E shtune, 11.07.2020, 04:23 PM (GMT+1)

Komente

Edison Ypi: Paret e babit hajdut

E shtune, 30.05.2020, 02:42 PM


Paret e babit hajdut

Nga Edison Ypi

Paret e vjedhura nga babi hajdut, kalamajtë e babit hajdut i shpenzojnë për të bërë qef nëpër lokale, hotele, plazhe, për të blerë rroba të shtrenjta dhe për të bërë kurvërira.

Paret e babit hajdut, çuni i babit hajdut i përdor për tu bërë drogaxhi.

Çupa e babit hajdut, paret e vjedhura nga babi hajdut i përdor për tu bërë karaputanë.

Për ta ndalur shtimin e kurvave dhe kurvarëve që prodhojnë pa u ndalur paret e babit hajdut duhet Hitleri që babin hajdut bashkë me pjellat e tij bastarde ti pjeki të gjallë në hell. Por ligji e ndalon dhe hiç s'ke ç'i bën. Me paret e babit hajdut, kalamajtë e degjeneruar të babit hajdut, dërgohen të bëjnë shkolla të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Në ato shkolla kalamajtë e babit hajdut nuk shkojnë pse kanë ndonjë talent apo meritë, por vetëm për tu mburrur me paret e vjedhura të babit hajdut. Puna që me paret e vjedhura të babit hajdut e kryejnë me efikasitet të lartë kalamajtë e babit hajdut, është përhapja e namit të Shqipërisë si vend hajdutësh dhe budallenjsh të pa ndreqëshëm.

Nëse me paret e babit hajdut çuni dhe çupa ndoshta nuk drogohen, dhe as nuk shkojnë në shkolla të shtrenjta, por hapin biznes, nën shembulln e babit hajdut, bastardat bëhen edhe ata hajduta, nuk paguajnë taksa, nuk sigurojnë të punësuarit, ose futen në politikë.

Me paret e babit hajdut çuni ose çupa e babit hajdut blejnë makina dhjetra mijra euro. I ngasin me 150 në orë në mes të qytetit. Plagosin ose vrasin policin rroga mujore e të cilit është më e vogës se çmimi i njërës prej gomave të makinës së blerë me paret e babit hajdut. Përfundojnë në burg. Data e hyrjes në burg dihet. Për datën e daljes sa më shpejt nga burgu me anë të pareve të vjedhura të babit hajdut, s'bëzan kush.

Paret e vjedhura nga babi hajdut kalamajtë dhe gruaja e babit hajdut mund t'i shpenzojnë pa frikë. Meqënse ato pare janë pare publike, pra e të gjithëve dhe e askujt, babi hajdut nuk ndjehet hajdut.

Me paret e babit hajdut, lukunia familiare e babit hajdut nuk blejnë vetëm sende, por edhe nam, madje dhe respekt.

Meqënse çuni dhe çupa e babit hajdut nuk e kanë problem t'i ndërrojnë dashnoret dhe dashnorët nëpër orgjira, falë pareve të vjedhura të babit hajdut, Shqipëria po mbushet me kopila dhe bastarda.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora