Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhemal Ahmeti: Shkencat darviniste dhe Myftnia Osmane e Shkodrës

| E diele, 31.05.2020, 02:51 PM |


SHKENCAT DARVINISTE DHE MYFTNIA OSMANE E SHKODRËS

Nga Xhemal Ahmeti

Nuk qëndrojnë këto burime - aspak. Mezi i paskeni gjetur dy apologjetë. Po problemi që nuk e kuptoni ju truvyshkur ështê ky: Ç'ka të bëjë Kurani juaj me pushtimet osmane dhe me historinë e asaj perandorie mbi të cilën ndërtojnë identitetin dhe kujtesën turqit e sotëm [e drejtë e tyre]? Ështê Meka qendra juaj e besimit apo Ankara? Jeni turq apo shqiptarë? Bëni politikë ditore apo merreni me besimtarë? Ç'doni me sulltanët osmanë te djeshëm e të sotëm tê na thoni? Se lufta dhe rezistenca shqiptare që para, pas Skënderbeut e deri në fund shqiptare ishte kundër islamit? Ishte krim? Pêrgjigja ështê thjeshtë kjo: ju nuk keni as atdhe e as fe: kush ua hedh ca lira ashtu bëheni. Si gjithmonë në histori. Nuk u intereson ju as e vêrteta historike, as kultura, as kombi, as gjuha, as liria. Pardje pagan dje katolik, pastaj ortodoks e sot turçelinj. Nesër po erdhi Kina taoist do bëheni. Jeni kategori që për pare jo atdhe e fé por edhe ...i shtrini rrugëve. Vasalê pa dinjitet ndaj krimeve historike. Këta jeni ju. Sulltani u dha gjithve të drejtën në besim, gjuhë ..po si jo? E ju u solli nga karpatet e Rusisë aty apo?