Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhemal Ahmeti: Mesazhi nga Shkodra

| E diele, 31.05.2020, 10:49 AM |


MESAZHI NGA SHKODRA

Nga Xhemal Ahmeti

Ky postim i Myftinisë së Shkodrës s’ka të bëjë me Allahun, besimin, islamin si fe të atyre që e praktikojnë sot ndër shqiptarë. Apo ka shumë? Po - thotë Myftinia e Shkodrës. Le ta lexojmë pra ashtu siç është: Ky postim është politik. Glorifikon një perandori të huaj - historikisht të klasuar si pushtuese dhe gjenocidashe, si shumica e tyre - që pushtoi edhe tokat e shqiptareve që gjendeshin nën një sundim paraprak të huaj. Perandoria në fjalë - si ato tjerat me kryqin - pushtimet i bente me flamur islam. Si historiografi identitare këtë histori e perdorin sot turqit. Po ç’kerkojnë myslimanet shqiptarë të lavdërohen me këtë? Mesazhin mund ta lexojmë si: 1. Mësim se kur luftohet për Islamin dhuna dhe pushtimi i tjereve janë të shenjta, 2. Myslimanët shqiptare krenohen me këtë histori e jo atë që u kultivojnë shtetet dhe institucionet e vendeve ku veprojnë 3. Myslimanët shqiptarë nuk rreshtohen me ato kondita që i imponojnë institucionet supranacionale perëndimore, por janë me “botën konkurrente” të saj - me Turqinë e Erdoganit, e cila edhe instrumentalizon historinë osmane për politikën aktuale. 4. Rënien e Konstantinopojës oksidentalet e konsiderojnë dramë, islamikët festë [myslimanët e Shkodres poashtu] 5. Myslimanët e Shkodrës nuk kanë Skënderbeun hero por armiqtë e tij - sulltanët . Këto janë disa nga mesazhet që Shkodra luftarake myslimane u dërgon sheteteve shqiptare, Europës dhe botës. A mbeti ndonjë qytet, katund a xhami shqiptare që nuk u rreshtua krah islamit politik dhe Erdoganit?