Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: "Insajderi" i Luginës

| E shtune, 30.05.2020, 09:10 AM |


Satirike

"INSAJDERI" I LUGINËS

"Insajderi" na qenka, lule pandemie,

Kundërmon një erë me ngjyra partie!

Është zhytur n'batak kërkon si aferë,

Të godas Komunën për disa tenderë!

Shpif  me intriga e përhap shantazhe,

Gjitha për të keq dalin me mesazhe!

E ka gjet në zgjedhje, t'i duket surrati,

Ku ishe "Telalli" para këtij mandati?!

Na i shkon për shtati t'i bëjë disa punë,

Duke vënë në lëvizje agjentë e spiunë!

Nuk na zgjedh mjete të vij në pushtet,

Si dikur me zurna, tupan e kërnetë!

Mirëpo, "Insajderi" nuk e ka të gjatë,

Votat qytetare, s'i premtojnë mandat!

Në zgjedhjet lokale, do të ngele bosh,

Babloku me gushë e me barkun kosh!

Sevdail Hyseni

(Karikatura nga interneti)