, zhytur në një trishtim të thellë e në pamundësi të dalë në sipërfaqe,pikërisht problemi i sotëm shoqëror mjaft i përhapur. Bashkë bisedimi ynë po hedh dritë, fatmirsisht plotëson informacionet që po grumbulloj me përkushtim ,tema e përzgjedhur doktoraturës sime.

- Dëgjo, bir! - Theodhori e ndërpreu papritur duke folur ultas, mendueshëm, si të bisedonte brënda vehtes me dikë.                                                          – Këtyre ditëve u njoha nga afër dhe hollësishëm me të dhënat tronditëse përgjatë viteve rinore të përjetuara nga një person i rrallë në forcën e karakterit, qëndrimin dinjitoz , me zemrën që njeh vetëm mirësi dhe dashurinë e pastër njerëzore. Pikërisht, ky person është Aleksandri, shëmbëlltyra e njeriut të vërtetë.

II

Dhe Theodhori përhumbi në rrëfimin e tij:

- Midis të tjerash, këtyre ditëve pranë tij mësova se familja e Aleksandrit i ka rrënjët në njërin nga fshatrat e bregdetit të jugut dhe një nga të mirat e saj ishte mundësia që i ati Hekurani të emigronte, të qëndronte e të punonte disa vjet në Amerikë, sigurisht me shumë vështirësi, ku njohu punën, vetëm punën, në të gjitha format e prezantimit, të përmbajtjes dhe vlerës së saj që fillonte me lindjen e rrezeve të para të diellit, duke zgjatur deri sa mbrëmja t’i afrohej fundit. Atje e kuptoi përmbajtjen e fjalës “tregti”por realisht  ai  ndodhej shumë larg me të, aq sa e kishte të pamundur të përfshihej brënda atij sektori si emigrant . U ishte mirënjohës njerëzve që e mbështetën dhe u kujdesën në ato vite të adoleshencës, për më tepër kur në rrugën e mërgimit fillimisht, ishte nisur i vetëm. Pas disa vitesh qëndrimi në Amerikë i detyruar nga rrethanat familjare, u rikthye në atdhe, duke pasur me vete të parën dhuratë çuditërisht të padukshme,- Dëshirën Për  Të Punuar, dhe të dytën- Qëndresën , Mosdorëzimin para çdo vështirësie. Dy vjet më pas j~u krijua mundësia të sistemohej në periferi të njërit prej qyteteve të populluara. Shpejt krijoi një familje të re, e cila mori tjetër formë e përmbajtje mbas lindjes së Aleksandrit, i vetmi fëmijë i prindërve punëtorë. Hekurani mbante familjen duke punuar në sektorin e ndërtimit, përherë e me tepër në zgjerim, realizuese punësimi të mundshëm, pa e harruar dhe pa e zbehur ëndrrën e dëshirën për t’u futur në rrugën e tregtisë sapo të krijoheshin mundësi favorizuese dhe kur ,ai me prakticitetin e vet do ta  gjykonte  me hollësi , do bindej dhe   të ishte i sigurt se mund t’ia dilte të ecte në këtë rrugë të vështirë.

Aleksandrin, birin e vetëm, edhe pse në moshë fare të njomë, nuk mund  ta largonin nga pjesëmarrja në punët e zakonshme, ndonjëherë të vështira, brënda e jashtë shtëpisë. Përpiqeshin ta shmangnin djalin në proçese pune me ngarkesë fizike të tejlodhshme; por natyra e tij ishte e veçantë, duke u angazhuar, përqëndruar në sektorin bujqësor dhe blegtoral. Përgjatë viteve të fëmijërisë e më vonë në adoleshencë, Aleksandri prezantonte qartazi një tërheqje të pashpjegueshme ndaj bukurisë së natyrës dhe peizazhit kur, ulur për orë të tëra në mes të pemëve, shkurreve, në bregun e lumit apo mes gjelbërimit të pafund të fushave; tërhiqte vëmendje copa e letrës dhe lapsit në duart e vogla duke shkarravitur; ndonjëherë kishte një ashkël druri gjysmë të djegur apo një copë qymyri kur fantazia e udhëhiqte të skiconte një objekt, një send në sipërfaqen e pambuktë të një thesi të zbrazët sikurse në muret rrethuese të oborrit dhe të stallës së bagëtive. Këto imazhe të shkarravitura, prirja e Aleksandrit ndaj pikturës, nuk mund të mos i binin në sy Hekuranit, njëherazi duke u  njohur me interesin e djaloshit për të qenë sa më parë pranë një objekti tërheqës  gjë ,që rritej nga dita në ditë. Hekurani, si një njeri fjalëpak, zgjidhte të edukonte të birin me shembullin e vetes, t’i nguliste dashuri për punën dhe kur  një ditë vuri re papritur se Aleksandri kishte prirje për pikturë, sikurse e tregoi në procesin e lyerjes së mureve të shtëpisë  dhe mureve rrethuese të oborrit (ende i parritur, vetëgjatësia e furçës pranë tij e tregonte më tepër miturak) u shqetësua, sepse logjika e ftohtë parashikonte vështirësi të shumta në përshkimin e rrugës së artit për djalin. Shkollimi i të birit përfundoi deri në mbarim të shkollës 7-vjeçare, sepse largësia me qytetin, angazhimi I përditshëm në të tjera punë e bënin të pamundur vazhdimin e shkollës së mesmes, për më tepër përzgjedhja e degës artistike  sikundër ishte piktura  dhe realizimi  saj mundësohej vetëm në kryeqytet gjë që as mund të ëndërrohej për kushtet të cilat ndodhej   realisht  familja e Hekuranit .

Aleksandri djalosh prezantonte një bukuri mashkullore të rrallë: shtatgjatë e shpatullgjerë ,i fuqishëm me muskuj të spikatur në dukje, me një shkathtësi të admirueshme, por mbi gjithçka tërhiqte vëmëndje pa dashje ,shprehja dashamirëse e fytyrës, rrethuar nga kurora e flokëve të dëndur, të çelët e të dallgëzuar, balli me një paraqitje të veçantë për lartësinë dhe gjerësinë proporcionale midis tyre, vetullat e trasha disi larg njëra-tjetrës, por shumë pranë qerpikëve të gjatë pra, fytyrë ku tiparet e spikatura reflektonin një bukuri tërheqëse, mbi të cilën sytë e ngjyrës së zezë, të thellë, përmes shikimit të butë e të ëmbël rrezatonin mirësi sipas situatës ndërsa kur duhej, pikërisht në çast ai shikim prezantonte edhe vendosmërin absolute të karakterit tij .

Hunda e drejtë, bukuria e së cilës prezantohej më tepër në pamjet anësore, nuk mund të nënçmonte buzët e trasha, përherë të shoqëruara nga një nënqeshje e natyrshme, së bashku me një mjekër burrërore dhe ndarë me mustaqet midis tyre të cilat së bashku plotësonin portretin e hijshëm të tij. Edhe tani pasi kanë kaluar disa dekada nuk është e vështirë   njohësh Aleksandrin, shëmbëlltyrë e një artisti të njohur, mbasi vitet në konstruktin e tij mundën të ndryshojnë vetëm nuancën e ngjyrës së flokëve, vetullave, ndërsa tiparet mbetën të njëjta. Fatkeqësisht dëmtimi i gjurit të djathtë i transformoi drejtqëndrimin, ecjen dhe fytyrë…përherë një zgjatje e cullufit flokëve para veshit të majtë për pozicionin e të cilës ai tregon përherë kujdes  duke e shoqëruar me gishtrinjë... Pse vallë? Apo duke qënë i ndërgjegjshëm në detyrën e tufës flokëve për të mos e lënë të prezantuar gjurmën e një plage të thellë , sapo e pikaste dikush, pa pritur prezantonte habi dhe trishtim?!

Pasionin në pikturë e shoqëronte me krijimin e ndonjë skulpture të rastit e vertetuar… kur mundej shkonte në bregdet ,së largu shiheshin statuja të përpunuara me rërë të lagur, skica e pamje tërheqëse në pjesën e bregut, për realizimin e të cilave orët zëvendësonin njëra-tjetrën.

Pjesën më të madhe të kohës, familja e kalonte në mbarështimin dhe tregtimin e blegtorisë, rruga fillestare e tregtisë së babait përgjatë viteve, duke u veçuar midis shumë tjerave, vazhdimësinë e së cilës e fuqizoi linja e tekstileve në bashkëpunim me një tregtar të fuqishëm në qytetin fqinj. Pas një kthese të tillë, Hekurani po prezantohej ditë pas dite një tregtar i cili i maste saktësisht hapat e hedhura, duke llogatitur çdo qindarkë të harxhuar kundrejt shumëfishit të fituar ; po njihej si njëri nga përfaqësuesit e elitës së qytetit në fushën e prodhimeve tekstile . Çuditërisht ndaj të birit mbante një largësi të pashpjegueshme përsa u përkiste investimeve dhe fitimeve në atë sektor, gjë që për Hysenin ortakun korrekt, ky problem mbeti një enigmë dhe nuk mund ta shpjegonte qëndrimin disa orësh së bashku brenda shtëpisë, herë të tjera jashtë qytetit, sigurisht duke e informuar shkurt të shoqen, ndërsa i biri nuk dinte asgjë rreth aktivitetit tregtar, për më tepër mosha afër të 20-ve ja justifikonte plotësisht angazhimin në atë fushë. Të ishte një masë mbrojtëse ndaj të birit, duke i njohur vështirësitë shoqëruese të përfshirjes në sektorin e veçantë e të vështirë të tregtisë? Apo njohja e talentit në pikturë e Aleksandrit dhe respektimi , dashuria për të birin e detyronte të priste çastin e duhur, kur rrethanat të mundësonin ecjen e të birit në rrugën e ëndërruar prej tij. Jeta e përditshme brënda familjes tregonte në shumë aspekte nivelin e lartësuar ekonomik, por jo vetëm. Pamja natyrale e djaloshit, e kompletuar me veshjet më cilësore të kohës, bënte që ai të prezantohej e të admirohej nga bashkëqytetarët, pa u shkëputur nga dy shokët e fëmijërisë, tashmë një miqësi e mirëfilltë, e konsoliduar. Aleksandri kuptoi se kishte një tërheqje të dukshme edhe ndaj leximit të librave, në kushtet e mundshme të sigurimit të tyre, se pak ishin të botuara dhe nuk e kuptonte përse librat nuk po i shihte as në duart e bashkohësve ,ndofta… dëshira për zgjerim të horizontit po dilte mbi sipërfaqe ngadalë, pavarësisht vështirësive aktuale. Mësimi i gjuhës angleze, fillimisht ndihmuar nga i ati në përdorimin e fjalëve në jetën e përditshme dhe më pas mundësia e njohjes me dikë, njohës perfekt i anglishtes së shkruar e të folur, i detyruar të kthehej mbas një qëndrimi shumëvjeçar si emigrant (në respektim të privatësisë, Aleksandri me zgjuarsi të pazakontë nuk e pyeti asnjëherë), siguroi të lexuarit në atë gjuhë, pra, mundësoi edhe ngjitje në të tjera shkallë të dijeve letrare pamvarësisht se koha për të lexuar ishte tepër e kufizuar. Gjatë gjithë ditës dhe deri mbrëmjeve vonë atij i duhej të zbatonte përpikmërisht detyrat e dhëna ,të paracaktuara apo të tjera shtuar të mëparshmeve prej prindërve dhe përherë tregonte korrektësi .

Periudhën e luftës e përjetuan duke mos marrë pjesë drejtpërsëdrejti, por pa kursyer ndihmën ekonomike për pjesëmarrësit në radhët e partizanëve, sigurisht një mbështetje e vertetë, konkrete, pa qenë e nevojshme ta ekspozonte në mjedise shoqërore, për më tepër, kur u kuptua se nëpërmjet portës së madhe me kangjella hekuri të oborrit, dikush hidhte shikime dyshuese , vëzhgonte anëtarët se * si ecnin … *!

Mbas mbarimit të luftës, Hekurani etiketohej si një nga tregtarët më të pasur të qytetit. Dihet mirë se mbas mbarimit të luftës, drejtimin e vendit e morën në dorë forcat e regjimit komunist dhe një ndër vendimet e para me karakter ekonomik e njëkohësisht politik ishte grumbullimi i sasisë së floririt,që filloi dhe përfundoi me sukses (të  dhëna bazuar në dokumenta të sakta të arkivit shtetëror). Ishte një dorëzim i detyruar nën justifikimin e ligjëruar mbi tatimin e jashtëzakonshëm të luftës dhe një veprim masiv i cili solli pasoja të paevitueshme në jetën shoqërore, njëherazi  vështirësi të mëdha në rimëkëmbjen ekonomike. Tregëtarët shqiptarë ruajtën dhe forcuan pozitat e tyre ekonomike gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore duke u prezantuar si një vënd i pasur në rezerva ari, por jo vonë gjithëçka…..

Kundërshtarëve politikë ,të arratisurve ,të burgosurve dhe tregtarëve e bejlerëve sikurse njerzve nga shtresa shoqërore të larta j~u konfiskuan pasuritë e tundshme, që përfshinin paratë, monedhat e çmueshme prej ari dhe argjendi, stolitë, mallrat…

Grumbullimi i arit filloi më 15 dhjetor të vitit 1944 dhe vazhdoi deri në vitin 1955. Në vitin 1949 ekzistojnë procesverbale për hyrjen e monedhave në Arkën e Shtetit. Monedhat, kryesisht të arta e të argjendta, ndaheshin nga stolitë në kuti të veçanta dhe pakot i kalonin Thesarit. Faza e parë e mbledhjes së arit ishte hartimi i deklaratës së pasurisë për çdo tregtar dhe pagesa e tatimit të jashtëzakonshëm me monedha ari , argjendi shqiptare dhe të huaja krahas pagesës me franga ari. Mbledhja e mallrave të fshehura u shoqërua me zbulimin e arit të fshehur, fillimisht bindje ,dakordësi përndryshe mënyra: ushtrim force, burgosje, ndërprerjen e ushqimit për muaj të tërë apo dhënie të bukës thatë, deri tek torturat, siç ishte dhe zhytja e trupit në tokë dhe lënia vetëm e kokës jashtë, derisa pranonin të dorëzonin arin. Ndodhnin raste ekstreme, kishte ndërruar jetë në burg ndonjë tregtar, pa e treguar floririn e fshehur dhe për këtë qëllim u krijua sektori i tretë i Ministrisë së Punëve Brëndshme; faza e parë e grumbullimit të arit të tregtarëve u krye në vitet 1946-1948 , faza e dytë në vitet 1950-1952.  Në vitin 1948, Sigurimi i Shtetit u nda nga organizatat bazë të partisë, por pa e humbur bashkëpunimin me të, kishte celulat e veta në lagje, fshatra duke i mbajtur nën vëzhgim politik e shoqëror zona të ndryshme njëherazi  merte në shqyrtim raportimet me karakter politik apo thjesht të dyshimtat. Çdo njeri duhej të shkruante autobiografinë çdo vit, me të gjitha hollësitë dhe metodat e atij regjimi ishin të shkallëzuara, duke filluar nga ndjenja e frikës, deri tek armiku i klasës; nga burgimet, deri te pushkatimet.

Fushata e mbledhjes së floririt mori përmasa të mëdha. Tregtarëve u caktuan tatime të jashtëzakonshme dhe, kush nuk i paguante, futej në burg njëherazi personat e njohur si zotërues të pasurive, veçanërisht floririt  sikurse babai i Aleksandrit njohur si njëri prej tyre ,vazhdonte aktivitetin e zgjeruar tregtar në fushën e tekstileve, në bashkëpunim me persona  në qytetet fqinje. Një ditë Hekurani në punë e sipër, por jo në vendbanimin e tij, ndërroi jetë papritur. Shkaku i vdekjes nuk u mësua asaj dite, as më vonë me gjithë përpjekjet mjekësore dhe ato shoqërore. I biri plotësisht i papërgatitur, mori gjithë përgjegjësitë e familjes pasanike, zotëruese e veçantë e sasive të mëdha në monedha ari ?.sa? dhe ku ?..ruheshin por djaloshi simpatik, i vetmi trashëgimtar ( me qëllimin e mirë për ta mbrojtur nga telashet e mundshme) ishte mbajtur larg nga vet babai ndaj çdo problemi familjar, në radhë të parë nga rezervat pasurore ,pra ai nuk kishte as më të paktin informacion se ku mund të ishin fshehur ato. Sigurisht gjëndeshin brënda shtëpisë; dyshonte në tavanin e dhomës së madhe dhe prapa kanatit të dërrasës së puthitur fort mbas raftit të librave në fund të korridorit, ndaj një natë tentoi të kërkonte se mos diçka gjente, por as më të voglën gjurmë nuk mundi të gjurmonte për vënd ndodhjen e florinjëve  të grumbulluar nga super puna disa vjeçare e të atit…

Situata nuk dukej e qetë, sa vinte ajo bëhej edhe më e turbullt, për shkak të sjelljes së egër të drejtuesve, bastisjeve, tërheqjes zvarrë të ndonjë tregtari kundërshtues njëherazi mohues i bashkëpunimit.

Një ditë ishte radha e Aleksandrit për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me sasinë ekzakte të arit dhe floririt të zotëruar nga Hekurani. I kërkuan dorëzimin pa kushte të floririt dhe sa më shpejt të ishte e mundur. Bisedat e përsëritura me të ëmën , gatishmëria e saj për ta ndihmuar, nuk sollën asnjë rezultat, sepse edhe atë e kishte shmangur i shoqi në këtë çështje. Ekzistonte vetëm një arësye  :-Hekurani nuk i besonte askujt përveç vetes,Ai ishte “Komanda Supreme” brënda familjes në administrimin e thesarit. Kështu që , rrjedhja e ngjarjeve mori një kthesë të papritur sepse djalin e burgosën në mënyrën më të padrejtë dhe e dënuan me 2 vjet burg. Pikërisht ,fillimi i periudhës jetës në qeli për Aleksandrin ishte më e vështira e gjithë të jetuarës sigurisht ,edhe e viteve në vazhdim, sepse taktika e përdorur brënda ambientit të burgut kishte për qëllim ta detyronte me çdo kusht, me çdo mjet në mënyrë pothuajse çnjerëzore të dorëzonte sa më parë monedhat e çmuara, të shumta  dhe të fshehura. Po ku mund të gjëndej ai thesar i padukshëm kur mënçuria dhe përllogaritja me përafërsi teorike arrinte një vlerë monetare marramendëse të ditur vetëm nga kryefamiljari Hekuran që kishte vdekur por fatkeqësisht me këmbënguljen ekstreme vetjake , nuk kishte informuar askënd në familje rreth sasis, vend ndodhjes,floririt.

Fatmirësisht, Aleksandri nuk e përfundoi kohën e dënimit. Rrjedha e ngjarjeve brënda burgut për të, papritur mori një rrugë tjetër krejt të rastësishme dhe të paimagjinueshme. Realisht Aleksandri ishte i bindur në mënyrë absolute në pafajësinë e vet, ai e njihte përafërsisht kapacitetin e aktivitetit tregtar të Hekuranit, ( sigurisht jo vlerat  e sakta monetare konform tij ) gjë që e kishte të pamundur ta vërtetonte sepse babai, autoritar dhe një njeri i mbyllur në vetvete, gjithçka e drejtonte bashkë me tregtarin e njohur K. tek i cili kishte besim të plotë.

- Seancat e shumta dhe pyetjet e panumërta në hetuesi, nuk e lehtësonin aspak në ato kohë tepër të vështira midis njerëzve të njohur apo të panjohur në të njëjtën pozitë me të, bazën e të cilit e përbënte dorëzimi i monedhave të arta e të argjendta, edhe të dënuar nga regjimi për mosplotësim të urdhrit duke i shkaktuar turbullim mendimesh; ndiente përpëlitje e një ndjesi  dhëmbje në zemër, sapo kuptonte që e kërkonin për takimin e radhës me hetuesin Gëzim. Fizionomia e tij përballë ( një herë   ditë apo më tepër), ju ngulit Aleksandrit para syve të mëndjes e të zemrës , duke zënë një vend në më të thellën pjesë, prej nga ku nuk lëvizi kurrë. Gëzimi, një person me trup mesatar, por e veçanta qëndronte në fytyrën e tij të hequr, të dobët, sa skeleti kockor i saj bënte prezantimin në çastin e parë, paraprirë nga shikimi i egër i syve në një ngjyrë gri të shpërlarë, të cilët e kishin të pamundur ta fshihnin atë shkulm djallëzie, ironie, përçmimi e provokimi të pandarë nga dyshimet; gjithçka e lindur, e gatuar brenda zemrës së tij dhe në përputhje të plotë me linjën e mendimeve jo më pak djallëzore…

Prezantimin e fytyrës së hetuesit nuk ishte e nevojshme ta kërkoje midis pamjeve të panumërta ditore, sepse ajo qëndronte shumë para të tjerave, të afrohej me shpejtësi, mbase... Forca e të ligës edhe mund të mos jetë përcaktuar saktësisht në përmasa, se burimi është i mirënjohur dhe i takuar qysh prej kohës së hershme të lindjes së njeriut…. Nuk mund të lihet pa përmëndur edhe timbri i zërit ironik, përdorur shpesh në momentin e fillimit të seancës së pyetjeve dhe shoqëruar me shqiptimin e  fjalëve thumbuese aq sa, rrokjet dukeshin të ndara midis tyre:

- Talenti yt si piktor po përhapet anembanë, je bërë i famshëm… Mund t’u përgjigjesh pyetjeve tona edhe në anglisht, aktualisht po na tregon që kemi para nesh një personalitet, njëherazi një poliglot por fatkeqësisht  fama jote e panjohur tërësisht ,ndofta një ditë…S~i dihet?

Fjalët e inkuizitorit në veshët e Aleksandrit nuk arrinin të plota; shpejt ato shuheshin, shpejt pasonin goditjet shtazarake në pjesët më delikate të trupit, duke filluar nga koka, një provë e të cilave  kishte mbetur një vazhdë e thellë gjatësore në fytyrë, gjurmë e sigurt pas goditjes me një mjet gërryes metalik pikërisht në pjesën para veshit, ku meshkujt mbajnë favorite që, unë e shihja me kërsheri te fytyra e Aleksandrit në çastet kur ecnim së bashku dhe flladi i erës së fuqishme largonte tufëzën e flokëve të zgjatur para veshit të tij ,ishte njëra nga dëshmitë e atyre seancave të tmerrshme të burgosurve përballë torturuesit. Ajo plagë, shkaktuar nga një çarje e muskulit të faqes tek një mashkull me një pamje tepër tërheqëse të fytyrës, të krijon pa dashje njëfarë kurioziteti, sikundër më ka ndodhur dhe mua kur e shihja por, të vërtetën e origjinës së saj e mësova vetëm këtë javë.

Këmbëngulja në metodat torturuese ushtruar në trupin e Aleksandrit dëmtuan keqazi gjunjët; përdorimi i një shufre metalike për goditje të gjymtyrëve shkaktoi thyerjen e kockave të gjurit të djathtë, gjë që nuk u riparua as në vitet e mëvonshme , as mundi të zëvendësohej nga një protezë, sepse Aleksandrit i duhej të fillonte jetën nga e para. Fillimisht detyrohej të zvarritej nëpër dhomë; më vonë, një bastun i ofroi ndihmën e vet, bazuar edhe në përpjekjet mbinjerëzore për të duruar dhëmbjet ekstremisht të forta gjatë përshtatjes së stilit të ri të ecjes, mbështetur mbi të majtën. I pagjumë thuajse çdo natë, Aleksandri mundohej të kujtonte dhe përpunonte ngjarjet e viteve të fundit, duke u përjekur të sqaronte dhe t’u përgjigjej pyetjeve ende pa përgjigje, lidhur me vendndodhjen e sasisë florit brënda shtëpisë së tij, fituar saje aktivitetit të fuqishëm tregtar të të atit, udhëhequr me zgjuarsi dhe prakticitet.

Në njërën nga ditët në qeli gjëndja shëndetësore e Aleksandrit u rëndua, pas një infeksioni të fytit, të shoqëruar me temperaturë të lartë, ethe të forta, aq sa kishte momente të humbjes së ndërgjegjes dhe mungesë të logjikës, episodet ju përsëritën 2-3 herë. Shokët bashkëvuajtës dhe njëri nga punonjësit e ndihmuan duke u përkujdesur njerëzishëm, sigurisht jo në prani të Gëzimit, që fare pak kohë qëndronte larg Aleksandrit, duke e vëzhguar rreptësisht, pothuajse i përcaktonte edhe ritmin e frymëmarrjes , numrin e rrahjeve të zëmrës. Gjithçka bazohej në mosbesimin personal, mbështetur edhe në zbatimin strikt të rregullores së burgut. Njëri shok bashkëvuajtës i fshinte djersët e shumta, vendoste peceta të lagura në ballë, si të ishte i vëllai, duke e inkurajuar me dashamirësi të shprehur nëpërmjet shikimeve të çiltra në sytë e tij me ngjyrë ulliri. Ato shikime transmetonin dashuri njerëzore, forcë për të rezistuar dhe sapo tentonte të fliste e ndalonte egërsia e shikimit të hetuesit aty pranë, brënda dhomës së infermierisë, sigurisht në përgjim edhe ajo…

Në njërin nga episodet e humbjes së ndërgjegjes, pa e kuptuar as vetë, në mendje j~u rikujtua një bisedë e bërë me të atin disa muaj para se ai të ndërronte jetë. Ishte një ngjarje e çuditshme sepse Hekurani, pasi mbylli derën me çelës duke rrotulluar për siguri dy herë , menjëherë kontrolloi kanatet e dritareve të dhomës nëse ishin të puthitura ,dhe pasi qëndroi ulur në divanin përballë, po e shihte ngultas të birin , më pas foli me zë autoritar por tepër të ulët, aq sa dëgjohej me vështirësi :

- Aleksandër, kam kohë që mendoj se është e domosdoshme për familjen tonë të rrethojmë me një shtresë çimentoje grykën e pusit në pjesën e pasme të oborrit, pra ta betonojmë, duke e ruajtur nga shëmbjet e dheut përqark tij. Kjo është punë delikate prandaj do ta bëj me kujdes vetëm unë. Sonte ti mbush një karro dore nja dy herë apo tre herë me zhavorr, shko bli dy thasë me çimento, sigurisht që nesër të jesh i lirë, se unë me kënaqësi do aprovoj të shkosh në Vlorë me shokun tënd Toli,  të dy i gëzoheni një dite pushimi në bregdet. Sa për mua mos u shqetëso, do të punoj dalëngadalë dhe pa lodhje, nuk më detyron asgjë. Njoftova edhe bashkëpronarin , do jemi bashkë gjatë ditës nesërme .

Kur unë u ktheva mbasdite vonë, më tërhoqi vëmendje perfeksioni i punës së vendosjes një shtrese të trashë betoni,  mbuluar dhe lustruar me çimento, ende të patharë. Babai na urdhëroi të mos mbushnim kovat e ujit si përherë, por të merrnim te komshiu gjatë dy-tri ditëve. Dukej një punë e bërë cilësore, se ai në raste të veçanta kishte ushtruar zanatin e muratorit, para se të merrej me tregti apo kur na duhej një meremetim në shtëpin tonë . Ky episod, kohë më parë..       Përçartja ime, sidomos fjalët e përsëritura ,të pakuptueshme, si: “pusi në oborr…, rrethuar me çimento…, prapa shtëpisë…”, çuditërisht kishin tërhequr vëmëndjen e “vëzhguesve” pranë meje, të cilët më kërkuan të qartësoja kuptimin  kur u kthjellova  mbas normalizimit temperaturës dhe mos përsëritjes episodeve me humbje të vetdijes. Ajo çka më ishte ngulitur në mendje para burgimit, tepër  e çuditëshme dhe e  pa rikujtuar me vite , a kishte lidhje vallë me* përçartjen * time..?

Nuk kaloi shumë kohë dhe prishja e unazës së betonit përqark pusit mbrapa ,në oborrin e shtëpisë, nxori në dritë arësyen, * të  fshehtën *për  të cilën më kishin burgosur ,më dhunonin dhe me këmbëngulje donin të më bindnin mua  për  tu  treguar sa  më pare vënd ndodhjen *enigmë  *.  Mësova më pas se i kishin vendosur në enë të sigurta sendet e arit, napolonat e floririt të cilat unë nuk kisha pasur mundësi t’i prekja, apo të kisha hedhur drejt  tyre një shikim të vetëm , as njihja vlerën totale. Nuk  harroj  shprehjen : *çdo e keqe, ka pas një gjë të mirë *,   pikërisht ato sende të panjohura prej meje më dhuruan pafajësi, mundësi të zgjatjes së jetës e cila realisht shihej larg në horizont, tashmë ajo ishte  e cunguar fizikisht për shkak gjurit të dëmtuar në mënyrë të pa riparueshme dhe e shkelmuar shpirtërisht…në mënyrë të padrejtë .

Mbas kthimit në shtëpi, sigurisht më duhej kohë të merrja veten mbas traumës që përjetova njëherazi nëna pas vdekjes së papritur të babait dhe burgosjes sime, e bindur plotësisht se ishte më e madhja padrejtësi në jetën e saj, kishte nisur të ndiente ankesa për shëndetin, por me përpjekje të përbashkëta shoqëruar me kujdesin tim, mundëm t’ia dilnim mbanë. Shpejt u ndërgjegjova për vështirsit para nesh ,mësova rrjedhjen e ngjarjeve përgjatë mungesës time ,mora përgjegjësi konkrete.

Një nga çastet e paharrueshme pas lirimit nga burgu që e përjetova me pikëllim, ishte koha kur unë iu afrova pusit. Gropa e hapur rreth tij më shtangu, duke më krijuar ndjenjën e tërheqjes së një vullkani në momentin e formimit të rrathëve koncentrikë (pikërisht në momentin para shpërthimit), drejt thellësisë së tokës isha i tmerruar para atij shkatërrimi të egër të sipërfaqes rrethuese po besoja se, ende e kisha shëmbëlltyrën e shkatërrimit brënda  shpirtit  tim; pothuajse jam i sigurt se edhe sot e kësaj dite, ajo ndodhet në të njëjtin vend, ndonëse përmasat dhe  intensiteti  reflektues janë pakësuar. Vendosa të punoj si një zanatçi, as po mendoja për t’u marrë me tregti, rrugë e pasigurt dhe me përfundim të hidhur që u provua dhe mbetet ende në gjakun e tim. Nuk mund  të mos e përmënd një ide intriguese   përsëritur ditë-natë: -Të nisja ecjen me hapa të ngadalëshme në rrugën e realizimit të ëndrrës së këputur të pikturës? Vështirësi  të shumta  nuk mund ta realizonin . Përzgjodha me ëndje profilin e rrobaqepësit, sektor ku edhe mund të shprehja sadopak aftësinë time krijuese apo fantazinë, një shoqëruesja ime besnike. Për më tepër, më detyronte pamundësia e të ecurit normal, gjuri djathtë nuk funksiononte.                                                                      Pra, Aleksandri gjatosh , bukurosh, me një trup atleti të natyrshëm, pasi kapërceu kufirin midis jetës dhe vdekjes prezantohet si një mashkull çalaman njëherazi ushtron me ndërgjegje dhe kënaqësi prej disa dekadash zanatin e rrobaqepësit duke e pranuar realitetin me logjikë të ftohtë duke qënë i është i vendosur të punoi me përkushtim dhe ndërgjegje.Dëshironte të vazhdonte rrëfimin për jetën, kthehej në vite:

- U martova me Sadijen, grua e zgjuar, punëtore, nënë e përkushtuar e tre fëmijve, ndihmëse, shoqe e vërtetë për mua. Saje punës së ndershme të përbashkët, djersës së përditshme bëjmë një jetë familjare brenda parametrave normale, kemi një ambient të brëndshëm shtëpijak komod e të këndshëm. Sa për oborrin, ti mundesh ta soditësh së larti; lulet e shumta, njëra më e bukur se tjetra dhe gjelbërimin e tyre gjatë të katër stinëve. Vetëm se vetmia e kohëve të fundit mbas largimit të fëmijëve, na shkakton vuajtje, për më tepër fakti shqetësues është gjendja shëndetësore e Sadijes, pas kalimit të një goditjeje trunore kalimtare që fatmirësisht po duket në përmirësim, po na e rikthen optimizmin. Muajin e kaluar unë ndieja herë pas here në pjesën e lukthit një dhëmbje  të forte, të paqartë, të përsëritur  cilën e shpërfillja, por tani e kuptoj se kam gabuar sepse duhej vlerësuar nga mjeku profesionist.

Këtyre ditëve i shtrirë në këtë shtrat spitali teksa sjell nëpër mënd punën e pamatshme në vitet e shumta po pranoj se diku edhe kam gabuar , më dalin parasysh: një fustan nusërie të B. të cilën nuk e realizova të përsosur; dhëndrit të mikut tim V. ia përfundova xhaketën të ngushtë …e të tjera qepje nuk kam mundur t’i përfundoj sipas parametrave standard. Gjithësesi janë pjesë e punës edhe gabimet që tani po i shoh qartë, pranoj se ato janë detyrimisht pjesë  e pandarë dhe   shoqëruese    saj . Më  hidhëron edhe fakti ,që Sadija e ka  të pa mundur  të ndodhet ulur  disa  çaste  pranë makinës qepëse ; nuk po e dëgjoj ritmikën e saj e cila për mua ishte tjetërsuar në tingujt e një muzike të bukur ,të veçantë ,përshëndetëse dhe gërshetuar me nuanca të koduara për  të dy. Duke ndjekur rrjedhën normale të jetës jemi të detyruar  të pranojmë me bindje rrethanat e krijuara si: e pamundur aktualisht të mbaj në duar metrin, gërshërët, të dëgjoj zërin e klientit që qepja të përfundoi me cilësi, si të prezantonte një vepër arti ,pse jo?!

I I

Mosha për cilindo ka komandat e veta, të cilave u duhet bindur.Shqetësimet e Aleksandrit ditëve të fundit, dhembje barku e përsëritur, ngriti dyshime për gurë në fshikëzën e tëmthit, e njohur në terminologjinë mjekësore si “kalkuloze biliare”. Theodhori e shoqëroi në spital, komunikoi me punonjësit e repartit, të cilët e kujdesën menjëherë , e shtruan njërën nga dhomat dy shtretëshe të pavijonit. U largua në momentin kur gjykoi se shoku ndihej më i qetë, por gjendja sërish ju rëndua gjë që kërkonte ndjekje spitalore , mbajtje nën kontroll mjekësor deri në përcaktimin e ndërhyrjes kirurgjikale në më të përshtatshmen kohë, apo një mënyrë tjetër mjekimi dhe shoqëruesin pranë, Theodhori vendosi me ndërgjegje , me dëshirë ta ndihmonte.

Ditëve të qëndrimit në spital, cilido i sëmurë ndien një ngrohtësi shpirtërore kur sheh përballë vetes në shtratin tjetër një person, ndonëse të panjohur më parë me të njëjtat probleme lidhur me shëndetin, pavarësisht diagnozës përkatëse, thjesht prania e një bashkëmoshatari për kohën e qëndrimit jashtë shtepisë, nuk është gjë e pakët. Pasi punonjësja, së bashku me Theodhorin e ndihmuan Aleksandrin t’i afrohej shtratit, pikërisht në momentin e ngritjes së këmbës së djathtë për ta vendosur shtrirë, papritur ndodhi që bastuni tij të rrëshkiste mbi çimenton e lëmuar dhe pacienti në shtratin tjetër, në gjendje të përgjumur, të lëvizte papritur kokën paksa i trembur mbi nënkresë, për të mundur të sqaronte shkakun e asaj zhurme. Aleksandri po shihte një person tejet të zbehtë, me fytyrë të ligur, ku secila pjesë përbërëse e fytyrës tregohej qartë, si të ishte pjesë e një skeleti të gjallë dhe në momentin kur përqëndroi shikimin në sytë e tij  me ngjyrë gri të thellë, përzier me nuanca ngjyrës së gjelbër, papritur e njohu qartazi : përballë  shtratit tij një tjetër shok dhome në pavijonin e kirurgjisë ,pikërisht ish-hetuesi i dikurshëm! Kishin qënë kundërshtarë për jetë a vdekje midis tyre , emrin e të cilit si mund të mos e mbante mënd kthjellët !?... Gëzimin pas pak po e shoqëronin dy infermjerë për një ekzaminim mjekësor në aparaturat në katin e parë të spitalit  , mua me tërhoqi vëmëndjen mënyra si e ndiqte me sy në të gjitha lëvizjet atyre  çaste Aleksandri ,çuditërisht heshti pa pritur dhe nuk më jepte asnjë  përgjigjigje për pozicionin e tij të zgjatur në mes të dhomës, përse nuk shkonte të qetësohej ulur në shtrat , për të cilën kishte aq shumë nevoje?..?- Disa minuta më vonë, pikërisht kjo është zanafilla e bisedës time me ty Tomas ,mori frymë thellë dhe pasi e përqëndroi shikimin  drejt të birit, Theodhori vijoi :-      Aleksandri më sqaroi për pyetjet e mia të shumta në raport me qëndrimin e pa zakontë ndaj një pacienti, rastësisht shokë dhome në spital , ende të pa prezantuar dhe të panjohur më parë midis tyre. -Mbeta i mahnitur për sa mësova- vazhdoi bisedën me të birin, njëherazi as Tomasi nuk e fshihte habitjen përsa dëgjonte i përqëndruar të atin ; dukej qartazi se pyetje të shumta brënda mëndjes djalit po lindnin me shpejtësi për më tepër, profili punës tij si gazetar e kishte pjesë përbërëse detajimin dhe përpunimin e  çdo problemi para ekspozimit dhe zgjidhjes tij. Aleksandri pasi ju përshtat qëndrimit gjysmë ulur në shtratin pranë dritares ,piu radhasi dy gota uji ,më kërkoi të afroja karrigen pranë tij. Miqësija jonë e konsoliduar ,respekti ynë i  ndërsjelltë më drejtonte të plotësoja çfare do kërkesë të kishte dhe t~ja plotësoja sa më parë.                                                                                             –I dashur miku im Theodhor , përballë kam një fakt të pa diskutueshm: Pamja e fytyrës së personit përkundrejt meje ,në të njëjtën kohë shok dhome në repartin e kirurgjis spitalit ,ka mbetur e njëjta  sikurse  ka qënë disa dekada më parë dhe po e përcaktoj me saktësi absolute sepse e kam njohur mirë :                                                                                           -E rreptë, shikimet e syve aq shumë të përqëndruar drejt një objekti si të jenë gozhduar mbi të duke reflektuar një egërsi të skajshme aq sa, mund të lindin dyshime se pikërisht ke para vehtes kafshën  më të egër të pyllit e cila, gati të hidhet përsipër dhe ty në pamundësi mbrojtje , do të coptonte në moment . Ky shikim shtazarak që zgjaste disa minuta alterohej me prezantimin e një tipi tjetër, e veçanta e të cilit:  përherë  vëzhgues ndaj gjithçkaje brënda mjedisit  ku personi po ndodhej . Një tjetër tipar i pa zakont nuk mund t’i ishte zbehur kujtesës së Aleksandrit: timbri i egër në zërin me ton komandues, pothuajse i frikshëm edhe gjatë një përshëndetje të zakonëshme . Po, ky ishte hetuesi dikurshëm me emrin Gëzim me të cilin, rruga e jetës Aleksandrit në vitet e rinis e kishte prezantuar në përballje jetë a vdekje .Mundi të rikujtoi episode ndodhur para disa dekadash si një pjesë të shkurtër të jetës tij, por më pikëllueset për të cilat ende vuante sepse dëshmonin së gjalli :- ishte mënyra e ecjes me trupin të përkulur duke çaluar dhe- një vragë në fytyrë ( njihet me emrin cikatrikse ne gjuhën mjeksore) përmasat e të cilës e lëndonin  dikë sapo e shihte, ngjallte kureshtje dhe keqardhje sikundër më ndodhi edhe mua sapo e vura re .Sa më tepër I afrohesha të vërtetës duke ndjekur me vëmendje Aleksandrin po rritej brënda meje respekti për të, njëherazi po ndiqja  edhe Gëzimin, sepse mu krijua një ide e panjohur,  e çuditëshme rreth sjelljes tyre. Të dy filluan të dyshojnë brënda vehtes në se ishin të njohur…  Tepër e vështirë të përcaktohej dhe kishte një shkallë pasigurie, sepse profili i punës së përkushtuar të Aleksandrit si rrobaqepës për afërsisht 40 vjet, i kishte mundësuar njohjen me shumë meshkuj, një pjesë e të cilëve i kishin mbetur ende në kujtesë por jo, deri në fakte bindëse , pothuajse të  pabesueshme. Mbasditen e parë të hospitalizimit më tërhoqi vëmëndjen një periudhë kohe paksa e zgjatur, kur Aleksandri qëndronte shtrirë me sy të mbyllur, dhëmbjet ishin qetësuar , unë isha i sigurt që nuk po flinte sepse më përgjigjej në pyetjet që bëja shkurt ,por saktësisht. Dukej se rikujtonte radhasi vitet e jetës kaluar  duke i rijetuar trishtueshëm  njëherazi duke  I dhënë vlerën e merituar edhe atyre pasuese ….

Filloi periudha e demokracisë. Aleksandri, me ndërgjegje të pastër dhe logjikë të ftohtë, ndiqte zhvillimet politike duke j~u gëzuar ndryshimve të pritëshme, plotësisht të merituara për bashkëkombësit. Është pjesëmarrës në një miting madhështor në qëndër të qytetit, kur fare pranë, sheh Gëzimin. I bën pyetjen enigmatike , të çuditëshme vehtes: -“Si ka mundësi të vijë pikërisht ky person në këtë takim?”. Në të njëjtën kohë po përjetonte momente të turbullimit, të alternuar me kthjellime të kujtesës. Dhe rastësisht një mbasdite, duke kaluar në trotuarin e rrugës kryesore, në qëndër të shkëmbehet me të I cili shoqërohej nga gruaja dhe dy fëmijët e shëndetshëm, të cilët flisnin me zë të lartë ,dukeshin të gëzuar, një familje e lumtur, veçanërisht pamja e Gëzimit.                  Papritur më lindi pyetja: “Kush është ky njeri që na del para plotësisht i qetë, dhe sa i lumtur paraqitet ama..!? Duke qënë fare pranë Aleksandrit , sigurisht pa e kontrolluar vehten ngadalësoi hapat dhe nuk nuk mund të mos  tërhiqte vëmëndje një ritëm të frymëmarjes tij paksa më e thellë , po ndieja hedhur mbi mua një shikim lehtësisht më të gjatë se i zakonëshmi të përzjerë me kureshtje …  po përjetoja situatë të jashtëzakonëshme:                                –Përballë njëri tjetrit po qëndronin : Ish I Burgosuri dhe Ish Hetuesi.

Më ri tregoi me sinqeritet se iu përtëri I fresket në kujtesë fillimi i aksionit të grumbullimit të floririt më 1948. Nuk mund ta shpjegonte plotësisht kalimin e pozicionit të të atit, njëri i heshtur dhe zanatçi i kërkuar kudo, që gjatë viteve të fundit të luftës e në vazhdim të futej në një rrugë tjetër të pasigurt sikurse, sektori i tregtisë. Po ndihej i kënaqur kur gjendja ekonomike e familjes u përmirësua ndjeshëm, por babai nuk mundi të mësonte kurrë se  cilat do të ishin problemet pasuese që mundën të vinin në rrezik jetën e birit  të shtrënjtë, Aleksandrit të vetëm…sikurse  ndodhi.                                                                    –Tomas ! Rastësisht po  ndodhesha midis të dyve dhe shihja qartë që shikimet e Aleksandrit përmbanin brënda tyre vetëm mirësi pra, krejt ndryshe krahasuar me prezantimin e Gëzimit ; ti e di mirë se gjykimi im është i prerë përsa i përket karakterit të njeriut, sjelljes. Egërsia mund të zbutet paksa, të pakësohet, por kurrë nuk shndërrohet në butësi të natyrshme prandaj populli e përcakton thjesht ,me prakticitet, dhe mënçuri “druri i shtrembër kurrë nuk bëhet i drejtë”, me gjithë dëshirën e madhe për ta ndryshuar …

Prezantimi i Aleksandrit me  ballin e lartë, të gjerë, i rrethuar nga flokët kaçurrela të gjata, sigurisht më të pakta se të dikurshmet, vetullat të trasha të thinjura, mjekra e shkurtër me po atë ngjyrë gri e shoqëruar me nuanca të bardha ,në tërësi pamja e fytyrës kur tufa e fllokëve zgjatej mbi  gjurmën e faqes, atëhere ajo tregohej besnike e bukurisë së një mashkulli në moshën rinore  bazuar edhe në të njëjtën ngjyrë të zezë rrezëllitëse të syve ,pra aktualiteti vërtetonte se pjesa e sipërme e trupit pothuajse nuk donte t’ia dinte për kohën e gjatë midis dy periudhave, ajo të dhuronte bukuri dhe fisnikeri ,sa për ecjen me trup të përkulur….                                                                                          Krejt ndryshe prezantohej Gëzimi ish-hetues,dukej tepër i zbehtë, i dobësuar, por çuditërisht ruante ende timbrin  e  fortë të zërit të lartë, urdhërues, shoqëruar me shikime dyshuese dhe  zhbiruese, pothuajse të egërsuara, të shoqëruara me shqiptime të prera fjalësh, si të llogariste numrin e tyre. Fliste pak, dukej ishte i trembur nga gjakderdhjet e papritura ,të përsëritura nga goja e tij( unë në respektim të etikës ,nuk u tregova kureshtar të mësoja diagnozën përkatësisht episodeve të rrjedhjes gjakut nga goja) por dukej se , një tjetër arësye e detyronte të ishte i përqëndruar gjatë bashkëbisedimit midis nesh, për më tepër në kohën kur shoku i dhomës lëvizte me vështirësi i  mbeshtetur në një bastun; atyre çasteve Gëzimi mbyllte sytë, rrudhoste ballin, mbulonte kokën me çarçafin e bardhë apo kthehej me fytyrë nga muri i dhomës si të donte të largohej nga realiteti rrethues.Dukej se ai…po përjetonte në vetvehte një ndjenjë vuajtjeje, të cilën mundohej t’ua fshihte të tjerëve.

Kuptohej qartë ndihma e pakursyer e Aleksandrit, si të kishin midis tyre një lidhje fisnore, sidomos përgjatë çasteve të përsëritura të humbjes konsiderueshme të gjakut dhe gjëndja pasuese  tepër e rënduar për Gëzimin përcaktoi një anemi e thellë, korrigjimi i së cilës nuk dukej i lehtë për vetë moshën e të sëmurit dhe se analizat faktuan që organizmi tij përmbante një grup  gjaku jo të zakonëshëm, pra  ishin të detyruar të përfundonin proçedurën paksa më vonë për të zevëndësuar sasin e gjakut të humbur; aktualisht  pacienti  Gëzim prezantonte një problem serioz  në ato rrethana ,koha nuk priste  por…fatmirësisht  zëvëndësimi u realizua me shpejtësi, sapo  Mjekët  u njohën  me faktin që dy pacientët Gëzim dhe Aleksandër grupin e gjakut e kishin të njëjtë ---AB rezus negativ, jo një përputhje e zakonëshme ,dhe mësuan gatishmërin e dhuruesit  Aleksandër sapo e dëgjoi këtë rastësi(  gjaku dhurohet kur të dy pjesëmarsit kanë të njëjtin grup gjaku) .Ngjarja i  surprizoi, në të njëjtën kohë i gëzoi punonjësit e  repartit  kur u bindën  se kjo zgjidhje vinte pas njohjes të rastësishme të pacientëve;  admirim dhe respekt, për Aleksandrin mbasi asnjëherë më parë nuk kishin njohur një sjellje të tillë dashamirëse, situata ishte e këndëshme për të gjithë. Natyrisht protokolli i shërbimit spitalor nuk mund të aprovonte dhuratën e një pacienti për një tjetër. Shpejt problemi i Gëzimit u zgjidh në përputhje me specifikën e protokollit përkatës , sjellja e Aleksandrit u vlerësua .

Gjatë atyre ditëve së bashku, Aleksandri mbajti të njëjtin qëndrim e përkujdesje miqësore, dhuruar nga shpirti i tij, njëherazi i mirëpritur nga Gëzimi dhe i reflektuar pozitivisht në mjedisin rrethues. Natyrisht, sasia e domosdoshme e gjakut sigurohej nga qendra e gjakut, por Gëzimi u mahnit kur mësoi për gatishmëria e shokut të ri të dhomës për të dhuruar me urgjencë gjakun e tij, për më tepër aprovimi tij ishte i pa ekspozuar, thjesht dëshironte të ndihmonte dikë në situatën e mungesës theksuar të gjakut , pamvarësisht se ai quhej Gëzim ..dhe ky I fundit kur mësoi të vertetë, pra emrin e dhuruesit Aleksandër… I kujtoi saktësisht rrethanat që lidhnin me të në të shkuarën..

Gëzimi kishte punuar në hetuesi në vitet e pasluftës. Në njërin nga burgjet njohu Aleksandrin në rrethana të veçanta ,dhe pikërisht gatishmëria e treguar me ndershmëri, çiltërsi nga një person i torturuar dikur prej tij duket se ,po i shkaktonte vuajtje të shpirtit…

- Ajo çka më mahniti,- vazhdoi Theodhori i menduar, si të kishte para një enigmë, - ishte aprovimi Aleksandrit për të dhuruar gjak pa humbur kohë kur mësoi  se grupi i gjakut tij ishte i njëjtë me Gëzimin, një rastësi midis pacientëtve të një reparti spitali;  ish-hetuesi, kur u bind se përballë tij qëndronte një ish-i burgosur atëhere u shmangej bisedave, pohonte apo mohonte me tundje të kokës. Filloi të ndiente dhëmbje të thellë në gjoks sapo shihte Aleksandrin të lëvizte brënda dhomës i ndihmuar nga bastuni , moment tepër i vështirë ishte koha e ngritjes së tij ndenjur për t’u përshtatur më pas me ngadalë zbritjes nga shtrati ,apo në lëvizjet e detyruara deri në fund të korridorit.

Gëzimi përpiqej të kërkonte falje në heshtje, brënda vetes.  E kuptonte se kishte vepruar verbërisht jashtë logjikës dhe ndjenjave të zemrës së tij, si të kishte përfaqësuar një gjallesë grabitqare dhe jo një qënie njerëzore. Të vetmen, më të thjeshtën por më të plotën dhuratë ia dha ish-i burgosuri, tashmë shokë dhome në spital. Me qëndrimin e tij, e qartësoi ish-hetuesin për faktin se, nëse koha do të mund të kthehej pas, Gëzimi do të ishte njeri, si gjithë të tjerët, nuk do të ishte skllav i të tjerëve, cilëtdo ishin ata. Një grimcë ndjenje lehtësuese gjente në shprehjen e zgjuar: “Më mirë vonë se kurrë”. U ngrit nga shtrati kur gjëndja shëndetësore po përmirësohej për të dy. Gëzimi mendohej, e qartësohej në vetvete përse psikologjikisht ja kishte shkretuar jetën Aleksandrit, gjë që vërtetohej edhe fizikisht me ecjen e tij të çalë, mbetur e pashërueshme…

- Dje mbasdite, - tregon Theodhori, - Aleksandri ndihej mirë, i qetë, sidomos pas informimit të mjekut se të nesërmen mundësohej dalja nga spitali. Parametrat ishin normalizuar. Iu afrova dritares së hapur të dhomës ku më tërhoqi vëmendjen një familje: babai me dy fëmijë të rritur, që po hynte në portën e spitalit. Qëndrova gjatë, i përqëndruar në atë pamje mbresëlënëse, sa nuk po e kuptoja të afrohej pranë meje Aleksandri i mbështetur në bastun. Diçka mërmëriti, duke u kthyer drejt ish-hetuesit e duke e pyetur me një sinqeritet të pa fshehur:                                                                                             - Mos je ti.. ?! Gëzimi, i shtrirë në shtrat, gjithashtu mjaft i përmirësuar krahasuar me ditët e mëparshme, ngrihet me shpejtësi nga shtrati dhe zë vend midis nesh, duke ngulur vështrimin në personin e shëndetshëm me trup të bëshëm, tepër simpatik në pamjen e fytyrës që tërhiqte vëmendjen e njerëzve në rrugë kur kalonin pranë tij. Papritur Aleksandri flet me zërin e tij të natyrshëm, kësaj radhe mbytur nga më i thelli trishtim për një burrë:

- Ky njeri mund të isha unë, po të mos kisha kaluar nëpër duart e tua mizore që më persekutuan, duke më bërë copash…

Gëzimi në moment i ndërpret fjalën:

- Pikërisht atë gjë,po e bëj unë tani për vehten time…

Me një lëvizje të beftë, ngjitet mbi parvazin e dritares, nxjerr këmbët jashtë tij brënda fraksionit të sekondës, me të vetmin pikësynim të hidhej nga dritarja. Mund të mos e përshkruaj plotësisht atë çast kur Aleksandri e kapi shtrënguar nga krahu i tij i djathtë dhe me dorën tjetër, vendosur në pjesën e sipërme të xhaketës pizhame, i tërhoqi trupin  brënda hapësirës së dhomës, një koordinim i përkryer në kohë me veprimet e mia të momentit të cilat, si të shkriheshin në një element të vetëm, mundën ta zbrisnin nga parvazi i dritares së dhomës së katit tretë, së bashku me një infermier të shkathët, vigjilent, ndihma e të cilit erdhi pikërisht kur duhej të vepronim në mënyrën më të shpejtë për ta marrë me forcë, ta vendosnim Gëzimin, ish-hetuesin, në shtratin e spitalit, për të vazhduar mjekimin specifik dhe ndjekjen mjekësore korrekte…

Përgjatë orëve në vijim, Gëzimi nuk shkëmbeu asnjë fjalë me mua, as me punonjësit e shërbimit, që pothuajse as një moment nuk u larguan nga dhoma pas , episodit  të pa zakontë .   E paimagjinueshmja për mua …U shtanga pranë parvazit dritares :            -Në çast Aleksandri ju afrua pranë  Gëzimit dhe afroi kokën gati në prekje të ballit, u dëgjuan fjalët e tij të buta, si t’i fiste drejt përdrejt zemrës së lënduar dhe të shkelmosur kafshërisht dikur:   -Gëzim, dëshiroj të gjesh qetësi brënda shpirtit tënd, sepse ti ke qenë një shërbëtor i asaj kohe, i detyruar të veproje në atë mënyrë, tani të kuptoj qartë , po të flas nga thellësia e zemrës sime, me sinqeritet dhe me ndershmëri. Unë të kam falur, po ta tregoj drejtpërdrejt dhe dua të shtrëngoj dorën!  Këtej e tutje ti për mua do të jesh një shok dhome i rastësishëm, takuar në repartin e kirurgjisë.

- Oh, Tomas! Ç~farë mund të na ndodhë kur shohim çaste të veçanta përgjatë jetës sonë! Gëzimi ngriti ngadalë dorën e djathtë anash shtratit, ia dha të njëjtës dorë të Aleksandrit me një shprehje të veçantë në sy, kurrë të hasur më parë tek ai… zakonisht pamja e tyre prezantonte përherë saktësisht shëmbëlltyrën e një momenti të shkrepëtitjes së flakës së porsandezur, nëpërmjet përhapjes së xixave të panumërta në formë vektorësh, vezullimin e ngjyrës gri gërshetuar me nuanca të së zezës përballë teje, si të detyronte të bëje një tërheqje të beftë të kokës mbrapa, sigurisht një refleks vetëbrojtës  të pavetëdijshëm. Pra, pamja e tjetërsuar e syve shoqërohej me fillimin e shpërthimit të lotëve. Gëzimi afroi kokën drejt asaj të Aleksandrit, të dy prekën ballin e njëri-tjetrit. Ashtu pa shqiptuar asnjë të vetme fjalë, si të shkëmbenin midis tyre edhe fluksin e ajrit të thithur momentalisht, qëndruan disa çaste.  I ndoqa me një përqëndrim shpirtëror, me një ndjenjë kënaqësie të rrallë, për më tepër kur dëgjova mbas disa minutash Gëzimin të fliste me një zë më të butë, a thua e kish flakur tej atë timbrin e egër:

- Aleksandër! Të falënderoj me gjithë shpirt! Je njeri i vërtetë!

Nuk po mund të vijonte më tej …Solli nëpër mënd ngjarjet e viteve të fundit, ndryshimin e sistemit të vjetër, të cilin e pasoi periudha e demokracisë… Dhe Gëzimi ka pasur një ndodhi të ngjashme brënda familjes tij, xhaxhai i torturar, si një eksponent i Ballit Kombëtar. Ai e ka bluar brënda vehtes pendimin, që u qartësua plotësisht në takimin e rastësishëm disa ditor me viktimën, ku njohu personalitetin e tij, padrejtësinë e pajustifikuar ndaj një qenieje njerëzore, gjithçka e diktuar nga rrethanat e kohës së largët, kurrë më ….të përsëritshme. 

Pas  një çasti heshtje ndërsa , bab e bir po shkëmbenin në mirëkuptim shikime  në pamundësi të shqiptonin as fjalë të vetme Ishte Tomasi ai që e theu duke j~u drejtuar Theodhorit:   -Baba ! sapo dëgjova  njërën nga historit e jashtzakonshme të jetës, sinqerisht ndihem i emocjonuar nga prezantimi real i dy personave me karakter të formuar por me pozicione ektremisht  të kundërta për të cilën dua të falënderoj  ty ,thjesht sot mora një mësim me vlera brëndija e të cilit zbërthen thellësin e shpirtit  pastër njerëzor dhe ,ne jo përherë mundemi të hyjme brënda tij ,ta prekim atë dhe të nxjerim  mësime të cilat realisht na mungojnë…shpreh keqardhjen time..         

– Po,Tomas ! Ke plotësisht  drejtë për sa shpreh ! Rastësisht unë u ndodha midis dy personave të pozicjonuar përballë ,pranë  njëri tjetrit me disa metra largësi , por realisht përmbajtja e shpirtit, thellësija e  ndjenjave të pastërta,zëmra e Aleksandrit me shëmbëlltyrën e qelibarit, tregojnë distanca astronomike  midis tyre  .Pranoj se, jam dakort me Gëzimin në konkluzjonin e tij absolutisht të argumentuar :         - Aleksandri përfaqëson  Njeriun e Vërtet !!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora