E enjte, 25.04.2024, 01:21 AM (GMT+1)

Mendime

Julian Deda: Opozita duhet të jetë e hapur dhe e sinqertë

E shtune, 30.05.2020, 04:20 PM


Julian Deda:

Qe te behemi pak me konkret ne perballje.

Rilindja ne keto vite sundim eshte kritikuar, dhe akuzuar pafund dhe me te drejte per nje milion pazare, padrejtesi dhe qelbesirlleqe tjera. Rilindja do mbahet mend si struktura njerezore me e paafte ne historine e politikes shqiptare.

Ajo qe ja ben "mu" eshte se ata qe po ja sjellin zorret ne fyt ketij populli jane pikerisht burimet njerezore te rilindjes, te zgjedhur me shume kujdes nga Edi per t'i perdorur, sepse vetem nje te paafte mund ta shfrytezosh si te duash. Si rezultat, menyra me e mire per tu perballur me kete grupim te kontaminuar njerezish eshte vetem t'i ofrosh shqiptareve disa te tjere me mire.

Opozita perveç programit, duhet tu thote shqiptareve se kush jane njerezit e saj, me te cilet do drejtoje neser Shqiperine.

Do thoni ju, "edhe me emra te perveçem?", kur eshte nevoja edhe ashtu. Nuk duhet te kemi frike nga emrat, nga personalitetet dhe nga evidentimi i tyre. S'ka asgje te keqe te tregosh resurset e tua.

Deri tani njohim vetem Lul Basha si Kryeminister te ardhshem. Mirepo kjo lufte nuk fitohet vetem dhe shteti neser nuk drejtohet vetem. Njerezit me te drejte pyesin "cilet jane?" "A jane me te ndershem se keta qe kemi, apo edhe ata njesoj?"...etj.

Opozita duhet urgjent (duhet ta kishte bere dje) tu thote shqiptareve se cilin propozon ajo ne vend te Sandrit te Brendshem, kush mendon ajo se eshte me i mire se Ben Tigri, me ke do ta zevendesojne Ardin e Policise, cila figure opozitare eshte me me integritet se Genti i vogel i puneve te jashtme, kush eshte me e mire se Ogerta e tenderave pa kriter, e keshtu me rradhe.

Lul Basha si kryeminister ne hije, duhet tu tregoje shqiptareve variantin dhe emrat me te mire te ministrave ne hije, te drejtoreve ne hije dhe te gjithe atyre, me te cilet pretendon te fitoje neser dhe te drejtoje pasneser.

Nuk e ka te lehte se nuk jane pak, mund te jene 300 veta, te gjithe me integritet moral dhe social, nuk eshte kollaj t'i gjesh, por duhet, s'ka rruge tjeter.

Kjo besoj une, eshte e vetmja menyre per per ta shkermoqur barraken e rilindjes te mbushur plot me hajdute, trafikante, batakçinj dhe karagjoze tashme te sprovuar ne politiken shqiptare.

Shqiptaret jane mosbesues, sepse e kane pesuar nga besimi i tepert dhe kerkojne te dine gjithçka. Opozita duhet t'i thote popullit qe do drejtoje neser, gjithçka, hapur dhe sinqerisht.

Njerezit duan besim, t'ja japim...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora